25.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Java e Agollit

Shkrimtari i njohur shqiptar, Dritëro Agolli, më 13 tetor mbush 85-vjet. Me këtë rast institucionet kulturore të shtetit shqiptar kanë organizuar një varg aktivitetesh në kuadër të Javës së Dritëro Agollit.

Vargjet më të hershme poetike, të botuar në vitin 1948, kur Dritëro Agolli ishte në klasën e 7-të, në Bilisht të Korçës, dhe një krijimtari që në 65 vjet me radhë ka ardhur duke u zgjeruar në zhanre e gjini të ndryshme, janë ekspozuar në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës me rastin e 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit.

Ekspozita e çelur këtë të hënë, sjell mes relikteve “Letrari i ri” e “Rinia” të vitit 1948, vëllimet e para poetike “Në rrugë dola” e deri tek dorëshkrimet e fundit të shkruara me dorën e dridhur, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore të shkrimtarit, që nga viti 1997. Ekspozohet edhe makina e shkrimit dhe fotografitë e çasteve më kulmore të jetës së Dritëro Agollit. Ish-kryeredaktori i gazetës “Drita”, Xhevat Lloshi, i pranishëm në këtë ekspozitë, rrëfen kujtimet me Dritëro Agollin kur ai ishte kryetar i lidhjes së shkrimtarëve. Gjatë çeljes së aktivitetit të titulluar “Ekskpozita agolliane dhe ligjërata”. drejtoresha e Bibliotekës kombëtare, Persida Asllani, foli për rolin e Dritëror Agollit në letërsinë shqipe, ndërsa ministrja e kulturës Mirela Kumbaro deklaroi se me rastin e ditëlindjes së shkrimtarit do të shpallet “Java e Dritëro Agollit”.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ka publikuar disa fotografi nga ekspozita kushtuar shkrimtarit Agolli.

“Agolli, një shkrimtar i dashur për të gjithë brezat, për të gjitha dialektet, për të gjitha trojet”, ka shkruar Kumbaro në rrjetin social Twitter.

Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë (Devoll, Devoll, Poemë malore, Hapat e mia në asfalt etj).

Shkrimtarin Agolli para pak ditësh presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e dekoroi me “Urdhrin e Pavarsisë”.

Më Shumë

Shtyhet afati i procesit të regjistrimit të popullsisë

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se është shtyrë afati i procesit të Regjistrimit të Popullsisë deri më datën 24 maj.   Sipas komunikatës  së qeverisë, ky...

Ministria e Shëndetësisë miraton listën zyrtare të çmimit të barnave

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar listën zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale pas propozimit të komisionit përkatës. Ky vendim ka hyrë në fuqi më 15.05.2024,...

Lajmet e Fundit