Home Blog Page 6218

Në Dragash promovohet programi “Amerika me Kosovën”

0

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Usmen Baldzi dhe ambasadori amerikan, Greg Delawie, kanë marrë pjesë në promovimin e programit “Amerika me Kosovën”, në Dragash, në kuadër të të cilit janë zhvilluar aktivitete kulturo- sportive nga nxënësit e komuniteteve që jetojnë në këtë trevë, si dhe është bashkëbiseduar me qytetarët e kësaj komune, njofton kumtesa ministrore.

Bajrami, me këtë rast ndër të tjera tha se, ky aktivitet është një rast i mirë që të dëshmohet se në Kosovë mund të jetohet bashkë dhe se Kosova është një vend i lirë dhe demokratik, ku respektohen vlerat e secilit dhe ku diversiteti është vlerë e veçantë e shtetit.

Pesë persona të armatosur grabisin para e ari në një shtëpi në Prizren

0

Rreth orës 02:50 minuta të natës policia në Prizren ka pranuar një thirrje e cila bënte me dije se në rrugën “Hoxhë Tasini” në një shtëpi ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Sipas hetimeve fillestare dyshohet se katër apo pesë të dyshuar pasi e kanë thyer derën e shtëpisë kanë hyrë me forcë brenda me ç ‘rast i kanë terrorizuar dy banorë të moshës së vjetër dhe nën kërcënimin e dhunës dhe armëve kanë grabitur sasi të parave dhe arit dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia njofton se ekipe të hetuesisë dhe krim teknikës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punohet për ndriçimin e rastit.

Nait Hasani i bie pishman për zgjedhjet e parakohshme

0

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ishte një nga zërat e parë të koalicionit qeverisës PDK-LDK, i cili në mënyrë të hapur deklaroi se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të dalë nga kriza.

Gjashtë muaj pas këtyre deklaratave, deputeti i PDK-së, nuk e ka më këtë vlerësim.

Ai thotë se tani për tani nuk ka zgjedhje. I kontaktuar nga Indeksonline, Hasani thotë se tani ndërkombëtarët e kanë marrë situatën në dorë dhe ata do të vendosin kur qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit.

“Nuk ka zgjedhje. Më herët kam thënë se kanë qenë rrethanat politike për më hy në zgjedhje për të dalë nga situata. Tani nuk kemi zgjedhje. Tani jemi në fazën ku problemet duhet të zgjidhen brenda institucioneve qe i kemi më të mirë apo të keq me detyrim apo pa detyrim. Partitë duhet pritur afatin e rregullt kohor që është vitit 2018 për të shkuar në zgjedhje. Ndërkombëtaret e kanë marrë situatën në dorë dhe ata do të përcaktojnë se kur vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Hasani.

Se zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje e ka deklaruar për Indeksonline edhe bashkëpartiaku i Hasanit, Elimi Reçica.

Sipas tij, pozitë e opozitë duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët pasi shkuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme nuk e zgjedh çështjen e demarkacionit./Indeksonline

Dy aksidente në Prizren, tre të lënduar

0

Tre persona janë lënduar në dy aksidente të trafikut në Prizren. Policia e Kosovës njofton se aksidentet kanë ndodhur për shkak moskujdesit të vozitësve të automjeteve.

Raporti i Policisë së Kosovës

Prizren 05.10.2016-09:10. I dyshuari mashkull shtetas turk duke lëvizur me automjetin Scania nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, viktimën mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe pas tretman mjekësor është liruar.

Rr. “Tirana”, Prizren 05.10.2016-11:35. I dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën Mercedes pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur veturën Jeep Cheroke, të cilën e drejtonte viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidenti viktima dhe një bashkudhëtar mashkull K/Shqiptar kanë pësuar lëndim trupor dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Bashkëpunimi i qytetarit me korrupsionin

0

Autori: Ma.Sc. GENT GJINI

Shoqëria jonë kosovare që me dekada të tëra , është duke vuajtur dhe hjekur nga sindromi i ashtuquajtur korrupsion që thuajse si gangrene ka kapur stukturat dhe poret, gjithë shoqërore te shtetit dhe bën fundosjen e saj në humnerën e kollapsit. Korrupsioni si i tillë, tani më i mëshiruar ta themi në traditën identifikuese të shtetit të Kosovës bart, dhe do bart pasoja të mëdha për vet, shoqërinë, qytetarin, dhe ekonominë Kosovare dhe do rrezikohet, qenia e saj ekonomike për të pasur investime ekonomike për tu zvogëluar papunësia, dhe për të besuarit me këtë shtetit të së drejtës.

Korrupsioni tani më si fenomen, dhe faktor krimogjen në shtetin e Republikës së Kosovës, asaj i ka shkaktuar humbje me kosto të mëdha, si në vet qytetarët që janë zhgënjyer me këtë shtet dhe situatë, ku nuk trajtohen të barabartë si barazi ligjore me qytetarin tjetër që ai ndryshe ka ky ka paguar, dhe din ato kanalet të korrupsionit. Dhe si rrjedhojë e kësaj, këta lloj qytetarësh arrijnë të quhen si qytetar bashkryerës në krim, të jenë të fuqishëm dhe mbi ligjin, dhe të fitojnë privilegjet paqena, apo duke mos i takuar atij ligshmëria, por në parim ai del, të jete fytyra e krimit.

Duke e përshkruar korupsionin si gangrenë, qe i ushqen sidomos udheqësit shtetëror që kanë autorizime të larta shtetërore dhe vendimarese pra publike, pikërisht nga këta fillon zanafilla e rritjes së këtij fenomeni në shoqëri, dhe e humbjes së besimit se ky shtet, është shtet i së drejtës ligjore të barabartë për të gjithë, dhe kur sot vështire pak ësht?%A

Ambasadori amerikan viziton Dragashin

0

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovës, Greg Delawie do të vizitojë sot Dragashin.

Në një njoftim për media nga ambasada amerikane bëhet e ditur se Delawie do të marrë pjesë në promovimin e programit “Amerika me Kosovën”.

“Ambasadori amerikan Greg Delawie i shoqëruar nga Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe zyrtarë vendorë do të promovojnë programin “Amerika me Kosovën” në Dragash me ç’rast ambasadori do tu drejtohet të pranishmëve”, thuhet në njoftim.

Ngjarja mbahet sot, në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash, duke filluar nga ora 10:30.

Kërkohet komision hetimor për presidentin Hashim Thaçi

0

Ndonëse para disa vjetësh pati filluar të flitet e të shkruhet shumëçka në shtypin ndërkombëtar për ish-kreun e PDK-së, Hashim Thaçi, ish-kryeministër i vendit dhe tani president, për lidhjet e tij me Shërbimin e Inteligjencës Franceze, fillimisht nga gazetari francez, Pierre Pean, autor i librit “Kosova – lufta e drejtë, për një shtet mafioz”, që kishte deklaruar se ishkryetari i PDK-së dhe presidenti aktual i Kosovës është trajnuar nga shërbimi inteligjent francez, se Shërbimi i Inteligjencës, sipas tij, ishte përgjegjës për Hashim Thaçin dhe kishte punuar për trajnimin e bashkëpunëtorëve të tij, presidenti kosovar ende nuk e ka thënë as edhe një fjalë të vetme për këto publikime.

Ai nuk po reagon as në pohimet e ish-drejtorit të Shërbimit të Fshehtë Francez, Pierre Siramy, i cili pati deklaruar se Hashim Thaçi është agjent i Francës. Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Hashim Thaçit ishte i përfshirë agjenti Arnaud Danjean, në atë kohë oficer hulumtues për çështje të Ballkanit. Thaçi edhe sot e kësaj dite është agjent (spiun) i Francës, bazuar në deklaratat e konfirmuara nga ish-shefi i Shërbimit Sekret Francez, Pierre Siramy, në një dokumentar special të “Canal +”-it. E derisa i pari i vendit po frikësohet, po heziton që të flasë, të deklarohet për këto gjëra, përfaqësues të subjekteve politike dhe njohës të fushave të ndryshme, analistët politikë, thonë se kjo heshtje nënkupton se në gjithë atë mal spekulimesh e raportimesh mund të ketë të vërteta.

Rekrutimi i ish-udhëheqjes së UÇK-së Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, thotë se akuzat për Thaçin si spiun i Shërbimit Inteligjent Francez janë publike dhe serioze dhe nuk duhet të kalojnë sikur nuk ka nisur asgjë, e sidomos kur lajmi vjen nga një shteti i cili tradicionalisht ka pasur lidhje të ngushta miqësore me Serbinë dhe jo shumë miqësore me Kosovën dhe shqiptarët.”Këto informacione kanë dalë nga njerëz kompetentë dhe të informuar. Nga e gjithë kjo rezulton se edhe një pjesë e udhëheqjes së UÇK-së është rekrutuar nga Shërbimi i Fshehtë Francez. Duke marrë parasysh se Franca është historikisht dhe aktualisht aleate e Serbisë, shpjegohen shumë qartë veprimet e Thaçit, i cili në vazhdimësi i ka bërë koncesione të palejueshme Serbisë, duke e bërë faktor në rregullimin e brendshëm politik dhe territorial të Kosovës. Këto akuza nuk duhet të kalojnë kështu, në heshtje, sepse Thaçi mban një post tepër të rëndësishëm në hierarkinë shtetërore të Kosovës. Nëse ai vërtet është një agjent francezo-serb, atëherë e ardhmja e Kosovës do të jetë një formë e re e kolonializmit serb. Unë mendoj se Parlamenti i Kosovës duhet ta formojë një komision hetimor për t’i hetuar pohimet përse Thaçi është spiun i Shërbimit Inteligjent Francez”, tha deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, për “Kosova Sot”.

 Edhe Muhamet Kelmendi, anëtar i Kryesisë së AAK-së, pohon se deklaratat e tilla kaq të ashpra dhe nga personalitetet e larta të Shërbimit të Fshehtë Francez janë shumë domethënëse dhe tejet akuzuese për Hashim Thaçin. “Është e qartë se Thaçi që në vitin 1998 ka ra në pozita të palakmueshme. Që në atë botë i përkrahur nga ana e bashkëpunëtorëve të vet e filloi një luftë vdekjeprurëse për LPK-në dhe për UÇK-në. Dhe, me ndihmën kryesisht të Xhavit Halitit, Azem Sylës dhe Kadri Veselit, e më vonë edhe të Adem Grabovcit, Bedri Islamit dhe Bardhyl Mahmutit, arritën ta zhdukin tërësisht LPK-në dhe vetë UÇK-në’, tha ai.

Tentativat për ndarjen e Kosovës Kelmendi dyshon se tani presidenti Thaçi, i kapur nga shërbimet e huaja, më shumë po punon në dëm të shtetit sesa në funksion të fuqizimit dhe konsolidimit të tij. “Duhet këtu domosdo të kujtojmë situatën në vitin 1999 dhe 2000 në Mitrovicën e Veriut, në të cilën u la e lirë kjo hapësirë nga ky grup dhe Franca aty ndërtoi një shtet të vogël serbomadh, që edhe sot po pavarësohet me dakordimin e vetë pushtetarëve të Kosovës. Pse Thaçi nuk deklarohet? Hashim Thaçi ende nuk i ka kryer detyrat e veta të marra nga agjenti sekret, Arnold Dunjeau, sepse Shërbimi Sekret Francez ka pikësynim ndarjen e Kosovës midis Serbisë dhe shqiptarëve. Po qe se e marrim Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, del se Franca e ka dhënë iniciativën e tillë nëpërmjet Serbisë dhe Hashim Thaçi e ka nënshkruar në vitin 2013 këtë marrëveshje me Daçiqin. Mbi këtë u nënshkrua edhe marrëveshja ndërmjet Mustafës dhe Vuçiqit në vitin 2015 dhe tash pritet të ndërtohet, me statut, ky subjektivitet serbomadh mu në Kosovë. Ky është një fakt nga i cili Thaçi nuk ka guxim të deklarohet tani, sepse nëse deklarohet kundër Asociacionit del vetë Shërbimi i Fshehtë Francez dhe tregon pozicionin e tij dhe natyrisht se populli menjëherë do të ngrihet kundër dhe do të kërkojë dënimin”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”.

Dyshime për peshën e rëndë që bart mbi vete nga shantazhet ndërkombëtare presidenti i tashëm i vendit, Thaçi, ka edhe Ismail Kurteshi nga Lëvizja “Vetëvendosje”. “Se a është Thaçi agjent i Francës nuk mund ta konfirmoj as mohoj. Kjo është punë e Shërbimit Inteligjent të Kosovës. Por, nëse vërtetohet se Thaçi ose cilido bartës i funksioneve shtetërore është agjent i një vendi të huaj, duhet jo vetëm të shkarkohet menjëherë nga posti, por edhe të ndiqet me ligj. Se a janë formalisht pjesëtarë të shërbimeve të huaja udhëheqësit e Kosovës nuk është e konfirmuar nga organet e sigurisë së Kosovës. Se një pjesë e konsiderueshme e zyrtarëve të lartë janë vërë në shërbim të interesave të huaja është publike. Më shumë janë angazhuar Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Murat Meha, disa deputetë e disa ministra e zëvendësministra me ratifikuar Demarkacionin me Malin e Zi, kështu siç është i padrejtë dhe i dëmshëm për Kosovën se vetë kryeministri i Malit të Zi”,tha Ismail Kurteshi. Ai ka pohuar se tanimë është evidente se po aq sa Serbia janë angazhuar për “Zajednicën” edhe Isa Mustafa, Hashim Thaçi, ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës dhe të nënshtruarit e tyre, e kjo është tepër evidente

26 pseudonimet e Gjergj Fishtës

0

Të ndërtosh një identitet të ri, të krijosh një personazh tjetër që mund të dali lehtë prej teje, e të jetë më i guximshëm se ty…Kritikët e studiuesit e letërsisë vazhdojnë ta shohin përdorimin e “pen name” ose “pseudonimeve” në letërsi, si një nga çështjet më interesante për studim. Vetëm pak ditë më parë New York Times i kushtonte një artikull shkrimtares italiane Elena Ferrante, që ende nuk ka dalë para lexuesve me fytyrë dhe pse fama e saj tashmë ka depërtuar me sukses dhe në perëndim.

Shkrimi kërkonte të zbulonte identitetin e Ferrantes, që sipas kërkimeve të gazetarit Claudio Gatti mund të ishte përkthyesja që jeton në Romë Anita Raja. Duke hulumtuar kalimet financiare të të ardhurave të librave të Ferrantes, si dhe ngjashmërinë mes historive të treguara në librat e saj dhe jetës së Rajës, gazetari Gatti ishte i bindur, se tashmë lexuesi mund të ketë identitetin e vërtetë të shkrimtares që i ka rrëmbyer prej kohësh zemrat e tyre. Në historinë e letërsisë është e pafundme lista e shkrimtarëve që kanë zgjedhur të shkojnë tek lexuesi nën një emër tjetër.

Në shekullin e 17-18, pjesa më e madhe e shkrimtareve femra zgjidhnin të shkruanin librat e tyre të parë me emra burrash, të sigurta se vetëm kështu nuk do të mund të paragjykoheshin e pranoheshin në shoqëri. Por dhe sot në shekullin e XXI, ku shumë të drejta të lirisë së njeriut janë fituar, dhe kur kritikat ndaj politikave nuk kushtojnë aq shumë sa një shekull më parë, duket se pseudonimet vijojnë të jenë si një ide shpesh romantike të cilët shumë shkrimtarë e zgjedhin për tu përfaqësuar. Ane Rice një nga shkrimtaret best seller sot, për vite me radhë botoi libra erotikë me emrin as Anne Rampling. Agata Kristi eksperimentet e saj letrare pas sagës me dedektivë i botoi nën emrin e Mary Westmacott. Stephen King do të shkruante për vite me radhë nën emrin Richard Bachman.

Revista Letrare Saras, në numrin e saj të 18-të, zgjedh si temë pikërisht pseudonimet në letërsi, duke i parë në kontekstin jo vetëm historik, por dhe të dominimit që kanë pasur identitetet e zgjedhura në veprat e shkrimtarëve. Saras bën një udhëtim në letërsinë shqipe për të zbuluar se pseudonimet kanë qenë një element i përdorur hershëm në letrat shqipe.

Nuk është vetëm Migjeni (emri i vërtetë Millosh Gjergj Nikolla) apo Lasgushi (Llazar Gusho), Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko) që zgjodhën të shkonin tek lexuesi përmes një identiteti tjetër letrar. Faik Konica ka pasur 29 pseudonime, Gjergj Fishta 26. Që nga Naum Veqilharxhi, Jeronim De Rada, Zef Serembe, Naim Frashëri, Sami Frashëri, Ndre Mjeda, Çajupi, , Asdreni, Petro Marko, Sterio Spasse, Esat Mekuli, Ramiz Kelmendi, Rexhep Qosja, Anton Pashku , etj kanë botuar libra me pseudonim.

Në shekullin e XXI , me ndryshimin e kontureve politike e kulturore, pseudonimet shfaqen gjithnjë e më rrallë. Diskutimit për pseudonimet në letërsi i janë bashkuar në Saras emra të njohur si Ardian Vehbiu që ka provuar shpesh të shkruajë me pseudonim. Vehbiu ndan me lexuesit histori të krijimit të emrave të tij letrarë, një prej të cilëve shumë i njohur është dhe dhe Mark Gjerazi. Artan Gjyzel Hasani I njohur me pseudonimin Wisper, vjen me shkrimin “Të mbrohesh nga vetja”.

Maklena Nika sjell “Maskat në letërsinë greke”, ndërsa Virion Graci një studim mbi veprën e Fatos Kongolit. Arb Elo, krijues dhe kritik I letërsisë që ka vendosur të mos e bëjë ende të ditur identitetin e tij të vërtetë, sjell një këndvështrim interesant në këtë numër. Posaçërisht për Saras, shkrimtarja italiane Melania Mazzucco, autoren e romanit “Vita”, fitues të çmimit “Strega” të përkthyer në 30 gjuhë të botës vjen me një intervistë dhënë përkthyeses së saj në gjuhën shqipe Mimoza Hysa.

Nuk mungojnë në këtë numër dhe proza dhe poezia e zgjedhur, siç është tregimi i Haruki Murakamit nën përkthimin e Elvana Zaimit. Shkëlqim Çela sjell një version të ri të përkthimit të poemës së njohur të Majakovskit “Re me pantallona”, pas përkthimit të njohur të Ismail Kadaresë. Përkthimi i Çelës botohet për herë të parë në Saras, çka tregon dhe një tërheqje që vazhdon të ketë ndaj vargjeve të poetit të njohur rus, dhe se Majakovski është një figurë e dashur dhe tashmë në shekullin e XXI.

Fshati Bregdri i Hasit po zbrazet

0

Fshati Bregdri i Prizrenit aktualisht numëron 600 banorë rezidentë, derisa llogaritet se 400 të tjerë janë shpërndarë anekënd botës. Shumë nga ta ushtrojnë zejen e bukëpjekësit. Fshati është i banuar nga shqiptarë të besimit mysliman dhe katolik dhe jetojnë në harmoni të plotë mes vete. Kryetari i fshatit, Jakup Çollaku, tregon se të parët që ishin vendosur në këtë fshat kishin qenë nga fshati Zym, kryesisht për arsye të mungesës së ujit.“Banorët u janë ofruar pronave të tyre që i kishin në breg të Drinit të Bardhë dhe për faktin se ashtu afrohen afër ujit që e kishin mungesë në Zym të thatë, siç është quajtur më herët vetë Zymi”, thotë Çollaku. Sipas tij, Zymi njihet si qendër famullitare qysh në shekullin XIV, me kishën që i kushtohet Shën Mërisë. Në famullitë e këtij rajoni, ndër priftërinjtë e hershëm ishin edhe njerëzit e mëdhenj të kulturës shqiptare, si Ndre, Pjetër, Lukë e Gjon Bogdani që ishin nga fshati Gjinan i Hasit (sot fshati Bregdri), pastaj Pjetër Zoganji (Zogaj), Mark Bardhi etj. Rrethanat specifike të periudhave të kaluara historike ndikuan që lokacioni i kishës të mos jetë në një vend të vetëm. Lokacioni i parë i kësaj kishe ishte në luginën e njohur në Shëngjergj (ku punoi Ndre Bogdani) e nga aty u shpërngul në Kodrinën e Lumezeve, apo siç njihej atëherë te Lama e Bubit. “Sot Zymi, Shëngjergji, Bregdrini (Gjinani) dhe Dedaj, që e përbëjnë Famullinë e Zymit, kanë rreth 500 shtëpi me afro 6.000 banorë”, tregon Çollaku.

Traditat që vazhdojnë të mbesin gjallë

“Banorët janë të ty besimeve, mysliman e katolik, por që kurrë në jetën e tyre nuk kanë pasur, tani e një shekull që kur është banuar ky fshat, as edhe një ngatërresë verbale”, tregon Jakup Çollaku, kryetar i këtij fshati. Ndryshe, banorët kanë ankesa rreth infrastrukturës. Ata ankohen se mungon trotuari nga shkolla deri në fshat, pastaj oborri i shkollës është në gjendje të keqe, derisa mungon edhe kanalizimi nëpër lagje. Çollaku shprehet se tradita e këtij fshati nuk dallon nga ato të Hasit.“Banorët e besimit katolik i bëjnë sipas traditës së tyre dhe ata myslimane sipas traditës së vet, por këtu disa nga traditat edhe përbashkohen”, shprehet Çollaku. Megjithatë, ai shprehet se në kohët moderne kanë ndryshuar disa nga traditat e vjetra. Megjithatë, Çollaku shprehet se disa nga familjet preferojnë t’i bëjnë dasmat sipas stilit të vjetër.

Kështu gjatë dasmës, kur krushqit shkojnë të marrin nusen, vetëm një pjesë e dasmorëve hyjnë brenda në shtëpinë e nuses, pjesa tjetër bëjnë aheng jashtë. Janë dajat dhe xhaxhallarët ato që luajnë muhabetin me krushqit. Pasi merret nusja, para portës së shtëpisë së dhëndrit i hidhet ujë të këmbët që të hiqet syri i keq, ose magjia, pastaj në prehër i ulin një djalë të vogël, me qëllim që në të ardhmen të bëjë djalë, lyen me mjaltë parmakët e shtëpisë, hy me këmbën e djathtë, që shtëpisë ti ecë mbarë dhe ëmbël. Të tjerët i hedhin karamele dhe oriz. Në të kaluarën dasmat nisnin të enjten, ditë kur dërgohen rrobat tek nusja dhe shtrohet një drekë me gjithë të mirat, por tani ato zgjasin më pak dhe shpesh nuk ka një ditë të caktuar. Banorët më të vjetër tregojnë se në të kaluarën ka pasur shumë lojëra tradicionale, të cilat kanë mbijetuar deri në kohët e vona, por ato tani kanë nisur të harrohem. Ata kujtojnë veçanërisht lojën me filxhan. Ata që fitojnë ngrihen në këmbë dhe këndojnë dhe me humor e batuta ngacmohet pala e humbur.

“Në dasma, për nusen janë vajzat e fshatit ato që e këndojnë dhe varësisht nga sjellja e nuses shahet ose lavdërohet nëpërmjet këngëve. Tashmë vjen nata e parë e çiftit. Dhëndri futet me të gjuajtura në kurriz nga shokët e tij në dhomë”, tregon mësuesi Beqir Çollaku.

Vajzat e Bregdrinit, aktiviste të palodhura në gjithë Hasin

Beqir Çollaku tregon se fshati ka qenë bartës i shumë proceseve kombëtare, me të cilat ka kaluar vendi. Ai shprehet se nga fshati kanë dalë edhe shumë aktiviste femra, që tregon për emancipimin e hershëm të femrës në këto troje. Pikërisht nga ky fshat kanë dalë vajza para lufte që nga vitet 1990 e këtej që kanë qëndruar në ballë të shumë organizimeve atdhetare ku duhet të veçohen: Marte Prekpalaj, Dile Prekpalaj, Hatixhe Çollaku, Merita Çollaku. Ato ishin edhe vetë ideatore të shumë aktivitete të traditës hasjane, si Marte Prekpalaj, dallohen sa i përket kultivimit të traditës së veshjeve hasjane, e po kështu pas lufte ishin shembull i aktiviteteve të shumta kulturore të këtij rajoni.

(Kosova Sot)

I mbijetuari kujton maturantët e ndjerë të Malishevës (VIDEO)

0

Janë bërë pothuajse 12 vite prej kur 15 maturantë të gjimnazit “Abdyl Frashëri”, humbën jetën.

Shkëlzen Bytyçi i cili ishte në autobusin i cili u aksidentua në Fusharrëz, në prag të përvjetorit të humbjes së 15 shoqeve dhe shokëve të klasës ndërmori një iniciativë për rregullimin e varrezave të tyre, që sipas tij nuk janë mirëmbajtur sa duhet.

15 maturantë të Malishevës humbën jetën më 14 tetor të 2004-ës në Fusharrëz, duke u kthyer nga ekskursioni në Shqipëri.