Kur kryeministri fol për shëndetësinë me një papërgjegjësi prej një të padituri!

Nga Muharrem Kuçi

Kur Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, më 9 Nëntor 2016, gjatë pritjes së sekretarit të përgjithshëm të Shoqatës së Diabetologëve Evropianë, Dario Rahelic, i cili shoqërohej nga doktorët kosovarë, Luan Gola dhe Bardhyl Gashi, theksoi se Shëndetësia është prioritet i rëndësishëm i Qeverisë së Kosovës, si profesionist i fushës ndihesh i zhgënjyer por edhe i fyer me papërgjegjësinë e zyrtarit të parë të qeverisë, që do të duhej të matej mirë çfarë thotë dhe si e thotë.

Retorikë e thatë dhe shumë e papërgjegjshme!

Me çka e argumenton ai angazhimin për të arsyetuar këtë pohim. Me asnjë veprim as Ministri i Shëndetësisë që vjen nga partia e tij dhe as Kryeministri nuk e kanë dëshmuar me asnjë veprim deri më tani se Shëndetësinë e kanë prioritet të qeverisjes në këtë mandat.

Madje as për kategorinë e të sëmuarëve nga Diabeti nuk ka bërë ndonjë veprim që do t’ju lehtësonte vështirësitë dhe problemet që i atakojnë këtë kategori (sigurimi i barnave nga lista esenciale dhe participimi në koston e tyre, mundësi rehabilitimi apo mbështetje të familiarëve)

As pas më shumë se dy vitëve edhe përkundër trumbetimit të reformave të parapara asnjë veprim konkret në implementimin e ligjit për sigurimet shëndetësore nuk është bërë.

Kur krahason Ligjin për Buxhetin e vitit 2017, buxheti dhe mjetet e parapara për Shëndetësinë, jo që nuk vërtetojnë pohimin e Kryeminitrit se e ka prioritet, por se duket qartë se Qeveria as që e ka ndërmend të angazhohet seriozisht për përmirësimin e situatës në Shëndetësi.

Me këtë buxhet asnjë implementim nuk është i mundur e lëre më përmirësimin në investime në infrastrukturë dhe në kushtet e punëtorëve shëndetësor që është një parakusht për përmirësimin e kualitetit të shërbimeve shëndetësore.

Të gjitha hapat e ndërmarrë deri më tani kanë treguar përkushtimin e qeverisë për të kontrolluar gjithçka në këtë sektor, sidomos ato segmente ku paraja qarkullon më shumë (Tenderomania)!

Personeli mjekësor po lëshon vendin, paknaqësitë e këtyre profesionistëve janë në kulm, e gjithë kjo mund të qoi shumë shpejtë në një kolaps të plotë të ketij sistemi shumë të vlefshëm të shoqërisë sonë.

Ështe koha e fundit që kryeministri dhe vartësit e tij të peshojnë mirë deklaratat e tyre që nuk janë aspak bindëse për qytetarin e thjeshtë e lëre më për ekspertët e fushës.

Pasojat për dështimet që janë evidente së fundmi do bijnë mbi ta si përgjegjës për propagandën e vazhdueshme dhe të rreme.

Këto dështime nuk mund t’i faturohen askujt pos juve dhe vartësve Tuaj, Zt.Kryeministër?

(Autori është Sekretar për Shëndetësi i NISMA për Kosovën)

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit