Home Blog Page 6211

Drejtoria e Arsimit neglizhoi zëvendësimin e profesorit të suspenduar në Gjimnazin “Gjon Buzuku”

0

Nxënësit e Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, nuk po mbajnë orën e historisë, për shkak neglizhencës së Drejtorisë së Arsimit.

“PrizrenPress” ka siguruar njoftimin që drejtori i kësaj shkolle, Shaip Budruri, ia ka dërguar DKA-së, për mungesën e profesorit të historisë, deri në janar të vitit 2017-të.

Profesori i historisë, Sejdi Bytyçi, është suspenduar nga puna, pasi dyshohej se ka falsifikuar notat e 12 nxënësve të klasës 12-të në Librin Amzë.

Ai, pritet të kthehet në punë me 21.1.2017./PrizrenPress.com/

14642866_1133204996762403_363370465_n

Ankohen banorët e rrugës “ Liman Shala” në Prizren

0

Rruga e parregulluar, po sjell telashe banorëve të rrugës “ Liman Shala” në Prizren.

Lëvizja në këtë rrugë gjatë kohës së të reshurave atmosferike po bëhet tashmë e padurueshme për banorët.

Para më shumë se një muaji Drejtoria e Shërbimeve Publike ka intervenuar, duke e shtruar një pjesë të madhe të kësaj rruge me zhavorr, por një gjë e tillë nuk ka dhënë efektin e dëshiruar.

Problemi më i madh po paraqitet në hyrje të kësaj rruge, ku kohë më parë është realizuar një projekt për rregullimin e kanalizimit, me ç’rast projekti kishte mbetur në gjysmë dhe nuk ishin vendosur as kupëzat në rrugë ku ndodheshin më herët.

Përveç rrugës së dëmtuar, pesetat në të kanë mbetur të pambyllura dhe banorët e kësaj lagje i’a kanë frikën se mos fëmijët ë tyre mund të bien në këto puset, të cilat janë mbuluar me disa kupëza e drunj të zakonshëm nga vet banorët. Selman Rakaj e Kadri Qovani, banorë të kësaj rruge thonë se jeta e tyre po i përngjanë sikur të jetonin në xhungël.

Këta banorë apelojnë që të merren masa urgjente nga komuna për të zgjidhur këtë problem të tyre, në të kundërtën paralajmërojnë një tubim masiv para objekteve komunal për të shprehur revolten e tyre për joseriozitet karshi kërkesave të tyre nga organet komunale, përfshirë edhe kryetarin Ramadan Muja.

Në anën tjetër zyrtarët komunal thonë se tashmë në këtë rrugë është intervenuar për shtruarje me zhavorr, dhe për vitin në vijim është paraparë që të rregullohet në tërësi ky problem për shkak të procedurave ligjore. /TV Prizreni/

Prizren: Xheladin Osmani tërhiqet nga lënda e Granit Paçarizit

0

Xheladin Osmani nuk do të jetë më kryetar i trupit gjykues në gjykimin e Granit Paçarizit.

Të martën në Gjykatën Themelore të Prizrenit ishte planifikuar të mbahej seanca gjyqësore ndaj Granit Paçarizit që akuzohet për kryerje të vrasjes së rëndë të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Mirëpo sapo u paraqit në sallë të gjykimit, kryetari i trupit gjykues Xheladin Osmani njoftoi palët se do të tërhiqet nga kjo lëndë pasi Granit Paçarizi po hetohet për kanosje edhe ndaj gjyqtarit Osmani.

“Si të dëmtuar në këtë fillim të hetimeve figurojnë ish-prokurori Bajram Hamitaga dhe gjyqtari Xheladin Osmani. Duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhet kryetari i trupit gjykues, seanca nuk mund të vazhdojë, shqyrtimi gjyqësor ndërpritet dhe lënda penale do t’ i dërgohet kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren për vendosje të mëtejme,” tha gjykatësi Osmani.

Ky shpjegim i gjyqtarit shkaktoi reagimin e të akuzuarit Paçarizi.

“Gjyqtar unë du skjarim qeto që e lexove me më informu çka është ka bëhet se… këtu është ka luhet një lojë prej anës tënde po s’ jam tu e kuptu. Gjyqtar, unë kam bo kërkesë që ti me u largu nga kjo seancë po s’ je largu, tash ke me nejt deri në fund, unë kësaj do t’ i shkoj deri në fund se nuk e kuptova as çka u bo as çka u lexu deri tash. Nuk jemi shtet komunist tash është ligji,” tha Paçarizi.

KALLXO.com mëson se hetimet ndaj Paçarizit për kanosje të prokurorit të suspenduar Bajram Hamitaga dhe gjyqtarit Xheladin Osmani nisën pasi një dëshmitar deklaroi në prokurori se Granit Paçarizi i kishte thënë “do t’ia vras djalin prokurorit Bajram Hamitaga dhe gjykatësit Xheladin Osmani”.

Në procesin gjyqësor, seanca e të cilit nuk u mbajt sot për tërheqje të gjyqtarit, Granit Paçarizi akuzohet se më 6 korrik 2013 rreth orës 17:00 në Prizren para lokalit- pastiçerisë “Jupa” me dashje ka tentuar t’ i privojë nga jeta personat Egzon Krasniqi dhe Hamit Alemdar nga Prizreni për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin ndodhur ditë më parë me djalin e vëllait të tij Ideal Paçarizin.

Sipas aktakuzës, ditën e 6 korrikut 2013 të dëmtuarit pasi zbritën nga vetura filluan sulmin me mjete të forta ndaj Xhevat Dulakut dhe Granit Paçarizit që ishin ulur në një tavolinë para lokalit “Jupa”.

Atëherë, siç thuhet në aktakuzë, Paçarizi nxori pistoletën e tipit “Crvena Zastava” dhe qëlloi në drejtim të të dëmtuarve duke u shkaktuar atyre lëndime të rënda.

Granit Paçarizi i kishte thënë “Drejtësisë në Kosovë” në maj të këtij viti se në seancën gjykimit të tij i kishte thënë gjyqtarit Osmani që prokurori Hamitaga ia ka kërkuar 5 mijë euro.

“Drejtësia në Kosovë” shfaqi dy emisione rreth dyshimeve për korrupsion të prokurorit Bajram Hamitaga dhe shoferit të prokurorisë Luan Delili.

Pas emisionit, prokurori Hamitaga u suspendua nga puna, ndërsa shoferi Luan Delili u shkarkua. Ndaj tyre është ngritur aktakuzë nga Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Gjilanit. /Kallxo.com/

Komuna e Rahovecit ka filluar vendosjen e shtyllave për emërtimin e rrugëve e vendbanimeve

0

Në Komunën e Rahovecit ka filluar vendosja e shtyllave për emërtimin e rrugëve, shesheve vendbanimeve dhe parqeve.

Gjatë muajit të kaluar ka filluar projekti për vendosjen e tabelave për emërtimin e rrugëve, shesheve, vendbanimeve dhe parqeve, sipas listës së miratuar nga Kuvendi Komunal i Rahovecit.

Sipas njoftimit për media, projekti për vendosjen e tabelave për emërtimin e rrugëve është një projekt që financohet nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit, ky projekt, ka për qëllim rregullimin e adresave dhe lehtësimin e regjistrit civil, shërbimet publike, transport dhe të navigacionit.

Zyrtarët e Komunës së Rahovecit, të cilët janë të ngarkuar që të përcjellin realizimin e këtij projekti dhe zyrtarët e kompanisë të cilët janë duke bërë vendosjen e shtyllave, kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët për realizimin e këtij projekti, projekt ky i cili është në të mirë të gjithë qytetarëve të Komunës së Rahovecit dhe bartës i projektit është Drejtoria e Urbanizmit, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit. /PrizrenPress.com/

Një ditë para Nobelit për letërsi, Kadare njëri ndër favoritët

0

Shkencëtarët, paqe bërësit dhe ekonomistët e kanë pasur momentin e tyre. Tash, është koha që një burrë apo grua nga letërsia të futet në lavdinë e Nobelit.

Associated Press, në një shkrim të publikuar sot, i ka radhitur disa nga favoritët kryesorë për ta rrëmbyer Nobelin në letërsi këtë vit, e në mesin e tyre është edhe novelisti shqiptar, Ismail Kadare, përcjell Express.

Akademia e Suedisë do ta shpallë nesër fituesin e Nobelit në letërsi.

Sikur vitin e kaluar, shkruan AP, autori japonez, Haruki Murakamo dhe shkrimtarja nga Kenia, Ngugi wa Thiong’o, i prijnë listës për çmimin Nobel.

E të tjerët që ua kanë tërhequr vëmendjen sajteve të basit, përfshijnë poetin sirian, Adonis; dramaturgun norvegjez, Jon Fosse; novelistin shqiptar, Ismail Kadare dhe shkrimtarët amerikanë Joyce Carol Oates, Don DeLillo dhe Philip Roth./Express/

Thaçit po i çirret maska

0

Afera e përgjimeve më së miri po e zbulon anën e errët të qeverisjes së inkriminuar për vite të tëra në Kosovë nga klani ‘Pronto’, ngase po zbardhet përfundimisht mënyra se si Hashim Thaçi, president aktual i Kosovës, e ka kontrolluar dhe e kontrollon çdo gjë në shtetin tonë. Të gjitha punët e ndyta tani vazhdojnë të bëhen përmes veglave të tij dhe të të ashtuquajturve këshilltarë ndërkombëtarë. Sipas përfaqësuesve të ndryshëm të partive politike dhe analistëve, këtë fakt më së miri e dëshmojnë deklarimet dhe akuzat e hapura të ish-guvernatorit të Bankës Qendrore, Hashim Rexhepi, i cili për medie vendore ka deklaruar se si i është kërkuar që t’i investojë paratë e buxhetit të shtetit në bankat që i propozonte këshilltari i atëhershëm në emër të ish-kryeministrit Hashim Thaçi, Ariel Raubvogel. Ish-guvernatori thotë se ia pa sherrin pikërisht ish-kryeministrit dhe këshilltarit të tij, të cilët kërkonin që mbi 1 miliard euro, me të cilat menaxhonte BQK-ja t’i investonin në disa banka në Angli.

Ai tregoi edhe për ndërhyrjet direkte në punën e BQK-së nga njerëzit e partisë në pushtet, PDK-së, që nga presidenti aktual, Hashim Thaçi, dhe njerëzit e tij të afërt, e deri tek ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe ishkomandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Azem Syla. Sipas tij, ata kanë gjithçka nën kontroll dhe vendosin se çfarë duhet bërë me paratë e taksave, e pensioneve të qytetarëve dhe kush duhet të përfitojë nga investimi i tyre. Në pothuajse të gjitha këto raste përmendet si aktor kryesor edhe ishministri i Financave i Kosovës, Ahmet Shala, dhe Besim Beqaj, atëherë kryesues i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës. Sipas opinionistëve, që kanë parë këto informacione, tani po shihet ashiqare se kjo paska qenë mënyra e të bërit politikë e Hashim Thaçit, i cili të gjithë atyre që nuk i janë besnikë verbërisht dhe servilë u “hakmerret” me akuza, pasi që dihet mirë se edhe Prokuroria dhe Gjyqësori janë në duart e tij dhe të njerëzve të tij.

Të palarat e Bordit të BQK-së dhe ndikimi i Thaçit Eksperti i fushës së ekonomisë, ishministri i Financave, Haki Shatri, i kontaktuar nga gazeta, ka pohuar se abuzimet në BQK dhe futjen e mafisë politike i ka hetuar që pas përfundimit të mandatit të tij si ministër, derisa ishte deputet i Kuvendit të Kosovës në radhët e LDK-së dhe për këtë çështje është munduar të reagojë edhe përmes strukturave të partisë, por nuk ka pasur sukses. “Unë kam qenë pas mandatit të ministrit deputet në Kuvendin e Kosovës dhe kam qenë në Komisionin për buxhet, prej nga i kam përcjellë edhe disa veprime që janë bërë asokohe, kam reaguar edhe në subjektin e atëhershëm politik, LDK-në. Një shembull i reagimit dhe kundërshtimit ka qenë një rast i emërimit në radhët e Bordit të BQK-së, ku ka pasur person që besoj se as xhirollogari personale nuk ka pasur të hapur, e lëre më që nuk ka qenë asnjëherë më parë në BQK dhe nuk e ka ditur se ku është apo çka është banka, por që me vendime politike është votuar ai person dhe është zgjedhur anëtar i Bordit të BQK-së”, theksoi Shatri.

“Kam shkuar dhe kam reaguar atje, e ata që kanë qenë përgjegjës atëherë dhe më patën thënë hajt se jemi marrë ne vesh me Hashimin dhe shko e shikoj t’i punët e tua, aq shumë më patën irrituar me aso veprimesh antishtetërore në dëm të vendit e të shtetit, saqë më kanë detyruar ta bëj një veprim, i cili nuk ka qenë shumë i lehtë dhe më kanë qitur krejtësisht prej rrjedhave, që deri asokohe jam marrë me to. Pra, krejt kjo situatë është bërë me një marrëveshje të heshtur prapa shpine, në dëm të këtij vendi, dhe kanë përgatitur skenarët e caktuar me borde dhe me kandidatë e me veprime të ndryshme dhe mosreagime në situata të caktuara që me të vërtetë edhe po të krijohet një komision i specializuar ndërkombëtar, për të parë dëmin që i është shkaktuar këtij vendi, në periudhën prej vitit 2008 e këndej, kur kemi pasur kompetenca të plota, nuk e besoj që do të mund t’ia dalë në krye për ta bërë matjen e saktë, qoftë për keqpërdorim të parasë publike, qoftë për veprime të të gjitha natyrave që janë korruptive dhe të dënueshme, vepra penale”, theksoi Shatri.

Ish-guvernatori e pësoi se nuk iu bind kryeministrit Kryetarja e Grupit parlamentar Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, tha se përpjekja e Hashim Thaçit që përmes një konference për shtyp, në të cilën ai u angazhua për mbështetje të institucioneve të sundimit të ligjit për zbardhjen e akteve të ndryshme kriminale nga paslufta e këndej, nuk është gjë tjetër veçse përpjekje që të mbulojë infiltrimin e tij në ato shkelje ligji, në krim të organizuar kundër shtetit dhe në dëm të qytetarëve të Kosovës.

“Dje doli në shesh ana e tij e errët, e gjitha përmes dëshmisë së ish-guvernatorit të BQK-së, që Rexhepi e përshkruan ndikimin në BQK, ku nga pozita e kryeministrit ka kërkuar nga ai që paratë e shtetit t’i vërë në shërbimin e tij dhe të disa individëve të partisë, të cilën e drejtonte asokohe, PDK-në. Kjo ishte mundësuar përmes këshilltarit të tij dhe të disa zyrtarëve të tjerë si Ahmet Shala dhe të tjerëve, të cilët përmenden në këtë dëshmi që u publikua dje nëpër shumë portale. Pra, aty dëshmohet ndërhyrja e drejtpërdrejtë e ish-kryeministrit, kreut të PDK-së, tani në pozitën e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, aty shihet më së miri edhe kapja e BQK-së nga ana e tij asokohe si lider i PDK-së. Aty dëshmohet se ai e kishte kontrollin e plotë mbi paranë e taksapaguesve, me pensionet e qytetarëve, dhe ai ishte që vendoste edhe për destinacionin e këtyre parave, por edhe kush e si duhet të përfitojë nga to”, tha Bajrami për “Kosova Sot”. Sipas saj, pikërisht ky kontroll mbi BQK-në ka bërë që ish-kryeministri në momentet e caktuara edhe ta kundërshtojë propozimin e Hashim Rexhepit, sepse propozimet e Rexhepit i prishnin terezinë dhe si kundërpërgjigje i është hakmarrë edhe me arrestimin e tij. Deputetja nga Nisma thotë se tani duhet të zbardhet e vërteta se kush ia kreu punën për të cilën nuk u bind Hashim Rexhepi, dhe se si ka shkuar procedura kur Trusti pas një kohë të shkurtër me ndihmën e dikujt tjetër vendosi t’i investojë rreth 75 milionë euro në një bankë të quajtur “FORTIS”

Java e Agollit

0

Shkrimtari i njohur shqiptar, Dritëro Agolli, më 13 tetor mbush 85-vjet. Me këtë rast institucionet kulturore të shtetit shqiptar kanë organizuar një varg aktivitetesh në kuadër të Javës së Dritëro Agollit.

Vargjet më të hershme poetike, të botuar në vitin 1948, kur Dritëro Agolli ishte në klasën e 7-të, në Bilisht të Korçës, dhe një krijimtari që në 65 vjet me radhë ka ardhur duke u zgjeruar në zhanre e gjini të ndryshme, janë ekspozuar në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës me rastin e 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit.

Ekspozita e çelur këtë të hënë, sjell mes relikteve “Letrari i ri” e “Rinia” të vitit 1948, vëllimet e para poetike “Në rrugë dola” e deri tek dorëshkrimet e fundit të shkruara me dorën e dridhur, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore të shkrimtarit, që nga viti 1997. Ekspozohet edhe makina e shkrimit dhe fotografitë e çasteve më kulmore të jetës së Dritëro Agollit. Ish-kryeredaktori i gazetës “Drita”, Xhevat Lloshi, i pranishëm në këtë ekspozitë, rrëfen kujtimet me Dritëro Agollin kur ai ishte kryetar i lidhjes së shkrimtarëve. Gjatë çeljes së aktivitetit të titulluar “Ekskpozita agolliane dhe ligjërata”. drejtoresha e Bibliotekës kombëtare, Persida Asllani, foli për rolin e Dritëror Agollit në letërsinë shqipe, ndërsa ministrja e kulturës Mirela Kumbaro deklaroi se me rastin e ditëlindjes së shkrimtarit do të shpallet “Java e Dritëro Agollit”.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ka publikuar disa fotografi nga ekspozita kushtuar shkrimtarit Agolli.

“Agolli, një shkrimtar i dashur për të gjithë brezat, për të gjitha dialektet, për të gjitha trojet”, ka shkruar Kumbaro në rrjetin social Twitter.

Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë (Devoll, Devoll, Poemë malore, Hapat e mia në asfalt etj).

Shkrimtarin Agolli para pak ditësh presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e dekoroi me “Urdhrin e Pavarsisë”.

Gjallërohet jeta në Pllanjak të Sharrit

0

Në bazë të pozitës dhe lartësisë që ka, Pllajniku paraqet kulmin e fshatrave të Opojës. Shtrihet në njërën nga pllajat e Sharrit, në lartësi mbidetare 1350 – 1422 metra. Sipërfaqet e mëdha të kullosave malore, të cilat kanë nxitur që popullsia të merret me blegtori, kanë qenë faktori kryesor që këtu janë vendosur banorët e parë në këtë vend që e emërtuan Pllajnik. “Ky emër vjen nga burimet e sigurta e fjalëve shqipe pllajë dhe nik. Ky vendbanim daton shumë herët dhe kështu në dokumentet e vjetra osmane, të vitit 1575, Pllajnikun e gjejmë po me këtë emër që tregon se Pllajniku hyn në vendbanimet më të lashta të Opojës”,tregon Abaz Çengaj,shkruan gazeta Kosova Sot.

Ky fshat ka shkollën 5- vjeçare, xhaminë dhe 2 shitore. Sipas Çengajt, shkollimi në gjuhën shqipe në këtë fshat kishte filluar në vitin shkollor 1947-48. “Nga kjo statistikë shihet mirë se banorët e këtij fshati janë shpërngulur për shkak të lidhjeve të dobëta rrugore. Shpërngulja është duke vazhduar edhe tani kur infrastruktura është përmirësuar dukshëm falë ndihmës së Kuvendit Komunal, KFOR-it turk dhe Shoqatës gjermane CDF që në vitin 2006 ndihmuan në trasimin e rrugës që lidh këtë fshat me fshatin Kosavë”, është shprehur ai.

Banorët janë bujarë e trima

Sipas Çengaj, projekt i rëndësisë së veçantë ishte ujësjellësi, i cili u mbështet financiarisht nga një shoqatë ndërkombëtare. “Këtu, pjesa dërmuese e popullsisë merren me blegtori e bujqësi, ku shfrytëzojnë 164 hektarë ara, mbi 100 hektarë livadhe dhe rreth 330 hektarë kullosa, e një pjesë e madhe e familjeve, që nga paslufta, janë duke u marrë intensivisht me grumbullimin e boronicës, dëllinjës, kaçës, aguliçes, e shumë bimëve të tjera mjekuese”, thekson ai. Të tjerët thonë se Pllajniku është fshat me tradita mikpritëse, banorët janë bujar e trima kështu që në luftën e fundit shkuan për t’i dëshmuar trimëritë e tyre 18 djem të moshave te ndryshme dhe në zona të ndryshme operative. Abaz Çengaj tregon hallin e madh me shkollën. Mësuesi shprehet se nxënësit tani e pesë javë kanë ngelur pa shkuar në shkollë dhe kërkon urgjentisht një përkujdesje dhe duhet të ndërmerren të gjitha masat që ata nxënës mos të ndahen nga procesi mësimor për shkak të transportit të munguar.

Brenda dite arrijmë të mbledhim mbi 50 kg boronicë

Karakteristikë e këtij fshati për çka flasin të gjithë është se Opoja është bujaria e këtyre banorëve. “Këtu ende vazhdon ajo thënia e vjetër ilire “Shtëpia është e Zotit dhe mysafirit”, prandaj kjo traditë ende ruhet më përkushtimin më të madh”, tregon Çengaj për “Kosova Sot”. Tani, që nga paslufta e këtej, ky fshat duket se bën një jetë plotësisht idilike, si në kohën e rilindësve tanë kombëtarë. Vëllezërit Nehat e Bashkim Qusaj, si grumbullues të boronicës, shprehen se kanë mjaft përfitime nga kjo punë se kanë një çmim 2 euro e 15 centë për kilogram të boronicës. Nehat Qusaj shpjegon se ka familje këtu që siguron deri në 30 mijë euro brenda sezonit, duke mbledhur boronica dhe bimë tjera mjekësore. Pastaj ai tregon se jeta këtu duket e vështirë, por megjithatë i ka të mirat e saja. Motra e tyre ishte ndër ato të parat që kishte thyer akullin e shkollimit Hajrushe Qusaj, e cila tani është martuar dhe jeton jashtë Kosove. Mujedin Domazeti pohon se ka ditë kur brenda një dite arrijnë të mbi 50 kg boronicë dhe ky mund shpaguhet.

“Por, edhe bimët tjera i mbledhim dhe nga këto arrijmë të jetojmë mirë”, pohon ai. Konfiguracioni malor i fshatit për shkak të burimeve të shumta ka bërë që fshati të ketë ujësjellës. Por, dikur kishte një burim dhe ai ishte “Kroi i maces”. Pleqtë shpjegojnë disa histori për këtë krua. Por, njëra ndër to ishte se nga gërmimet e maces në një verë të thatë kishte gjetur këtë burim dhe më vonë ata pak banorë e kishin shndërruar në krua fshati, duke identifikuar me këtë emër. Nga ky fshat vetëm në Prizren janë shpërngulur 60 familje, në Sharr 20, në Prishtinë 16 familje të këtij fshati. Por ata që jetojnë këtu pohojnë se më nuk e kanë ndërmend të lëvizin nga këtu. Plaku Yzeir pohon: “Jo biro, këtu i kemi varrezat, këtu i kemi të parët. Më mirë është këtu se kudo tjetër në botë”, shprehet ai.

(Kosova Sot)

Profesori i suspenduar nuk zëvendësohet në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

0

Nxënësit e Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, ka më shumë se një muaj, që nuk mbajnë orën e historisë. Profesori i tyre, Sejdi Bytyçi, është suspenduar nga puna, pasi dyshohej se notat e 12 nxënësve të klasës 12-të në Librin Amzë.

Drejtoria e Arsimit, ndërkaq ende nuk ka zgjedhur zëvendësuesin e tij.

Nxënësit kërkojnë që kjo ceshtje  të zgjidhet sa më shpejtë.

“Në orën e historisë po sillemi rrugëve e lokaleve”, tregon nxënësi N.N. për PrizrenPress.

Profesori i Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Sejdi Bytyçi, dyshohet se ka falsifikuar notat e 12 nxënësve të klasës 12-të në Librin Amzë. Inspektorët e Arsimit (SIA), kanë suspenduar profesorin përkohësisht nga puna. Rasti është duke u hetuar edhe nga Policia e Kosovës.

Bytyçi në mënyrë të kundërligjshëm, notat e dobëta të ditarit i ka përshkruar kaluese në Librin Amzë./PrizrenPress.com/

Kërkohet personi i zhdukur në Suharekë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 7 tetor në Suharekë është paraqitur rasti i zhdukjes së Abedin Avdi Bytyqit.

Bytyqi është i lindur më 1972 me banim në Prishtinë.

Sipas familjarëve, Abedini ishte parë për herë të fundit më 6 tetor në mesditë në Suharekë dhe deri më tani nuk dinë asgjë për të.

Policia e Kosovës lut ata që mund të kenë ndonjë informacion sado të vogël të lajmërojnë policinë.

Abedini është i gjatë 167cm me peshë rreth 75 kg.