Home Blog Page 6223

Kur kryeministri fol për shëndetësinë me një papërgjegjësi prej një të padituri!

0

Nga Muharrem Kuçi

Kur Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, më 9 Nëntor 2016, gjatë pritjes së sekretarit të përgjithshëm të Shoqatës së Diabetologëve Evropianë, Dario Rahelic, i cili shoqërohej nga doktorët kosovarë, Luan Gola dhe Bardhyl Gashi, theksoi se Shëndetësia është prioritet i rëndësishëm i Qeverisë së Kosovës, si profesionist i fushës ndihesh i zhgënjyer por edhe i fyer me papërgjegjësinë e zyrtarit të parë të qeverisë, që do të duhej të matej mirë çfarë thotë dhe si e thotë.

Retorikë e thatë dhe shumë e papërgjegjshme!

Me çka e argumenton ai angazhimin për të arsyetuar këtë pohim. Me asnjë veprim as Ministri i Shëndetësisë që vjen nga partia e tij dhe as Kryeministri nuk e kanë dëshmuar me asnjë veprim deri më tani se Shëndetësinë e kanë prioritet të qeverisjes në këtë mandat.

Madje as për kategorinë e të sëmuarëve nga Diabeti nuk ka bërë ndonjë veprim që do t’ju lehtësonte vështirësitë dhe problemet që i atakojnë këtë kategori (sigurimi i barnave nga lista esenciale dhe participimi në koston e tyre, mundësi rehabilitimi apo mbështetje të familiarëve)

As pas më shumë se dy vitëve edhe përkundër trumbetimit të reformave të parapara asnjë veprim konkret në implementimin e ligjit për sigurimet shëndetësore nuk është bërë.

Kur krahason Ligjin për Buxhetin e vitit 2017, buxheti dhe mjetet e parapara për Shëndetësinë, jo që nuk vërtetojnë pohimin e Kryeminitrit se e ka prioritet, por se duket qartë se Qeveria as që e ka ndërmend të angazhohet seriozisht për përmirësimin e situatës në Shëndetësi.

Me këtë buxhet asnjë implementim nuk është i mundur e lëre më përmirësimin në investime në infrastrukturë dhe në kushtet e punëtorëve shëndetësor që është një parakusht për përmirësimin e kualitetit të shërbimeve shëndetësore.

Të gjitha hapat e ndërmarrë deri më tani kanë treguar përkushtimin e qeverisë për të kontrolluar gjithçka në këtë sektor, sidomos ato segmente ku paraja qarkullon më shumë (Tenderomania)!

Personeli mjekësor po lëshon vendin, paknaqësitë e këtyre profesionistëve janë në kulm, e gjithë kjo mund të qoi shumë shpejtë në një kolaps të plotë të ketij sistemi shumë të vlefshëm të shoqërisë sonë.

Ështe koha e fundit që kryeministri dhe vartësit e tij të peshojnë mirë deklaratat e tyre që nuk janë aspak bindëse për qytetarin e thjeshtë e lëre më për ekspertët e fushës.

Pasojat për dështimet që janë evidente së fundmi do bijnë mbi ta si përgjegjës për propagandën e vazhdueshme dhe të rreme.

Këto dështime nuk mund t’i faturohen askujt pos juve dhe vartësve Tuaj, Zt.Kryeministër?

(Autori është Sekretar për Shëndetësi i NISMA për Kosovën)

Pesë ditë nga vdekja e Astrit Deharit, institucionet ende pa përgjigje

0

Sot janë bërë pesë ditë nga vdekja e dyshimtë e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari.

Dehari kishte ndërruar jetë në qendrën e paraburgimit në Prizren, ku edhe po mbahej si i paraburgosur nën dyshimin se kishte marrë pjesë në organizimin dhe ekzekutimin e sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës më 4 gusht të këtij viti.

Familjarët e Astrit Deharit, Lëvizja Vetëvendosje, përfaqësues të Institucioneve dhe partive politike në Kosovë, kanë kërkuar hetim të pavarur rreth detajeve të vdekjes së Deharit.Madje Ministria e Drejtësisë është zotuar se ka aktivizuar të gjithë mekanizmat relevantë për zbardhjen e këtij rasti.

Megjithatë, kanë kaluar pesë ditë dhe ende nuk ka përgjigje rreth ngjarjes tragjike.

Në Vetëvendosje vazhdimisht kanë thënë se vdekja e Deharit nuk ishte fatkeqësi, por një montim politik.Kjo për shkak të deklaratave kontradiktore të institucioneve të Kosovës, rreth detajeve të vdekjes së Deharit.

Limaj për vërshimet në Malishevë: Falënderoj Zotin që nuk pati viktima

0

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që kanë rënë gjatë ditës së djeshme dhe sot, të cilat kanë shkaktuar shumë dëme, kryetari i Nisma-s Fatmir Limaj ka falënderuar Zotin që deri tani nuk kemi pasur viktima në njerëz.

Siç ka shkruar Limaj në Facebook, deri më tani Komuna e Malishevës është në situatë më të vështirë nga këto përmbytje, për çka ai shprehu mirënjohje për komunën që udhëhiqet nga partia e tij dhe sipas tij qeveria komunale është shumë e mobilizuar dhe në krye të detyrës së saj.

Postimi i Limajt:

Reshjet e shiut mbrëmë dhe sot kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa pjesë të Kosovës. Deri më tani komuna e Malishevës është në situatë të vështirë nga këto përmbytje.Shfrytëzoj rastin të shprehi mirënjohjen dhe po ashtu mbështetjen tonë për qeverinë komunale e cila është shumë e mobilizuar dhe në krye të detyrës së saj për tu dalur në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë.

Gjithashtu, mirënjohje për qytetarët të cilët janë aktivizuar së bashku me qeverinë komunale në ofrimin e ndihmës familjeve të prekura.Unë pres që organet qendrore të aktivizohen dhe tu dalin në ndihmë zonave të prekura nga vërshimet. Falënderoj Zotin që deri tani nuk kemi pasur viktima në njerëz.

Malisheva do të përballet me probleme serioze nëse vazhdojnë të reshurat

0

Reshjet e fundit që kanë mbuluar vendin, kanë prekur shumë komuna ku dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Një nga këto komuna është edhe Malisheva, njofton Klan Kosova.

‘Gjendja ka qenë vërtetë e tensionuar, si pasojë e daljes së lumit nga shtrati ku akset rrugore kanë qenë të bllokuara”, ka thënë Sejdi Paçarizi drejtor për mbrojtje dhe shpëtim në Malishevë

“Kemi pas dëme edhe në kulturat bujqësore”.

Pikat më kritike atje janë fshatrat si Mirusha, Malisheva, Bellenicë dhe disa fshatra të tjera.

Paçarizi ka thënë se gjatë familje në këtë komunë janë të evakuuar, si pasojë e reshjeve.

“Shpresoj që komuna do tu dalë në ndihmë, por që kuvendi komunal ka pak të hyra”, ka thënë Paçarizi.

Ai shton se situata ka filluar të qetësohet, por  tërheq vërejtjen se nëse të reshurat vazhdojnë atëherë do të ketë probleme të mëdha.

Drejtësia, levë e politikës

0

Krimi dhe korrupsioni nuk po luftohen.

Edhe Raporti i sivjetmë i Progresit nga Komisioni Evropian, që flet për Kosovën, sikurse të gjitha raportet e deritashme të pasluftës, i kanë nxjerrë në plan të parë krimin dhe korrupsionin sërish si sfidat kryesore të Kosovës, me të cilat përballet shteti më i ri i Evropës. Natyrisht se raporti përmban edhe lëshime të tjera në sistemin gjyqësor, si administrimi i drejtësisë është i ngadalshëm dhe joefikas, derisa ka llogaridhënie të pamjaftueshme të zyrtarëve gjyqë- sorë. Po ashtu, raporti thekson se gjyqësori është ende i dobët për të larguar ndikimin politik dhe institucionet e sundimit të ligjit vuajnë nga mungesa e fondeve dhe burimeve njerëzore. Raporti gjithashtu nënvizon se korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem shumë serioz, teksa është i domosdoshëm një vullnet i fortë politik për ta trajtuar këtë në mënyrë gjithëpërfshirëse. Si e gjetur tjetër e këtij raporti është edhe fakti se Kosova është në një fazë të hershme në luftën kundër krimit të organizuar, derisa numri i hetimeve dhe dënimeve përfundimtare në këtë drejtim mbetët i ulët. Sipas Raportit të Progresit, edhe mangësitë në legjislacion janë të pranishme dhe zbatimi duhet të përmirësohet në mënyrë të veçantë në çështjen e pastrimit të parave, konfiskimin dhe sekuestrimin e aseteve, si dhe hetimin financiar, ndërsa ndikimi i tepruar gjatë hetimeve dhe mungesa e përkushtimit strategjik politik e pengon luftën kundër krimit të organizuar.

Të dhënat e fundit të këtij raporti dhe vërejtjet e Komisionit Evropian janë një tregues se drejtësia kosovare po shndërrohet në një levë të politikës për amnistimin e krimit dhe korrupsionit, derisa ndërhyrjet politike në drejtësi mbeten si problemi dhe sfida më e madhe për vetë shtetin dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë.

Integriteti i sistemit, në pikëpyetje

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se drejtësia kosovare është bërë kaherë levë e politikës me ndikimet dhe ndërhyrjet e kësaj politike në sistemin e drejtësisë, por edhe në prokurori e në gjykata, derisa, sipas tij, duke interferuar në drejtësinë kosovare, kanë dëmtuar kështu funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Tutje, Kelmendi thotë se sikur është gjendja e tanishme e drejtësisë tani për tani nuk është e pavarur nga ndikimet politike shumë të dëmshme për vetë funksionimin e saj dhe sa herë që atakohen apo preken njerëzit e mafio-politikës drejtësia kësisoj bëhet levë e saj, duke iu shërbyer kështu interesave të mafio-politikës, derisa, sipas tij, për rrjedhojë kështu cenohen vetë pavarësia dhe integriteti i gjyqësorit në dhënien dhe nxjerrjen e vendimeve dhe gjykimin e dënimin në mënyrë të pavarur.

“Mbase këtë që po themi, e vërtetojnë edhe të gjeturat e Raportit të fundit të Progresit mbi Kosovën nga Komisioni Evropian, i cili thekson këto ndërhyrje të mafio-politikës në drejtësinë kosovare, teksa kjo tregon edhe për gjendjen në të cilën gjendet sistemi i drejtësisë në vend, pa lënë aspak anash këtu edhe prokuroritë. Së këndejmi, kur ndërhyn politika, si gjithmonë në rastet kur preken njerëzit dhe interesat e mafio-politikës, rastet e tyre mbyllen si të pafajshme e në mungesë provash, duke e amnistuar kështu krimin dhe kriminelët. Ndërhyrjet dhe interferimet e politikës duke ndikuar drejtpërdrejt në drejtësi në gjykimet dhe vendimet dhe në ndarjen e drejtësisë, përmes oligarkëve të politikës, ky është një problem i mprehtë për vetë drejtësinë, pavarësinë dhe integritetin e drejtësisë”, ka vijuar më tej ai.

Kelmendi ka nënvizuar tutje se janë të shumta rastet e aktakuzave të ngritura nga prokuroritë, por që me ndikimin dhe ndërhyrjet e politikës ato raste mbesin pa u gjykuar dhe pa marrë verdiktin e drejtësisë, teksa këto raste, sipas tij, heshtën, anashkalohen dhe më në fund edhe harrohen që t’u kalojnë edhe afatet ligjore për ndarjen e drejtësisë. (Kosova Sot)

Kusari-Lila synon të bëhet kryeministre e vendit

0

Mimoza Kusari-Lila ka zbuluar planet e saj politike për të ardhmen.

Kryetarja e Gjakovës ka thënë se në të ardhmen veten e sheh si kryeministre të Kosovës.

“Do të doja të isha kryeministre e ardhshme e Kosovës”, ka thënë Kusari-Lila në emisionin Natën me Fatmir Spahiun në RTK.

Kusari-Lila së fundmi ka themeluar një lëvizje të re politike bashkë me Ilir Dedën, me qëllimin për të bërë ndryshime në skenën politike të vendit.

Ajo ka treguar se ka biseduar me deputeten e LDK-së, Vjosa Osmani, për t’iu bashkuar asaj dhe Dedës në partinë e re. Kusari-Lila ka përmendur edhe mundësinë e aderimit të Dastid Pallaskës në subjektin e ri politik.

Truri në dalldi

0

Ata që shtrojnë pyetje të vështira, si: “Pse gjendemi këtu?”, “Prej ku e nxjerrim moralin?” dhe “Çfarë do të thotë realisht, kur jemi përtokë?” i kanë dhënë njerëzimit njohuri të mahnitshme filozofike, si dhe udhëzime etike.

Për fat të keq, reflektimi me tepri mbi këto çështje mund të çojë ndonjëherë në dalldi trurin e filozofëve – duke nxjerrë me shumë sesa duhet në pah presionin! Pastaj përsëri, ndoshta është paksa një çmenduri e vogël ajo që i çon filozofët e mëdhenj drejt përpjekjeve për të kërkuar përgjigje mbi këto çështje.

Këta janë dhjetë filozofët e mëdhenj që kanë vuajtur nga sëmundje mendore.

10. Uilliam Xhejms

Mjeku, psikologu dhe filozofi Uilliam Xhejms, është i mirënjohur për punën e tij mbi filozofinë e fesë dhe atë të pragmatizmit, duke kërkuar të zbulojë sesi duhet të veprojë dikush, kur nuk ka njohuri të së vërtetës përfundimtare. Ashtu si vëllezërit e motrat e tij (njëri prej të cilëve ishte romancieri i madh Henri Xhejms), ai vuajti nga sëmundje të ndryshme në rininë e tij, si fizike ashtu edhe mendore. Sëmundja e tij mendore, e njohur në atë kohë si “krizë nervore”, përfshinte periudha të veçanta dhe të rënda depresive të cilat zgjasnin për muaj më rradhë, dhe gjatë të cilave ai mendonte të vetëvritej. Pavarësisht nga këto shqetësime, Xhejms botoi gjatë gjithë jetës së tij dhe vdiq nga një krizë në zemër në të gjashtëdhjetat e tij.

9. Xhon Stjuart Mill

Një nga figurat kyçe të rrymës së utilitarizmit, Xhon Stjuart Mill, qe një fëmijë i paracaktuar të bëhej dikushi, ndaj dhe babai i tij kërkoi qëllimisht ta edukonte që në moshë të re me filozofi. Mësimet intensive të babait të tij, shkaktuan në fund efektet e veta negative, dhe në moshën

20-vjeçare ai u godit nga një ezaurim nervor dhe depresioni, që sçi e shpjegoi më vonë i vinte për shkak të privimit nga një fëmijëri e vërtetë. Mill u shërua dhe vazhdoi studimet universitare përmes një burse, që përfshinte publikimin e librit të tij “Mbi lirinë” – një vepër thellësisht e rëndësishme filozofike, dhe një nga tekstet themelore të liberalizmit.

8. Soren Kierkegard

I konsideruar si gjyshi i ekzistencializmit, apo ndoshta ekzistencialisti i parë, Soren Kierkegard ishte thellësisht kritik ndaj filozofëve idealistë të kohës së tij si Hegelits dhe Shellingut. Ai kishte në fokus jetën si një “individ i vetëm”, duke vënë theksin tek zgjedhjet personale dhe realitetin njerëzor. Ai e cilësoi depresionin si një dështim, duke u shprehur se personi në depresion ka patur gjithmonë “një mundësi të barabartë ose ndoshta më të madhe të gjendjes së kundërt”. Kjo pikëpamje është edhe më prekëse, kur e kupton se vetë Kierkegardi, dhe shumë prej anëtarëve të familjes së tij, vuanin nga simptomat e depresionit të thellë. Kierkegard citohet të ketë thënë:”depresioni im është mësuesi më besnik që kam njohur…”

7. Mishel Fuko

Mishel Fuko, u angazhua në studime kritike mbi institucione të tilla sociale si psikiatria dhe burgjet, ndërsa shkrimet e tij mbi diskursin dhe pushtetin, qenë thellësisht me ndikim gjatë pjesës së dytë të shekullit të XX-të dhe më gjerë. Rëndësia e tij në filozofi dhe nëpër një shumëllojshmëri disiplinash akademike, është shenjuar nga fakti se ai është një nga dijetarët që citohen më shpesh në shkencat humane. Autori i teksteve të tilla si “Çmenduria dhe Qytetërimi”, ndikimi i tij i shquar në lëvizjen anti-psikiatrike është i dukshëm – sidomos duke pasur parasysh faktin se ai mori një diplomë në psikologji dhe ndoshta më e rëndësishmja, vuajti mundimet e depresionit akut, që madje e çuan në përpjekje për vrarë veten.

6. Pol Fejerbend

Pol Fejerbend punoi mbi 30 vjet në Universitetit të Kalifornisë, Berkli, duke punuar në fushën e filozofisë së shkencës. Ai pati një qasje anarkike ndaj shkencës, duke hedhur poshtë urtësinë e përbashkët se mund të ketë rregulla universale metodologjike. Vepra e tij më e famshme “Kundër metodës”, provokoi reagime të forta, dhe ai u mor me polemika, duke u përballur njëkohësisht edhe me depresionin e tij të madh, që i detyrohej kryesisht intensitetit të madh të punës të tij. Në fakt, në autobiografinë e tij ai i referua atij si “depresioni besnik”, duke e krahasuar sëmundjen e tij me një kafshë shtëpiake.

5. Sokrati

I njohur zakonisht si themeluesi i traditës filozofike perëndimore, Sokrati nuk ishte i rezervuar të fliste në lidhje me atë që sot ne tani mund ta përshkruajmë si sëmundja e tij mendore. Ky sinqeritet vinte pa dyshim nga bindja e tij e hapur se çmenduria, kur frymëzohet nga perënditë, mund t’i japë njeriut bekimet e tij më të mëdha – si dashuria, poezia dhe vetë filozofia. Sokrati u mbështet në “shenjën e tij demoniake” ose zërin e pavarur në kokën e tij, për ta paralajmëruar kur qe duke bërë një gabim. Ishte ky zë që e mbajti atë larg hyrjes në politikë.

4. Dejvid Hjum

Dejvid Hjum ishte anëtar i rëndësishëm i Iluminizmit Skocez, duke kërkuar të themelojë një ”shkencë të njeriut” që heton natyrën njerëzore dhe motivimet. Ai është një nga figurat më të rëndësishme të filozofisë perëndimore, i njohur për ndikimin e tij mbi Adam Smithin, Kantin dhe Uilliam Xhejmsin. Ndërsa qe ende një adoleshent dhe duke studiuar në Universitetin e Edinburgut, ai zbuloi “një Skenë të re të Mendimit” dhe kreu gjithësej 10 vjet studime të larta, ku ngarkesa e madhe e çoi atë buzë ezaurimit nervor. I ndjeshëm siç ishte, ai e kuptoi se vazhdimi në këtë rrugë do ta pengonte nga arritja e iluminimit që dëshironte të arrinte, ndaj dhe nisi një jetë aktive për të ruajtur shëndetin e tij mendor.

3. Martin Hajdeger

Martin Hajdeger e përqendroi filozofinë e tij mbi konceptin e “qënies” me librin e tij “Qënia dhe Koha”, që konsiderohet si një nga veprat filozofike më me ndikim të shekullit të XX-të. Anëtarësimi i tij i Partisë Naziste dhe mbështetja për Hitlerin, e bën veprën dhe jetën e tij të diskutueshme. Ai u ndalua ta japë mësim pas një seance denazifikimi të vitit 1945. Ai pësoi një ezaurim nervor, dhe ndërsa mund të jetë e sjellshme të besohet se kjo ndodhi për shkak të fajit të tij për bashkëpunimin me nazistët, por është më e mundur që turbullimi i tij i brendshëm, të jetë ushqyer nga perspektiva e humbjes së karrierës universitare që ai kishte munduar të ndërtonte.

2. Adam Smith

Autor i “Pasuria e Kombeve”, vepra e parë e ekonomisë moderne, Adam Smith qe një figurë e rëndësishme në Iluminizmit Skocez, dhe njihet si babai i kapitalizmit. Megjithatë, ekzistenca e tij nuk përbëhet vetëm nga përkushtimi ndaj punës shkencore. Ai filloi të vuajë nga çregullime mendore kur ishte duke studiuar në Oksford, dhe që tanimë mendohet të ishin simptomat e një ezaurimi nervor. Gjatë jetës së tij ai njihej se flite me vete dhe vuante nga sëmundje imagjinare, si dhe mungesa kronike e vëmendjes, që shkaktoi incidente të tilla si ecja për 15 milje jashtë qytetit, i veshur vetëm me këmishën e natës.

1. Fridrih Niçe

Siç e deklaroi vetë dikur, nëse ia ngulni sytë për një kohë të gjatë humnerës, kjo e fundit do t’iu ngulë vështrimin e vet. Shqëtësimi që Fridrih Niçe kishte me vullnetin për pushtet dhe vdekjen e Zotit, mund të kenë qenë ato që e çuan drejt çmendurisë. Një histori e përsëritur shpesh, tregon gjunjëzimin e tij përballë një kali që ishte duke u fshikulluar me kamxhik nga i zoti, dhe në fund të shekullit të XIX-të, ai filloi të dërgojë letra të çuditshme ku detajonte vuajtjet imagjinare. Ndërsa ideja e një mendje kureshtare të shkatërruar nga vetë studimet e tij është tërheqëse, mjekët e diagnostikuan asokohe me sifilis terciar, dhe diagnozat e mëvonshme përfshinin sëmundje maniako-depresive me psikozë periodike dhe çmenduri frontotemporale. Ndikimi i tij është ende i fortë shkollën postmoderniste nihiliste dhe ekzistencialiste të filozofisë. / Bota.al

Gjyqtari: S’kam lejuar vizitat e Molliqajt e Kurteshit në qelinë e Deharit

0

Në një raport të KMDLNj-së thuhet se Dardan Molliqaj e Sami Kurteshi me lejen e gjykatësit të procedurës paraprake e kishin vizituar Astrit Deharin pak ditë para se ky të gjendej i vdekur në qeli. Gjykatësi Kashtanjeva mohon të ketë dhënë një leje të tillë.

Lajmi se i paraburgosuri Astrit Dehari ishte vizituar nga sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, dhe ish-Avokati i Popullit, tash anëtari i VV-së, Sami Kurteshi, pak ditë para se ai të gjendej i vdekur në qeli ka hapur edhe një dilemë në çështjen Dehari.

Në një raport të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), i cili është bërë publik gjatë të martës ishte nënvizuar se Molliqaj dhe Kurteshi e kishin vizituar Deharin pak ditë para se ai të gjendej i vdekur në Qendrën e Paraburgimit me lejen e gjykatësit të procedurës paraprake, Vehbi Kashtanjeva.

Në një komunikim zyrtar me Gjykatën, gjykatësi Kashtanjeva ka mohuar të ketë lejuar vizita të tilla.

“Lidhur me kërkesën tuaj që keni parashtruar ju njoftojmë se gjyqtari i procedurës paraprake nuk është në dijeni lidhur me ndonjë kërkesë për leje-vizitë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për të ndjerin A.D.”, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

KALLXO.com ka kontaktuar me zyrtarët për media në VV për të pyetur nëse zyrtarët e saj e kanë vizituar Astrit Deharin dhe me çfarë leje të Gjykatës janë futur në burg, por zëdhënsja Tinka Kurti nuk ka dashur të flasë për këtë rast.

I kontaktuar nga KALLXO.com, drejtori i KMDLNj-së Behxhet Shala ka thënë se informacionet për vizitat i kanë marrë nga Qendra e pParaburgimit në Prizren dhe nuk kanë hulumtuar më tutje nëse ekziston leje nga gjykatësi Kashtanjeva.

Astrit Dehari u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut pasditen e të shtunës. Vdekja e tij është duke u hetuar nga prokuroria e shtetit ndërsa ai po mbahej në paraburgim si i dyshuar për sulmin me raketahedhës në Kuvendin e Kosovës.

Vizitat tek i paraburgosuri në burg bëhen vetëm me lejen e gjyqtarit. /Kallxo.com/

Sylë Hoxha rrëfen informacionet rreth vdekjes së Astrit Dehari

0

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Sylë Hoxha, në “Rubikon” të KTV-së, ku u debatua mbi rastin e aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ka theksuar se ky institucion dhe i tërë ekipi janë në vlugun e mbledhjes së fakteve rreth rastit.

Hoxha pohoi se Dehari është nxjerrë nga qendra e paraburgimit me shenja jete, transmeton Koha.net.

“Me shenja jetë është nxjerrë prej qendrës së paraburgimit. Ka qenë me shenja jete dhe e kanë tërheqë për ta dërguar në spital”, ka thënë ai.

Sipas Hoxhës, rastit i është dhënë primati, duke caktuar edhe ekip shtesë, duke shtuar se qelinë ku ka qënduar i ndjeri Dehari e kanë mbyllur dhe nuk do ta përdorin fare deri sa të përfundojnë hetimet.

“E kam caktuar ekipin prej tre mjekëve, të cilët do ta kryejnë autopsinë. Ditën kur është dashtë të kryhet autopsia, familja ka kërkuar që të ketë edhe ekspertë edhe nga jashtë. Ka marrë pjesë një mjek tjetër nga Shqipëria dhe tjetri nga Anglia si dhe një mjeke tjetër e propozuar nga familja, si dhe avokati me autorizim të familjes ka marrë pjesë në autopsi. Konsideroj që autopsia ka qenë mjaft transparente. Ekspertiza do ta japë fjalën e fundit dhe po ju informoj se jemi në vlugun më të madh të mbledhjes së fakteve. Sot po ashtu e kemi angazhuar edhe një prokurore, me qëllim të përshpejtimit të procedurës”, përfundoi Hoxha.

Tomë Gashi: Nexhmi Krasniqi, duhet të shkarkohet

0

Avokati në rastin Dehari, Tomë Gashi, në “Rubikon” të KTV-së, ka folur mbi deklaratën e drejtorit të Policisë rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi, i cili ka thënë se Dehari ka ndërruar jetë si pasojë e përdorimit të disa barnave.

Ai kërkoi që Krasniqi ta shpjegojë këtë deklaratë, duke shtuar se kësisoj ai doli në kundërshtim edhe me kryeprokurorin Sylë Hoxha, transmeton Koha.net.

Gashi, duke përmendur rezultatet e deritanishme që tregojnë se Dehari nuk ka përdorur medikamente, kërkoi që Krasniqi ta shpjegojë deklaratën e tij dhe të tregojë se ku e mori atë.

“Nexhmi Krasniqi ka dalë në kundërshtim me shefin e tij, që është Sylë Hoxha. Unë e njoh personalisht Nexhmi Krasniqin, besoj që ky këtë deklaratë duhet t’ua shpjegojë eprorëve e posaçërisht prokurorit. Ai nuk ka përdorur droga e barna, sidomos barna psikotropike gjatë autopsisë. Nexhmi Krasniqi, si drejtor i policisë, ka krijuar mosbesim te të gjithë, veçanërisht te familja Dehari. Një deklaratë e tillë, e cila do duhej të jepte shpjegime se kah e mori Krasniqi këtë informatë që doli e rrejshme, që u demantua edhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore, dhe ai as nuk u shpjegua se ku e mori atë informatë”, ka thënë ai.

“Besoj se duhet të shkarkohet”, ka thënë Gashi.