28 C
Prizren
E hënë, 28 Korrik, 2025
Home Blog Page 6170

Iva Aliko: Deputeti është xheloz, vikendin po e kalojmë në Prevallë

0

Modelja Iva Aliko pas rrëfimit për lidhjen e saj me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës u bë personazhi më i komentuar i mediave rozë.

Ajo së çka dimë deri tani rreth të dashurit të modeles është statusi martesor, mosha dhe numri i fëmijëve, por jo edhe emri.

Deri sa identiteti i tij mbetet i pazbuluar, romanca e tyre po vazhdon. Magazina.al ka zhvilluar një intervistë me Alikon, e cila këto ditë ka qëndruar në Kosovë, kryesisht në qytetin Prizrenit, për disa punë.

Pa dyshim këtë vizitë e ka shfrytëzuar edhe për tu parë me të dashurin deputet. Ajo ka thënë për Magazina.al së është takuar me të në Prizren, por edhe në kryqytet.

Për më shumë dyshja ka kaluar çaste të këndshme edhe në malet e bukura të Prevallës.

Kjo është intervista e plotë e Ivës për Magazina.al:

Magazina.al: Per cfare ishit ne Prizren?

Iva: Në Prizren isha e ftuar nga një mike imja me rastin e datëlindjes se saj.

Magazina.al: A e takove deputetin?

Iva: Po deputetin e takova, ishim në malet e bukura në Prevallë.

Magazina.al: Është bërë bujë e madhe rreth lidhjes suaj me këtë deputet..!?

Iva: Është e vërtet që është bërë bujë e madhe rreth lidhjes time gjë që me ka lodhur sepse ishte jashtë pritshmërive të mia.

Magazina.al: Janë përfolur katër emra deputetesh kosovare cili prej tyre është?

Iva: Janë përmendur disa emra por e vërteta është se asnjë prej këtyre emrave nuk ka te bëjë me mua.

Magazina.al: Jeni takuar edhe në Prishtinë?

Iva: Me deputetin jam takuar edhe në qytetin e Prishtinës dhe atë të Prizrenit.

Magazina.al: Meqë je në Prizren do vish ne Prishtine apo jo?

Iva: Po patjetër do vij ta takoj në Prishtine sepse kam për ta xhiruar edhe videoklipin tim dhe besoj se shumë shpejt e përfundoj siç thonë një rruge e dy pune (qeshet).

Magazina.al: A ti ka mbuluar shpenzimet e këngës dhe klipit?

Iva: Jo te gjitha shpenzimet e mia i mbuloj vet, nuk dua te abuzoj me gjendjen e tij ekonomike dhe pozitën e tij.

Magazina.al: Për fund tregona një karakteristik apo veti te tij? Iva: Ka një karakter te forte bujar dhe i kuptueshëm deri diku.

Magazina.al: Meqë thua se është i kuptueshëm deri diku a nënkupton kjo se është xheloz?

Iva: Nënkuptoj që është pak xheloz dhe nuk i pëlqen qe unë te merrem me muzikë. Zënkat tona ndodhin zakonisht për këtë arsye

Turi në duet me një serbe?!

0

Jo taman! Këngëtari Turjan Hyska nga mëma Shqipëri po i rikthehet muzikës me një këngë dhe video klip te ri që do ta publikoj shumë shpejt.

Kënga ka të bëjë me realitetin e rinisë shqiptare, dhe përmban nje tekst mjaft eksplicit.

Ajo që ka ngjallur kurreshtje është që në këngë gjatë kohës së refrenit dëgjohet një zë në serbisht “Provokacia” që në shqip do të thotë provokim.

Këtë fjalë në këngë e thotë një serbe që është në lidhje me një shqiptar të Shqipërisë.

Mendohet që klipi do te përmbaj disa skena interesante nga fytyra publike shqiptare dhe do të jetë ne formë të parodisë. /Prive.al/

Asambleja e NATO-s mbahet në Tiranë

0

Kryeqyteti shqiptar do të bëhet për herë të parë mikpritës i punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila do të zhvillojë punimet nga datat 27 deri në 30 maj.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar do të marrin pjesë rreth 700 pjesëmarrës nga vendet anëtare të NATOS-s, vendet vëzhguese, vendet partnere, Parlamenti Evropian, OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës.

Në një deklaratë për mediat, Kryetar i delegacionit të Shqipërisë në ASP, Pandeli Majko bëri të ditur se Asambleja Parlamentare e NATO-s përbëhet nga 257 anëtarë. Ata janë parlamentarë të zgjedhur nga radhët e deputetëve të parlamenteve kombëtare nga vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut. Kjo është e bazuar në procedura të cilat sigurojnë që përbërja e delegacioneve të reflektojë përfaqësimin e forcave politike në cdo Parlament Kombëtar.

Asambleja Parlamentare e NATO-s, që nga krijimi i saj në vitin 1955, u siguron anëtarëve të saj mundësinë që të debatojnë çështjet politike dhe të sigurisë së Aleancës dhe të ndikojnë në marrjen e vendimeve që lidhen me të ardhmen e saj. Asambleja Parlamentare e NATO-s kontribuon në çështjet kryesore që kanë të bëjnë me sigurinë e zonës Euro-Atlantike dhe ndihmon në kontrollin më eficent nga parlamentet kombëtare të institucioneve që kanë të bëjnë më mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare.

“Edhe pse Asambleja Parlamentare është institucionalisht e ndarë nga struktura ekzekutive e NATO-s, ajo përbën lidhjen thelbësore ndërmjet saj dhe parlamenteve të vendeve anëtare të Aleancës. Ajo siguron transparencë më të madhe politike të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe lejon ligjvënësit dhe qytetarët e Aleancës të kuptojnë më mirë objektivat dhe detyrat e kësaj të fundit”, tha Majko.

Ai vijoi se “Shqipëria si vend anëtar i NATO-s ka nderin që të mirëpresë Asamblenë Parlamentare. Disa dekada më parë, Shqipëria ishte pjesë e Traktatit të Varshavës, dhe më pas një nga vendet më të izoluara në Evropë. Mbajta e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë është një cilësi e asaj që ka ndryshuar në statusin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Gjatë tre ditëve të zhvillimit të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Majko bëri të ditur se do të diskutohet përballimi me sfidat e vështira që Aleanca jonë ka në të ardhmen e afërt dhe të largët. Ky aktivitet do të shoqërohet nga mikpritja e shqiptarëve ku mediat janë të ftuara ta ndjekin zhvillimin e të parit takim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në vendin tonë.

Bild: Kombëtarja është krenaria e shqiptarëve

0

Gazeta gjermane “Bild” i ka kushtuar një hapësirë të gjerë kombëtares shqiptare e cila edhe për pak javë do të udhëtojë për në Francë ku për herë të parë është pjesë e kampionatin evropian “Euro 2016”.

Kualifikimin Shqipërisë në këtë garë evropiane, gazeta e quan sensacion dhe historik.

“Suksesi historik, i cili në tetor me fitoren 3:0 ndaj Armenisë, 2.9 milionë banorë të këtij shteti ngjalli një entuziazëm të paparë. Ekipi kombëtar tashmë është krenaria e kombit’”, shkruan prestigjiozja gjermane.

Pas kësaj fitore, i entuziazmuar kishte komentuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama: “Një ëndërr e pabesueshme që është bërë realitet. Shqipëria shkruan histori në kampionatin Evropian”.

Fabregas rikthehet në Spanjë?

0

Cesc Fabregas e ka mohuar se një rikthim i tij në Barcelonë mund të ndodhë sivjet.

Por për të raportohet se mund të kalojë te rivali tjetër, Real Madrid, pas paralajmërimeve se ai do të largohet nga Chelsea.

Spanjolli thuhet se mund të jetë i hapur për një kalim në Santiago Bernabeu, e interesim për këtë ka edhe presidenti i klubit, Florentino Perez.

Shala: Fatmir Limaj qëndroi i pagjunjëzuar pavarësisht akuzave të pabaza

0

Ish bashkëluftëtari i tij i luftës dhe ushtari i tij ka përmendur me rend goditjet që sipas tij iu dhanë shefit e ai qëndroj në këmbë. Është ky Haxhi Shala i cili ka reaguar ndaj krejt ngjarjeve në mes gjykatave e Fatmir Limajt.

Ky është reagimi i plotë i Shalës dhe “Brigadës 121”

Gjykata e Apelit më në fund i dha fund persekutimit të bashkëluftëtarit dhe komandantit tonë Fatmir Limaj.

Fatmirit, që nga viti 2003 nuk iu ndanë goditjet e njëpasnjëshme por asnjëherë nuk arritën ta gjunjëzojnë. Ai vazhdon rrugëtimin e tij edhe më i fortë.

Kur gjatë luftës e thërrisnim Çelik as që e kishim idenë se ai kaq gjatë do të detyrohet të përballet me sfida të rënda sikur që përballet çeliku

Ata që nuk lanë gurë pa lëvizur kundër tij, duhet së paku tani ta kuptojnë se e kanë të kotë, nuk kanë mundur dhe nuk do të munden kurrë ta mundin.

Prandaj le të heqin dorë nga tendencat tjera.

Fatmirit i urojmë shëndet dhe suksese në rrugëtimin e tij të më tejmë dhe njëkohësisht zotohemi se ashtu siç ishte ai gjithmonë pranë nesh, edhe ne gjithnjë do të jemi pranë tij dhe me te.

Në emër të ushtarëve dhe veteranëve të brigadës 121 Kumanova të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haxhi Shala

Morricone: S’i njoh ata të muzikës pop

0

Kompozitori legjendar Ennio Morricone rrëfen momente nga jeta e tij, tregon çfarë i pëlqen e kujt ia ka frikën.

Po më humb qetësia gjithnjë e më shumë. Ndonëse tani kam më shumë vetëbesim, nevoja që gjithmonë të bëj gjëra më të mira dhe që të përmirësohem është më e madhe. Shumicën e kohës mund të dukem tepër i merakosur, i shqetësuar. Është kështu, sepse jam. Puna ime bart përgjegjësi të madhe.

Fëmijëria ime ishte e vështirë. Jam rritur në Romë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Fillimisht, qyteti ishte i pushtuar nga gjermanët, pastaj erdhën aleatët. Nganjëherë nuk kishim mjaftueshëm për të ngrënë. Pas përfundimit të luftës, zbulova gjithë ato gjëra të tmerrshme që kishin ndodhur në vende të tjera dhe u ndjeva goxha me fat.

Jam i lumtur që fitova Oscar, më në fund. Tarantino nuk ma tregoi filmin, kur më kërkoi ta shkruaja muzikën për The Hateful Eight. Ma dërgoi veç tekstin e përkthyer në italisht. Më pëlqeu, ashtu siç i pëlqeu edhe gruas sime, kështu që thashë po.

Takimi me gruan time Maria, si dhe martesa me të, janë çastet më romantike të jetës sime. Ajo ishte shoqe me njërën nga motrat e mia. Jemi të martuar qe 60 vjet. Kur isha 40 vjeç, i thashë që do të pushoja së kompozuari muzikë për filma dhe do t’ia dedikoja kohën time asaj që e quaja “muzikë absolute”. E thashë këtë edhe kur i bëra 50, 60, 70 e 80 vjet. Ndoshta do të ndalem kur të bëhem 90.

Sergio Leone nuk më njohu me të parën. Ishim në shkollë së bashku, kur ishim të rinj. Por, kur erdhi të më kërkonte që ta bëja muzikën për A Fistful of Dollars, ai nuk e dinte që isha po ai Morricone, fëmija i shkollës fillore. E kuptuam, pas pak. Dhe, i thashë po.

Nuk më pëlqejnë macet. Më pëlqejnë kuajt, majmunët, e qentë e këndshëm që s’janë fort agresivë. E kam pasur një mace të mrekullueshme. Por, një ditë hyra në kuzhinë dhe e pashë sipër tryezës, duke prishur gjithë ushqimet që duhej t’i hanim. Isha aq i inatosur saqë e mora dhe e dërgova në shtëpinë e një miku.

Pica ime e preferuar është Napoletana: domate, mozzarella dhe pakëz peshk sardele. Duhet ta ketë bazën të hollë.

Nuk i di emrat e asnjë artisti të muzikës pop. Muzika pop është standardizuar; është bërë për ta kënaqur audiencën më të madhe të mundshme. Edhe unë shkruaj për ta kënaqur një audiencë të madhe, por kur ta dëgjoni muzikën time, e kuptoni se kam studiuar dhe zbatuar gjithë historinë e kompozimit.

Nganjëherë them “Jo – nuk do ta bëjë atë”. Të punuarit me Pier Paolo Pasolini (regjisor italian) ishte gjë e shkëlqyeshme, por fillimisht ai më pat kërkuar që t’i përshtatja disa pjesë klasike në vend se të kompozoja muzikë origjinale. Refuzova, dhe ai më tha: “OK, mund ta shkruash muzikën që do, përderisa i vë diku këto pika të mëdha”. Ishte një lloj paragjykimi, ndaj ia bëra qejfin.

Zgjohem herët dhe fle herët. Një ditë të zakonshme e nis me pak stërvitje, pastaj lexoj gazetat. Rreth orës 9 të mëngjesit nis të shkruaj muzikë dhe vazhdoj deri në kohën e drekës. Ha drekë me gruan time, flas me të, dhe rifilloj së shkruari deri vonë pasdite.

Gjithkush ka për të vdekur. Nuk jam i frikësuar veçanërisht lidhur me të. Ajo që më frikëson vërtet shumë është nëse shkoj para gruas sime. Do ta lija vetëm, dhe anasjelltas. Idealja do të ishte të vdisnim së bashku. /The Guardian/Politiko.net/

Vataj fton studentët të zgjedhin përfaqësuesit më të mirë

0

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, u ka bërë thirrje të gjithë studentëve të këtij universiteti që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 17 majit, në mënyrë që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për dy vitet e ardhshme në Këshillat Studentore dhe në Parlamentin Studentor.

Vataj thotë se është obligim i secilit student që të kontribuojë në këtë proces demokratik që zhvillohet në UPZ për organet përfaqësuese të studentëve. Ai thotë se është shumë me rëndësi për studentët se kush do t’i përfaqësojë, ata edhe në Këshillat e Fakultetit dhe në Senatin e Universitet, ku studentët i kanë përfaqësuesit e tyre.

“Vota e tyre në këto organe do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje në universitet andaj është shumë me rëndësi që të zgjedhën studentët më të mirë dhe që sigurojnë një përfaqësim sa më dinjitoz të studentëve. Unë personalisht jam i angazhuar që procesi të jetë sa më transparent ku do të respektohet vullneti i studentëve”, ka thënë Vataj.

“Njëkohësisht kam kërkuar nga KQZ, si garantuese e procesit, që të kujdeset maksimalisht për organizimin e zgjedhjeve komform rregullave në fuqi. Organizatat studentore dhe studentët e angazhuar në këtë proces mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre në ditën e zgjedhjeve. Më 17 Maj 2016 kur do të votohet do të festojmë të gjithë”, ka thënë Vataj. /PrizrenPress.com/

Ukraina fiton Eurovisionin

0

Ukraina e ka fituar garën e Eurovisionit.

Në një garë dramatike mes Ukrainës, Rusisë dhe Australisë, ukrainasja Jamala ka arritur të fitojë më së shumti pikë.

Kënga e jazz këngëtares 32 vjeçare e vajton deportimin e 240 mijë tatarëve nga rajoni i Krimesë të cilin e bëri Stalini gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo ka thënë se stërgjyshi i saj tatar i kishte treguar për këto ngjarje, prandaj kënga ka konotacione personale për të.

Kënga përmban edhe një refren në gjuhën tatare.

“Kur të huajt vijnë,

Ata vijnë në shtëpinë tënde,

Ata ju vrasin të gjithëve,

Dhe thonë

S’kemi faj, s’kemi faj”

Rusia e kishte kritikuar këtë këngë duke thënë se ajo është politike.

Ibrahimoviç drejt Unitedit

0

Manchester United mund të jetë shtëpia e radhës e Zlatan Ibrahimoviçit.

Sulmuesi suedez tashmë ka konfirmuar largimin nga PSG-ja, dhe sipas mediave angleze, “Djajtë e Kuq” janë skuadër serioze për ta blerë ish-sulmuesin e Interit, Barcelonës dhe AC Milanit.

Në fakt, United prej kohësh është duke e vëzhguar situatën e lojtarit, dhe tani klubi nga “Old Traffordi” është duke përgatitur ofertën e re për Ibrahimoviçin, i cili kërkohet edhe nga Arsenali, AC Milan dhe Inter