Home Blog Page 6205

Rahoveci afër regjistrimit të pasurisë komunale

0

Grupi për monitorimin e rekomandimeve të dhëna nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) për vitin 2015, ka mbajtur të premten mbledhjen e dytë të radhës.
Në takim, përveç anëtarëve të grupit për monitorimin e rekomandimeve, kanë marrë pjesë edhe zyrtari për regjistrimin e aseteve, kryesuesit e komisioneve për regjistrimin inventarizimit të pasurive jofinanciare komunale dhe kryesuesi i Komisionit për vlerësimin e pasurisë jo financiare komunale. Lulzim Sylejmani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa dhe kryesues i Grupit për monitorimin e rekomandimeve të dhëna nga ZAP-i, ka kërkuar nga zyrtari për regjistrimin e aseteve dhe kryesuesit e komisioneve që të raportojnë se deri ku kanë shkuar me regjistrimin e aseteve dhe pasurisë komunale. Drejtori Sylejmani u ka thënë kryesuesve të komisioneve dhe zyrtarit të regjistrimit të aseteve që t’i njoftojnë me kohë anëtarët e grupit për monitorimin e rekomandimeve, në rast të ndonjë ngecje në kryerjen e punës së tyre.

Avdullah Kryeziu, drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, anëtar i grupit për monitorimin e rekomandimeve të dhëna nga ZAP-i, ka thënë se “pas marrjes së raportit final nga ZAP-i, me kërkesë të kryetarit, kemi formuar dy komisione – atë për regjistrimin inventarizimin e pasurive jo financiare komunale dhe komisionin për vlerësimin e pasurisë jo financiare komunale”. “Pas formimit të këtyre dy komisioneve, në vazhdimësi jemi duke u marrë me të gjeturat e ZAP-it dhe të dy komisionet po ashtu edhe zyrtari për regjistrimin e aseteve komunale është duke e bërë një punë të mirë që besoj që kjo punë e tyre do të ketë edhe rezultat”, ka thënë ai.

Për regjistrimin e aseteve komunale ka folur Asllan Mazreku, zyrtar përgjegjës për regjistrimin e aseteve, i cili ka thënë se “është duke u vërejtur që komisionet janë duke punuar dhe këto komisione, kanë filluar të sjellin edhe materiale dhe deri në fund të vitit mund të them se do të kemi një pasqyrë shumë më të mirë sa i përket regjistrimit të pasurisë komunale”.

Esat Hoti, kryesues i komisionit për vlerësimin e pasurisë jo financiare komunale, është shprehur se pas marrjes së vendimit për emërimin në këtë komision, të gjithë anëtarët e komisionit e kanë filluar punën. “Besoj se angazhimi ynë si grup do të këtë edhe rezultatet e veta”, ka theksuar ai.
Ekrem Bytyqi, kryesues i komisionit për regjistrimin inventarizimin e pasurive jofinanciare komunale, ka thënë se “deri më tani mund të them se është bërë rreth 90 % e këtij regjistrimi dhe shumë shpejtë, si kryesues i këtij komisioni, do të dalim edhe me raportin final”. “Numri total i inventarit të regjistruar deri me tani është 3958, 247 janë jashtë përdorimit, kurse 3711 janë në përdorim”, ka deklaruar ai.

Qamil Sylka, anëtar i komisionit për vlerësimin e pasurisë jofinanciare komunale ka thënë se pas fillimit të përdorimit të programit e-pasuria, është duke u bërë komunikimi i mirë me zyrtarin për regjistrimin e aseteve, pasi në mënyrë i elektronike i dërgohen të dhënat këtij zyrtari.

Pse Qeveria e Kosovës i futi në listë 3000 “luftëtarë”, pa qenë kurrë të tillë?

0

Kryetari i ri i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, më të marrë këtë post është shprehur se listën e veteranëve e ka fryrë vetë Qeveria, e jo komandantët apo organizatat e dala nga lufta. Ai tha se qeveritarët kanë sjellë mbi 3 mijë emra për t’i bërë veteranë, për të cilët Gucati pati thënë se nuk e dinë ku kanë qenë në luftë.

Rexhep Selimi, deputet nga radhët e Vetëvendosjes, njëherit dhe ish luftëtar i UÇK-së thotë se Komisioni për verifikimin e listave është komision qeveritar, por përbërja e atij komosioni është nga njerëz me përgjegjësi të tanishme, por edhe të dikurshme në hierarkinë e UÇK-së.

Dhe sa i përket deklaratës së kryetarit të OVL-UÇK-së, për çështjen e “fryerjes” së listave të veteranëve, Selimi tha se i vjen mirë që kanë filluar edhe organiztat e tilla të merren me këto lista.

“Më vjen mirë që kryetari i sapozgjedhur e ka identifikuar si problem të madh fryerjen e listave. Mirëpo ai e ka rastin tani që të reagojë dhe të veprojë”, ka thënë ai për InfoPress.

Ai po ashtu thotë se në pothuaje me ligjin aktual kryetari mund të jetë shembulli më i mirë se si bashkëpunohet me drejtësinë, duke i denoncuar për vepër penale kushdo që ka dëshmuar rrejshëm dhe përfiton paligjshëm nga statusi i veteranit apo invalidit të luftës.

“Sa i përket ligjit për veteranët e UÇK-së, patjetër që ka nevojë për amandamente ashtu siç në kohën e procedimit ne i kemi dhënë vërejtjet dhe sugjerimet tona. Deri atëherë mund të fillojë pastrimi i listave edhe në përputhje me ligjin aktual”, nënvizoi Selimi për Gazetën InfoPress.

Shemsi Syla njëri nga anëtarët e komisionit për verifikimin e listave, të Zonës Operative të Karadakut,dha dorëheqje nga kjo pozitë për arsye se ishte i pakënaqur me procesin e verifikimit të listave,e cila sipas tij kishte deformime, zvarritje e neglizhencë.

Syla në deklaratën e tij kishte pati thënë se po terhiqet nga ky proces për shkak se ky i fundit e kishte parë të pamundur mbajtjen e premtimit që e kishte bërë se do t`i përmirësonte të gjitha gabimet në lista, dhe nuk do t`i hynte në hak askujt.

“Edhe pse nuk jam pajtuar me daljen e atyre listave, atëherë kam marrë përgjegjësi, jo vetëm si anëtar i komisionit, por mbi të gjitha edhe si organizator dhe drejtues i luftës, në pozitën e ish-zëvendëskomandantit të Zonës Operative të Karadakut. Por, duke e parë të pamundur realizimin e këtij premtimi, detyrohem që tani e tutje të mos jem më pjesë e këtij procesi”, kishte thënë Syla

Syla thotë për Infopress se përkrah ligjin për vlerat e luftës së UÇK-së, edhe pse dihet se ky ligj ka mangësi, paqartësi e edhe lëshime e gabime, por thotë se ka shpresuar se me angazhim ato do të tejkalohen e korrigjohen me akte nënligjore, gjë që nuk ka ndodhur. Këtë proces sipas Sylës nuk e rrezikon vetëm ligji i paqartë, por edhe qasja joadekuate në mënyrën e verifikimit nga ana e atyre që kanë pasur për obligim ta bëjnë një gjë të tillë.

“Unë nuk besoj se kjo qeveri dhe kjo klasë politike do të veprojë , sepse ata janë fajtorët e këtyre shkeljeve. Ata e kanë të kapur edhe prokurorinë edhe drejtuesit e ligjit sot në Kosovë, vetëm pas rrezimit të kësaj qeverie dhe ardhjes në pushtet të një qeverie parimore mund të anulojë si të tërë këtë verifikim dhe pastaj te krijojë komision të besueshëm dhe zbatues te ligjit me përpikeri”, ka thënë ai për InfoPress.

Përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Xhavit Jashari, tha se procesi i verifikimit është proces që ende nuk ka përfunduar,dhe sipas tij po shihet që nuk do përfundojë njëherë. Ai për këtë gjë thotë se fajtor në njëfarë mënyre është Qeveria, e cila nuk po merret më seriozisht me këtë çështje dhe nuk po e përshpejton këtë proces duke u mbështetur në Ligjin për Veteranët e UÇK-së.

“Qeveria është ajo që obligohet me ligj që të zbatojë të drejtat e këtyre kategorive dhe ta zbatojë në përpikmëri ligjin për vlerat e luftës,dhe të mos ndërhyjë as në lista e as në proceset tjera të Komisionit Verifikues të listave të Veteranëve të UÇK-së”, thekson Jashari për InfoPress.

Hetohet një vrasje politike

0

Ndonëse kanë kaluar 17 vjet pas luftës, shumë vrasje që kanë ndodhur nga atëherë e deri më sot vazhdojnë të mbesin misterioze për familjarët dhe mbarë opinionin publik. Në mesin e të vrarëve, siç dihet, ka pasur figura politike, ushtarake, por edhe personalitete të tjera të jetës politike, por që nga ajo ditë e tutje, vrasësit e tyre, qoftë vendorë apo të huaj, sorollaten lirshëm rrugëve të vendit apo të shteteve të huaja në pamundësi për t’u kapur nga drejtësia vendore dhe misionet e huaja ndërkombëtare që janë të akredituara që nga pas lufta në Kosovë, shkruan gazeta Kosova Sot.

Por, çfarë ka ndodhur me dosjet e UNMIK-ut për vrasjet politike të ndodhura pas luftës, dhe a janë transferuar ato te misioni i EULEX-it apo te Prokuroria vendore? Zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridonë Kozmaqi- Hajdaraj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka bërë me dije duke informuar se sa i përket transferimit të lëndëve të kësaj natyre nga ana e UNMIK-ut tek EULEX-i, Prokurori i Shtetit, sipas saj, nuk i posedon këto informata dhe asnjë të dhënë se a është bërë transferimi i lëndëve dhe se si është bërë, derisa për të marrë një përgjigje të tillë në këtë drejtim, ajo ka sugjeruar për t’iu drejtuar zyrtarëve të këtyre misioneve.

“Gjithashtu, ju informoj se te prokurorët vendës nuk është transferuar asnjë rast i kësaj natyre nga ana e EULEX-it. Për informatën tuaj, Prokuroria Speciale (prokurori vendës nga kjo prokurori) ka filluar me vetiniciativë që ta trajtojë një rast të tillë, i cili tani gjendet në fazën e grumbullimit të informatave”, ka theksuar, zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridonë Kozmaqi- Hajdaraj.

Likuidimi i rivalëve politikë

Analisti Naim Kelmendi tha për gazetën “Kosova Sot”se pas luftës në Kosovë kanë ndodhur mjaft vrasje me motive politike, teksa kjo tashmë dihet dhe është e vërtetuar se të gjitha këto vrasje kanë qenë të drejtuara kundër një vije politike, dhe të gjitha këto vrasje kanë pasur për objektiv mënjanimin politik të kundërshtarëve në skenën politike. Kelmendi tutje shprehet se, siç duket, UNMIK-u ka bërë pak gjë apo asgjë në zbardhjen e këtyre krimeve dhe me kryerjen e mandatit të përkohshëm të këtij administrimi, dosjet, siç është thënë, i ka kaluar tek EULEX-i, derisa, sipas tij, mbase edhe ky i fundit deri më sot nuk ka treguar efikasitetin e duhur në këtë drejtim, pasi nuk është e njohur se ka zbardhur ndonjërin nga vrasjet politike të pasluftës, apo të ketë nxjerrë para drejtësisë për të gjykuar ndonjërin nga aktorët e këtyre vrasjeve.

“Gjykimi dhe dënimi apo zbardhja e këtyre krimeve nuk ka ndodhur deri më sot nga gjykatat tona, e që do të duhej të ishte një nga detyrat e tyre në sistemin dhe ndarjen e drejtësisë nga Gjyqësia jonë, derisa në anën tjetër dihet se krimet e pasluftës janë krejtësisht politike, pa lënë anash edhe ato të natyrës tjetër, sikur janë vrasjet e krimit të organizuar etj., por mbase lëndimi më i madh ka qenë natyra e vrasjeve politike”, ka vijuar më tej ai.

Kelmendi ka nënvizuar se këto krime kanë ndodhur për të likuiduar kundërshtarët politikë, nisur thjesht nga motivet politike, por që kanë urdhërdhënës dhe organizatorë si dhe strategji të këtyre vrasjeve.

“Është thënë dhe përfolur sa herë se këto krime politike e kanë adresën te njerëzit dhe rrjeti i SHIK-ut, por edhe përkundër kësaj, as kjo etapë nuk është zbardhur dhe askush nuk ka dhënë llogari për këtë para drejtësisë, dhe që do të duhej patjetër gjykuar edhe SHIK-un për veprimtarinë e tij tejet misterioze për kohën dhe rrethanat e veprimtarisë së tij, mbase duke vënë në dyshim të gjithë atë kohë vrasjesh politike derisa ka vepruar kjo strukturë e inteligjencës së një partie në pushtet për vite të tëra, pasi, veç tjerash, për vite të tëra edhe familjet e të vrarëve të krimeve të kryera, por edhe opinioni kanë kërkuar që të zbardhen vrasjet politike të pasluftës në mënyrë që të gjykohen kriminelët dhe të vendoset drejtësia në vend. Por, duket se këto thirrje kanë shkuar në vesh të shurdhër nga ana e Gjyqësisë kosovare, dhe me një fjalë drejtësia deri më sot ka heshtur, ngase deri më tash nuk kemi parë vullnetin e drejtësisë për të arrestuar kriminelët e këtyre krimeve”, tha Kelmendi.

 As UNMIK-u, as EULEX-i nuk dhanë rezultat

Avokati Nikë Shala thotë se, për fat të keq, pas luftës në Kosovë janë vrarë disa figura të mirënjohura, të devotshme e të palodhura, të cilat kanë dhënë kontributin e tyre maksimal për kauzën tonë mbarëkombëtare, derisa, sipas tij, ende ka shumë nëna të veshura me rroba të zeza, të cilat kafet e mëngjesit i pinë me lot në sy, duke pritur me shpresën se a mos vallë kryesit e vrasjeve do të zbulohen, që ata të ballafaqohen me drejtësinë, e që kjo të paktën atyre nënave t’ua lehtësonte dhimbjet shpirtërore që i kanë për më të dashurit e tyre.

“Përndryshe, është evidente se gjer më tani, organet kompetente të drejtësisë, përveç zotimeve dhe deklarimeve, as UNMIK-u, por as misioni i EULEX-it nuk kanë ndërmarrë hapa konkretë drejt zbardhjes së rasteve për vrasje politike, ngase deri më tash, sa unë kam njohuri, asnjë rast i vrasjeve që konsiderohet me motive politike nuk është gjykuar në Republikën e Kosovës. Andaj, përfundimisht ka ardhur koha që prokurorët të dëshmojnë vullnet dhe guxim profesional që në bazë të provave materiale dhe në mënyrë profesionale t’i kryejnë kompetencat ligjore në kuadër të ligjit, për çka edhe janë betuar, e të mos zvarriten procedurat, dhe që kryesit eventualë të vrasjeve të ulen në bankën e zezë dhe të ballafaqohen me drejtësinë, dhe gjykata pastaj të vendosë në mënyrë meritore, ngase kjo do të ishte një satisfaksion moral, që të paktën t’ua lehtësojë dhimbjet shpirtërore familjeve të të dëmtuarve”, ka vijuar më tej Shala, duke shtuar se çdo vonim i procedurës në këtë drejtim, ani pse tashmë ai konsideron se është i vonuar, mund të rrezikojë vërtetimin e provave apo zhdukjen e tyre, si dhe mund të ketë vështirësi në sigurimin e dëshmitarëve.

Anarki në sistemin e drejtësisë

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha dyshon se moszbardhja e këtyre rasteve ka qenë e qëllimshme, ngase, siç tha, për vetë faktin se deri më tash nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. /Kosova Sot/

Malisheva do të rregullojë emrat e rrugëve

0

Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Malishevës, i njofton të gjithë qytetarët, se gabimet që mund të jenë bërë në tabelat me emrat e rrugëve, do të përmirësohen.

Komuna ka bërë të ditur se, zyrat e Drejtorisë së Urbanizmit në Malishevës, janë të hapura nga ora 08:00 deri në ora 16:00, andaj janë lutur të gjithë ata që kanë ankesa në tabelat me emrat e rrugëve, të paraqiten në drejtori, për përmirësimin e gabimeve, ku edhe mund ti marrin udhëzimet për mënyrën e paraqitjes së ankesave të tyre dhe procesin e përmirësimit të emrave të rrugëve.

“Emërtimi i rrugëve, ka qenë një proces i gjatë dhe shumë i vështirë, ndërsa tani jemi në fazën e vendosjes së tabelave me emrat e të gjitha rrugëve. Projekti i vendosjes së tabelave me emra, financohet nga Bashkimi Evropian dhe bëhet me standarde evropiane dhe për këtë qëllim, emrat në tabela shtypen në një nga vendet e Bashkimit Evropian, ku rrjedhimisht edhe mund të ketë gabime, prandaj, lusim të gjithë banorët, që i vërejnë këto gabime, të paraqiten në Drejtorinë e Urbanizimit për rregullimin e tyre”, ka bërë të ditur Komuna e Malishevës.

Komuna ka bërë të ditur se, emërtimi i rrugëve është bërë, sipas propozimeve të bëra nga vet banorët, ndërsa në fund janë miratuar nga ana e Kuvendit të Komunës.

“Por pavarësisht kësaj, mund të jenë bërë gabime, si në aspektin e drejtshkrimit, ashtu edhe në ngatërrimin e emrave, prandaj, mos bëni veprime individuale për heqjen e tabelave, por të gjitha gabimet apo defekt që i vëreni, ju lutem që të paraqiteni në drejtori, për përmirësimin dhe eliminimin e çdo gabimi të mundshëm”. /PrizrenPress.com/

Vetëkënaqësia feudale

0

Akademik Rexhep Qosja ka folur për debatin e fundit që është krijuar si pasojë e pjesëmarrjes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Forumin e Sigurisë në Beograd, ku ai ka dhënë disa deklarata për Kosovën dhe të cilat pastaj janë komentuar në mënyra të ndryshme në Prishtinë dhe Tiranë.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Qosja i ka vlerësuar pozitivisht deklaratat e Ramës në Beograd për Kosovën. “Nuk ngurroj të them se fjalimet e Edi Ramës në Beograd me nivelin e tyre janë leksione politike dhe intelektuale për klasën politikë serbe. Kjo e vërtetë e nderon politikën shqiptare në përgjithësi”, ka thënë Qosja.

Sipas Qosjes, kryeministri Rama me deklaratën e tij në Beograd ia tha Serbisë dy të vërteta të mëdha. “Me atë deklaratë kryeministri Edi Rama, me dhuntinë e tij krijuese, ia tha Serbisë dy të vërteta të mëdha, shumë të mëdha: e para, i tha Serbisë se Trepça është resurs i madh, tepër i madh, natyror, që kurrsesi, me kurrfarë mjetesh, nuk mund të nxirret prej vendit natyror, gjeografik, ku gjendet prej Kosovës dhe, e dyta, se Kosova është shtet i pavarur dhe më vete, që vendos vetë, pavarur, për të gjithë dhe të gjitha, që janë në hapësirën e saj gjeografike, njerëzore e shtetërore”, është shprehur Qosja.

Ndaj paraqitjes zyrtare të Edi Ramës në Beograd dhe në Nish, pati shumë reagime të zyrtarëve, të medieve dhe të individëve të ndryshëm në Prishtinë dhe Tiranë por, sipas akademik Qosjes, “për shumëkënd këto reagime në Prishtinë e në Tiranë mund të jenë befasi e madhe, e papritur e madhe”. “Si është e mundur që komunikimi midis Prishtinës e Tiranës, qoftë intelektual qoftë politik, të çoroditet, të degradojë, të fundoset deri në atë shkallë?”, ka thënë ai.

Kurse reagimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, akademik Qosja e ka quajtur të mjerueshëm. “Mjerisht, një mijë herë mjerisht, Kosova nuk mund të quhet, ashtu si e quan Ministria jonë e Jashtme, ‘shtet i pavarur, sikurse çdo shtet tjetër në rajon’. Po të ishte shtet i pavarur, si çdo shtet tjetër në rajon, nuk do të ndodhte që në institucionet administrative, arsimore, kulturore e të tjera të komunave serbe në Kosovë të mos ketë simbole shtetërore të shtetit të Kosovës! Po të ishte Kosova shtet i pavarur si çdo shtet tjetër në rajon, nuk do të ngrihej përmendorja madhështore e car Lazarit në Mitrovicën Veriore me gisht të ngritur në shenjë pushtimi ndaj Kosovës! Po të ishte Kosova shtet i pavarur si çdo shtet tjetër në rajon, nuk do të ndodhte që edhe në disa zyra në Prishtinë a në ndonjë komunë tjetër të mos vihej fotografia e kryetarit të Kosovës po të viheshin fotografi të kryetarit të dikurshëm partiak! E të tjera, e të tjera”, ka deklaruar Qosja.

Duke iu referuar deklaratave të Edi Ramës, Qosja ka thënë se kjo është e drejtë natyrore dhe politike e popullit shqiptar të Shqipërisë për t’u interesuar për vëllezërit e vet në Kosovë dhe kudoqofshin. Ai ka theksuar se prej përfundimit të luftës çlirimtare në Kosovë, Shqipëria ka bërë dhe vazhdon të bëjë shumë punë për Kosovën, për njohjen e saj shtet i pavarur e më vete, për pranimin e saj në organizata e në institucione të ndryshme ndërkombëtare. “Reagimet në Prishtinë, ndaj paraqitjes së kryeministrit Edi Rama në Serbi dhe një pjesë e reagimeve në Tiranë, ndaj këtyre reagimeve në Prishtinë, në të vërtetë janë shprehje e një provincializmi në të dy anët e kufirit, që tingëllojnë si përçarje. E provincializmi i bënë viktimat e tij ta shohin vetëm veten! Dhe, provincializmi i bënë viktimat të shohin vetëm sa mund të shohin ata: deri te kthesa e parë. Fatkeqësisht, klasa e sotme politike shqiptare, shumë më tepër se për jetën e popullit, po mendon për interesat e veta”, ka thënë Qosja.

Qosja në këtë intervistë ka folur edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Akademik Qosja e ka komentuar edhe iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për zbardhjen e krimeve gjatë dhe pas luftës. “Kërkesa e Hashim Thaçit “për t’u zbardhur, si e thatë ju, të gjitha krimet gjatë dhe pas luftës”, është përsëritje e kërkesave me qindra herë të përsëritura gjatë 16 vjetëve të shkuara të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të gazetës së saj “Bota sot”. Prej se është bërë kryetar i Kosovës, jo vetëm me këtë kërkesë, jo vetëm me ato katër letra, Hashim Thaçi kur e kur po paraqitet njëkohësisht si kryetar e si kryeministër, kurse tani në fund, edhe si Prokurori e Gjykatë e Kosovës! Por, a duhet a jo të paraqitet Hashim Thaçi me të gjitha këto kompetenca është e drejtë e çdo intelektuali, prandaj edhe e imja ta them si një intelektual i angazhuar, por është obligim ligjor ta thonë sidomos ata që janë zgjedhur për të gjykuar për zbatimin e drejtë e për shkeljet e Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë akademik Rexhep Qosja. /Epoka e re/

Thaçi e Veseli të flasin për vrasjet

0

Dyshimi i ngritur së fundi nga deputeti i LDK-së, Anton Quni, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës në këto dy mandatet e fundit dhe ish-epror i UÇK-së, sipas të cilit presidenti i tanishëm ivendit, Hashim Thaçi, mund të jetë një dëshmitar kyç i ofrimit të të dhënave sa u takon vrasjeve politike të pasluftës, pasi që ai ka pasur njohuri edhe për funksionimin e disa shërbimeve të zbulimit dhe kundërzbulimit në vend gjatë asaj periudhe kohore, për analistët politikë dhe njohësit e fushës së sundimit të ligjit duhet të merret në konsideratë,shkruan gazeta Kosova Sot.

Sipas tyre, paraqitet edhe si nevojë e domosdoshme inicimi i procesit hetimor për rolin që ka pasur SHIK-u, qoftë gjatë dhe pas periudhës së luftës. Deputeti Adem Salihaj, nga LDK-ja, konsideron se bashkëpartiaku i tij nuk ka thënë diçka shumë të re, por vetëm sa është shpalosur edhe një herë para opinionit një e vërtetë që nuk mund të fshihet, e për të cilën duhet të japin llogari të gjithë ata që kanë qenë pjesë e asaj strukture, kanë qenë të afërt me ato struktura dhe kanë pasur e vazhdojnë të kenë edhe sot informacione për fushat dhe mënyrat e operimit të saj. Salihaj thotë se Hashim Thaçi nuk mund të jetë vetëm dëshmitar, por edhe përgjegjës kyç për ato vrasje që kanë ndodhur para15-16 vjetësh.

Salihaj drejton gishtin nga presidenti

Sipas Salihajt, SHIK-u nuk i zbulon vrasjet që i ka kryer vetë. “Hashim Thaçi nuk mund të jetë dëshmitar, ai është përgjegjës për shumicën e vrasjeve politike që janë kryer gjatë luftës dhe pas saj në Kosovë. Sa për hetim të SHIK-ut nga Parlamenti, tash për tash nuk ka mundësi, sepse nuk mund të sigurohen votat, por do të vijë koha kur do të hapet edhe në Parlament çështja e organizatës kriminale SHIK dhe të gjithë ata që e kanë krijuar dhe udhëhequr do të dënohen politikisht dhe para drejtësisë. Derisa të mos e bëjmë këtë ne nuk do të jemi një shtet i mirëfilltë, në të cilin sundojnë rendi dhe ligji”, tha Adem Salihaj për “Kosova Sot”. Si dëshmitar kyç e sheh rolin e tij në procesin hetimor edhe eksperti për çështje të sundimit të ligjit, Blerim Burjani. Mirëpo jo vetëm Thaçi, por, sipas Burjanit, krahas tij duhet të dëshmojë edhe vetë Kadri Veseli, si drejtues i SHIK-ut.

“Thaçi do të jetë njëri nga dëshmitarët që do të deklarohet për informata që eventualisht mund të ketë para Gjykatës Speciale, pra mund të jenë me gjasë shumë dëshmitar. Kjo gjykatë mund ta ftojë madje edhe Veselin në cilësi të dëshmitarit të ndërlidhur me punën e tij në këtë shërbim. SHIK-u ka funksionuar dhe ka pasur raporte të ngushta me disa shtete dhe ka punuar edhe me sektorë të sigurisë jashtë Kosovës”, tha Burjani për “Kosova Sot”.

Kelmendi: Thaçin e bënë lider shërbimet sekrete

Domosdoshmërinë për të qenë dëshmitar kyç për vrasjet politike të pasluftës presidentin Thaçi e sheh si të arsyeshme edhe eksperti i shkencave të sigurisë Jeton Kelmendi. “Po, është e vërtetë se Thaçi mund të ketë qenë i lidhur me shërbimet e ndryshme inteligjente, madje edhe producent i shërbimeve informative, sepse niveli intelektual i tij nuk i lejonte këtij, Hashim Thaçit, që të bëhej lider ndryshe, sikur mos ta mbështesnin shërbimet inteligjente.

Koalicioni i opozitës në Kosovë

0

Ali Hertrica

Shkruan: Mr.Ali Hertica
Palët pjesëmarrëse në qeverinë e quajtur partitë e koalicionit. Palët që nuk janë në qeveri, partitë opozitare. Ata janë, si të thuash kundër qeverisë ose të koalicionit të partive. Opozita nuk mbështet politikat e qeverisë apo vetëm pjesërisht. Opozita preferon një tjetër kabinet dhe një tjetër koalicion. Partitë e opozitës janë duke u përpjekur për të mbajtur propozimet e qeverisë shpesh ose të ndryshojë.

Partitë e koalicionit do të mbështesin politikën e qeverisë e jo kundër saj. Dualizmi do të thotë se ka një distancë mes kabinetit dhe parlamentit. Shpesh, koalicioni mbështet planet e qeverisë dhe koalicioni ka qëndrim dheka deshir që opozitën ta ketë në debat parlamentar përballë njëri-tjetrit. Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë, koalicioni mund dhe duhet të pajtohen me qeverinë.

Parlamenti duhet vërtetë të verifikojë qeverinë . Anëtarët e kabinetit emërohen nga partitë e koalicionit, por jo i zgjedhur drejtpërdrejt. Ata nuk janë një anëtar i parlamentit,kabineti dhe deputetët kanë mendimin dhe përgjegjësitë e tyre. Nuk është monizëm si lidhja midis qeverisë dhe koalicionit. Koalicioni është si të thuash një zgjatje të kabinetit. Në këtë rast partitë opozitare pa shumë rezistencëduhet të pajtohen.

Në Kosovë ka dualizëm të moderuartë demokracis këtë e ka deshmuar opozita , sepse zakonisht të mbështetur nga partitë e koalicionit, legjislacionin e propozuar nga qeveria. Në ligj shumë çështje janë të rregulluara nga shoqëria. Ato janë baza mbi të cilën gjyqtari ka një zë, dhe një prokuror për të përcaktuar nëse dikush duhet të jetë apo jo. Ndiqen penalisht ligjet nuk janë bërë nga gjyqtarët dhe zyrtarët.

Kompetencat gjyqësore dhe legjislative janë të ndara. ligjet janë të krijuar nga ministritë dhe ligjvënësit. Por ata vetëm të bëhet ligj nëse Parlamenti ra dakord edhe për të. Kështu, për qeverinë dhe parlamentin së bashku të përcaktojnë se çfarë sjellje kriminale janë bërë deri tani. Një ligj nuk është thjesht një moment mendimesh,ligjet janë të përditësuar rregullisht.

Gjithashtu në lidhje me këto rregullime vendosur nga parlamenti duhet te respektohen nga et gjithë. Në të vërtetë ju vendosni nga një ligj të fort dhe të drejt sespe jeni deputet të zgjedhur nga vota e sovranit, sepse atëherë ju mund të zgjidhni atë që ju dëshironi të keni në parlament. Të gjitha ligjet në Kosovë janë libra shumë të trasha të ligjit por nuk zbatohen në përpikshëmeri,e cila sigurisht, duhet të jetë e përditësuar vazhdimisht. Prandaj, ka edhe versione të lirshme-fletë. Pra, duke marrë shtojcave të reja mund të futet dhe të hiqen të vjetëruara siq po behet edhe me Kushtetiten e Kosoves sipas tekeve te njerzve .

Dylan bëhet pishman

0

Këngëtari Bob Dylan, ka larguar nga websajti i tij fjalët se ai është “fitues i çmimit Nobel për Letërësi”.

Ky ishte edhe veprimi i tij i parë dhe shenja e parë që prej shpalles së tij si fitues të këtij çmimi prestigjioz, mirëpo Dylan e ka larguar nga websajti këtë mbishkrim, transmeton Klan Kosova.

Në websajtin e tij për shitjen e librit me tekste të këngëve të tij nga viti 1961 deri në vitin 2012 deri para pak momentesh ishte e vendosur mbishkrimi që ai është fitues i çmimit Nobel për Letërësi, mirëpo tani është larguar.

Disa persona heshtjen e Bob Dylan pasi fitoi çmimin Nobel për Letërsi e kanë quajtur drojë, të tjerët e kanë quajtur të përmbajtur kurse disa të tjerë si sjellje të keqe të tij.

Sekretarja e përhershme e akademisë Nobel, Sara Danius, kishte thënë të hënën se kishin bërë përpjekje të shumta për ta kontaktuar Dylan, duke përfshirë edhe email të tëra mirëpo nuk kanë mundur të kontakojnë me të.

Por ajo ishte shprehur se nuk brengoset nëse këngëtari do paraqitej në ceremoninë e ndarjes së çmimit, që mbahet më 10 nëntor në Stokholm.

“Mendoj që ai do të paraqitet. Nëse nuk do të vjen, ai thjeshtë nuk do të paraqitet. Por sidoqoftë do të organizohet një festë e madhe dhe nderi i takona tij”, është shprehur Danius.

Zyrtari i arsimit gënjen për tentim-kidnapimin e vajzës në Prizren

0

Policia Rajonale në Prizren ka deklaruar që ka nisur hetimet në lidhje me një rast të tentim-kidnapimit të një nxënëse të komunitetit boshnjak me mësim në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren.

Sipas policisë informata për këtë ngjarje ka ardhur nga zyrtari i arsimit, A.S.

Ndërsa pas hetimeve nuk janë konfirmuar pretendimet e zyrtarit të lartpërmendur dhe dyshohet që informacioni i dhënë mund të jetë lansuar për qëllime politike, njofton Klan Kosova.

Lidhur me këtë rast, policia e Prizrenit ka deponuar kallëzim penal në prokurori për deklarim të rrejshëm.

Bllaca, fshati me shumë shtëpi

0

Bllaca e Suharekës është një fshat i bukur dhe piktoresk, por është edhe fshati i trimërive të shumta. Kur flasim për Bllacën, menjëherë ky emër të kujton Ramë Bllacën, figurën emblematike, që ishte këmbëngulës që mos të lëshohen trojet tona e të shkohet në Anadoll të Turqisë. Historiani Demir Zekolli shprehet se është tashmë e njohur nga të gjithë figura frymëzuese e patriotit të madh, Ramë Bllaca, që me fjalën, punën e veprën e tij mbajti gjallë shpresën e shqiptarëve, frymëzoi shqiptarët për të mos e lëshuar Kosovën, për të mos ua dhënë Kosovën serbëve.”Po ashtu është e njohur dhe e vlerësuar sakrifica e pashembullt e Qazim Bllacës, që e shkriu rininë e tij në kohën e komunizmit nëpër burgje e internime në Kosovë dhe Shqipëri. Pastaj atje domosdo të kujtohet rapsodi më i madh i këngëve shqipe, Riza Bllaca, për të cilën në vitin 1974 Instituti Albanologjik i Kosovës dhe ai i Tiranës për tri ditë mezi arritën t’i marrin të gjithë opusin e këtij rapsodi të pavdekshëm”, shpjegon për “Kosova Sot” historiani Demir Zekolli.

Bllaca, me histori të lashtë Studiuesi tjetër, Jusuf Osmani, shprehet se gjurmët e vendbanimit të këtij fshati shtrihen thellë në lashtësi, derisa në dokumentet e shkruara e hasim në ato të periudhës osmane. “Bllaca është fshat në komunën e Therandës, që shtrihet rreth 8 km në veri të saj. Me emrin Blladqi përmendet në defterin kadastral të vilajetit të vitit 1455, me 34 shtëpi. Jeton popullsia autoktone shqiptare. Sa i përket numrit të banorëve, sipas shënimeve të konsullit rus, Jastrebovit, rreth vitit 1879 kishe 60 shtëpi, të gjitha shqiptare”, na thotë Osmani. Sipas tij, kjo përputhet edhe me deklarimet e Mahmut Sherif Fangut. Sipas këtij të fundit, Munish Dërguti në vitet 1875-1948 dëshmonte se në kohën e tij fshati Bllacë kishte 60 shtëpi, të gjitha të mbuluara me kashtë, kurse në fund të shekullit XIX kishe 100 shtëpi. Ndryshe, në regjistrimin e vitit 1913 fshati kishe 1052 banorë. “Para se të flasim për arsimin në Bllacë, që është i pandarë me historinë e arsimit të Duhles, duhet të themi dy fjalë për historinë në tërësi. Por, gjithsesi, ngado që ta nisim, çfarëdo që të themi, ne nuk mund të dalim askund dhe nuk do të bëjmë dot asgjë, nëse nuk e fillojmë e mbarojmë me figura të tilla si Fetah Bllaca, pjesëmarrës i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e i shumë kuvendeve shqiptare, Ramë Bllaca, Qazim Bllaca e Asllan Fazlia”, shprehet Jusuf Osmani.

Zekolli thotë se Bllaca ka toponime shqipe dhe gjetje të rëndë- sishme arkeologjike Duke folur për “Kosova Sot”, historiani Demir Zekolli shpjegon edhe faktin se Bllaca si lokalitet i moçëm ka toponime tërësisht shqipe. “Nisur nga lagjet ku ato janë lagjja “Fangu”, lagjja “Suka”,”Lumi”, Guraziu: etj. Këto flasin për toponime kaq autoktone, por edhe toponimet tjera kanë frymë të shqipes, p.sh. “Shëngjina”, që është një toponim se këtu ka pasur festime të lashta, pastaj edhe “Ara e Mihalit”, që dëshmojë se ka një lashtësi të vjetër ky lokalitet. Kurse në fshat brenda ka një vend të gjetjeve arkeologjike “Bregishta”, që flet për kohën e periudhës dardano-ilire. Kjo e bën një lokalitet të rëndësishëm të historisë së fshatit Bllacë”, tregon Zekolli.

Fshati me 800 familje, mbi 25 për qind prej tyre me vendbanim jashtë atdheut Si në të gjitha fshatrat tashmë të Kosovës, edhe në fshatin Bllacë të Therandës për fat të keq kurbeti është bërë pjesë e jetës. Kështu nga ky fshat janë mbi 25 për qind e banorëve që jetojnë jashtë, si në Itali, Gjermani, Zvicër dhe shtete të tjera. Ne arritëm të kontaktojmë me Fatmir Zekollin, tashmë në Itali. ‘Po, unë është e vërtetë se me gjithë familjen time, me bijtë e mi, jam në Itali. Por, më duhet të them se atje kam ndërtuar shtëpi të reja. Kurdo që të kthehemi atje e kemi jetën dhe bazën tonë në Bllacë. Atdheu nuk paguhet me asgjë”, na thotë Fatmiri. Ndërsa, historiani Demir Zekolli shprehet se gjithkund në Kosovë, edhe në këtë fshat, po dëmtohet shumë trashëgimia kulturore. Sipas tij, Bllaca ka nxjerrë njerëz të shquar.”Është vend që ka ditur të luftojë kundër Perandorisë turke, kurse “Qafa e Duhles” njihet si vend ku janë mundur ushtritë pushtuese. Bllacjanët kanë luftuar kundër turqve, bullgarëve dhe serbëve”, na thotë Zekolli. Sipas tij, bllacjanët morën pjesë dhe sakrifikuan në luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare për të larguar pushtuesit e huaj, derisa shumë bllacjanë humbën jetën në Tivar. Edhe në luftën e fundit kundër Serbisë ranë shumë dëshmorë në këtë fshat, si: Imer Krasniqi (1957- 1998) nga Carralluka e Malishevës, Bislim Zekolli (1953-1998), Mehmet Lumi (1969-1999), Shaban Iballi (1971-1999), Sahit Tixha nga Arbana e Prizrenit, nip Bllace (1974-1999), Sadri Guraziu (1980-1999), Kadri Qollaku (1981- 1999), Salih Kermeni (1983-1999). Për çdo vit, këta dëshmorë përkujtohen më 7 qershor, në lagjen Sukaj, ku prehen edhe emrat e tyre në lapidarin e lirisë. Por, tash fshati është plot jetë dhe në të mësojnë 700 nxënësit e shkollës fillore

(Kosova Sot)