Home Blog Page 6204

Përkujtohet Abdullah Thaçi

0

Poeti , Abdullah Thaçi është përkujtuar në një vjetorin e vdekjes.

Krijuesit kanë vlerësuar lartë krijimtarinë e Thaçit.

Shkrimtari nga Shqipëria, Petrit Palushi, tha se krijimtaria letrare pësoi një humbje të madhe me vdekjen e Abdullah Thaçit.

“Përkundër kësaj, poeti i ndjerë me krijimtarinë e tij mbetet ndër shkrimtarët tanë më të respektuar të letërsisë shqipe për fëmijë”, tha Palushi.

Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj- Kukaj, tha ndërkaq se, poeti Thaçi, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në këtë institucion.

“Gjurmët e tij janë kudo mes nesh”, tha ajo,transmeton TVPZ.

Poeti Abdullah Thaçi, ishte mjaft produktiv në letrat shqipe, e në veçanti në letërsinë për fëmijë.

U lind në fshatin Novosellë të Pejës më 1942, kurse vdiq vitin e kaluar.Shkollimin fillorë e ka mbaruar në vendlindje, të mesmen në Pejë, ndërsa Fakultetin e shkencave të natyrës, dega e Kimisë, në Universitetin e Prishtinës.

Në kohë të gjatë, punon si profesor në Gjimnazin e Prizrenit. Disa nga veprat e tija, janë; “Lumi i dritës”, 1980, “Treni i bardhë”, 1982, “Duke pritur ylberin”, 1983, “Piknik poetik”, 1986, “Anës Drinit”, 1989, “Ani, Kosovë, ani”, 1994, etj/PrizrenPress.com/

Kallëzim penal kundër degradimit të Parkut në Bjeshkët e Kabashit

0

Pesë lagje të fshatit Korishë, kanë ngritur kallëzim penal kundër degradimit Parkut Nacional në Bjeshkët e Kabashit.

Në kallëzimin penal përfaqësuesit e këtyre lagjeve thonë se në fund të muajit shtator, persona të pandërgjegjshëm të identifikuar të këtij fshati, kanë filluar të ndërtojnë objekte në Parkun Nacional – Bjeshkën e Kabashit.

“Me veprimet e tyre përveç që po shkatërrojnë pyllin, po bëjnë ndotjen degradimin dhe shkatërrimin e pyllit duke e degraduar mjedisin në kundërshtim me ligjin”, thuhet në kallëzimin penal të tyre.

Për këto objekte nuk ka leje paraprake nga Ministria apo Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndërtimet kanë filluar në mënyrë të egër dhe pa asnjë kriter.

Nuk kanë leje për ndërtim, nuk kanë plan urbanistik, të gjitha këto në kundërshtim me nenin 43 të Ligjit për mbrojtjen e natyrës.

Avokati Esat Gutaj, tha se me këtë veprim është kryer vepra penale “ndotja, degradimi apo shkatërrimi i pyjeve nga neni 357 si dhe neni 368, punimet e kundërligjshme në Parkun Nacional – Bjeshkën e Kabashit, Zonë kjo e mbrojtur me ligj të veçantë.

“Për ndërtimet të filluara në mënyrë ilegale është njoftuar Inspektorati i ndërtimit i Kuvendit Komunal të Prizrenit”.

“Gjithashtu janë njoftuar edhe kompetentët për mbrojtjen e parkut nacional, por nuk janë ndërmarr masa”.

Prandaj, përfaqësuesit e pesë lagjeve të fshatit Korishë, duke e shprehur indinjatën e thellë për mosreagim të organeve kompetente, duke bërë kallzim penal mëtojnë ndalimin i kësaj dukurie negative edhe nga persona të tjerë, që pa leje të organeve përkatëse të mos ndërtojnë në Zonën e Mbrojtur dhe të mos e bëjnë shkatërrimin e pyjeve – mjedisit me ndërtime pa kritere dhe pa leje paraprake urbanistike që në këtë mënyrë të mbrohet mjedisi në Bjeshkën e Kabashit./PrizrenPress.com/

Shkelet një fëmijë në Buzez të Dragashit

0

Një fëmijë është shkelur në fshatin Buzez të Dragashit. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Siç raporton “Opoja.net”, vetura që ka shkelur fëmijën ka qenë me registrim të Austrisë.

Në vendin e ngjarjes ka dal Policia e Kosovës.

Apostolova: Kosova ta përmirësojë imazhin

0

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Natalya Apostolova tha se Kosova duhet ta përmirësojë imazhin me storje pozitive.

Në seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, shefja e Zyrës së BE-së Natalya Apostolova bëri thirrje që Kosova ta përmirësojë imazhin e saj.

“Kosova duhet të ndihmojë veteveten duke pasur storje pozitive që do t’i ndihmoje në përmirësimin e imazhit të saj jashtë,” tha Apostolova.

Apostolova foli edhe për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit që hyri në fuqi më 1 prill.

“Sundimi i ligjit është në thelb të kësaj marrëveshjeje, është fjala magjike. Ky është problemi më i madh i institucioneve të Kosovës,” tha Apostolova.

Apostolova lavdëroi forcat politike që pa dallim përkrahin rrugën evropiane të Kosovës.

“Jam e impresionuar që këta muaj prej kur kam ardhur këtu, të gjitha forcat politike më thonë qe Kosova është për rrugën europiane dhe mendoj që kjo është unifikuese,” tha Apostolova.

Përfaqësuesja speciale e BE-së tha se Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit do t’u ndihmojë koosvarëve.

“Procesi i Stabilizim Asocimit ëahtë prioritet i yni poltik e ekonimik që shërben si bazë për procesin e aderimit. Kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi në prill dhe tash gjëja më e rëndësishme është zbatimi dhe nëse kjo bëhet, Kosova do të ketë impakt shumë pozitiv në qytetarët e saj,” tha Apostolova. /Kallxo.com/

Kosova dhe Shqipëria, jashtë Ramës!

0

Mero Baze

Unë ndoshta jam gazetari më jetëgjatë që kam punuar për shtypin e Kosovës, nga viti 1992. Për një kohë të gjatë më ka shqetësuar një lloj antikosovarizmi i vërejtur në Shqipëri, here- herë gati në formë racizmi.

I tillë sidomos në vitet ‘90. Lidhej here- herë politikisht, me mënyrën se si Berisha përdorte Kosovën, por ishte edhe jo politik. Ishte një distancë që vinte nga izolimi dhe nga prezantimi i keq i Kosovës në Shqipëri me disa biznesmenë mashtrues apo trafikantë të rëndomtë.

Dhe komunikimi thuajse mungonte. Por ajo që binte në sy, ishte klasa politike e Shqipërisë. Edhe pse për të kemi shumë rezerva, dhe pse mes tyre janë thellësisht të ndarë, ata ishin bashkë për Kosovën. Rugovën e kam shoqëruar kur e kanë pritur socialistët në vitin 1995, dhe socialdemokratët e Gjinushit, dhe ishin super korrekt me të. Por shoqëria kishte një lloj distance. Viti 1999 ishte viti, ku siç e thotë Kadareja, “Ra ky mort e u pamë”. Eksodi i dhunshëm i shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri, ishte një fat i madh historik nga ana tjetër.

Edhe pse nuk komunikonin dot lirshëm me njëri- tjetrin, eksodi i afroi shumë palët, dhe pas vitit 1999, unë nuk e kam ndeshur më në Shqipëri atë lloj antikosovarizmi që ishte deri në atë kohë. Jo se u fshi, por u zbeh shumë. Në Kosovë nga ana tjetër, kam vërejtur qysh në atë kohë një fenomen të kundërt. Klasa politike atje ishte shumë e distancuar nga Shqipëria. Njerëzit e LDK fjala vjen, mezi prisnin konfliktin Berisha-Rugova për të shpërthyer kundër Shqipërisë.

Kundërshtarët e tyre politikë, partitë e dala nga UÇK, duket se do ta thyenin këtë traditë. Ata jo vetëm që filluan karrierën politike të prodhuar nga paria politike e Tiranës, kryesisht Partia Socialiste, por dhe kishin një lloj orientimi nacionalist që u shkonte të dukeshin më afër Shqipërisë. Kur u shpall pavarësia më 2008, Hashim Thaçi e shmangu nxjerrjen e flamurit të Kosovës deri në mesnatë, me qëllim që të festohej me flamurin e Shqipërisë, ndërsa disa gazetarë, përfshi dhe disa nga këta të flaktit e “kosovarizmit”, nuk pranonin as ta shikonin “leckën” blu. Në fakt mua më ka pëlqyer flamuri i Kosovës, si një flamur pa kuptim, siç i shkon historisë së atij shteti. Mbaj mend kur në mesnatën e 17 shkrutit 2008, ja tregova flamurin e Kosovës, Fadil Krasnqit, një ish-luftëtari që tani merret me biznes rrugësh, e shtyu tutje me bezdi.

“Është për ata që janë në punë shteti”, më tha, unë jam privat, kam flamurin tim. Kjo që ndodhi javën e fundit, në të vërtetë provoi rregullin që funksiononte dhe më parë.

Ndryshe nga Shqipëria, ku poshtë tek njerëzit ka pasur një farë distance nga Kosova, kurse tek klasa politike ka pasur vëmendje, në Kosovë paria politike ka një tendencë të jetë e distancuar nga Tirana, ndërsa njerëzit e thjeshtë dhe qytetarët janë shumë më pro Shqipërisë, se klasa politike. Nga aq sa kam parë në reagimet në Kosovë, kam frikë se Edi Rama sot në Kosovë, është më i votuar se politikanët e Kosovës, ndërsa këta të fundit, duken më të frustruar nga ideja se mund t’u rrezikohet posti i “të parit të katundit”. E gjithë kjo tregon se një problem në raportet Kosovë-Shqipëri ka ekzistuar gjithnjë.

Por nëse në Shqipëri distanca që ekzistonte poshtë tek njerëzi e thjeshtë po shkon duke u fshirë, dhe klasa politike vazhdon të jetë e vëmendshme për Kosovën, në Kosovë, njerëzit e thjeshtë dhe qytetarët janë përherë e më të vëmendshëm për Shqipërinë, ndërsa klasa politike, përfshi dhe segmente të shtypit, janë konstant të distancuar nga Shqipëria. Kjo nuk ka lidhje as me vizitën e Edi Ramës në Serbi dhe as me vizitën e Thaçit në Tiranë, por me një realitet që ne duhet ta pranojmë dhe sikur të mos ekzistojnë këto emra. Është një realitet i vështirë 25-vjeçar, qyshkurse na është ridhënë mundësia të komunikojmë.

Të “bësh të fortin” ndaj Tiranës në Prishtinë, është biznes, të bësh të përkujdesurin në Tiranë ndaj Prishtinës, është detyrim. Pavarësisht se si i bëjnë të dy palët këto detyra!

Berisha: Kosova është krahinë e Shqipërisë, termi “komb kosovar” është qesharak

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se termi “komb kosovar” është qesharak dhe se nuk ekziston diçka e tillë.

Ai madje deklaroi se Kosova është vetëm krahinë e Shqipërisë dhe se asnjëherë nuk është hequr dorë nga bashkimi kombëtar.

“Të merrem unë me këtë termin që disa e kanë shpikur, sepse s’kanë punë tjetër, njëfarë termi më duket termi ‘kombi kosovar’ kjo është më shumë se qesharake, vetëm me të shkuar në mendje e lërmë ta thuash, aq më keq që diçka e tillë të trumbetohet”, ka thënë Berisha.

“Ne jemi shqiptarë, që jetojmë në krahinën e Shqipërisë, që quhet Kosovë. Dhe, sot ose nesër, herët apo vonë Shqipëria do të jetë një dhe meqë sot rrethanat e politikës globale na kanë pozicionuar ashtu siç na kanë pozicionuar, kjo nuk nënkupton që kemi hequr dorë nga ideja e Shqipërisë natyrale”.

“Përse duhet të heqim dorë nga kjo?”, ka pyetur Berisha duke u vetëpërgjigjur. “Asnjë komb s’ka hequr dorë”.

“Ne edhe nënë edhe babë e kemi Shqipërinë. Kur them Shqipërinë e kam fjalën për Shqipërinë, Kosovën, shqiptarët në Maqedoni e deri në Çamëri”, ka thënë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zgjedhjet e reja, pas furtunës së speciales

0

Heshtja graduale e zërit të subjekteve politike opozitare, të cilat para një viti patën filluar që krahas organizimit të protestave për kundërshtimin e dy marrëveshjeve, asaj për Asociacionin dhe Demarkacionin, kërkonin zgjedhje të jashtëzakonshme, nga pozita dhe analistët politikë po shihet si një argument që flet qartë se në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, por ato do të mbahen sipas ciklit të paraparë,shkruan gazeta Kosova Sot.

Ky ndryshim në qëndrimet e padeklaruara politike tani vjen si pasojë e përqendrimit të të gjithë spektrit politik në pritje të Gjykatës Speciale dhe askush nga partitë nuk e ka interesin të shkojë në zgjedhje të reja pa u pastruar skena politike, kur edhe pritet një furtunë arrestimesh nga kjo Gjykatë. E, ndërkohë mund të bëhet edhe Reforma zgjedhore. Kjo pritje shihet si opsioni më real, pasi tani kjo formë po u leverdis edhe ndërkombëtarëve, të cilët llogarisin në pastrimin e skenës politike me veprimin e Gjykatës, por edhe Prokurorisë vendore Speciale, që mund të dërgojë shumë “peshq të mëdhenj” në burg, prandaj në zgjedhje të reja do të kishte edhe ndryshime të mëdha përfaqësimi. Deputeti Adem Salihaj, nga LDK-ja, një skenar të tillë e sheh si më të përshtatshmin, dhe më realin të mundshëm, që skena politike e Kosovës të pastrohet nga strukturat kriminale, kurse institucionet e reja të ndërtohen nga njerëz me duar të pastra.

“Është indikativ që as opozita tash nuk është insistuese për zgjedhje të jashtëzakonshme. Mendoj se vërtet mund të jetë arsye pritja që Gjykata Speciale do ta bëjë një spastrim të Kosovës nga elementët e shumtë kriminalë,të cilët asnjëherë nuk kanë lejuar që të mbahen zgjedhjet të mirëfillta dhe demokratike. Një spastrim eventual, që do ta bënte Gjykata Speciale,do të krijonte një ambient më të përshtatshëm dhe një mundësi që qytetarët të mund të vendosin pa shantazhe e presione, pa mashtrime dhe pa manipulime e vjedhje votash, siç ka ndodhur gjithnjë, në të gjitha zgjedhjet tona”, tha Salihaj për “Kosova Sot”.

Pastrimi i listave

Një pritje e tillë vlerësohet pozitivisht edhe nga analistët politikë dhe njohësit sfidave nëpër të cilat kanë kaluar deri më tash proceset zgjedhore në shtetin e Kosovës. Analisti politik, Fadil Lepaja tha për “Kosova Sot” se është shumë e pritshme që në zgjedhjet e radhës të kemi lista shumë më kredibile zgjedhore, nëse vërtet subjektet politike presin një proces të tillë dhe vendosin që përfundimisht të pastrojnë radhët e veta nga figura që janë ndesh me ligjin.

“Ky mbase do të ishte edhe versioni i dëshiruar nga qytetarët e Kosovës, me shpresën se njerëzit e dyshuar për krime të mos kenë as gjasa të kandidohen për poste me përgjegjësi në këtë vend. Se çfarë do të arrijë të bëjë Gjykata Speciale mbetet të shohim, por sido që të jetë, një fushatë zgjedhore e parakohshme do të pengonte në konsolidimin e saj si dhe opinionin tashmë të pajtuar me faktin se kjo Gjykatë mundet të jetë përpos antikrim edhe mënyrë për të hequr prej politikës një numër të madh të figurave autoritare të kësaj skene”, tha Lepaja për “Kosova Sot”.

Edhe Ilir Fetahu, ish- anëtar i KQZ-së, thotë se Kosova po hyn në një situatë serioze, prandaj nuk është në interes të vendit që tani të shpiket kriza dhe të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Kosova duhet të mendojë për zgjedhje të rregullta dhe kredibile, kurse pa paragjykuar në rolin e Gjykatës Special duhet të vetëdijesohet vetë spektri politik që në këto zgjedhje të përfshijë në lista zgjedhore vetëm ata kandidatë që kthejnë besimin e qytetarit edhe në politikë edhe në institucione, sepse përfshirja e deritanishme në listat zgjedhore e njerëzve që ishin në konflikt me ligjin ka krijuar në masë të madhe edhe një mosbesim të qytetarit në politikë, por edhe në institucionet ku të tillët kanë zënë vend si të emëruar nga politika”, tha Fetahu për “Kosova Sot”.

Dikush duhet të burgoset

Se zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë më prioritet i asnjë subjekti politik, edhe për shkak të mosmbështetjes ndërkombëtare, e sheh këtë situatë edhe analisti politik Arsim Haziri. “Sot, e tërë skena politikë, sikur po shihet ashiqare, gjendet në ankth të rëndë në kuptimin se kush do të jetë objekt trajtimi i Gjykatës Special, kush nga kokat politike e kush nga niveli i dytë. /Kosova Sot/

Dashuria

0

Shkruan: Skender Berisha

Nje cast i pare i ngadalte
zemra qe rrah shatrapatra
turbullire e pashpjegueshme
qe le gjurme te perjetshme
pasta levizet shpejte e shpejte
pritjet e gjata shkurtohen
ngrohte dhe me ngrohte
bora shkrin udha ndrin
21 tetor 2016,Prizren

Prizren: Babai ndalon fëmijën nga ora e Gjeografisë, akuzon mësuesin për rrahje

0

Dymbëdhjetë vjeçari U.R ka mbetur prapa në lëndën e Gjeografisë. Ai ndjek mësimet në shkollën fillore “Dëshmoret e Kabashit” në fshatin Korishë të Prizrenit, por ka më shumë se 1 muaj që nuk e ndjekë lëndën e Gjeografisë, tek mësuesi Ramadan Ukaj.

Babai i U.R e ka marrë këtë vendim, raporton Insajderi.

Ai pretendon se mësuesi Ukaj ia rrahu fëmijën me shuplakë në orë të mësimit.

“Unë mora vendim që djali mos ta vazhdoj shkollën mirëpo me ndihmën e kujdestarit dhe kryetarit të fshatit jam bindur që djali të vazhdojë shkollën por orën e arsimtarit Ramadan Ukaj nuk do ta mbanë deri sa të marrë masa shteti”, ka thënë Avdi Rexhaj.

Ai i ka dërguar gazetës Insajderi një video në të cilën mësuesi Ukaj shihet teksa e godet me shuplakë djalin e Rexhajt, U.R. Në videon e incizuar sipas Rexhajt, nga shokët e klasës së djalit të tij, shihet sesi mësuesi e godet me shuplakë.

Por versioni i videos të cilën e kanë bërë shokët e tij, e që Rexhaj e paraqet si fakt, është i xhiruar në versionin e ngadalshëm (slowmotion). Rexhaj thotë se nxënësit kanë incizuar në këtë mënyrë që ta përdornin videon për tu tall me djalin e tij.

“Është bërë në këtë formë sepse nxënësit kanë menduar të bëjnë humor se si mësuesi po i bërtet shokut të tyre. Nuk e kanë pritur as ata që do ta godas”, ka thënë Rexha.

Rasti ka ndodhur me 30 shtator, mirëpo Rexhaj ka paraqitur këtë rast vetëm pas një jave.

“Arsyeja është se drejtori i shkollës e ka angazhuar të punojë në oborrin e shkollës që të heqë dhe, pasi që ora ka filluar, nxënësi është vonuar 2 minuta dhe arsimtari e goditë me shuplakë”, rrëfehet Rexhaj për Insajderin.

Mësuesi dhe drejtori i shkollës mohojnë akuzat. Thonë se fëmija e i Rexhës përpos që nuk është angazhuar të punojë në oborrin e shkollës as nuk është goditur.

Madje drejtori e quan videon montazhë.

“Ky rast ka ndodhur para dy jave dhe ajo video është vetëm një montazh, që ia kanë bërë shokët e klasës dhe se arsimtari nuk e ka goditur por vetëm ia ka mbështet dorën tek qafa”, ka thënë drejtori i shkollës.

“Pasi që e kam shikuar videon unë menjëherë kam shkuar tek drejtori për tu informuar në lidhje me atë se cfarë i ka ndodhur djalit tim, mirëpo drejtori i shkollës më akuzoi se është montazh videoja”, ka thënë Rexhaj.

Kur Insajderi e pyeti drejtorin nëse mësuesi ka raportuar për këtë rast, ai tha të jetë i informuar por nuk e kanë marrë seriozisht akuzën pasi nuk ka fakte.

Njëjtë thotë edhe mësuesi Ramadan Ukaj.

Bile ai jep fjalë të forta kur mohon ta ketë goditur nxënësin.

“Ta kisha bërë atë veprim unë do ta lija ditarin menjëherë” ka thënë Ukaj nëpërmjet telefonit.

Por babai i 12 vjeçarit thotë se nuk do të ndalet derisa drejtori i shkollës ta pranojë të vërtetën dhe mos ta fsheh këtë që ai e quan “krim”.

“Dua që së paku të kërkoj falje, përndryshe fëmijën nuk e kthej në atë orë të atij mësuesi”, ka thënë Rexhaj. /Insajderi.com

Aderime të reja në AAK-në e Prizrenit

0

Në degën e AAK-së në Prizren, edhe këtë të premten ka pasur aderime të reja. Rreth personave 30-të kryesisht të rinj prizrenas i janë dorëzuar nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, librezat e anëtarësisë. Në zyret e degës së AAK-së në Prizren, sot i janë dorëzuar librezat e anëtarësisë rreth 30 prizrenasve kryesisht të rinj, të cilët kanë shprehur deshirën e tyre për të qenë pjesë e këtij subjekti politik. Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i degës , Lulzim Kabashi dhe zyrtarë të tjerë.

Kreu i AAK-së, Haradinaj, falënderoi aderuesit e rinj që shprehen vullnetin për të qenë pjesë e organizmit politik që ai e drejton, duke thënë se me këtë ngjarje po dëshmohet se AAK po rritet dita ditës në Prizren, për siç tha ai qëllimit të të gjithë neve për të ndryshuar situatën e rëndë që ka kapluar këtë komunë dhe për të ruajtur vlerat që ka Prizreni, theksoi ai. I riu, Besmir Likaj, pas aderimit në këtë subjekt politik tha se ndjehet shumë i emocionuar për këtë çështje, dhe shtoi se besimi dhe respekti ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ndikuar që ai të aderojë në këtë subjekt politik. Gjatë ditës së sotme Ramush Haradinaj dhe drejtuesit më të lartë të AAK-së në Prizren, kanë vizituar edhe fabrikën për prodhimin e paketave “ Semir Pack”, ndërsa do të vizitojnë disa familje në Korishë, lagjen Arbana dhe në Shpenadi…/TV Prizreni/