Home Blog Page 6173

Ymer Berisha: Për projektet u pyetën qytetarët

0

Ymer Berisha, zëdhënës i Komunës së Prizrenit, shprehet se qeveria lokale ka punuar njësoj gjatë gjithë viteve të qeverisjes, pa dallime rajonale dhe dallime të tjera eventuale.

“Nuk mund të thuhet se kështu përgatitet prerja e shiritave. Mund të themi se në asnjë rast nuk pasur që komuna një nga projektet e saj e ka përuruar dy ose tri herë. Ne mund të themi se qeveria lokale e Komunës së Prizrenit ka bërë aq shumë projekte, saqë ato munden shihen e preken kudo. Këtë gjë e konfirmojnë të gjithë Kosova, si dhe ata mysafirë të ardhur nga jashtë. Kjo tregon se Prizreni tashmë është bërë një nga qytetet më të mira dhe më të ndërtuara në Kosovë”, thotë Berisha. /kosova sot/

Artan Abrashi: Projektet, objekt hetimi për Prokurorinë

0

Kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren Artan Abrashi, mendon se ka devijime të shumta në projekte që realizohen.

“Konsideroj se më e rëndësishme sesa numri i prerjes së shiritave është mënyra e realizimit të projekteve që përurohen. Pothuajse asnjë projekt nuk përfundon pa keqpërdorime dhe devijim nga plani fillestar. Kjo është arsyeja se pse projektet e realizuara dhe të promovuara me aq shumë pompozitet, më tepër janë objekt hetimi për prokurorinë sesa të mira publike për qytetarët. Kurse ceremonia e përurimit tashmë ka kaluar në banalitet. Ka pasur raste kur një projekt është përuruar tri herë, para nisjes së punimeve, gjatë punimeve dhe pas punimeve. Kjo tregon se qëllimi kryesor i qeverisjes lokale është spektakli mediatik sesa suksesi real, gjë e cila me afrimin e kohës së zgjedhjeve do të merr përmasat e një telenovele patetike”, shprehet Abrashi për “Kosova Sot”

Haxhi Avdyli: PDK-ja dështoi ta bëjë Prizrenin një qytet të zhvilluar

0

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, duke folur për “Kosova Sot”, pohon Prizreni e ka një buxhet disa dhjetëra milionë euro dhe është normale që të shtrohen disa rrugë e rrugica e kanalizime, por, sipas tij, nuk është normale që këto investime publike bëhen për qëllime elektorale.

“Ne në Prizren kemi raste të shumta kur paraja publike është keqpërdor, por në shumtën e rasteve kjo para publike është investuar edhe pa nevojë vetëm për të kënaqur militantët partiak në Prizren. Ka projekte që prehen shiritat disa herë, edhe pse ende nuk janë të përfunduar komplet”, thotë Avdyli, duke shtuar se qytetari i Prizrenit po kërkon prerje të shiritave që hapin vende pune dhe zhvillojnë ekonominë.

“Fatkeqësisht qeveria komunale e udhëhequr nga PDK-ja i shpenzon paratë publike në mënyrën më të keqe të mundshme dhe nuk arriti ta bëjë qytetin e Prizrenit qytet të zhvilluar ekonomikisht”, shprehet ai/

Dy shtetas të Shqipërisë vjedhin ar dhe para në Prizren

0

Dy persona nga Shqipëria kanë vjedhur ar dhe para në vlerë rreth 4 mijë euro në Prizren.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj Shqiptar Shtetas të Shqipërisë nën dyshimin se të njëjtit kanë vjedhur stoli ari dhe para në vlerë rreth 4000€ në dy shtëpitë e dy viktimave meshkuj K-Shqiptar”, thuhet në raportin policor.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

VV në Prizren: Gëzuar Krishtlindjet!

0

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren të gjithë besimtarëve katolikë, veçanërisht bashkëqytetarëve të komunës së Prizrenit, Gëzuar Krishtlindjet!

Krishtlindjet na mësojnë që ta pranojmë dashurinë e Zotit dhe dashurinë e dhuruar nga Zoti, t’u dhurojmë të tjerëve…

“Kjo festë le të shërbejë si motiv për t‘i dhënë shpresë këtij vendi, për të përparuar dhe për ta forcuar lirinë, për ne dhe fëmijët tanë, të kemi mirëkuptimin dhe nderimin për njëri – tjetrin”, thuhet në urimin e VV-së në Prizren.

Të rinjtë duan Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen

0

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kryer një hulumtim të opinionit publik në mesin e votuesve të rinj nga mosha 17 deri 21 vjeçare, shumica e të cilëve politikan model e kanë Albin Kurtin; pas të cilit radhiten Hashim Thaci e Kadri Veseli.

Shumica e të rinjve kanë thënë se do të dalin në zgjedhje, ndërsa subjekti politik i preferuar rezulton të jetë Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Partia Demoraktike e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Pesë shqetësimet kryesore të tyre ka thënë të jenë: papunësia, zhvillimi ekonomik, luftimi i korrupsionit, shëndetësia dhe liberalizimi i vizave.

Gjendja financiare në familjet e shumicës së të anketuarve është deklaruar të jetë e vështirë për të përballuar shpenzimet mujore.

Urimi i Nismës në Prizren për Krishlindje

0

Nisma në Prizren, ka uruar të gjithë shqiptarët e besimit katolik për Krishlindje.

“Urojmë që harmonia, gëzimi dhe solidariteti të mbretërojë përherë ndër Shqiptarë”, thuhet në urimin e Nismës në Prizren.

“Shpresojmë se Krishtlindjet e ardhshme do të na gjejnë më mirë, më të begatë në shtëpitë tona dhe mbi të gjitha më të përkushtuar në ndërtimin e vlerave demokratike në Republikën e Kosovës”/PrizrenPress.com/

Urimi i PDK-së në Prizren për Krishtlindje

0

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, ka uruar të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, me rastin e festës së Krishtlindjes, “duke dëshiruar që në këtë festë të mbretërojë dashuria dhe mirëkuptimi në mes qytetarëve të komunës sonë, kudo që ata jetojnë dhe veprojnë”.

“Sot, në këto ditë feste, kur në gjithë botën po kremtohet festa, urojmë që në këtë ditë të gëzuar të mbretërojë, paqja e Kërshëndellave edhe tek Shqiptarët e besimit katolik, në Kosovë dhe më gjerë”, thuhet në urimin e PDK-së në Prizren..

“Partia Demokratike e Kosovës, dëshiron që festa e Kërshëndellave, sikurse edhe festat tjera, të na shërbejnë, si shembull i fitimit të plotë të lumturisë dhe të begatoj paqë të përhershme dhe harmoni mes nesh.

“Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren uron që kjo festë të na e shtojë solidaritetin dhe dashurinë mes vete, për të përcjellë tutje përpjekjet tona qytetare e njerëzore drejtë sukseseve dhe të ardhmes së ndritshme të shtetit tonë”./PrizrenPress.com/

Aksident në Landovicë të Prizrenit

0

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Landovicë të komunës së Prizrenit.

Sipas një lexuesi të Indeksonline, aksidenti ka ndodhur rreth orës 8 dhe nuk ka pasur të lënduar.

Siç shihet në foto, vetura është shtypur në pjesën e përparme, derisa ekipet policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. /Indeksonline/

Fatmir Limaj: Zafir Berisha, do të jetë kryetar i Prizrenit

0

Nuk dyshon. Thotë se në vitin 2017-të, do të ndodhë ndryshimi në Prizren. Triumfues e sheh Zafir Berishën.

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, shprehet i bindur se në zgjedhjet e ardhshme, kandidati i Nismës Zafir Berisha, do të jetë kryetar i Prizrenit.

“Nisma në krye me Zafir Berishën, nga viti i ardhshëm, do të drejtojnë Prizrenin”, thotë Limaj, shkruan PrizrenPress.

Sipas tij, bandat në pushtet, janë duke e keqpërdorë Prizrenin.

“Nuk do të lejojmë që Prizreni të keqpërdorët nga bandat”, thotë Limaj.

Zafir Berisha në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2013, si kandidat i BD-së për kryetar të Prizrenit, pat marrë mbi 9 mijë vota. Pas këtyre votave, ai morri një ofertë goxha të majme nga ish-kryetari i PDK-së Hashim Thaçi.

Thaçi i pat ofruar gjithçka Berishës vetëm ta pranojë të mbështesë Ramadan Mujën në garën e balotazhit me 1 dhjetor.

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, ndërkaq tregon se Nisma në Prizren, është zgjeruar.

“Prandaj edhe nuk do të mungojnë rezultatet”, shprehet Limaj.

Ai fton qytetarët e Prizrenit, që t’i bashkohen Nismës.

“Ftoj qytetarët që t’i bashkohen Nismës. Ka ardhur koha që të ndryshojmë keqqeverisjen në Prizren”.

Sipas tij, pushtetarët janë kthyer në rrezik për vendin.

“Është koha e fundit që qytetarët të mobilizohen dhe të mos rrinë indiferent”.

Ndërkaq, Zafir Berisha nuk e ka fshehur asnjëherë ambicien për t’u bërë kryetar i Prizrenit. Ai,tashmë e ka shpallur kandidaturën për kryetar të këtij qyteti.

Berisha shprehet i bindur se do të dalë fituese në Prizren, në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Fitorja në këtë komunë, do të ndikojë që alternativa e Nismës të fuqizohet në të gjithë Kosovën”, thotë Berisha./PrizrenPress.com/