Admir Shala është zgjedhur kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, njofton Klan Kosova.
Shala ka marrë pesë nga nëntë votat e anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Admir Shala është zgjedhur kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, njofton Klan Kosova.
Shala ka marrë pesë nga nëntë votat e anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Kuvendi i Komunës së Prizrenit ka përmirësuar lëshimin e Zyrës komunale për informim lidhur me vënien në diskutim publik të Propozimrregullores për transparencë.
Anëtarët e KK-së kanë votuar për vënien në diskutim publik të këtij propozimakti komunal, shkruan sot “Koha Ditore”. Në seancën plenare këshilltarët nuk kanë debatuar për këtë çështje me arsyetimin se Propozimrregullorja do të kthehet sërish për shqyrtim në KK.
“Shkojmë direkt në votim, meqë Draftrregullorja pas debatit publik do të kthehet sërish në Kuvend për shqyrtim dhe miratim”, ka thënë kryesuesi i KK-së, Kujtim Gashi. Kësisoj, Propozimrregullorja është vënë në diskutim publik në përputhje me procedurat që i parasheh legjislacioni në fuqi.
Muajin e kaluar KD-ja pati raportuar se zyrtarët e Komunës së Prizrenit përmes një njoftimi të publikuar në ueb faqen zyrtare të këtij institucioni patën bërë të ditur se Draftrregullorja për transparencë është vënë në diskutim publik. Por kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Kujtim Gashi, pati shpjeguar se një vendim të tillë duhet ta marrë organi më i lartë vendimmarrës në nivel lokal përkatësisht të votohet paraprakisht nga anëtarët e KK-së
Xhemal Kabashi
Shumë të nderuar dashamirë të SHKA AGIMI, anëtarë të kuvendit dhe në veçanti anëtarë aktiv që e mbajnë gjallë këtë shoqëri me punën vullnetare dhe performancat të cilat paraqesin drejtpërsëdreti AGIMI-n, punën me dashuri e përkushtim që ata e bëjnë.
Jeni të gjithë në rrjedha të një situate të tensionuar e cila po ndodhë kohët e fundit në këtë shoqëri, pajtimet dhe mospajtimet si rrjedhojë e së cilës u organizua edhe një kuvend I cili kishte pike së pari qartësimin e situates konfliktuoze për dhënien e një pjese të objektit me qira. SHKA AGIMI, kohëve të fundit kishte shumë vështërsi financiare për mbarëvajtjen e aktiviteteve të saj, njëherit edhe obligimet fikse të taksave dhe të nevojave elementare veq sa vine e shtohen.
Në pamundësi të zgjidhjeve, alternativave tjera për financimin e kësaj shoqërie në biseda të cilat kanë qarkulluar prej shumë vitesh për dhënien e një pjese të shoqërisë me qira e kemi mare si një opcion ndoshta prej më të këqijave të mundshme për zgjidhjen e kësaj krize.
Me qenë se kufizohemi me një biznes shumë prestigjioz me emër në qytet, njëherit donator I rregullt I shoqërisë sonë, mik I pandashëm I kësaj shoqërie, në biseda me anëtarë të cilët ishin aktiv njëherit me kryesinë aktive, vendosëm që këtë pjesë t’a jepnim me qirra për financimin e kësaj shoqërie.
Me kalimin e kohës kemi vërejtur se kishim shumë zëra nga opinioni dhe qytetarët kundër këtij vendimi tonë, njëherit kishim edhe anëtarë të shoqërisë për të cilët ky vendim ishte I vështirë për t’u pranuar.
Me mirëkuptim I kemi pranuar të gjitha zërat dhe kritikat me ç’gjë edhe kemi ndaluar punimet me investitorin duke I mare parasysh kundërshtimet nga ana e dashamirëve dhe qytetarëve të Agimi-t. Përkundër vendimit tonë të cilin e kemi menduar ndoshta si një zgjidhje të mire ne nuk I kemi injoruar shqetësimet e qytetarëve, ish anëtarëve dhe dashamirëve të kësaj shoqërie të cilët ishin kategorik kundër një vendimi të tillë.
Ne takimin, kuvendin e dates 18.12.2016, përpos anëtarëve të kuvendit kemi ftuar edhe qytetarë dhe dashamirë të SHKA AGIMI-t për marjen e një vendimi dhe debatimin e qështjes së dhënies me qirra të një pjese të objektit tone, njëherit organizimin e zgjedhjeve për anëtarë të kryesisë së shoqërisë Agimi.
Në kundërshtim me pikat e rendit të ditës, pike kryesore për pjesmarësit ishte në interes dhënia me qira I pjesës së objektit tone. Anëtarët e kuvendit si dhe qytetarët e mbledhur në numër të madhë kundërshtuan dhënien me qira të lokalit të shoqërisë Agimi u përkrah edhe nga masa presente, të cilët njëherit u dakorduan për mobilizim, përkrahjen, sanimin dhe gjetjen e mënyrave të financimit për objektin dhe aktivitetet e SHKA AGIMI-t për qëndrueshmërinë afatgjate të kësaj shoqërie.
Unë Xhemal Kabashi kryetar I SHKA AGIMI së bashku me kryesinë jemi dakorduar që përpos anëtarëve të SHKA AGIMI ta respektojmë dëshirën dhe vullnetin e një numri të madhë të dashamirëve të kësaj shoqërie, andaj e kemi mare si vendim përfundimtar anulimin e dhënies me qirra të një pjese të kësaj shoqërie.
Kërkojmë falje publike për të gjithë ata anëtarë, dashamirë dhe qytetarë të Prizrenit të cilët I kemi shqetësuar me këtë vendim të ngutshëm dhe të pamatur.
Respektojmë shqetësimet dhe dëshirën e shumicës, dashamirëve të SHKA AGIMI që kjo pjesë e objektit të mos jipet me qira.
Në anën tjetër në pamundësi të vazhdimit të kuvendit nën shumë tensione, fyerje dhe ofendime personale, në pamudësi të zhvillimit të mëtutjeshëm të agjendës së kuvendit, anëtarët e SHKA AGIMI së bashku me një pjesë të kryesisë dulën nga salla ku mbetën kryesisht një numër I ish anëtarëve dhe qytetarëve të Prizrenit.
Personalisht si përgjegjës dhe si kryetar I SHKA AGIMI-t nuk kisha dëshirë që tensionet të marin kahje personale të lejoj që një grup I njerëzve, grupacioneve jolegjitime të vendosin dhe të marin vendime rreth kësaj shoqërie, të emërojnë apo të shkarkojnë njerëz dhe të shkelin punën shumëvjeqare të kësaj shoqërie, andaj në pamundësi të zhvillimit të mëtutjeshëm nën britma liruam sallën.
Çdo veprim apo vendim I ndërmarë me një grup pa kuorum është i dëmshëm dhe jolegjitim deri në organizimin e zgjedhjeve të ardhshme të kësaj shoqërie. Do të jem I sinqertë dhe I ndërgjegjshem që t’I dorëzoj çdo kërkesë sipas pranim dorëzimit vetëm kryetarit legjitim I cili do të zgjidhet nga kuvendi I anëtarëve i ygjedhjeve të cilat do të organizohen e asesinë mënyra klandestine.
Për SHKA AGIMI vendosin anëtarët dhe kuvendi I SHKA AGIMI, njerëzit që dhanë kontribut me vite pa shkëputje, me dashuri dhe përkushtimin e plotë të cilët njëherit janë meritor për SHKA AGIMI ku ka mbri sot e jo njerëzit që vine nga rruga dhe të pengojnë mbarvajtjen e punës sonë të cilët edhe pse për here të pare në lokalet e SHKA AGIMI përjashtojnë kontribuesit shumëvjeqar të kësaj shoqërie !!!
Nga sot publikisht dua të ju njoftojë se çdo fyrje, ofendim dhe shtrembërim të realitetit ndaj këtij institucioni kulturor kombëtar dhe anëtarëve të tij do të ndjeket me ligj.
Gjykatat Themelore të Pejës dhe Gjakovës janë bërë me kryetar, ashtu sikur se ajo e Prizrenit.
Këtu besimin për të udhëhequr në këtë detyrë e ka marrë gjyqtari Ymer Hoxha, njofton Klan Kosova.
Hoxha ka marrë votat e nevojshme – gjithsejtë gjashtë nga 11 anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Gjykata Themelore e Prizrenit përmes një komunikate për media bën të ditur se ka shqiptuar dënimin me dy vjet burg dhe gjobë prej 600 euro për një person në Prizren për veprën penale të vjedhjes.
“Me datën 20.12.2016 Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit pas pranimit të fajësisë në mënyrë vullnetare nga vet i akuzuari me iniciale A.Sh. nga Prizreni dhe e ka shpallur fajtor për veprën penale të vjedhjes nga neni 325 par.1 të KPK-së dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 vite, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 600 euro”, thuhet në komunikatë.
Më tutje bëhet e ditur se, “me datën 01.04.2014 në orë të pacaktuar në punëtorinë e L.M. në lagjen Arbana, me qëllim të përvetësimit të pasurisë të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, merr pasurin e luajtshme të dëmtuarit me iniciale G.P. duke shfrytëzuar rastin derisa i dëmtuari i kishte lënë 4 disqe (fellneve) të gomave të veturës së tipit ,,BMË”në punëtorin e lartcekur dhe largohet nga vendi i ngjarjes”.
Grupi i vetorganizuar i të rinjve nga Prizreni përmes një komunikate kanë bërë të ditur se kanë organizuar ndezjen e qirinjve në shenjë respekti dhe përkujtimi për viktimat e sulmit të 19 dhjetorit në Berlin.
“Aktiviteti do të zhvillohet më 21 dhjetor 2016 në Sheshin Shatërvan, Prizren, duke filluar nga ora 18:00”, thuhet në komunikatë.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha në seancën e jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit, vlerësoi se vendi ka ardh në një gjendje jo të mirë si pasojë e vendosjes në pozita të njerëzve që nuk janë adekuatë, raporton GazetaBlic.com
Berisha, një gjë të tillë e tha duke aluduar edhe tek kryetari i ri i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili në një debat televiziv kishte thënë se ligji është si llastiku.
“Vendosja e njerëzve në pozita si tipi i atyre njerëzve që e shohin ligjin si llastuku, e kanë sjellur vendin në këtë gjendje”, tha ky deputet.
Më tej, ai kërkoi nga Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, dhe Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha që të japin përgjegjësi për rastin e Deharit.
“Të dy ministrat që lidhen me rastin duhet të japin përgjegjësi”, tha Berisha.
Deputeti i PDK-së, Nezir Çoçaj, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, lidhur me Rastin Dehari, ka deklaruar se deputetët janë mbledhur për të diskutuar për një rast tragjik, ndonëse për një debat të tillë, sipas tij, do të duhej pritur përfundimin e hetimeve, në mënyrë që të ishte i zbërthyer në detaje i tërë rrëfimi.
“Do të duhej që fillimisht ta kishim të përfunduar hetimin e sulmit me granatë mbi Kuvendin e Republikës së Kosovës, për ç’gjë ishte arrestuar Astrit Dehari, bashkë me aktivistët tjerë të Vetëvendosjes, si i dyshuar për një vepër terroriste”, ka deklaruar Çoçaj.
“Do të duhej ta kishim të përfunduar hetimin për vdekjen e tij. Dhe, në rast të kualifikimit si vetëvrasje, ashtu siç thotë edhe Raporti i Autopsisë, do të duhej të kishim hetime shtesë – të cilat do ta ndriçonin edhe arsyen që e kishte çuar të ndjerin drejt një akti të tillë”, ka shtuar ai.
Deputeti i PDK-së është shprehur se Vetëvendosje, për fat të keq, qëllimshëm shpërfill provat, qëllimshëm keqinterpreton ngjarjen, qëllimshëm ndërton rrëfime të tilla që asaj i konvenojnë.
Ai ka thënë se Vetëvendosje nuk pranon raportin e autopsisë të mjekëve ligjorë, nuk pranon hetimet e autoriteteve të drejtësisë kosovare.
“Vetëvendosje, në fakt, nuk pranon asgjë të Kosovës, siç nuk ia pranon as shtetin, as flamurin, as simbolet. Vetëvendosje, në të vërtetë, pranon vetëm diçka nga Kosova. Paranë e saj. Atë nuk e refuzon. Deputetët e Vetëvendosjes i pranojnë pagat e Kosovës, ndërsa mohojnë gjithçka tjetër të Kosovës. Kjo është Vetëvendosje. Të gjitha mund t’i bëjnë. Por, është e pafalshme që të luajnë edhe mbi të vdekurit”, ka deklaruar Çoçaj.
Sipas deputetit nga rradhë e PDK0-së Nait Hasani rasti për cilin është duke e mbatjur seanca është mjaftë e rëndë, duhet të bëjmë çdo llojë shpenzime që të kemi transparence dhe të flemë qetë, shkruan Gazeta Blic.
“Ato pamje qe janë dal duhet të mirrën dhe ti bëhen ekspertizë” tha Hasani.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka hedhur sërish dyshime se shteti mund të ketë gisht në vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.
Kjo pasi sipas Kurtit, të gjitha raportet mjekësore kanë treguar se Astrit Dehari nuk ka qenë përdorues i ndonjë droge, medikamenti dhe as nuk ka pasur probleme psikike për të ardhur deri tek vetëvrasja.
Madje, Kurti thotë se Dehari nuk ishte as i dënuar as i akuzuar, por vetëm një i paraburgosur.
“Njerëzit e shëndoshë nuk bëjnë vetëvrasje, këto raste ndodhin në Rusi pa e prit gjyqin”, tha Kurti.
Kurti ka shtuar se në kohën kur po dështonte procesi që sipas tij ishte i montuar, ndodhi rasti i vdekjes së Astritit, raporton KP. Ai kujtoi fjalët e kryeparlamentarit Kadri Veseli në njërën prej seancave ku iu drejtua deputetëve të opozitës me “Kujdes se po e vrani vetën”.