17.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

Ja kush e ekzekutoi Hajdar Malokun – Planeja

Hajdar Maloku – Planeja, i vrarë para 70 vitesh nga dora e Serbisë gjakatare, ishte një figurë madhore e emblematike e Kosovës, i cili i tha jo komunizmit dhe ishte kundërshtuar i pari për ndarjen e trojeve shqiptare. Ai kishte kryer tri fakultete dhe njihte shumë gjuhë të huaja. Ishte njëri ndër inxhinierët e njohur për ndërtim të urave në gjithë hapësirën shqiptare dhe atdhetar i devotshëm, për çka OZN-ja e vranë në vitin 1946,shkruan gazeta Kosova Sot.

Shkuan jo më pak se 70 vite që u vra nga dora gjakatare serbe figura më emblematike e Nacionaldemokratikes Shqiptare, eprori i Akademisë ushtarake italiane dhe profesori i dy lëndëve të historisë dhe gjeografisë, njohësi i mbi shtatë gjuhëve të huaja, Hajdar Maloku – Planeja. Kjo organizatë u ngrit dhe u përforcua ideologjikisht e me synime të qarta pas shuarjes së kryengritjes së Drenicës. Midis atyre, që u angazhuan që më parë për formimin e ONDSH dalloheshin, prof. Ymer Berisha, Halim Spahija, Mulla Idriz Gjilani, Marije Shllaku, Hajdar Maloku – Planeja e shumë atdhetarë të tjerë të kësaj plejade. Hajdari është vrarë nga OZN-ja në Gjonaj të Prizrenit më 1.11.1946, e shumë të tjerë, prijës në zë e me famë.

“Këta u përpoqën që me përkrahjen e vendeve perëndimore të realizonin çlirimin e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare të okupuara nga Jugosllavia dhe ribashkimin e tyre me Shqipërinë. Lëvizja Nacionaldemokratike Shqiptare bazohet në traditën e Besëlidhjeve të vjetra shqiptare për hapat konkretë për formimin e kësaj organizate. Pas shpërthimit të Revoltës Shqiptare të Drenicës, nën udhëheqjen e Shaban Pllozhës, më 23 janar 1945, filloi përsëritja e Komitetit Nacional Demokratik të Ejup Binakut, por tashti në krye të tij do të vihet kapiteni shqiptar Hajdar Maloku-Planeja nga Malësia e Gjakovës, të cilin më 1 nëntor 1946 e likuidoi OZN-ja në fshatin Gjonaj të Prizrenit”, tregon Elez Hoxha, i cili është duke u marrë me jetën dhe veprën e këtij atdhetari.

“Vjehrrin tim Ilaz Planejën të gjallë e hëngrën qentë si dënim nga pushteti komunist”

Kunata e Hajdar Planejës, Kadime Maloku, tani rreth të 100-tave, por me vetëdije dhe me kujtim të freskët tregon për gazetën se Hajdari ka pasur vizion shumë të pasur. “Duhet të themi se ne kemi me u vra e gjithë familja, sepse po kundërshtojmë këtë frymë bolshevike. Prandaj mos trego asnjë gjë”, tregon t’i ketë thënë Hajdari, Kadime Malokut dhe më pas arrestohet më 1 nëntor 1946. Kadimja vetë ka qenë në burg, kur është vrarë Hajdari. Ajo pastaj shpjegon se si është arrestuar vetëm pse ishte familja Maloku.

”Në burg më kanë rrahur tmerrësisht për të treguar për veprimtarinë e Hajdarit, por kur nuk e kam treguar. Më rrihnin dhe më fusnin në ujë të ftohtë deri në alivansoje. Por, unë tashmë e dija se kishim humbur shumë familjarë dhe nuk dorëzohesha. Mësuam se komunistët shqiptarë vjehrrin tim e kishin nxjerrë të gjallë para qenve të çartur dhe ashtu e kanë hëngër të gjallë. Bile as varrin s’di ku e ka, sepse ai nuk e donte komunizmin. Pas vrasjes së Hajdarit më kujtohet edhe vrasja e Asllan Planejës”, tregon Kadime Maloku.

Hajdar Maloku – Planeja ishte i dashur nga populli

Dashuria e madhe që e ka pasur Hasi për figurën e Hajdar Planejës tregon edhe fakti se ai në ato rrethana qëndroi jo më pak se 18 muaj në ilegalitet, duke e përkrahur e duke i dhënë bukë Hajdar Planejës. “Ai ishte njëri nga personalitet e rëndësishme në atë kohë, kurse OZNA kishte obligim të vetëm që ta vriste këtë personalitet”, tregon Elez Hoxha. Sipas tij, Hajdari ishte një frymëzues i të gjitha ngjarjeve të atëhershme dhe për këtë arsye likuidohet. “Pas likuidimit të tij pushteti serb dëshironte që atë dashuri të popullit ta shndërronte në urrejtje për birin atdhetar dhe njeriun e tri fakulteteve të asaj kohe e njohësin e shtatë gjuhëve të huaja. Kishin marrë vendim që kufomën e tij ta ekspozojnë në sheshin “Shatërvan” të Prizrenit, që njerëzit t’i detyronin ta përulin këtë figurë për së vdekuri, duke i detyruar ta pështynë kufomën e tij”, tregon ai. Ka shumë të atillë që nuk kanë dashur të pështyjnë në kufomën e tij dhe për këtë kanë hëngër burg.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Propozimi i PDK-së për zgjedhje: 30 qershori ose 7 korriku

Mbrëmë janë takuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi. Gjatë këtij takimi, ndër të tjera u diskutua...

Ministria e Shëndetësisë miraton listën zyrtare të çmimit të barnave

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar listën zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale pas propozimit të komisionit përkatës. Ky vendim ka hyrë në fuqi më 15.05.2024,...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit