17.5 C
Prizren
E hënë, 28 Korrik, 2025
Home Blog Page 6172

Limaj: Jemi gati për të kundërshtuar, dhe për të fituar në zgjedhje

0

Kryetari i NISMA për Kosovën në protestën e përbashkët të organizuar me AAK-në, ka thënë se janë mbledhur në qendër të Prishtinës, në shesh, për ta kundërshtuar qeverinë antikushtetuese, siç e ka quajtur ai koalicionin PDK-LDK.

“Jemi këtu me mesazhin e qartë: “Ne nuk jemi ndalur. Ne po vazhdojmë me kundërshtimin e kësaj qeverie antikushtetuese”. Nga të gjitha ato që thanë parafolësit, ata dërguan mesazhin e tyre, për kërkesat e opozitës që do të vazhdojnë të jenë të tilla derisa ky koalicion vazhdon të funksionojë”.

“Edhe sot nga ky shesh iu bëjmë thirrje të dorëhiqen. Që nga dita e parë, kjo qeveri në vend se të punojë për të përmirësuar gjendjen në vend, ajo ka mashtruar”.

Limaj ka ironizuar me qeverinë dukë thënë se po mundohen ta mashtrojën popullin me disa pazare të këqija për vendin, ndërsa ka premtuar se janë të gatshëm jo vetëm për të kundërshtuar, por edhe për të fituar në zgjedhjet e reja, që sipas tij do të mbahen së shpejti.

“Siç e keni parë ditëve të fundit, kanë nisur ta shesin para popullit një pazar. Po thonë “po i marrim vizat dhe po japim tokë. Por ne ju themi: “Ne i meritojmë vizat dhe asnjë centimetër nuk e japim”. Pak më vonë ata do të na thonë se po e pranojmë Asociacionin dhe po e krijojmë ushtrinë. Por ne sot nga këtu ju themi se nuk e pranojmë Asociacionin dhe ushtrinë do ta krijojmë”.

“Tani e tutje ky Asociacion do ta ketë përballë një opozitë që është e gatshme jo vetëm për të kundërshtuar, por edhe për të fituar në zgjedhjet tjera”, njofton Klan Kosova.

Mirupafshim në zgjedhjet e parakohshme

0

Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën, i cili ka hapur protestën opozitare në Prishtinë, ka deklaruar se Kryeministri Isa Mustafa dhe Presidenti Hashim Thaçi janë e keqja e Kosovës.

Ai ka pohuar se të dy ata duhet të dorëhiqen dhe vendi të shkojë në zgjedhje, duke konstatuar se kështu shënohet fundi i krizës në Kosovë.

Krasniqi ka deklaruar se i thuhet JO Dearkacionit me Malin e Zi, i cili, sipas tij, me të drejtë është kontestuar, si dhe të gjitha marrëveshjeve që ai i ka quajtur të dëmshme për Kosovën.

“Këta qeveritarë i kanë bërë dëme të pariparueshme vendit, në të gjitha sferat e jetës”.

“Vetëm qytetarët e Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme, mund t’ia rikthejnë legjitimitetin vendit”.

“Mirupafshim në zgjedhjet e parakohshme, të lira e demokratike”.

Krasniqi, në fjalimin e tij para protestuesve në Sheshin “Skënderbeu”, pos arsyeve për protestë, ka përmendur edhe sukseset e Kosovës të kohëve të fundit: Rekomandimin për liberalizim të vizave, si dhe pranimin në UEFA dhe FIFA. / Politiko.net/

Populli proteston edhe pa Vetëvendosjen (Foto)

0

Mijëra protestues kanë mbërritur në Prishtinë për të protestuar kundër Qeverisë së Kosovës. Qytetarët u janë bashkuar AAK-së dhe NISMA-s për Kosovën për të kundërshtuar dy marrëveshjet e arritura me Malin e Zi e Serbinë.

Zyrtarët e Vetëvendosjes kanë shprehur dyshime se dy partitë tjera mund të organizonin një protestë ku do të merrni pjesë shumë qytetarë. Por, zyrtarët e AAK-së dhe NSIMA-s kanë thënë se kjo do të jetë protesta më e madhe e pasluftës.

AAK-NISMA-protesta1 AAK-NISMA-protesta2

‘Bresana’, fituese e festivalit ‘Anadrinia Jehon’

0

Dje ka përfunduar edicioni i 15-të me radhë i Festivalit Kombëtar të Folklorit “Anadrinia Jehon” 2016. Para një publiku prej më shumë se 5000 shikuesish, për tri netë me radhë në skenën e bukur të këtij festivali kanë shpalosur programet e tyre para artdashësve shoqëri kulturore artistike nga mbarë trevat shqiptare.

Festivali me karakter garues, “Anadrinia Jehon” edhe këtë vit me një juri të përbërë nga Dilaver Kryeziu, Sami Piraj dhe Zymer Neziri ka kurorëzuar në fund të edicionit grupet garuese me çmime të ndryshme.

Më meritore e këtij festivali u shpall Shoqëria Kulturore-Artistike “Bresana” nga Bresana e Dragashit, e cila shpalosi para publikut një sërë dokesh, ritesh e zakonesh të kësaj ane.

Vendi i dytë i ka takuar ShKA “Jahi Hasani” nga Çegrani i Gostivarit, kurse i treti SHKA “Mitrovica” nga Mitrovica.

Pos këtyre çmimeve, organizatori ka shpërndarë edhe 12 tjera, si valltarja ma e mirë, valltari më i mirë, etj.

Në këtë festival, i cili u mbajt nën patronatin e kryetarit të Rahovecit, Idriz Vehapi, morën pjesë 18 ansamble e shoqëri kulturore artistike (ShKA), me mbi 600 rapsodë e këngëtarë, artistë të folklorit autokton dhe burimor shqiptar nga të gjitha trevat shqiptare. /PrizrenPress.com/

Ramadani tregon pse duhet të protestohet

0

Burim Ramadani ka treguar arsyet pse duhet të protestohet sot në ora 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në protestën e paralajmëruar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA.

“1. Qytetarët e Kosovës dëshmojnë dashurinë e tyre për Shtetin me Dinjitet. Dëshmojnë vendosmërinë për të mbrojtur Kushtetutën përmes të drejtës kushtetuese për të protestuar.

2. Policia e Kosovës dëshmon se është e qytetarëve, duke respektuar plotësisht të drejtat kushtetuese të qytetarëve.

3. U mbetet qeveritarëve të dëshmojnë përgjegjësinë e padëshmuar kushtetuese, politike dhe morale”, ka shkruar Ramadani në profilin e tij në Facebook.

Pjanic, lojtar i Juventusit

0

Juventus ka bërë goditjen e parë të madhe në merkaton e verës.

Sportmediaset njofton në mënyrë ekskluzive se bardhezinjtë kanë arritur të sigurojnë dhuratën e parë për Allegrin. Ai do të jetë mesfushori i Romës, Miralejm Pjanic.

Bardhezintjë do të paguajnë klauzolën e blerjes së tij që shkon në 38 milionë euro, duke fituar konkurrencën me Barcelonën, Realin dhe PSG.

Në 5 sezone me verdhekuqtë Pjanic ka luajtur në 183 ndeshje duke shënuar 30 gola. Sonte ai do të luajë ndeshjen e fundit me Romën.

Lunacek: Serbisë nuk do t’i lejohet hyrja në BE pa e njohur Kosovën

0

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, tha se është e sigurt se Serbia nuk do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian nëse së pari nuk e pranon Kosovën.

“Unë jam njëri nga pak politikanët e lartë të BE-së që insiston se nohja e Kosovës është kusht për Serbinë”, tha mbrëmë Urlike Lunacek, në një forum të shoqërisë civile në Beograd.

Zonja Lunacek, e cila është raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën, ka theksuar se nuk është armike e Serbisë, por përkundrazi dashamire e saj dhe beson se Beogradi ka bërë progres të konsiderueshëm në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Ulrike Lunacek tha se pret se anëtarësimi i Serbisë në BE do të bllokohet, jo për arsye të vërejtjeve të saj, por për shkak të përvojës së Bashkimit Evropian me Qipron.

BE-ja në vitin 2004 e ka miratuar pranimin e Qipros, për të cilën ajo theksoi se nuk i kishte qartaz të definuar kufijtë, për shkak të okupimit të pjesës veriore nga Turqia.

Prej atëherë, Qiproja e ka bllokuar kandidaturën e Turqisë për pranim në BE, për shkak të mospajtimeve territoriale.

Duket se zonja Lunacek ka sugjeruar se kjo situatë mund të ndodhë me Serbinë, e cila Kosovën ende e konsideron pjesë të saj.

Remzije Osmani në koncert të Adele

0

Këngëtarja e njohur e muzikës shqipe, Remzie Osmani e ka pranuar para pak çastesh një befasi. Dy miqtë të saj i kanë siguruar asaj biletat për koncertin e këngëtares së famshme britanike, Adele.

Kjo ftesë e ka entuziazmuar këngëtare tonë duke reaguar me një të qeshur interesante.

“Surprize nga miqt tan Bekim Balaj dhe Lira. Te dielen ne koncertin e Adeles dhe ate ne rendin e pare hyyy hyyy VIP Flm shummmeee”, shkruan Remzije Osmani në Facebook.

Morata zëvendëson Ibrën

0

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata është një nga lojtarët më të kërkuar të këtij afati kalimtar, shkruan Calciomercato.

Tashmë në garë përveç Realit, Arsenalit dhe Manchester Unitedit, ka hyrë edhe skuadra e PSG’së, e cila e sheh si zëvendësues të Zlatan Ibrahimovicit, i cili do të largohet në fund të këtij edicioni.

Reali ka opsionin e parë për ta kthyer në skuadër për 30 milionë euro, por mund ta shes atë menjëherë nëse PSG ofron 50 milionë euro për shërbimet e tij.

Wenger i pavendosur për të ardhmen

0

Arsene Wenger ende nuk ka vendosur për vazhdimin apo jo të kontratës me Arsenal.

Francezi, kontrata e të cilit mbaron në fund të edicionit tjetër, është vënë në thumb të tifozëve të Arsenal për shkak të edhe një edicioni të dështuar.

Skuadra nga Emirates pret që nga viti 2004 për të triumfuar në Premierligë.

“Do të pres për të vendosur. A do të thotë që do të ketë biseda të vonshme me skuadrën? Po”.

“Nuk është për mua, është për klubin. Roli im është që t’i shërbej sa më mirë”.