Home Blog Page 6184

Prizren: Mosmarrëveshje me gruan, gjuan me kallashnikov

0

Është arrestuar një person në rrugën “De Rada” në Prizren, pasi që i njëjti lidhur me një mosmarrëveshje të mëhershme me ish-gruan e tij, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull

Policia njofton se nga i dyshuari është konfiskuar një armë automatike AK-47 e cila dyshohet të jetë përdorur në rast me dy fishekë dhe një gëzhojë.

Nuk raportohet për të lënduar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./GazetaExpress/

Berisha akuzon partitë e mëdha

0

Deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës nga tabori opozitar, Zafir Berisha (Nisma për Kosovën), lidhur me çështjen për gazetën “Kosova Sot” tha se në këtë përbërje të tashme të Kuvendit të Kosovës, që dominohet nga koalicioni PDK-LDK edhe po të hapej debati parlamentar për luftimin e monopoleve, që e kanë përfshirë vendin në shumë sfera të ekonomisë vendore nuk do të kishte për t’u votuar nga askush.

Sipas opozitarit Berisha, ata që i kanë krijuar monopolet janë në krye të Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve të tjera më të larta të shtetit tonë.

“Ne si popull nuk duhet të shohin madje as ëndrra se do të bëhet mirë në këtë vend, përderisa në pushtet të jenë këta injorantë”, ka potencuar ai. Me një fjalë, sipas Berishës, përderisa në pushtet të jetë koalicioni qeverisës PDK-LDK, debatet për monopolet në Kuvendin e Kosovës nuk do t’i shohim, madje as në ëndërr e lëre më se do të diskutohet në Kuvendin tonë për ndërprerjen e këtyre monopoleve.

Mungesë e insulinës në Suharekë (VIDEO)

0

Një nga ilaçet jetike për të sëmurit me diabet, insulina, aktualisht mungon në Qendrën Mjekësore Familjare në Suharekë, njofton Klan Kosova.

Përgjegjësi i barnatores së kësaj qendre, Sahit Alitjaha, ka thënë që kjo po ndodh për shkak të vonesës së furnizimit nga Ministria e Shëndetësisë.

I kontaktuar nga Klan Kosova, zëdhënës i Ministrisë së Financave, Faik Hoti, pohoi se vonesa është bërë për shkak të regjistrimit vjetor në depon qendrore i cili ka përfunduar më 7 dhjetor, kur edhe kanë pasur mundësi t’i marrin qendrat e mjekësisë të të gjitha komunave.

Ndërsa, drejtori i QKMF-së së Suharekës, Elit Elshani, tregoi se ka kontaktuar me këtë Ministri dhe se me datën 13 dhjetor në ora 12, banorët do të furnizohen më këtë ilaç.

Ragip Begaj ia numëron dështimet Isni Kilajt

0

Kryetari i Komunës se Malishevës, Ragip Begaj ka reaguar pas një shkrimi të ish kryetarit të kësaj komunë, Isni Kilaj, i cili kishte akuzuar qeverisjen aktuale në këtë qytet për keqmenaxhim dhe dirigjim nga ana e dy tre individëve.

Begaj në një komunikate dërguar medieve ia ka numëruar dështimet Kilajt duke thënë se gjithmonë do të mbetesh ish kryetar, pasi në vitin 2013, sipas Begajt qytetarët e Malishevës i dhënë dënimin e popullit duke e çuar në opozitë, transmeton ‘Indeksonline’.

I pari i Malishevës akuzon Kilajn se gjatë kohës kur ishte kryetar i komunës më shumë kishte qëndruar në kafiteritë e Prishtinës dhe në Shqipëri se sa në vendin e punës.

“Qeverisja në Malishevë që nga fillimi i mandatit e deri më tani është duke u radhitur ndër të parat në nivel vendi nga shumë organizata monitoruese si për mbajtje të premtimeve, transparencë, takime të rregullta me qytetarë etj.., kjo argumentohet në publikime të ëebsajteve të ndryshme (nëse dinë me e perdorë internetin hyrë e shikoj”, ka shkruar ndër të tjera Begaj në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Ragip Begajt:

Për ISHIN e Malishevës Isni Kilaj që përgjithmonë do të jetë ISH kryetar sepse në 2013 ke marr dënimin e popullit.

Isni, Qyetetarët e Malishevës me plotë bindje në zgjedhjet e 2013-es më kanë vendosur për kryetarë dhe qdo ditë janë duke më përkrahur dhe duke më prekur,ku qdo ditë takohem me ata sepse unë nuk jam sikur ti që në mandatin tënd më shum ke qëndruar nëpër kafiterit e Prishtinës dhe në Shqipëri sesa në vendin e punës tënde.

Malisheva të ka dhënë goditjen që kurr më nuk do të kthjellohesh e që edhe në Drenas PDK-ja jote ka marrë dënimin e parë e që dënimin e fundit do ta merr me 18 Dhjetor.

Ne si degë menduam gjatë a të merremi me ty apo jo, sepse nuk ja vlenë të merremi me një person të korruptuar deri në palcë, por që në fillim po ta bëjë me dije se reagimi vjenë vetëm për hirë të qytetarëve të cilët na kanë përkrahur e po na përkrahin qdo ditë.

Qeverisja në Malishevë që nga fillimi i mandatit e deri më tani është duke u radhitur ndër të parat në nivel vendi nga shumë organizata monitoruese si për mbajtje të premtimeve, transparencë, takime të rregullta me qytetarë etj.., kjo argumentohet në publikime të ëebsajteve të ndryshme (nëse dinë me e perdorë internetin hyrë e shikoj).

Isni, ti edhe babain e dëshmorit nuk e le të futet në zyre me javë të tëra.

Isni, ti more besimin e qytetarëve, more të mirat materiale dhe asnjë gjumë se bëre në vendlindjen tënde.

Isni, ti me djersën e qytetarëve qdo fundjavë e kaloje në Shqipëri ndërsa qytetaret tuaj nuk kishin kulm mbi kokë.

Isni, ti në kohë fushate pate shkarkuar mbi 30 profesor e arsimëtar vetëm se kishin dalur në përkrahje të IQM-së.

Isni, buxhetin e Malishevës e kontrollove vetëm me 3 firma që mbajte afër vetit, asnjëherë me qytetarët që ta dhanë besimin.

Isni, ti ndërtove një stadium DY HERË, për të cilin një pjesë të konsideruar të hollash i keqpërdore dhe nuk e përfundove projektin siq ishte i paraparë.

Isni, ti përveqë që e le stadiumin ne gjysmë ti e le edhe Malishevën pa klub, që sa për informat, ne e formuam klubin që është funksional dhe bënë gara në ligen e Kosovës.

Isni, ne ndërtuam me dhjetra fusha futbolli nëpër fshatra që ti kurr nuk i planifikove.

Isni, sa i përket gjobave ne po vuajmë pasojat e keqqeverisjes tënde sepse ti ke larguar edhe shërbyes civil të cilet paten kontrata afatëgjate por që i dëbove nga puna vetëm që nuk menduan si ti.

Isni, akuzat të cilat janë ngritur ndaj meje janë nga klani PRONTO, për të cilat jam shpallur i pafajshëm.

Isni, ne kemi zëvendesuar militantët tuaj jo profesionistë me profesor të kualifikuar të cilët me udhëheqjen time vazhdojnë të mendojnë lirshëm politikisht.

Isni, te investimet nga qeveria Qendrore pajtohem, që as edhe një cent nuk është investuar sepse klani PRONTO qe pjesë e tij je edhe ti lanë Malishevën sikur të ishte një qytet i një shteti tjetër.

Isni, sa i përket shëndetësisë ne si qeverisje kemi punuar dhe kemi vënë funksionë të gjitha ambulantat nëpër fshatra kemi bërë rregull ne QKMF të cilin institucion e pate degraduar.

Isni, un me qeverisjen time luftuam suksesshem Ethet hemoragjike “Rriqërat” që në mandatin timë nuk u shënua asnje viktimë.

Isni, unë perveqë pagës e cila më takon e që shpesh herë e ndajë me familje skamnore, as edhe një centë nuk e kam keqpërdorur sikur ti.

Isni, kur unë isha drejtor ti ishe praktikantë te unë, dhe kur unë kam pasur pasuri të fituar me djersë nga puna ime dhe e familjes time ti nuk ke pasur as RRYP për pantallona.

Isni, ti me vetëm një pagë në familjen tënde ke krijuar këtë pasuri:

1.Villë në Lybizhdë

2.Villë në Prishtinë

3.Fushë sportive ne Lybizhdë

4.Makina luksoze, e shumë pasuri të tjera që pronar jeni ju por qe i keni emëruar në emër të bashkpunëtorëve tu.

Të gjitha këto me një pagë??

Isni, unë vendimet e mia nuk i marrë sikurse ti i vetëm nga zyra jote, por vendimet e mia burojnë duke u konsultuar nga qytetari më i thjeshtë e deri te strukturat udhëheqëse komunale, ku për këtë transparencë nga organizatat monitoruese jam shpallur kryetari më transparent ne Kosovë.

Isni, sa i përketë se NISMA është parti e izoluar po ta përkujtojë që NISMA ka shtrirë strukturat e sajë në gjithë Kosovën ku qdo ditë i bashkangjiten intelektual të rinjë,kjo e verteton më së miri në zgjedhjet e fundit ne Drenas e që mbas 18 Dhejtorit NISMA do ta udhëheqë këtë Komune, sikurse që do ti marrë në udhëheqje shumë komuna tjera të keqqeverisura nga partia juaj.

Dhe në fundë jam i gatshëm të përballem me ty sa herë që ti ke dëshirë, sepse unë jam i qytetarëve dhe jo i grupeve të caktuara të interesit.

Nga Ragip Begaj

Çfarë dëshpërimi !

0

Aferdita Morina-Biffar

Bashkimi Evropian liberalizon vizat per 45 milione ukrainas dhe 3.7 milione gjeorgjiane, po jo edhe per 1.8 milione kosovare. Nje ‘falenderim” per politikanet injorant e gjakpires qe per pushtet jane gati te vrasin e prejne pa meshire. Me juve edhe Makiaveli do tembetej pa fjale. Politikani i librit te tij ‘Sundimtari’ nuk ju afrohet as per se afermi me dinakeri e egersi ne luften per pushtet. Semundja juaj per pushtet eshte e peshtire! Aq e peshtire sa me vetedije jeni te te gatshem te vrisni edhe te ardhmen e femijeve tuaj, vetem per te arritur majen e pushtetit qe me vote te popullit nuk po e realizoni dot.
Dilni tash e hidhni gas lotesjelles e festoni me qaj rusi fitoren tuaj te turpit.

E realizuat endrren per te mbajtur te izoluar kete popull qe po ju duron mbi shpine tash e 17 vjet. Sa me te izoluar e te paditur me lehte te manipulueshem, kjo eshte strategjia juaj, me e keqe e me rend se te gjitha dinakerite Makiaveliane.

Shkoni e ngulni flamuj mbi kodrat e gurishtat te kufiri me Malin e Zi dhe nga atje qoni selame patriotike asi qe rrenqethin te paditurit e injorantet e gjore, te cilet fatkeqesisht nuk jane te paket ne numer, si rezultat i politikave tuaja mesjetare e shkurtepamese tash e 17 vjet.

Arsimin, nuk e keni shkaterruar rastesisht!

Te diturit kahere do te ju kishin thyer ne kurriz e do te ju kishin rrezuar pertoke perjetesisht. Ju jeni me te djallezuar se djalli vet. Tash e 17 vjet vec pune djalli keni bere per kete popull e kete vend. Tash ia dhate edhe grushtin perfundimtar. E arritet qellimin, e izoluat nga Europa, te pakten edhe per nje kohe te pacaktuar . Ishin aq afer per te realizuar endrren e te qenurit te lire..te lire per te udhetuar e per te pare si funksionon bota demokratike, per te mesuar se si ne ato vende politikanet jane vetem sherbyes te popullit, e jo “komanira”, ‘komandanta” e ‘sulltan’!

Ju qe bashke me familjar e akraballek udhetoni kur te doni, popullit ia mbyllet rrugen me therrat qe i keni kultivuar ne bashqet e marrezive tuaja te paskupullta per pushtet! Nga te gjitha semundjet psiqike ajo me e renda duket te jete semundja per tu dukur, ajo per pushtet e para! Ju keni nevoje per trajtim urgjent sa nuk jeni shnderruar ne perbindsha.

Behuni bashke me elementet ndihmes brenda PDK-se dhe gezojuni fitores. Liberalizimin e penguat edhe per nje arsye te perbashket: LDK nuk bene ta sjell liberalizimin ne Kosove! O ne te luftes, o hiq! E po nuk jane bash te pabaza dyshimet se ju qendroni edhe prapa vrasjeve politike. Te tille shkurtepames jeni ju. Kaq patriot jeni ju sa per inate partiake beni marrezi cfare mendja e njeriut normal nuk mund as ti imagjinoi.
Viktimizuat nje popull te tere per inatet tuaja te semura ndaj LDK-se.

Nuk do te mund ti ikni mallkimit te ketij populli, ne kurriz te te cilit ju u pasuruat me harac, me dhune e me metoda te paskrupullta.
Popullit ia mbyllet kufinjte, por nuk do te arrini te ia mbyllni Gjykates Speciale qe po ju rri mbi krye si shpata e Demokleut.
Turpi ju mbulofte!

Krisma tek stacioni i autobusëve në Prizren

0

Rreth orës 13:54 minuta, në rrugën “De Rada” , në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren janë dëgjuar së paku katër të shtëna nga kallashnikovi, por nuk është lënduar askush.

“Me ta vërejtur ngjarjen qytetarë të shumtë kanë thirre policinë duke e ndihmuar me informacione për personin e armatosur i cili shumë shpejtë është arrestuar dhe i është sekuestruar arma me dy fishekë në karikator”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas informatave të para, thuhet se cak i kësaj ngjarje dyshohet të jetë një qytetar i cili në këto momente po merret në pyetje nga hetues të Stacionit policor në Prizren për të mësuar më shumë rreth rastit.

Për tani, sipas policisë, thuhet se i dyshuari dhe viktima njihen në mes vete.

Ja si ndodhi vrasja në Prizren

0

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha ka rrëfyer për Gazetën Blic tërë ngjarjen se si ka ndodhur vrasja në këtë komunë.

Ai tha se kjo vrasje ka qenë aksidentale. Sipas tij, autori i dyshuar që e ka kryer vrasjen, 20 vjeçari, që ishte edhe nipi i të vrarit, aksidentalisht ka shtënë në drejtim të xhaxhit.

“Dje pasdite rreth orës 16:00, dy vëllezër e kanë marrë edhe nipin ose djalin e vëllait me vete dhe kanë dalë afër shtëpive me një livadh, që t’i provojnë dy pistoleta për të gjuajtur. Dhe pasi kanë gjuajtur këta me siguri i`a kanë dhënë pistoletën edhe djalit të vëllait, por ai i ri në moshë diku i vitit 96-të, është i lindur”, tha Haziri për Gazetën Blic.

Sipas tij, ai aksidentalisht e ka shkrepur revolen edhe e ka shkrep në drejtim të xhaxhait të tij.

“Viktima ka fituar një plumb, e kanë dërguar menjëherë në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren, por plaga ka qenë shumë e rëndë dhe s’ka mundur të mbijetoj”, tregon Berisha.

Sipas tij, Policia e Prizrenit ka dal në vendin e ngjarjes i kanë kryer procedurat.

“Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe prokurori i rastit dhe kryeprokurori. Ai tha se janë konfiskuar dy pistoleta dhe disa fishekë, më duket 14 fishekë dhe pastaj është bastisur edhe një shtëpi edhe aty është konfiskuar një pushkë e gjuetisë. Kjo është përgjithësisht ngjarja, kufoma ka shkuar për autopsi, kurse i dyshuari është ndalur nën masën e arrestit”, tha ai për Gazetën Blic.

Grip apo epidemi gripoze në Prizren !

0

Naser Bresa

Gjendja momentale në shumë shkolla sidomos të Mesme të Ulëta është alarmante, si pasojë e virozave me efekete tejet negative në shendetin e nxënësve duke mos përjashtuar mësimëdhënësit.

Në disa klasë, numri i nxënësve që mungojnë kalonë 30-40%, me gjendje shëndetësore të rënduar si: Dhëmbje koke, temperaturë të rritur, iritim te rrugëve respiratore-kollitje, iritim te traktit digjestivë-vjellje.

Për të lulëzuar virusi dhe gjendnja pas virusale kushtet jane teper të volitshme, si smogu i krijuar nga mjegulla dhe oxhaqet pa filter në vetë shkolla, djegëja apo gjysmë djegëja e lëndës përdoruese thëngjill të kualitetit shumë të dobët, me crast SO2, NOx, janë përmanent në lokacionët rreth shkollës dhe brenda sajë, po ashtu disa oxhaqe emitojnë edhe gazra helmuese tjera nga ngrohtoret me karburante si CO dhe nënprodukte tjera të hidrokarbureve, duke krijuar një miksturë të këtijë smogu ngulfatës dhe shumë atraktivë për të krijuar mundësi infektimi nga viruëset e ndryshëm.

Kush janë viktim në këtë rast?

Ata që janë më të pa fajshëm, fëmijët, ata janë duke lënguar nga dhëmbje trupore dhe shpirtërore, ata humbin orë mësimi, ata mund të kenë pasoja…

Pyetja është për drejtorin e Arsimit dhe drejtorinë e shëndetësisë në Prizren:

*A jeni të informuar për gjendjen faktike në shkolla të komunës që ju menagjoni, për numrin e te infektuarave, nëse po, a keni kontaktuar Drejtorinë e Shëndëtësisë për hapat e mëtutjeshëm?

*Per drjtorinë e shndetësisë, cfarë masa parashihni në këto raste për të parandaluar shkallëzimin e gripit dhe degradimin e mundshem drejt metamorfozava virusale që do rendoi edhe me shume shendetin e nxenësve dhe stafit-mësimëdhënësve?

*A janë në funksion ekipet emergjente dhe pse nuk bëjnë vizita në shkolla për të verifikuar gjendjen faktike, si me marrjen e mostrave dhe përcaktimin shkallës së përhapjesë së virusit?!

 

Vrasje në Prizren

0

Dje rreth orës 16:00, Policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën “Kukësi” ka pasur të shtëna nga armë të zjarrit dhe se një qytetar është plagosur rënd i cili ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor mirëpo sipas mjekëve, viktima nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas hetuesve rajonal dhe krim teknikëve që kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes në prani të kryeprokurorit dhe prokurorit të rastit është bërë e ditur se: dy vëllezër dhe nipi (djali i vëllait) i tyre kishin dalë në një livadh afër shtëpisë së tyre për të shtjer me armë zjarri dhe me vete kishin marrë dy pistoleta.

Gjatë manipulimit të pasigurt, dyshohet se i dyshuari E. Sh. i vitlindjes 1996, nga pakujdesia e ka shkrehur një plumb në drejtim të xhaxhait të tij i cili rezultoi të ishte fatal.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy pistoleta të llojit dhe kalibrit të panjohur, katërmbëdhjetë fishekë të kalibrave dhe llojeve të ndryshëm, tri gëzhoja dhe pas bastisjes së shtëpisë së personave të dyshuar është sekuestruar edhe një pushkë gjahu.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi ndërsa i dyshuari ndalët në masën e arrestit policor.

Familjarët e sulmuesve të Konsullatës në Prizren, i kërkojnë falje Turqisë

0

Familjarët e të arrestuarve për sulm të Konsullatës turke në Prizren, i kanë dërguar letër Abasadës së Turqisë, dhe institucioneve të Kosovës . Ata kërkojnë falje për veprimin e fëmijëve të tyre.

“Në familjet e fëmijëve tanë të arrestuar nën dyshimin se kanë sulmuar me koktej molotovi Konsullatën e shtetit mikë të Kosovës – Turqisë në qytetin e Prizrenit, përmes kësaj komunikate dëshirojmë të tërheqim vëmendjen e ambasadës turke në Prishtinë, shtetit turk dhe parasëgjithash qytetarëve të Republikës së Turqisë dhe qytetarëve të Kosovës se ne i konsiderojmë qytetarët turq në Kosovë dhe Turqi së vëllezërit tanë dhe nuk kemi asgjë kundër tyre”, thuhet në letërën e familjarëve të të arrestuarve për sulm ndaj Konsullatës së Turqisë.

Të arrestuarit për sulmin e djeshëm ndaj Konsullatës Turke janë arsyetuar  para Gjykatës se nuk e kanë ditur se cilin objekt po e sulmojnë.
Këto deklarata të arrestuarit i kanë bërë para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prizrenit ku prokurori kërkoi që ndaj tyre të shqiptohet masa e paraburgimit.

I. Saramati, E. Saramati, B. Saramati, E. Saramati dhe B. Badallaj janë pesë personat e arrestuar nga policia nën dyshimin se janë autorët e sulmit të 28 nëntorit ndaj Konsullatës Turke në Prizren.

Sipas familjarëve të të arrestuarve incidenti që ka ndodhur më 28 Nëntor “na ka bërë të ndihemi keq dhe nuk dëshirojmë që të politizohet në asnjë mënyrë ngase ajo që ka ndodhur nuk përfaqëson në esencë atë që ne ndiejmë për shtetin turk, shtetin i cili e ka përkrahur shtetin e Kosovës dhe vazhdon ta përkrahë në çdo aspekt”, shkruan PrizrenPress.

“Ne dëshirojmë të njoftojmë opinionin publik se familjet tona janë të miqësuar me familjet turke në Prizren dhe ndiejmë keqardhje të thellë për incidentin që ka ndodhur me fëmijët tanë. Ne besojmë se fëmijët tanë kanë bërë një veprim të çastit të pa menduar mirë dhe nuk kanë pasur asgjë kundër konsullatës turke , komunitetit turk dhe mbi të gjitha shtetit mikë Turqisë”.

“Ne mendojmë që mediat i kanë dhënë pompozitet të madh të panevojshëm këtij incidenti të izoluar. Ndërsa nga Prokuroria dhe Gjykata kërkojmë që të mos bien nën ndikime dhe të marrin vendim të drejtë në këtë rast. Ne besojmë në organet e rendit të vendit dhe presim vendim profesional në këtë rast”./PrizrenPress.com/