30 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025
Home Blog Page 6197

Vdekja e Bin Laden, përdoruesit e internetit kritikojnë CIA-n

0

Agjencia Qendrore e Inteligjencës, CIA, është kritikuar në mbarë botën online për shkak se ka postuar në Twitter vrasjen e Osama bin Laden sikur të kishte ndodhur sot.

Në postim tregohen detaje të misionit që çoi në zbulimin e vendndodhjes së personit më të kërkuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por reagimet kanë qenë negative, me një përdorues të Twitterit që i quajti publikimet “groteske dhe të turpshme”.

Të tjerë postuan meme dhe gif-e me njerëz që shqyenin sytë dhe vinin duart në kokë, duke u tallur kështu me agjencinë prestigjioze të spiunazhit, përcjell TCH.

Lideri i Al Kaedës, të cilit i atribuohej përgjegjësia kryesore për sulmet e 11 shtatorit 2001 në Nju Jork dhe Uashington, u qëllua për vdekje në një kompleks në Abotabad të Pakistanit, në maj të vitit 2011, pasi i kishte shpëtuar arrestimit nga trupat amerikane dhe aleatëve të tyre për thuajse një dekadë.

Duke folur në 5-vjetorin e vdekjes së tij, drejtori i CIA-s, John Brennan deklaroi se, Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar pjesën dërrmuese të Al Kaedës.

“Bin Laden kishte një simbolikë të madhe dhe domethënie strategjike për organizatën, ndaj dhe ishte e rëndësishme dalja e tij nga skena”, deklaroi Brennan.

Goli i Edgar Çanit dërgon Pisa-n në play off

0

Një gol i Edgar Çanit i dhuroi Pisës sigurinë matematikore për vendin e dytë në Grupin B të Lega Pro dhe biletën për të luajtur në fazën play-off. Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 42-të rrjetën vendimtare, të suksesit 1-0 përballë Lupa Romas.

Ky ishte goli i pestë sezonal për bomberin kuqezi, në 25 ndeshje të luajtura me skuadrën e drejtuar nga Genaro Gatusso, aty ku duket i ringjallur pas aventurës jo të mirë te Leeds në Angli. Përveçse lider në fushë, Çani shfaqet lider edhe jashtë, duke treguar rrugën që duhet të ndjekë skuadra.

“Jemi të kënaqur që fituam dhe për vendin e dytë në renditje. Tashmë duhet të rikuperojmë forcat pasi kampionati dhe faza play-off janë dy gjëra krejt të ndryshme. Objektivi ynë është të shkojmë deri në fund dhe për ta realizuar duhet të fitojmë kundër të gjithëve, pavarësisht emrit të kundërshtarit. Nuk ka kuptim të bëjmë llogari apo të parashikojmë rivalët e mundshëm”.

Falë golit të shqiptarit, Pisa realizoi objektivin sezonal. Skuadra e Genaro Gatusso-s, u ngjit në kuotën e 62 pikëve, por në renditjen e skuadrave për fazën play-off mbetet e penalizuar nga golavarazhi dhe kalendari pritet të mos jetë aspak i lehtë.

Serbia, protestë gojore Turqisë për Kosovën

0

Në adresimin e tij për pjesëmarrësit e Samitit 13 të Organizatës së për Bashkëpunim Islamik, i cili para dhjetë ditësh u mbajt në Stamboll, kryetari turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se ata duhet të përshpejtojnë hapat diplomatikë dhe të njohin pavarësinë e Kosovës.

“Në mesin e 56 vendeve islamike, janë edhe disa që nuk e kanë njohur Kosovën dhe për këtë jemi shumë të shqetësuar”, citon “Politika” e Beogradit të ketë thënë kryetari turk, transmeton Koha.net.

Kjo deklaratë e Erdoganit nuk ka mbetur pa reagime në Beograd. MPJ e Serbisë pas kësaj deklarate e kishte ftuar ambasadorin e Turqisë në Beograd, Mehmet Kemal Bozai, dhe atij i ishte shprehur protesta gojore lidhur me këtë deklaratë të Erdoganit.

Ambasadori turk me këtë rast kishte thënë se Erdogan është dashur ta përmendë Kosovën, pasi Turqia e merr kryesimin e OBI-së dhe pasi ai nuk është i kënaqur me njohjet që vende të OBI-t i kanë bërë Kosovës.

Gazeta e Beogradit, duke shkruar për këtë, thotë se kërkesa e Turqisë nuk është pritur mirë nga Egjipti e Siria, duke harruar ose injoruar se Egjipti ka njohur pavarësinë e Kosovës më 26 qershor 2013.

Serbia, në anën tjerët lavdërohet me qëndrimin e Indonezisë, si vend mysliman, me numrin më të madh të banorëve kundër kërkesës së Erdoganit për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Për shkak të mosnjohjes së Kosovës, citon Koha.net shkrimin e kësaj gazete,Turqia nuk ka marrëdhënie të mira me shumë vende anëtare të OBI-t, e as me Indonezinë.

Vjedhje në Suharekë

0

Një person është arrestuar në Suharekë. Ai dyshohet se nga një kafiteri kishte vjedhur pije të ndryshme si dhe 30€ para të gatshme.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Me 50-she fals ia mësyn Qendrës Tregtare në Prizren

0

Me 50 euro fals një burrë në Prizren ka dashur të kryejë blerje.

Policia e Kosovës raporton se një i dyshuar mashkull shqiptar, në rrugën “Wiliam Woker” në Prizren, në një qendër tregtare ka tentuar të bëjë pagesën e gjërave me një kartëmonedhë prej 50 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Monedha e dyshuar është konfiskuar, përcjell koha.net. Nuk raportohet për te arrestuar

Berisha: Kjo garniturë qeveritare, mbrojtëse e krimit

0

zafirirr-780x439Deputeti Zafir Berisha, nga NISMA për Kosovën, ka pohuar për gazetën Kosova Sot Online, se qëndron në atë që kishte thënë edhe më herët se organet e drejtësisë për fatin e keq të qytetarëve janë të kapur nga politika, derisa, siç thotë Berisha, në rast se ka ndonjë ndërhyrje nga organet e drejtësisë diku si në rastin e fundit, kjo, sipas tij, po bëhet më shumë nga ndërkombëtarët se sa nga vendorët.

“Kështu që, nuk pres nga kjo garniturë aktuale në krye të organeve të drejtësisë që të bëjnë ndonjë mrekulli në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë”, ka potencuar Berisha për gazetën “Kosova Sot”.

Te guri i Pllajnikut për të prishur”sehiret”

0

Afër rrugëve, në qafëmale, vërehen në disa raste grumbuj gurësh formash të ndryshme, të cilët konsiderohen të shenjtë. Disa quhen varr i shenjtë, të tjerët rreth i shenjtë e me emra të tjerë. Disa nga këto “murana” janë ngritur si shenjë respekti për njerëzit që kanë vdekur në ato vende në forma të ndryshme: si përhapës të një besimi.

Në të djathtë të rrugës në Pllajnik të Opojës ndodhet guri i Ndreht. Abaz Qengaj, mësimdhënës dhe intelektual i fshatit më malor, Pllajnik të Opojës, është shprehur për gazetën se vendbanimet e këtushme kanë legjenda të shumta nga “Luga e shtrigës” e deri te legjendat e mëdha që po t’i dëgjosh u ngjanë miteve të lashta njerëzore.

“Besëtytnitë në traditën shumë të pasur dhe të larmishme të Opojës zënë një vend me rëndësi në kulturën fetare dhe popullore të këtij regjioni. Por, që në fillim duhet të theksojmë se këto vlera nuk i përkasin vetëm Opojës, pasi shumë motive të kësaj sfere janë të përbashkëta me krahinat e tjera shqiptare. Kështu në këtë kontekst shpesh mund të themi se imagjinata, personazhet, veprimet magjike janë shumë të përafërta apo të ngjashme me krahinat, me të cilat kufizohet rajoni i Opojës.

Guri ndodhet në lartësi mbidetare mbi 1400 metra

Gjatë këtyre udhëve të mundimshme shekullore, malësorët opojanë ndesheshin me forcat e natyrës, si: ngricat, thatësia, stuhia, insektet dëmtuese të kulturave të pakta bujqësore, bishat e egra, sëmundjet e shumta të njerëzve, kafshëve etj.”, shprehet Qengaj. Malet dhe ashpërsia e natyrës ishin misteri i tyre që sillte gjithçka, që opojanët e quajnë “të ligë”, që ua vështirësonte jetesën edhe ashtu tepër të vështirë, tregon Skender Ibrahmi.

“Në këto kushte, njeriu i paditur e ndiente veten në rrezik dhe përpiqej që me veprime magjike, në radhë të parë të shpëtojë nga armiqtë e tij të imagjinuar dhe kështu në këtë mënyrë pasuroi populli i Opojës besimet dhe besëtytnitë e kota, të cilat shumë prej tyre janë më të vjetra se vetë fetë, në këtë regjion”, shprehet ai. Për shumë fshatra të Opojës mendohet se mali ka shpirt dhe është i shenjtëruar, i cili për shkak të shumë pakujdesive të njerëzve mund edhe të bëjë mallkime, prandaj ata mendojnë se këto vijnë për faktin se malet kanë shumë gurë. Guri, sipas tij, konsiderohet diçka shenjtërore, e i këtillë është edhe guri Ndreft. Abaz Qengaj shprehet se në bazë të pozitës dhe lartësisë që ka, Pllajniku paraqet kulmin e fshatrave të Opojës. Shtrihet në njërën nga pllajat e Sharrit, në lartësi mbidetare 1350 -1422 metra. Sipas tij, ky emër vjen nga burimet e sigurta e fjalëve shqipe pllajë dhe nik.

“Ky vendbanim daton shumë herët dhe kështu në dokumentet e vjetra osmane, të vitit 1575, Pllajnikun e gjejmë po me këtë emër, që tregon se Pllajniku hyn në vendbanimet më të lashta të Opojës. Shënimet e para tregojnë se fshati në vitin 1579 kishte 18 shtëpi. Në vitin 1865 e gjejmë me 47 shtëpi, 1913 kishte 40 shtëpi, me 1948 me 45 shtëpi dhe 322 banorë, me 1961 kishte 43 shtëpi me 365 banorë”.

Gurët ndihmojnë në pëlleshmeri

Në mesin e shumë legjendave që plakat i tregonin në këtë fshat ishte ajo e besimit të vendeve të caktuara. Mirëpo, krye-legjenda e këtij fshati ende vazhdon të jetojë ndër të gjitha brezat ndoshta mbi pesë a gjashtë shekuj është Guri Nreft.

Guri në fjalë është një gur i çarë në dysh dhe se ka një pykë të gurit dhe aty është edhe guri i peshkut, që me gjasë duhet të jetë quajtur ngurimi ipeshkvit. Banorët kanë besuar se këta gurë ndihmojnë në pëlleshmeri dhe shprishin sehiret. Banorët mendojnë se në momentin kur njerëzit kanë prekur këtë gur, fshati është pakësuar me numër të banorëve.

Nga fshati janë shpërngulur mbi 90 për qind e banorëve. Guri gjendet në një lartësi 1480 metra dhe aty thuhet se ka qenë e ndërtuar kisha afër tij.“Aty mund të ketë qenë e vendosur kambana e kishës, sepse po aty fillojnë arat me emrin “Kishëza e Vogël” dhe ngjitas me atë “Kishëza e Madhe”, që janë vetëm pak më lart. Pak më poshtë është një lartësi mbidetare 1435 m, është guri i Peshkut”, shprehet Qengaj. Nga ky vend mund të shihen Peja dhe Istogu. Banorët thonë se ky fshat është islamizuar më 1578. Përpos gurit të peshkut ose Ipeshkvit nuk ka ndonjë dëshmi tjetër të historisë. Me këtë gur lidhen dhjetëra besëtytni. Në Pllajnik edhe sot e kësaj dite luhet loja për thyerjen e vezëve për ditën e verzës. Këto legjenda flasin me një përkushtim, kurse edhe sot e kësaj dite plakat kur shkojnë aty bëjnë lutje tek Zoti. Askush nuk e di pse kaq shumë besime ka për këtë gur për këtë kambanë guri. Banorët kur bëjnë be edhe sot e kësaj dite përmendin gurin e Ndreft.

Për shumë fshatra të Opojës, mendohet se mali ka shpirt dhe është i shenjtëruar, i cili për shkak të shumë pakujdesive të njerëzve mund edhe të bëjë mallkime, prandaj ata mendojnë se këto vijnë për faktin se malet kanë shumë gurë/kosova sot/

Doktori i shkencës në Malishevë, qe një vit i papunë

0

Shemsi Morina, doktori i shkencave psikologjike dhe pedagogjike ka paditur Komunën e Malishevës për kthim në vendin e punës.

Seanca ku do të shqyrtohej kjo padi nuk është zhvilluar për mungesë të gjyqtarit.

Mbikëqyrësi i Gjykatës në Malishevë Lulzim Paçarizi tha për KALLXO.com se nuk e di arsyen e mungesës së gjyqtarit, ngase nuk është njoftuar nga ai për këtë mungesë.

Edhe dr. Shemsi Morina që ishte drejtor i shkollës në Astrazub të Malishevës, i larguar nga puna pas ardhjes në pushtet të Ragip Begajt, nuk e di arsyen e mungesës së gjykatësit.

“Arsyet e shtyrjes së seancës nuk i di. Gjyqtari ka munguar, arsyetim nuk dhanë. E paditur është Komuna e Malishevës për sistemim në vendin e punës, gjë që më ka takuar me ligj. Sipas udhëzimit administrativ 8/2014 është dashur drejtoria komunale me më ofruar vend pune, pasi që më ka skaduar kontrata e punës si drejtor shkolle, në Shkollën e Mesme të Ulët ‘Ganimete Tërbeshi’ në Astazub, por një gjë të tillë drejtoria për arsim nuk e ka bë, kështu që gati që 1 vit jam i pa punë,” tha Morina.

Udhëzimi Administrativ 8/2014 ka të bëjë me procedurat e zgjedhjes së drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve edukativo-arsimore, ndërsa në nenin 9 parasheh ruajtjen e vendit të punës për drejtorët ose zëvendësdrejtorët që u përfundon mandati, ose shkarkohen, nëse ata më parë kanë punuar në sistemin arsimor.

Morina u largua nga puna në vitin 2014, ndërsa pastaj Gjykata e Apelit urdhëroi kthimin e tij në punë në qershor të vitit të kaluar. Ai qëndroi si drejtor në shkollën e Astrazubit deri në përfundim të kontratës më 1 tetor 2015.

Prokuroria Speciale e Kosovës për largimin nga puna të Shemsi Morinës po e akuzon Ragip Begajn për keqpërdorim detyre.

Nga kjo kohë Morina është i papunë, pasi Komuna e Malishevës nuk ia vazhdoi kontratën me arsyetimin se nuk ka buxhet dhe vende të lira pune në sistemin arsimor të saj.

Doktori i papunë e paditi komunën më 7 dhjetor të vitit të kaluar për kthim në vendin e punës, pasi një person që ka përvojë dhjetëvjeçare në arsim konsiderohet punonjës i përhershëm i tij.

Morina ka përvojë pune 12 vjeçare. Seanca ku do të shqyrtohet padia e Morinës u caktua më 12 maj.

Mujë Sahitaj, avokati i Komunës së Malishevës tha se kjo komunë do ta respektojë çdo vendim të gjykatës.

Bashkëshortja e Nijazi Kryeziut, zgjedhet drejtoreshë e shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren

0

Behare Kryeziu është zgjedhur drejtoreshë në shkollën fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren. Ajo është bashkëshortja e drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit, Nijazi Kryeziu.

Zyra e Personelit ka njoftuar për zgjedhjen e drejtorëve në 14 shkolla fillore.

“Zyra e Personelit bazuar në rekomandimin e Komisionit Përzgjedhës të përkohshëm për procedurat e rekrutimit të konkursit të datës 11.02.2016 nr. 02-111-24596 dhe vazhdimin e afatit të konkursit më datën 07.03.2016 për pozitën e drejtorit të shkollës në kuadër të Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka përzgjedhur kandidatët më të suksesshëm”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Personelit në Prizren, shkruan PrizenPress.

Lista e drejtorëve 

Drejtor në SHFMU “Mustafa Bakiu” – Prizren
Emri dhe Mbiemri: Behare Kryeziu

Drejtor në SHFMU “Hysni Temaj” – Kushnin,Has – Prizren, Jakup Qollaki

Drejtor në SHFMU “Luigj Gurakuqi” – Nashec, Prizren Merita Mazreku

Drejtor në SHFMU “Mit’hat Frashëri” – Krajk , Prizren
Emri dhe Mbiemri: Hemë Çoçaj

Drejtor në SHFMU “Gënqare” – Gënqare, Prizren
Emri dhe Mbiemri: Alija Fejza

Drejtor në SHFMU “Heronjtë e Lumës” – Vërmicë, Prizren
Emri dhe Mbiemri: Bujar Pulaj

Drejtor në SHFMU “Dëshmorët e Hasit” – Kabash, Prizren
Emri dhe Mbiemri: Adem Morina

Drejtor në SHFMU “Lekë Dukagjini” , Prizren
Emri dhe Mbiemri: Jehona Krasniqi Morina

Drejtor në SHFMU “Bajram Curri” – Romajë , Prizren
Emri dhe Mbiemri: Refki Demaj

Drejtor në SHFMU “Pjetër Budi” – Lubizhdë e Hasit, Prizren
Emri dhe Mbiemri: Bekim Nerjovaj

Drejtor në SHFMU “Anif Muji” – Struzhë , Prizren
Emri dhe Mbiemri: Ramit Pireci

Drejtor në SHFMU “Svjetlosti” – Manastericë, Prizren
Emri dhe Mbiemri: Zijad Kuli?

Drejtor në SHFMU “Haziz Tola” – Prizren, Prizren

Emri dhe Mbiemri: Hilmi Rexhaj

Drejtor në SHFMU “Besim Nreca”, Prizren

Emri dhe Mbiemri: Shqipe Kastrati

Helena Kolnrekaj nga Prizreni, rrëmben çmim në festivalin “Vihuela Fest 2016”

0

Helena Kolnrekaj nga Prizreni ka fituar çmimin “Paraqitja skenike më e mirë” në Festivalin “Vihuela Fest 2016”.

Ky festival edhe sivjet zgjoi interesim të madh, si tek interpretuesit e vegjël ashtu edhe tek publiku, ku u dhanë shpërblimet për paraqitje më të mirë skenike, për kompozimin më të mirë, për tekstin më të mirë, etj.

Çmimin “Paraqitja skenike më e mirë” e mori Helena Kolnrekaj nga Prizreni, me këngën “Babi im”.

Helena Kolnrekaj, ka marrë pjesë dhe çmime edhe në festivalet e këngës për fëmijë “Akullorja Fest 2015” në Shkodër, me këngën “Fli qetë o vogëlush”, “Fëmijët e gëzuar 2015” në Ferizaj me këngën, “Mbi zambakët e Prizrenit”, ku u shpërblye me çmimin për tekst më të mirë.

Helena fillet e saj si këngëtare i nisi me një këngë në gjuhën angleze, me te cilën është paraqitur edhe në Televizionin Opinion në Prizren.
Ajo ka incizuar edhe disa këngë në gjuhën shqipe./PrizrenPress.com/