Pesë ditë nga vdekja e Astrit Deharit, institucionet ende pa përgjigje

Sot janë bërë pesë ditë nga vdekja e dyshimtë e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari.

Dehari kishte ndërruar jetë në qendrën e paraburgimit në Prizren, ku edhe po mbahej si i paraburgosur nën dyshimin se kishte marrë pjesë në organizimin dhe ekzekutimin e sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës më 4 gusht të këtij viti.

Familjarët e Astrit Deharit, Lëvizja Vetëvendosje, përfaqësues të Institucioneve dhe partive politike në Kosovë, kanë kërkuar hetim të pavarur rreth detajeve të vdekjes së Deharit.Madje Ministria e Drejtësisë është zotuar se ka aktivizuar të gjithë mekanizmat relevantë për zbardhjen e këtij rasti.

Megjithatë, kanë kaluar pesë ditë dhe ende nuk ka përgjigje rreth ngjarjes tragjike.

Në Vetëvendosje vazhdimisht kanë thënë se vdekja e Deharit nuk ishte fatkeqësi, por një montim politik.Kjo për shkak të deklaratave kontradiktore të institucioneve të Kosovës, rreth detajeve të vdekjes së Deharit.

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit