26.3 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 6198

Azem Syla u arrestua në Vërmicë

0

Ish- komandanti i UÇK-së dhe ish- deputeti i PDK-së, Azem Syla, tashmë gjendet në duar të policisë. Ai u dorëzua sot në Vërmicë.
Tomë Gashi avokati i Azem Sylës e konfirmoi se deputeti i kërkuar ndodhej në Shqipëri. Ai tha se Syla do të paraqitet në gjykatë në orën 14 e 30.

12:21

Sot pasdite, Azem Syla pritet të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës për t’iu caktuar masa e sigurisë.

12:02

Zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu, konfirmoi për KALLXO.com se Azem Syla është dorëzuar sot në pikën kufitare Kosovë- Shqipëri në Vërmicë.

11:28

Azem Syla në Veturë të Policisë

Azem Syla tashmë gjendet në duar të policisë.

Gazetari i KALLXO.com raporton se ish deputeti i PDK-së, Syla, aktualisht gjendet në një veturë të policisë në Stacionin Policor “Qendra” të Prishtinës.

Ai i është dorëzuar policisë para pak çastesh, tri ditë pas operacionit policor në shtëpinë e tij dhe të të dyshuarve tjerë për tjetërsim pronash.

Dorëzohet Azem Syla

Tri ditë pasi policia e kërkoi në shtëpinë e tij, ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Azem Syla, ka vendosur t’i dorëzohet organeve të rendit dhe drejtësisë.

Avokati Tomë Gashi konfirmoi për KALLXO.com se Syla pas pak çastesh do të dorëzohet tek organet e rendit.

Ende nuk dihen detajet për dorëzimin e tij, por që nga dita e operacionit është folur se ai është duke qëndruar në Shqipëri.

Detaje të operacionit të bastisjes në shtëpinë e tij do të transmetohen sonte ekskluzivisht në emisionin “Drejtësia në Kosovë” në RTK në orën 21:20.

Malishevë: Hyjnë të vjedhin në dyqan, pronari plagos njërin nga hajnat

0

Në një dyqan në Kijevë të Malishevës tre të dyshuar kanë hyrë me dhunë për të kryer një vjedhje.

Me këtë rast pronari i lokalit, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të hajnave.

Sipas Policisë nga të shtënat njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKU, ndërsa dy tjerët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Me vendim të prokurorit i dyshuari-pronari i lokalit është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar, ndërsa njësitet policore lidhur me rastin kanë bastisur dy shtëpitë e të dyshuarve, me ç’rast në shtëpinë e të dyshuarit të lënduar në Podujevë, si provë materiale kanë konfiskuar një laptop dhe dy telefona celularë.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin. /PrizrenPress.com/

ISIS krenohet se ka vrarë 6 mijë e 700 njerëz për gjysmë viti

0

Revista online e quajtur “En-Nebe” në të cilën ISIS publikon lajme në gjuhën shqipe, ka publikuar një grafikë informacionesh nëpërmjet së cilët tregon me krenari se për gjysmën e parë të vitit kalendarik mysliman, ka vrarë 6 mijë e 700 njerëz.

I titulluar “Infografik: Të korrat e Shamit (Për gjysmën e parë të 1437), ka shkruar se ka bërë 150 operacione shehidllëku dhe prej këtyre ka rezultuar me 6 mijë e 700 të vrarë dhe të plagosur.

Gjithashtu ka shkruar se ka bërë siç thuhet “paaftësimin dhe shkatërrimin e më shumë se 300 automjeteve” sikurse tanke, kamionëve ushtarak dhe të tjera mjeteve gjatë kësaj periudhe.

Në këtë grafikë informacionesh ka shkruar paraqiten edhe të dhëna të tjera që thuhet se janë bërë gjatë “Regjimit të Nusejrit” ku janë vrarë 4 mijë e 817 njerëz dhe janë shkatërruar 364 automjete në 75 raste shehidllëku.

Bastisen tri lokacione, arrestohen tre persona në Prizren

0

Policia ka bastisur tri lokacione dhe ka arrestuar tre persona në Prizren. Bastisja dhe arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

“Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren, janë bastisur tri lokacione të ndryshme të tre të dyshuarve”, njofton PK-ja.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 80.5 gramë substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një foli plastike që shërben për paketim të narkotikëve dhe një telefon celular”.

“ Me vendim të prokurorit nga tre të dyshuarit, njëri është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”./PrizrenPress.com/

Dybala, Coman dhe Saul – më të mirët e vitit

0

Paulo Dybala, Ousmane Dembele, Kingsley Coman dhe Saul Niguez janë zgjedhur nga Goal.com lojtarët e ri më të mirë të vitit në ligat përkatëse.

Dybala ka shkëlqyer në Serie A duke shënuar 16 gola, derisa ka dhuruar edhe tetë asiste. Dybala ka marrë 42 % të votave për çmimin e lojtarit më të mirë të ri në Serie A.

22 vjeçari la prapa bashkëlojtarin, Paul Pogba, gjithashtu edhe sensacionin e vitit në Serie A, portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma. I katërti u rendit talenti i Fiorentinës Federico Bernardeschi, i ndjekur nga bomberi i Interit Mauro Icardi dhe sulmuesi i Torinos Andrea Belotti, që kompletojnë top gjashtën më të mirë në Serie A.

Në Ligue 1, 18 vjeçari i Rennes, Dembele ka marrë 39 % të votave, i cili ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 23 paraqitje.

Pas tij u renditën Adrien Rabiot, Sofiane Boufal, Thomas Lemar, Vincent Koziello dhe Alban Lafont, përsjell Gazeta Express.

Në Bundesligë çmimin si lojtari i ri më i mirë i sezonit, nga votuesit e Goal.com, e fitoi sulmuesi i Bayernit, Kingsley Coman.

Ish asi i Juves, la prapa të riun e Borussia Dortmundit, Julian Weigl, atë të Borussia Monchengladbach, Mahmoud Dahoud, i cili u rendit i treti, derisa pas tyre vijnë Julian Brandt, Jonathan Tah dhe Timo Horn, që kompletojnë listën prej gjashtë lojtarëve të ri më të mirë në Bundesligë, transmeton Gazeta Express.

Në Spanjë lojtari më i mirë i ri në La Liga, sipas votuesve të Goal.com, është zgjedhur i riu i Atletico Madridit, Saul Niguez, i cili shkëlqeu ndaj Bayern Muncihut, ku shënoi golin e vetëm të ndeshjes.

Saul la prapa bashkëlojtarin e tij, portierin Jan Oblak. I treti i rendit ylli i Barcelonës i huazuar te Villarreal, Denis Suarez për të vazhduar me mbrojtësin e Bilbaos, Aymeric Laporte. Në pozitën e pestë renditet anësori i Real Madridit, Marco Asensio, që është i huazuar te Espanyol, derisa Williams mbyll listën e gjashtë lojtarëve më të mirë të ri në La Liga për sezonin që po lëmë pas.

Derisa kujtojmë se Delle Alli i Tottenham, është zgjedhur edhe zyrtarisht lojtari më i mirë i ri në Premierligë.

Pse u ‘arrestua’ Irina (Video)

0

Irina Shayk është njëra ndër modelet më të kërkuara për industrinë e reklamave.

Kësaj radhe revista prestigjioze “Vouge” në ballinë do ta ketë bukuroshen ruse. Ajo në një pjesë të fotosesionit ajo “arrestohet” nga policia amerikane.

https://youtu.be/8Wc8tp_CaXY

Koreja e Veriut dënon me 15 vjet burg një qytetar amerikan

0

Koreja e Veriut dënoi të premten një qytetar amerikan me dhjetë vjet burg me punë të rëndë, nën akuzat për spiunazh dhe subversion. Kjo është hera e dytë që qytetarë amerikanë dënohen me burg gjatë vitit 2016.

King Dong Chul, ishte arrestuar në muajin tetor të vitit të kaluar në qytetin Rason.

Në maujin mars në një paraqitje para medieve në kryeqytetin e Koresë së Veriut, ai tha se “kishte bashkëpunuar dhe kishte spiunuar për shërbimin e zbulimit te Koresë së Jugut, në një komplot për rrëzimin e udhëheqjes në Korenë e Veriut”.

Ai tha po ashtu se ka provuar të përhapë religjionin në mesin e koreanëve të veriut, që është vepër e dënueshme.

Të huajt e arrestuar më herët në Korenë e Veriut që kishin lexuar deklarata të tilla, thanë pas lirimit se kishin qenë të detyruar me forcë ta bëjnë një gjë të tillë.

Dënimi i Kimit, pason dënimin me 15 vjet burg me punë të rënë që iu shqiptua studentit amerikan, Otto Warmbier, i akuzuar për veprimtari kundër shtetit gjatë një vizite në Korenë e Veriut në vitin 2016./rel/

Mbledhja e dy qeverive caktohet me 3 qershor

0

Qeveria e Kosovës e ka caktuar 3 qershorin si datën kur do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, krahas datës, kryeministri Isa Mustafa ka theksuar se kjo mbledhje mund të mbahet në mjediset e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Kjo do të jetë mbledhja e tretë e qeverive të Prishtinës dhe Tiranës pas atyre të mbajtura në Prizren në janar të vitit 2014 dhe në Tiranë në mars të vitit 2015.

Arrestohet shqiptari me 1.5 kilogramë heroinë në Zvicër

0

Një i ri shqiptar është kapur me 1.5 kilogramë heroinë.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja, ku sipas tyre policia zvicerane në qytetin e Zyrihut, gjatë mëngjesit të djeshëm. Policia i ishte vënë nga pas 30-vjeçarit nga Shqipëria dhe në momentin që e ka ndaluar i ka gjetur 150 gramë heroinë.

Atij i është kontrolluar edhe shtëpia, ku policia ka gjetur dhe heroinën tjetër, që në total shkonte në sasinë prej 1.5 kilogramë.

United do të jetë i Mourinhos

0

Bisedimet mes Jose Mourinhos dhe Manchester United kanë avancuar dhe portugezi është siguruar se që nga sezoni i ardhshëm vendi i tij i punës do të jetë në Old Trafford.

Në opinion është përfolur mundësia që Laurent Blanc të jetë trajneri i ri, por ‘Special One’ ka marrë konfirmimin nga United se ai mbetet njeriu kryesor që ata duan për ta udhëhequr skuadrën e tyre.

E përditshmja britanike The Sun shkruan se negociatat kanë hyrë në një shkallë të avancuar, këtë javë, dhe pothuajse gjithçka është afër përmbylljes.

United, shkruan gazeta, kanë përgatitur një kontratë trevjeçare për Mourinhon, e cila kap shifrën e 60 milionë funteve, duke e bërë atë menaxherin më të paguar në histori.

Ai, po ashtu, do të ketë një buxhet super të madh për blerjet e reja.