Home Blog Page 6209

Për 24 orë policia arreston 12 persona

0

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar 12 persona në territorin e Kosovës për shkak të kryerjes së veprave të ndryshme penale.

Nga 12 të arrestuarit, nëntë prej tyre janë dërguar në mbajtje ka njoftuar policia.

Po ashtu gjatë këtij 24 orësh, policia ka shqiptuar 741 tiketa të trafikut

Kali, shëruesi i sëmundjeve në Has

0

Njeriu me kohë arriti që t’i zbus disa prej kafshëve për t’i vënë në shërbim të tij. Një prej kafshëve më të dobishme është edhe kali. Ajo shihet si një kafshë fisnike, kurse udhëpërshkrues të ndryshëm shprehen se shqiptarët janë shumë të lidhur me këtë kafshë. Tani, edhe pse rrethanat kanë ndryshuar shumë, kjo kafshë vazhdon të jetë në funksion të lehtësimit të jetës së njeriut. Kadri Palla, nga Prizreni tregon se dikur me kalin e tij ka punuar punë të rënda, kurse tani me pajton bart vizitorët kureshtarë në qytetin historik të Prizrenit, shkruan gazeta Kosova Sot.

Ndërsa studiuesi Nexhat Çoçaj shprehet se në bashkëjetesën e kalit me njeriun, kali ka qenë simbol pune, ekzistence, jetese dhe mbijetese, por edhe një metaforë bukurie dhe ndjeshmërie artistike. “Më shumë se çdo kafshë tjetër, ai ka qenë i pranishëm në përfytyrimet mitologjike dhe në gjurmët gjuhësore. Pegasi fluturues që nga mitologjia është personifikim i përfytyrimeve më të guximshme të ndjenjave njerëzore”, shpjegon Çoçaj. Sipas tij, në hapësirën shqiptare, “kali është përdorë në ndarjen pleqërive të shumta”.

Vetitë shëruese të qumështit të pelës

“Në disa raste është përdorë edhe për të mësuar nëse njeriu është i vdekur apo jo, ngase kali as sot e kurrë nuk e kalon varrin dhe nuk e kalon njeriun e vdekur. Prandaj, është vetmja kafshë fisnike që e kupton shpirtin e njeriut a është në trup apo jo. Atje ku mungon mjeku, edhe sot e kësaj dite për të mësuar se a është i vdekur a i gjallë ende provohet me kali. Ta zëmë në Has është përdor shesh kur njeriu ka mbetur në komë për të provuar se a është i gjallë apo i vdekur”, thotë Çoçaj. Sipas tij, qumështi i pelës ka veti shëruese, që janë konstatuar edhe nga mjekësia, e që janë përdorë qysh në kohërat më të hershme. Sipas tij, qumështi është përdorë kryesisht për gratë sterile.

“Edhe sëmundjet e syrit kanë arritur t’i shërojnë me qumësht pele”, thotë Çoçaj, i cili shpjegon se Pegasi përfytyrohet si një kalë me fletë që fluturonte, me të cilin thuren shumë legjenda. Ai lindi nga gjaku i Meduzës kur e vrau Perseu, kurse e ka përdorur Zeusi për të transportuar rrufetë. Zeusi e vendosi atë në qiell, në formën e yjësisë së Pegasit. Në një tjetër legjendë thuhet se mbi të hipnin Muzat dhe si rezultat i lidhjeve me Muzat u bë për poetët e vjetër, por edhe ata të rinj, simbol i frymëzimi poetik. Sipas Çoçajt, këtë kafshë e gjejmë edhe në traditën ilire, në gdhendjet artistike në dru, në gur, pastaj në thurjet e qëndisjeve, si dhe në toponimet e shumta dhe historitë gojore. Ndërsa Masar Randobrava shprehet se kjo kafshë përmendet edhe në legjendat e popujve të tjerë. “Kali përmendet edhe në legjendat e mëpasshme. Mjafton të përmendim Gurakën kalin, që e çoi profetin Muhamed lart në qiell, ku takoi Zotin”, tregon Randobrava. Sipas tij, edhe në krahinën e Hasit ka pasur kushte të favorshme për mbarështimin e kuajve. “Që nga kohët e vjetra hasjanët e kanë çmuar kalin, më shumë se nga të gjitha kafshët e tjera, të cilët e kanë ndihmuar”, shprehet Randobrava. Ndërsa studiuesi Nexhat Çoçaj thotë se “çdo hasjan ka në zemër një qoshe dashurie për kalin, ashtu siç çmon shumë gruan, dhe pendën e qeve, tri gjëra jetësore: Jeta (dashuria), buka dhe kafshët, që e kanë shoqëruar në jetë”.

Kafsha në punimet artistike

Krahina e Hasit ajo e Përdrinisë ishin të njohura edhe për traditën e rritjes së kafshëve, e sidomos për kalin e bukur, të shpejtë dhe të fortë, që njihet si kali Hasit apo i Podrimes. Toponimet përbëjnë një argument më shumë për vendin që zë kjo kafshë fisnike, në Përdrini e Has. Ato janë të shumta në vendbanimet e këtyre anëve si Samari i Kalit, Qafa e Kalit, Gropa e Kalit, Guri i Kalit në Has, një gur me përmasa normale e me emër. Sipas një zakoni mbetur kushedi nga ç’kohë këtu burrat me nam hipnin mbi kuajt e bukur dhe të ushqyer mirë. Ka qenë si rregull të nderohen ata që shkojnë kaluar dhe kjo u jepte të drejtën e fisnikërisë së tyre, si dhe përcaktonte edhe rëndësinë hierarkike, sepse të mbaje kalë në këto dy vende patjetër duhet të ishe i pasur apo i shtresës së mesme fshatare. Një dëshmi tjetër e qartë janë edhe gdhendjet e lashta në vendbanimet ku tregohet simpatia e të parëve tanë për shpendët, kafshët, e sidomos për kuajt. Ata që i kanë parë me sytë e tyre këto gdhendje i tregonin me një ndjenjë adhurimi dhe simpatie. Shumë nga ato janë shkatërruar pas viteve të luftës. Edhe Kadri Palla, nga Prizreni, rrëfen për besimin në vetitë shëruese. Ai tregon se me kalin e tij shpesh e kanë thirrur me ia marrë jargët kalit për shërim dhe jashtëqitjen për eshtra. Ai tregon se gratë e vjetra në qytet i marrin edhe sot jargët e kalit e me to i shërojnë “Saraxhet” ashtu siç ai i mendonte varret apo puçrrat e pezmatuara. “Baglat” e kalit edhe sot të vjetrit ua kërkojnë që me to t’i shërojnë eshtrat e sidomos eshtrat e gjunjëve”, tregon Palla, i cili në Prizren edhe sot mbijeton nga pajtoni i tij me kalë.

Vrasja e kalit llogaritej si vrasje e një anëtari të familjes

Në rrëfenjat e ndryshme tregohej për miqtë që në dasma udhëtonin kaluar kuajve të zgjedhur. Në traditën shqiptare është tepër i njohur edhe riti i marrjes së nuses me kalë. Në Has zakonisht preferohej kalë i bardhë i zbukuruar me lule, shami, rruaza. Kur merrej nusja, krushqit përmbi kuaj qëllonin me armë dhe krismat bashkë me dollinë, këngët dhe vallet gjallëronin atmosferën për një kohë të gjatë. Krahina e Hasit nga pozicioni gjeografik që ka, kufizohet me shumë krahina të tjera fqinje nga hasi i Shqipërisë apo Podrimja në rrafsh, ndaj për ta kaluar në kohë dimri, stërvitnin kuajt që e bënin kalimin e lumit të sigurt. Ka shumë episode të tilla. Në përvojën e gjatë popullore për kalin si kafshë shtëpiake, të moshuarit tregojnë se kali, kur rrëzohej i zoti, kishte hije të lehtë, dhe nuk vritej shumë. “Ai ndalon menjëherë sikur të jetë me frena. Ndodhte shumë herë që rrëzoheshin nga gomari e mushka, se ecin më shpejt, duke e dëmtuar të zotin, që thyente krahët a këmbët. Kali është engjëll, që e do Zoti. Prandaj kali ka marrë urimet ose si me thënë bekimin e perëndisë. Kali është korrier shumë i mirë, ngado që të jetë, kur i ndodh një gjë të zotit dhe ai mbetet vetëm kthehet shpejt në shtëpi dhe është sinjal se diçka ka ndodhur. Kali është bari shumë i mirë dhe për kopenë e bagëtive, ai drejton dhe i ruan ato nga egërsirat, si dhe bëhet ortak edhe me qentë e tufës. Kali gjithashtu është paralajmërues i fatkeqësive, të ndryshimeve klimaterike. Ai ka shpëtuar njerëz e kafshë të tjera nga gjarpri, lumi i rrëmbyer, guri në lëmë, nga furtunat, etj. Prandaj edhe vrasja e kalit është konsideruar e barabartë më vrasjen e një mashkulli shtëpie”, tregon Çoçaj.

(Kosova Sot)

Prizren: Bombat i çon me biçikletë në Stacionin e Policisë

0

“Me t’u informuar me rrethanat e rastit policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në lidhje me sigurinë e personelit të stacionit dhe qytetarëve dhe ka njoftuar Njësinë kundër mjeteve eksploduese të FSK-së”, njofton Policia e Prizrenit.

Policia e Prizrenit ka njoftuar se një qytetar i këtij qyteti i ka dërguar në stacionin policor dy granata dore, të cilat i kishte në bodrumin e shtëpisë që nga viti 1985.

Sipas Policisë, i dyshuari granatat i kishte futur në një trastë dhe i kishte vendosur në biçikletë e më pas i kishte sjellë në stacion.

“Me t’u informuar me rrethanat e rastit policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në lidhje me sigurinë e personelit të stacionit dhe qytetarëve dhe ka njoftuar Njësinë kundër mjeteve eksploduese të FSK-së”, njofton Policia e Prizrenit përmes një komunikate.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili ka sugjeruar që rasti të iniciohet sipas procedurës së rregullt.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon te qytetarët të cilët hasin në mjete të dyshimta që të njëjtat assesi të mos i prekin por ta njoftojnë policinë”, thuhet në këtë komunikatë.

Malisheva përkujton maturantët në 12 vjetorin e vdekjes tragjike

0

Sot, në “Lëndinën e lotëve”, aty ku janë të varrosur pesëmbëdhjetë maturantët e gjimnazit “Abdyl Frashëri” ( tani “Hamdi Berisha”), në dymbëdhjetë vjetorin e vdekjes tragjike, janë përkujtuar dhe janë bërë homazhe, nga mijëra nxënës, qytetar e zyrtarë komunal.

“Edhe pas dymbëdhjetë viteve, dhimbja është e njëjtë për maturantët, që humbën jetën në lulen e rinisë”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, gjatë homazheve.

Pikërisht në ora 14:14, mijëra qytetarë, nxënës, familjarë e zyrtarë të Komunës së Malishevës, kanë mbajtur një minutë heshtje dhe më pas kanë bërë homazhe, për pesëmbëdhjetë maturantët e gjimnazit, të cilët, humbën jetën tragjikisht, më 14 tetor 2004, në ora 14:14, në Fushë Arrëz, të Shqipërisë, gjatë kthimit nga ekskursioni në Shqipëri.

Kjo tragjedi, është edhe tragjedia më e rëndë e ndodhur në Kosovën e pasluftës, pasi humbën jetën pesëmbëdhjetë maturant, në lulen e rinisë, ndërsa u lënduan dhjetëra të tjerë.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i shoqëruar nga drejtori i arsimit, Avdi Morina dhe drejtor e zyrtarë tjerë komunal, kanë bërë homazhe në varrezat e maturantëve dhe e kanë ndarë dhimbjen me familjarët e tyre, që siç tha nënkryetari Mazreku, “edhe pas pesëmbëdhjetë viteve, dhimbja është e njëjtë, ndërsa kujtimi për ta, nuk do të harrohet kurrë”.

Në këtë tragjedi, e kanë humbur jetën këta maturant: Berat Suka, Esat Hajrullahu, Elgadaf Zabelaj, Mifail Morina, Rifat Hoxha, Xhevdet Sertolli, Visar Kafexholli, Agron Berisha, Ajet Rrahmanaj, Esat Rexhaj, Labinot Morina, Lulzim Kastrati, Megezon Sadiku, Rruhi Ulluri dhe Xhevet Sahitaj. /PrizrenPress.com/

Në Prizren shtohen rastet e sëmundjes me kancer të gjirit

0

Zyrtarët shëndetësorë në Prizren tërheqin vërejtjen për shtimin e rasteve të të prekurve me kancer.

Mehmedali Gashi, drejtor i Shëndetësisë primare në Prizren, shprehet se kanceri është një term i përgjithshëm për një grup të madh të sëmundjeve, pasi ka më shumë se 100 lloje të kancereve.

“Kanceri njihet edhe me terma të tjerë si tumore malinje dhe neoplazma. Kanceri është rritja e pakontrolluar e qelizave dhe përhapja e tyre përtej kufijve të tyre të zakonshme, të cilat pastaj mund të pushtojnë pjesë të tjera të trupit dhe të përhapen në organe të tjera nëpërmjet sistemeve të qarkullimit të gjakut dhe limfatike”, tregon Gashi.

Sipas tij, kanceri mund të prekë pothuajse çdo pjesë të trupit.

“Kanceri i prek të gjithë, të rinj dhe të vjetër, të pasur dhe të varfër, burra, gra dhe fëmijë, dhe paraqet një barrë të madhe për pacientët, familjet dhe shoqëritë në mbarë botën dhe llogariten rreth 7.6 milionë vdekje apo rreth 13 për qind të të gjitha vdekjeve për vitin 2015”, shprehet Gashi, shkruan gazeta Kosova Sot.

Sëmundja që godet pa dallim

Ndërsa, Shpresa Goçaj shprehet se në mbarë botën, llojet kryesore apo më të zakonshme të kancerit që vrasin njerëzit janë: kanceri i mushkërive, stomakut, mëlçisë, i zorrës së trashë, i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës. Llojet më të shpeshta të kancerit ndryshojnë midis burrave dhe grave.

“Në shumë vende në zhvillim, kanceri i qafës së mitrës është kanceri më i zakonshëm. Rreth 70 për qind e të gjitha vdekjeve nga kanceri ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, shpjegon Shpresa Goçaj.

Sipas saj, vdekjet nga kanceri, në mbarë botën janë parashikuar të vazhdojnë të rriten në mbi 13.1 milionë në vitin 2030. Rreth 30 për qind e vdekjeve nga kanceri ndodhin për shkak të rreziqeve kryesore të mënyrës së jetesës dhe sjelljes, si: mbipesha e obeziteti, konsumimi i pakët i frutave e perimeve, mungesa e aktivitetit fizik, përdorimi i duhanit, përdorimi i tepruar i alkoolit. Përdorimi i duhanit është faktori më i rëndësishëm i rrezikut për shkaktimin e kancerit; shkakton 22 për qind të vdekjeve në tërësi nga kanceri dhe 71 për qind të vdekjeve nga kanceri i mushkërive.

“Një e pesta e të gjithë kancereve në mbarë botën janë të shkaktuara nga një infeksion kronik, për shembull virusi i papillomës njerëzore (HPV) që shkakton kancerin e qafës së mitrës dhe virusi i hepatitit B (HBV), që shkakton kancerin e mëlçisë. Kanceri i shkaktuar nga infeksione virale të tilla si virus i hepatitit B e C dhe virusi i papillomës njerëzore janë përgjegjës për deri në 20 për qind të vdekjeve nga kanceri në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Rreth 70 për qind e të gjitha vdekjeve nga kanceri në vitin 2015 kanë ndodhur në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, tregon Goçaj.

Vizitat falas për gratë

Vdekjet nga tumoret zënë vendin e dytë në strukturën e vdekshmërisë së përgjithshme me 16 për qind, dhe format më të shpeshta janë tumoret malinje të aparatit tretës, të frymëmarrjes dhe urogjenitale. Gjithashtu 87.8 e vdekjeve nga tumoret janë mbi moshën 50 vjeç. Tumoret malinje të aparatit tretës janë 2 herë më shumë tek meshkujt se tek femrat dhe zënë 32 për qind të vdekshmërisë brenda grupit të tumoreve. Tumoret malinje të aparatit të frymëmarrjes janë 4 herë më shumë tek meshkujt se tek femrat. Tumoret malinje të gjirit janë 4 herë më shumë tek femrat se tek meshkujt. Tumoret malinje të organeve urogjenitale janë 1.6 herë më shumë tek meshkujt se tek femrat. Vdekjet nga tumoret në fshat zënë 46 për qind. Kurse në Prizren si në gjithë Kosovën ky numër është në shtim e sipër.

Vitin që shkoi deputetja Duda Balje, pos angazhimit në Kuvendin e Kosovës, ka realizuar edhe projekte të tjera që ishin në interes të shërbimit të nënës kosovare. Ajo së bashku me Ambasadën e Francës dhe atë të Gjermanisë në Kosovë, organizoi në kuadër të projektit ‘Mos u vono!’, në Prizren dhe në Sharr në QKMF vizita mamografike dhe vizita të kontrollit të gjoksit falas. Ky projekt financohej me mjete nga Fondi kulturor franko-gjerman. Përmes këtij projekti u bënë vizita të këtilla tek mbi 120 gra në dy komuna. Ajo theksoi se projekti pati mbledhur rreth vetes një ekip multietnik të studentëve nga mbarë Kosova, të cilët në këtë rajon zhvilluan edhe një studim rreth rreziqeve dhe trajtimit të kancerit të gjirit. Derisa kontrolle mjekësore preventive falas nga shërbimet mjekësore të Prizrenit morën qindra gra.

“Këtë vit mund të themi se kanceri i gjirit ka numër të shtuar”, pohon dr. Shpresa Goçaj radiologe, e cila njëherësh është edhe drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë në Prizren.

Ajo për “Kosova Sot” tregon se ka pasur 300 ekzaminime të gjirit, nga këto ka pasur 15 raste të dyshimit të lartë, ku pastaj, për fat të keq, shtatë raste janë konstatuar me këtë sëmundje.

“Prizreni ka një fat që për një fazë të gjatë mamografinë e kryen falas për gra. Prizreni si gjithë Kosova po atakohen nga sëmundje të rënda”, tha ajo. /Kosova Sot/

Në Malishevë zbulohet një altar kulti 1800 vite i vjetër

0

Në Malishevë është gjetur një vepër antike që dyshohet se daton para 18 shekujsh.

Këto fjalë janë shkruar nga njerëz 1800 vjet më parë.

Arkeologët kanë thënë se fjala është për një altar kulti.

Ata kanë sqaruar për Klan Kosovën rëndësinë e kësaj vepre. Vepra e gjetur pritet të vendoset në Muzeun e Kosovës por edhe Malisheva do të jetë përfituese e një kopje të saj.

Zafir Berisha: Kadri Veseli po tallet me deputetë

0

Deputeti i Nismes Zafir Berisha ka drejtuar kritika ne adrese te kryetarit te Kuvendit te Kosoves Kadri Veselit duke e akuzuar se ai po tallet me deputetet e Kuvendit te Kosoves.

Berisha ka shtuar se Nehat Thaci i arrestuar nga policia serbe ka nevoje te kethehet ne Kosove por ai nuk eshte rast social.
Ja postimi i deputetit Berisha ne Facebook

Tallja e Kadri Veselit me Kuvendin e Republikës dhe deputetët ishte edhe tallje me Nehat Tahqin dhe familjen e tij.
Nehat Thaqi kishte dhe ka nevojë për me u kthyer në shtëpi nga burgu i Serbisë, dje nuk ishte senaca e jashtëzakonshme e thirrur për çështje humanitare e sociale. Nehat Thaqi nuk është rastë socialë por zyrtar i lartë i shtetit i kindapuar nga regjimi fashistë i Serbis që është partner aktualë i Veselit-Mustafës ne keqëqeverisje.
Paqvura informative të lidhura me ,,Klanin Pronto,, me mjeshtri po e përdorin talljen dhe joseriozitetin e Veselit për këtë rastë të ndishëm me ju gjuajt deputetve me ofendime e përqeshje, duke lënë në rendë të dytë bërthamën e problemit që është serviliteti ekstrem ndaj Serbisë i këti kualicioni fundrinashë të cilët nuk i pezullojn as edhe bisedimet me Serbin në mbrojtje të zyrtarit të lartë policorë.
Zafa

Prizreni në terr, Bali Muharremaj do ta ngrisë çështjen në Kuvend

0

Deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj ka reaguar për gjendjen e rëndë në rajonin e Prizrenit sa i

Sipas tij, reduktimet janë edhe më të theksuara në komunën e Suharekës, deri sa thotë se qytetarët e kanë të pamundur të kalojnë vështirësitë e jetës në këto kushte.

Ai ka thënë se kjo çështje do të ngritet në njërën nga seancat e radhës në Kuvend, pasi këtë ia kanë kërkuar qytetarët.

Lexoni statusin e plotë të Muharremajt:

Kjo çfarë po bënë KEDS-i me qytetarët është shqetësuese.

Reduktime të energjisë elektrike në tërë Regjionin e Prizrenit, e më e theksuar situata po duket në Komunën e Suharekës.

Kjo nuk tolerohet, ngase qytetarët e kanë të pamundur ta kalojnë vështirsinë e jetës së rëndë nën këto kushte.

Rryma elektrike është më e shtrejta në rajon dhe duke ia shtuar edhe mungesen e saj me reduktime tash e disa muaj, e tejkalon çdo limit të durimit.

Si mund të mbijetojnë bizneset, sidomos ato që prodhojnë kundrejt kësaj papërgjegjësie dhe kurrfarë llogaridhënje nga dëmi që mund ta pësojnë. Arsyetimet e njejta se po rregullohet rrjeti apo edhe të tjera, nuk e shfaqin seriozitetin para qytetarit i cili e paguan rrymën elektrike të shtrenjtë.

Si deputet, kam vendosur që këtë çështje ta paraqes në ndonjëren nga seancat e ardhshme të Parlamentit të Kosovës, duke iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve, të cilët më kanë kërkuar ta ngrisë ketë çështje, duke kërkuar llogari nga institucionet përkatëse.

Aktakuzë ndaj Hysni Hoxhës…

0

EULEX-i para disa muajsh ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendësdrejtorit të KEK-ut Nijazi Thaçi, për një tender milionësh.

Gazeta Blic ka marrë vesh se përveç tij, të akuzuar për këtë tender janë edhe asamblisti i PDK-së në komunën e Prishtinës, Muhamet Selmani, i cili ishte zyrtarë i prokurimit në KEK, ish- shefi i OSHP-së, Hysni Hoxha, Driton Pruthi, aktualisht zyrtar i prokurimit në KEK dhe Azem Duraku, i cili ka qenë ekspert shqyrtues në OSHP, derisa tani është drejtor i Prokurimit në Administratën Tatimore të Kosovës. Në aktakuzë të përfshirë janë edhe Emin Tmava dhe Hanefi Hajdini.

“Në muajin korrik është ngritur aktakuzë ndaj këtyre zyrtarëve, për dyshimin me dallavere në një tender milionësh. Aktakuza ka të bëjë me një tender për furnizim me pjesë rezerve të makinerisë së rëndë, në vitin 2011”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Gazeta Blic ka provuar që ta konfirmoj ngritjen e aktakuzës, por as nga Prokuroria e Shtetit, e as disa nga zyrtarët e akuzuar nga EULEX-i nuk janë përgjigjur.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridona Kozmaqi ka theksuar se është në pushim, derisa njëri nga të akuzuarit të kontaktuar nga Gazeta Blic ka thënë se është i zënë dhe nuk ka kthyer përgjigje as nëpërmjet mesazheve telefonike./ Gazeta Blic

Vjedhje e rëndë në Arbanë të Prizrenit, arrestohet hajni

0

Policia Rajonale e Prizreniit ka njoftuar se pas një pune hetimore lidhur me vjedhjen e rëndë e cila pati ndodhur me datën 19 shtator, rreth orës 17:00 në një shtëpi në rrugën “Enver Hadri” në Arbanë, hetuesit e Stacionit Policor “Veriu” e kanë identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar me mbiemër Gashi, për të cilin dyshohet se me datën dhe kohën kritike i njëjti kishte hyrë me forcë në shtëpinë e të dëmtuarit dhe nga aty kishte vjedhur dy fustane për nuse në vlerë prej 300 eurove.

“Intervista me të dyshuarin është kryer në prani të avokatit mbrojtës me ç’ rast janë bërë të njohura detajet dhe mënyra e kryerjes së vjedhjes. I dyshuari është recidivist i veprave penale të vjedhjeve”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell PrizrenPress.

Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet në mbajtje.