Home Blog Page 6223

Celina kapiten, Kosova në Kupën e Botës

0

13 maj e premte 2016, është data që Bersant Celina nuk do ta harrojë kurrë.

Jo shumë larg nga nënshkrimi i kontratës së Celinës me Manchester City-in që e bënë atë lojtar të Qytetarëve deri me 2020, Kosova u pranua anëtare me të drejta të plota në FIFA, duke i dhënë mundësi kështu vendit të vogël e të ri të garojë në gara ndërkombëtare, shkruan FIFA.com, në hyrjen e një interviste të bërë me yllin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Ishte një kohë e mrekullueshme për mua”, thotë Celina për FIFA.com, duke kujtuar atë ditë.

“Të jemi në gjendje të garojmë në gara ndërkombëtare ishte diçka e madhe për mua dhe për vendin tim dhe isha shumë i lumtur që tani jemi në gjendje të jemi pjesë e organizimeve të mëdha të futbollit. Nënshkrimi i kontratës ishte po ashtu shpërblim i mundit të madh dhe familja ime janë krenarë me mua, por edhe unë me veten”.

Ëndrrat ndërkombëtare

Për momentin i huazuar tek ekipi holandez FT Twente, Celina i lindur në Prizren, kishte migruar në Norvegji me familjen e tij në vitin 1998, duke ikur nga lufta.

Pas vendosjes në Drammen, një qytet me një numër të madh të migrantëve nga Kosova, Celina filloi ta zhvillojë dashurinë e tij për lojën e bukur, duke nënshkruar për klubin e madh lokal, Stromsgodset IF, derisa ende vazhdonte shkollën.

Në ndërkohë përfaqësoi Norvegjinë në grupmoshat e reja, përfshirë edhe U21.

Kur erdhi moment për të zgjedhur mes Norvegjisë dhe Kosovës, 20 vjeçari zgjodhi Kosovën dhe kundër Finlandës ishte ndeshja e parë e tij, por edhe e Kosovës në gara ndërkombëtare.

Ylli i ri tani ka ëndrra të mëdha për përfaqësuesen – ai do të jetë kapiten i skuadrës dhe të udhëheqë Kosovën drejt kampionatit botëror.

“Të jem kapiten i Kosovës dhe ta udhëheqë Kosovën drejt Kupës së Botës është ambicia ime nga e cila nuk heq dorë. Ai është qëllimi im final”, thotë Celina.

“Jam i lumtur për të gjithë lojtarët që do të jenë në ekip atë ditë. Do të thotë shumë për ne që pas gjithë asaj që ka kaluar vendi ne ta dërgojnë në Kupën e Botës. Jemi të lumtur të gjithë për këtë ekip dhe mbështetësit tanë duan që ne t’ia dalim mirë”.

“Ishte një atmosferë fantastike dhe kishte shumë ekzaltim mes nesh edhe për miqësoren e parë kundër Ishujve Faroe”, pohon Celina.

“Ishte një ndeshje e mirë të cilën e fituam – edhe pse për mua nuk ishte më e mira, sepse u përjashtova. Ne treguam se mund të fitojmë dhe se mund të luajmë mirë”.

“Ne të gjithë e dimë nëpër çka ka kaluar vendi, nëpër çka kanë kaluar familjet tona, ndaj duam t’ia dalim për ta. Kjo na vjen nga zemra. Pasion jo vetëm për futbollin, por për të gjithë në vend”.

“Jam shumë krenar që përfaqësojë Kosovën”, thotë Celina njofton Klan Kosova.

Ambiciet për Kupën e Botës

Kosova nuk ka pasur shumë fat në rrugën e saj drejt Rusia 2018, duke rastisur të ndajë grupin me jo më pak se katër ekipe që kanë qenë pjesë e kampionatit të fundit Europian; Kroacinë, Islandën, Ukrainën dhe Turqinë.

Pas hapjes së kampanjës 1-1 me Finlandën, kosovarët do të ballafaqohen me Kroacinë me gjashtë tetor, para se t’i shkojnë në udhëtim Ukrainës ditë më vonë.

Nën urdhrat e trajnerit Albert Bunjaki – “një shok i mirë, trajner taktik i mrekullueshëm dhe i lehtë për të punuar me të” – sipas Celinës, vetëbesimi është i lartë në kampin kosovar, përkundër ndeshjeve të vështira.

“Është një grup shumë i vështirë. Por, qëllimi im është kualifikimi dhe asgjë tjetër”, thotë Celina.

“Ne duhet të japim gjithçka nga vetja në secilën ndeshje. Kurrë nuk i dihet, në futboll gjithçka mund të ndodhë ndaj unë besoj se mund të kualifikohemi”, ka thënë Celina, njofton Klan Kosova.

Image result for bersant celina for kosovo

Prizreni emërton një rrugë në nder të ushtarit të UÇK-së, Jon Harrison

0

Kuvendi Komunal i Prizrenit, me sa duket ka marr vendim që një rrugë ta emërtojë në nder të ish-ushtarit të UÇK-së nga Brigada “Agim Ramadani”, britanikut Jon Harrison.

Lajmërimin e ka bërë vetë Harrison përmes faqes së tij në Facebook, ku thotë se ceremonia do të zhvillohet më 19 tetor. Ai ka ftuar miqtë, veteranët dhe kolegët e tij që të marrin pjesë në këtë ceremoni, e cila do të zhvillohet në Hotel Theranda mes orës 9:00-10:00 paradite.

“Dua të ju ftoj në inaugurimin e rrugës së re në qytetin e Prizrenit, e cila do të emërohet me emrin e ushtarit të UÇK-së Jon Harrison, instruktor për Delta Forcat Komando, 138 Brig Agim Ramadani. Kjo ngjarje është e organizuar nga Halil Çadraku dhe Peka Gashi, të cilët luajtën rolin më të rëndësishëm që ky nderim të jetësohet. Të gjithë jeni të ftuar të merrni pjesë, ju që doni të merrni pjesë në këtë inaugurim; Ju lutemi të jeni prezent tek Hotel Theranda në Prizren, mes orës 9:00-10:00 paradite”, ka shkruar mes tjerash Harrison, raporton Koha.net.

Harrison është dekoruar me urdhrin “Adem Jashari”, ndërsa me 23 shkurt të këtij viti, ishte vetë Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili, gjatë qëndrimit të tij në Londër i dha Harrisonit certifikatën e veteranit të UÇK-së.

Lulëzim Kabashi i AAK-së, kritikon Qeverinë e Ramadan Mujës

0

Kryetari i Degës së AAK-së në Prizren, Lulzim Kabashi, për herë të parë, kritikoi sot bashkëqeverisjen me PDK-në.

Ai tha se nuk ka koordinim të duhur për drejtimin e Komunës.

“Ka ardhur koha që të gjithë të reflektojmë pozitivisht për të ndryshuar gjendjen, sepse qytetarët, po përballen me vështirësi të ndryshme”, tha Kabashi, i cili është edhe nënkryetar i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja,transmeton TVPZ, shkruan PrizrenPress.

Ndërkaq, në lagjen “Kurrill”, sot në AAK kanë aderuar 20 antarë të rinj.

Delegacioni nga Sunderni, vazhdoi vizitat në Malishevë

0

Delegacioni nga Sunderni i Gjermanisë, në ditën e dytë të qëndrimit në Malishevë, ka vazhduar vizitat në Malishevë. Gjatë ditës sotme, delegacioni nga Sunderni, me në krye kryetarin Ralph Brodel, i shoqëruar nga kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, i kanë realizuar disa vizita si dhe kanë diskutuar rreth mundësisë së bashkëpunimit në fushat kulturës, rinisë sportit dhe turizmit.

Kryetari Begaj dhe drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi, e kanë informuar delegacionin nga Sunderni, për resurset e Malishevës, në këto fusha, ku u dhanë idetë për organizime të përbashkëta mes Sundernit dhe Malishevës.

Gjatë ditë së sotme, janë vizituar muzeu dhe biblioteka e qytetit, stadiumi i futbollit, e më pas edhe Ujëvarat e Mirushës, si atraksionin turistik.

Pas njohjes me historinë e popullit shqiptar, me kulturën, traditën dhe me luftën e fundit, është bërë edhe një vizitë në kompleksin në Prekaz, ku nga afër janë informuar edhe historinë më të re të popullit shqiptar.

Delegacioni nga Sunderni, u nda i impresionuar me sakrificën e popullit shqiptar, por edhe me angazhimin e Komunës së Malishevës, në zhvillimin e komunës, nga pas lufta.

Malishevë: Nxënësi ekspozon armën në shkollë, i konfiskohet nga policia

0

Në fshatin Astrazup të Malishevës, dje, Policia e Kosovës ka marr njoftimin se një nxënës e ka ekspozuar armën në shkollë.

“Lidhur me rastin është njoftuar prindi i nxënësit i cili pranon se nxënësi ka armë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia më tej thekson se nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gaz dhe në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Haradinaj në Prizren: Zgjedhjet ndryshojnë situatën në vend

0

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është gabim të diskutohet çështja e veteranëve, për shkak se kjo çështje është obligim që del nga ligji dhe çdo obligim ligjor duhet të zbatohet.

Ai gjatë qëndrimit në Prizren ka thënë se Kosova ka nevojë për ndryshime në institucione dhe vetëm zgjedhjet janë mundësi për t’u ndryshuar gjendja e rënd që është në vendin tonë./Telegrafi/

Projektet përfituese

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren Artan Abrashi thotë se asnjë projekt i Komunës nuk hapet pa pasur përfitim ndonjë zyrtar i saj.

Ai në një postim në Facebook, me pak fjalë, ka bërë një llogaritje të qeverisjes nga PDK-ja.

“40 milion euro buxhet vjetor, pothuajse asnjë projekt publik i bërë pa përfitim të ndonjë zyrtari publik, plus 9 vite të qeverisjes së pa ndërpreme…”, shkruan ai në Facebook.

“Kështu mund të nis formula për llogaritjen e dëmit të bërë nga PDK në Komunën e Prizrenit”.

“Këtu nuk përfshihet uzurpimi i pronave, falsifikimi, nepotizmi, korrupsioni, dhuna, shantazhi dhe frikësimi brenda këtij 16 vjecari të fundit”./PrizrenPress.com/

Limaj: Koalicioni qeverisës arrogant, ka thelluar krizën politike

0

Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, ka thënë se të gjitha fajet pse në Kosovë po dominojnë temat e mëdha i ka fajet Qeveria. Sipas tij, PDK e LDK e kanë tensionuar panevojshëm situatën politike në Kosovë duke keqmenaxhuar me demarkacionin e asociacionin. Tash, Limaj po kërkon të flitet dhe të gjinden zgjidhje për shëndetësinë, ekonominë e arsimin.

Limaj ka thënë se në mënyrë të padrejtë janë anashkaluar temat kryesore të Kosovës duke u folur vetëm për demarkacion e asociacion.

“Krejt energjitë që i ka pasur vendi, i ka drejtuar në atë drejtim, duke anashkaluar miliona probleme, me të cilat ballafaqohet vendi sot këtu, prej shëndetësisë, arsimit e deri të papunësia”, ka deklaruar ai.

Radio Evropa e Lirë: Z.Limaj, ka më gjatë se një vit që kur kanë nisur debatet dhe mospajtimet në lidhje me marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ku dhe si e shihni ju zgjidhjen e kësaj çështjeje?

Fatmir Limaj: Është një kohë e gjatë. Fatkeqësisht kemi ardhur në këtë situatë për faktin që institucionet shtetërore të Kosovës, Qeveria, nuk e ka menaxhuar siç duhet, prandaj është krijuar gjithë ky tension dhe gjithë ky polarizim i panevojshëm. Sikur të ish menaxhuar me kohë siç duhet, në mënyrë transparente, profesionale, duke dëgjuar mendime për dhe kundër, duke studiuar deri në fund, duke u dhënë kohë të mjaftueshme të gjitha vërejtjeve, sugjerimeve që kanë mund të dalin, jam i bindur që kjo nuk do të ishte temë asnjëherë në Kosovë.

Kjo për faktin se, mendoj që demarkacioni jo vetëm me Malin e Zi, por me të gjitha shtetet fqinje është në interes të Kosovës dhe në një farë mënyre, e rrumbullakon shtetësinë tonë. Dhe, është shumë në interes që kjo çështje të përmbyllet. Prandaj, rihapjen e kësaj çështjeje, unë e shoh më tepër si gabim, në hapa të Qeverisë.

Si proces i karakterizuar me një transparencë nguti dhe joprofesionalizëm, prandaj kemi ardhur këtu ku jemi. Pastaj, anashkalimi i Kuvendit të Kosovës, veprimi në kundërshtim me rezolutën e Kuvendit ë Kosovës; mashtrimi në emër të zotimeve që i ka marrë kjo klasë udhëheqëse, të gjitha këto kanë krijuar tensione të panevojshme dhe kanë krijuar situatën që e kemi kaluar për muaj të tërë.

Tash jemi ku jemi në këtë situatë. Procesi ka shkuar shumë përpara. E vetmja rrugë zgjidhjeje është t’i rikthehemi dialogut, të rikthehemi në proces transparent, t’i analizojmë shumë seriozisht vërejtjet që kanë dalë nga ekspertët dhe ta rikthejmë ketë proces në zero.

Duhet dhënë mundësia që sa më shumë aktorë të përfshihen në analizimin e kësaj çështje. Këtu nuk ka asnjë dilemë që nuk është krejt demarkacioni me Malin e Zi gabim, por të diskutohen pikat kontestuese aty ku janë disa pjesë kontestuese dhe të dëgjohet zëri i ekspertëve.

Është koha t’u jepet mundësia ekspertëve të vendosin dhe pastaj klasa politike, nga kallëzimet që vijnë nga ekspertët, ta përmbyllë këtë temë.

Radio Evropa e Lirë: Sa është e mundur që përplasjet e tilla në Kosovë të çojnë drejt një përshkallëzimi me Malin e Zi? Kishte disa paralajmërime mjaft serioze nga qarqe politike në Prishtinë se një përshkallëzim i tillë mund të ndodhë…

Fatmir Limaj: Unë të paktën nuk kam dëgjuar që ka parti politike, njerëz me peshë politike, që kanë diçka kundër Malit të Zi.

Askush nuk ka pretendime për asnjë milimetër të territorit të Malit të Zi, sikur që të njëjtat mesazhe kanë ardhur edhe nga Mali i Zi dhe kjo është e mirë.

Ne nuk kemi asnjë telash me shtetin malazez. Ne e dimë që Mali i Zi nuk ka pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe jam i bindur që edhe Mali i Zi e di që Kosova nuk ka asnjë pretendim territorial në drejtim të Malit të Zi.

Ky është një debat i brendshëm, siç thashë, i krijuar kryekëput për faj të Qeverisë së Kosovës.

Do të thotë asnjë faj këtu nuk e ka Mali i Zi dhe ne këtë e dimë mirë. Prandaj, kjo çështje që është debat i brendshëm, është çështje tërësisht e brendshme. Kosova sot është duke bërë debat politik brenda për të ardhur te një konsensus brenda vetes dhe pastaj për të biseduar me fqinjin.

Prandaj, unë mendoj se çështja mund të zgjidhet lehtë, me një seriozitet dhe qasje krejt tjetër. Qeveria duhet t’i pranojë gabimet që i ka bërë në hapa. Qeveria duhet të pranojë që ka qenë një proces jotransparent. Qeveria duhet të pranojë se e ka mashtruar Kuvendin e Kosovës dhe e ka anashkaluar dhe Qeveria, është koha dhe momenti që të kthehet dhe t’i rishikojë pikat kontestuese dhe kështu ta përmbyllim ketë çështje dhe të mos e kthejmë një temë të tillë me ndërkombëtarizim, sepse nuk është çështje ndërkombëtare, është tërësisht çështje e brendshme.

Nëse vërtetohet se ka pasur lëshime dhe gabime, unë jam i bindur se Mali i Zi mbi bazën e argumenteve, do të ulet të bisedojë dhe do të gjejmë zgjidhej. Nëse, nuk ka asnjë gabim, të shkohet dhe të përmbyllet kjo çështje në Parlamentin e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Marrë parasysh kundërshtimet dhe mospajtimet e vazhdueshme të opozitës për disa nga çështjet që kanë të bëjnë, qoftë me demarkacionin, apo dialogun me Serbinë, sa konsideroni se do t’i ndihmonte këto procese përfshirja eventuale e opozitës, ta zëmë në kuadër të dialogut me Serbinë?

Fatmir Limaj: Këtë koalicion e ka karakterizuar arroganca që nga fillimi, për faktin se ky koalicion, duke mos ofruar asgjë tjetër, as program, as vizion se si ta zhvillojë vendin, kjo kryekëput është mbështetur në qeverisjen e vendit vetëm mbi bazën e numrave të ashtuquajtur legjitim dhe demokratik.

Prandaj, kjo arrogancë e shfaqur dhe e demonstruar vazhdimisht nga ky koalicion ka sjell edhe gabime të pandalshme. Ata e kanë prishur një traditë në Kosovë që ka qenë përpara.

Shikoni për tema nacionale në Kosovë, ka qenë krijuar një traditë që të gjithë aktorët politikë duhet të përfshirën dhe të provohet të ndërtohet konsensus për tema nacionale. Natyrisht, detyrën dhe përgjegjësinë, edhe obligimin për ta qeverisur vendin e ka Qeveria që e ka shumicën dhe nuk ka asnjë dilemë, por këta nuk janë duke ditur të bëjnë dallimin me qeverisjen e vendit dhe temat nacionale, ku duhet patjetër konsensus nacional për tema të ndjeshme, siç ishte demarkacioni ose bisedimet me Serbinë.

Kjo qeveri e ka futur vendin në një krizë politike krejt të panevojshme, tensione, probleme. Në vend që të merremi me problemet jetike të qytetarëve të Kosovës, po merremi me tema, për të cilat po shpenzohet shumë energji, po tensionohet situata krejt pa nevojë. Kjo qeveri sikur të ishte më e mençur, vetë do të merrte iniciativë me kohë për të përfshirë opozitën në këto proceset të temave nacionale për të provuar dhe për ndërtuar konsensus.

Opozita e Kosovës ka ofruar disa herë gatishmërinë e saj për të marrë pjesë në për tema nacionale dhe ta japë qëndrimin e saj.

Fatkeqësisht, nga koalicioni qeverisës është parë e panevojshme përfshirja e opozitë në këto procese ose në tema nacionale duke qenë të bindur se i kanë votat dhe çdo gjë mund ta bëjnë vetë.

Zhvillimet për një vit kanë treguar që kjo nuk shkon dhe për tema të tilla nacionale nuk mjafton vetëm t’i kesh numrat, por duhet të ketë edhe një konsensus të përgjithshëm nacional, sepse nuk janë tema katërvjeçare. Për demarkacionin, projektligji nuk është i thjeshtë, ai vendoset përgjithmonë. Asociacioni dhe bisedimet me Serbinë nuk janë temë e një qeverisjeje – janë tema nacionale të Kosovës.

Si do të zgjidhet kjo dhe të kthehemi në atë traditën e konsensusit, përgjegjësinë kryesore e ka ky koalicion qeverisës, që duhet të japë shenja të rikthimit, pranimit të gabimeve dhe për çështjet nacionale të bisedohet me të gjithë aktorët politikë dhe kështu më të mos na paraqiten situatat që i kemi pasur deri tash.

Radio Evropa e Lirë: Si kryetar i një partie opozitare dhe si deputet, si e shihni ju faktin që Kosova po harxhon shumë energji në çështjet si demarkacioni apo dialogu me Serbinë dhe nuk po përmbyll ende disa nga ato që janë cilësuar si prioritete, si formimi i Forcave të Armatosura, rrumbullakimi i shtetësisë në planin ndërkombëtar apo edhe liberalizimi i vizave?

Fatmir Limaj: Për mendimi tim, faji më i madh i kësaj qeverie është që ka prishur ambientin politik. E ka destabilizuar ambientin politik me gabimet e veta. Krejt energjitë e këtij vendi kanë shkuar në këto dy-tri tema, siç po thoni. Unë kisha për të shkuar edhe më tutje, katër vitet e fundit në Kosovë asgjë tjetër nuk është bërë përveç bisedimeve me Serbinë dhe nuk kemi pasur asnjë rezultat.

Krejt energjitë që i ka pasur vendi, i ka drejtuar në atë drejtim, duke anashkaluar miliona probleme, me të cilat ballafaqohet vendi sot këtu, prej shëndetësisë, arsimit e deri të papunësia.

Është koha e fundit që kjo qeveri të reflektojë dhe t’u kthehet problemeve brenda vendit. Dhe, ne, si opozitë, të kthehemi dhe të merremi me problemet e përditshme duke ngritur çështjet në vend.

Opozita ka qenë e pamundur të ikë nga kjo temë që e ka, se kjo është imponuar nga ky koalicion qeverisës. Ju e dini, ata kanë ardhur drejt votimit të asociacionit, drejt votimit të demarkacionit dhe opozita është dashur ta ngritë zërin për t’i stopuar këto dy gjëra. Pastaj, ka ardhur këtu edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Imagjinoni po të mos ishte një reagim i opozitës për asociacionin, nuk do të kishte mendim të Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen me Serbinë.

Është dëmtuar vendi për 4 vitet e fundit. Është momenti i fundit që t’u kthehemi temave, temave të brendshme sipas prioriteteve. A mund opozita ta bëjë një gjë të tillë? Jjo opozita nuk mund ta bëjë vetë një gjë të tillë. Detyrën mbi të gjithë e ka koalicioni qeverisës që ka marrë detyrën dhe mandatin ta qeverisë vendin dhe sot qeverisja e saj, në të gjitha drejtimet është në gjendje katastrofale.

Dhe, opozita do të merrej me tema që do t’i imponohen, ato që janë të shpejta, natyrisht pa harruar edhe problemet, me të cilat ballafaqohet vendi, me tema të brendshme.

Radio Evropa e Lirë: Z.Limaj, nga viti tjetër, është paralajmëruar të bëhen edhe aktakuzat e para nga Gjykata Speciale e formuar për krime lufte në Kosovë. Sa konsideroni se mund të jenë sfiduese ato për institucionet dhe subjektet politike në Kosovë?

Fatmir Limaj: Sfiduese është për Kosovën, për drejtësinë dhe sfiduese është për pretendimet për të ndërtuar një realitet demokratik për këtë regjion. Kosova është futur në mënyrë të padrejtë në këtë proces dhe mbi të gjitha kjo gjykatë është krijuar gjoja për të hetuar krime të një grupi, në këtë rast të UÇK së, dhe nuk do të hetojë krimet që janë bërë për Kosovën.

Që nga fillimi e kemi ngritur zërin dhe kemi kërkuar të bëhet një Tribunal dhe të hetohen krimet që janë bërë në Kosovë dhe jo të hetohet në mënyrë parciale ose mbi baza etnike.

Krimi nuk hetohet në baza etnike, drejtësia nuk vihet me selektime, por ajo bëhet për krime që janë bërë në një territor të caktuar. Mendoj se kjo do të jetë sfiduese dhe kjo do të jetë e vështirë. Dhe, kjo, për mendimin tim, nuk do të arrijë objektivat që dëshirojmë të kemi që përfundimisht të përmbyllet kjo pjesë e historisë, jo vetëm në Kosovë por edhe në regjion. Janë me qindra mijëra krime anë e kënd Kosovë që nuk hetohen. Janë me mijëra qytetarë të këtij vendi, për fatin e të cilëve nuk dihet dhe askush nuk merret me ta.

Andaj, hetimet në mënyrë parciale janë fyerje, padrejtësi ndaj viktimave të krahut tjetër.

Ne vazhdojmë të besojmë që kjo është një padrejtësi e madhe që i bëhet Kosovës, drejtësisë dhe viktimave dhe do të vazhdojmë të jemi të fuqishëm që hetimi i krimeve të jetë gjithëpërfshirës, e jo mbi baza nacionale pavarësisht kush i ka kryer.

Radio Evropa e Lirë: Kur thoni se do të jetë një sfidë e madhe për shtetin dhe të gjithë Kosovën, çka parashikoni, çka mund të ndodhë?

Fatmir Limaj: Ideja është se nuk e di a do të arrihet objektivi i drejtësisë në vend – kjo është se sa do të arrihet atje ku dëshirohet që të përmbyllet kjo dhe përfundimisht njerëzit të shohin se drejtësia po vepron për të gjithë. Në qoftë se ka (drejtësi) parciale, efektet e saj do të jenë negative dhe nuk mund të jenë pozitive – kjo është ideja. Përndryshe, sfidat brenda institucioneve nuk më bëjnë përshtypje, për arsye se hetimi i krimeve dhe përgjegjësia është diçka që ata që janë përcaktuar për shtet ligjor, duhet ta pranojnë një gjë të tillë.

Ajo që ne po kërkojmë, është se po flasim për një shtet ligjor ku nuk bëhet selektimi i hetimeve të krimit. Krimi është krim kushdo që e ka kryer. Dhe, Kosova nuk guxon të trajtohet mbi baza etnike ose nacionale ndaj një grupi ose një grupi tjetër, nuk do të lejohej.

Shikoni në Hagë, imagjinojeni në Hagë sikur të ishin hetuar vetëm krimet e njërit krah, se çfarë roli do të kishte Tribunali i Hagës.

Në qoftë se në Kosovë hetohen vetëm krimet e ashtuquajtura nga UÇK-ja, dhe janë qindra mijëra krime dhe varreza masive anë e kënd Kosovës dhe askush nuk i heton ato, atëherë për çfarë drejtësie po flasim?!

Kjo është sfidë për drejtësinë dhe jo për institucionet, është sfidë për atë se ku do të shkojmë dhe kjo ka qenë vërejtja jonë.

1 tetori i ’97-s, pikë kthese në historinë më të re të Kosovës

0

Në nëntëmbëdhjetëvjetorin e saj, Lëvizja Studentore e ’97-s është vlerësuar pikë kthese në historinë më të re të Kosovës.

Ish-drejtuesit e kësaj lëvizje, Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Albin Kurti dhe Driton Lajçi kanë deklaruar për gazetën “Epoka e re” se ky organizim i studentëve, i mbështetur edhe nga rektori historik i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, ka ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve politike në Kosovë. Sipas tyre, ajo protestë ishte edhe një mesazh i qartë për klasën politike të kohës.
Ish-kryetari i Lëvizjes Studentore të ’97-s, Bujar Dugolli, ka thënë se protestat studentore të vitit 1997 i kanë ndërruar rrjedhat e zhvillimeve politike në Kosovë. Sipas tij, ajo dinamizoi rezistencën dhe aktivitetet e mëvonshme kundër okupatorit. “Lëvizja studentore, e cila filloi në tetor të vitit 1997, tashmë është cilësuar lëvizje e cila ka filluar lëvizjen e hapave pozitivë drejt zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Pra, është një pikë kthese në historinë më të re të Kosovës, sepse pas asaj date dinamizmi i rezistencës dhe aktiviteteve të mëvonshme çlirimtare filloi të përhapej në Kosovë. Kështu që, 1 tetori i vitit 1997 është një pikë kthese në historinë më të re të Kosovës, e cila kishte si objekt universitetin, por synim kryesor kishte çlirimin kombëtar, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Dugolli. Ai ka deklaruar se Universiteti i Prishtinës në çdo kohë, sikurse para 19 vjetëve, ka kryer misionin e tij historik. “Universiteti para 19 vjetëve e përfundoi një mision të rëndësishëm historik. Ne sot e kujtojmë këtë datë historike dhe ndihemi krenarë me të kaluarën tonë, me rezistencën për liri dhe pavarësi. Prandaj, këtë përvjetor ua uroj të gjithë studentëve dhe profesorëve”, është shprehur Dugolli.

Kurti: E thyem heshtjen e ‘status quo’-s

Edhe Albin Kurti, një nga udhëheqësit e kësaj proteste, ka thënë se Lëvizja Studentore e ’97-s kishte bashkuar mbi 20 000 studentë e profesorë të cilët në mënyrë paqësore e dinjitoze marshonin, duke kërkuar lirimin e pakusht të objekteve dhe të hapësirës së okupuar universitare. “Më 1 tetor 1997 kishte rilindur një subjekt i rëndësishëm dhe i pazakonshëm, që ishte i gatshëm të ballafaqohej për të vërtetën dhe të drejtën, për lirinë dhe barazinë. Lëvizja Studentore kishte bashkuar mbi 20 000 studentë e profesorë të cilët në mënyrë paqësore e dinjitoze marshonin, duke kërkuar lirimin e pakusht të objekteve dhe të hapësirës së okupuar universitare. Kjo kërkesë vazhdon të jetë e paplotë në realizimin e saj. Në pjesën veriore të Mitrovicës objektet e Fakultetit Xehetaro-Metalurgjik dhe Shkollës së Lartë të Elektroteknikës dhe Makinerisë, që kanë qenë degë të UP-së, vazhdojnë të jenë objekte të okupuara”, ka thënë Kurti për gazetën “Epoka e re”. Ai ka shtuar se studenti shqiptar i UP-së, i bërë subjekt më 1 tetor 1997, ishte ndërhyrja e cila edhe e ka thyer heshtjen e “status quo”-s edhe e ka ndryshuar kahun e procesit politik përkundër politikës pasive. “Këtu ka pasur rëndësi të jashtëzakonshme rektori i atëhershëm, prof. Ejup Statovci. Atë nuk e zmbrapsi kurrfarë trysnie apo kërcënimi, përkundër se banesa e tij modeste dhe zyra i ishin bastisur aq shumë herë. Ai nuk u zmbraps pavarësisht arrestimeve disa herë përgjatë viteve të ’90-ta nga policia e Serbisë. Ngjarjet mundësohen nga masat e njerëzve dhe institucionet, kurse prodhimi i ngjarjes përfundon i identifikuar me një apo fare pak njerëz. Kështu ka qenë rrjedha e historisë, përkundër secilës mund të pohojmë për 1 tetorin. Nëse ngjarjen e 1 tetorit e prodhuam të gjithë ne studentët dhe profesorët e Universitetit, atë ngjarje e mundësoi kryesisht vetëm një njeri, Ejup Statovci”, ka deklaruar Albin Kurti.

Lajçi: Protestat e ’97-s zgjuan nga gjumi strukturat e atëhershme politike

Edhe bashkëveprimtari tjetër i Lëvizjes Studentore, Driton Lajçi, ka thënë se protestat e ’97-s janë një ngjarje e rëndësishme për Universitetin e Prishtinës dhe për Kosovën. Ai ka treguar se qëllimi i tyre ka qenë lirimi i objekteve universitare dhe liria e Kosovës. “Pas 19 vjetësh e kujtoj me respekt si datë dhe si ngjarje, meqenëse kemi arritur ta përmbushim qëllimin tonë të kohës. Kemi organizuar një protestim paqësor dhe aktiv, i cili ka shkuar në favor të Universitetit të Prishtinës”, ka deklaruar Lajçi për “Epokën e re”. Ai ka thënë se organizimi studentor i ’97-s ka pasur efekt shumëdimensional dhe ka qenë një mesazh për ta zgjuar nga gjumi klasën e atëhershme politike. “Në aspektin njerëzor është mbytur frika, kurse në aspektin politik gjërat kanë lëvizur nga vendi. Ka qenë një mesazh për t’i zgjuar nga gjumi edhe strukturat e atëhershme politike. Ka qenë edhe një largim i frikës, mjegullës dhe paqartësive të kohës kur Kosova ndodhej në një okupim klasik, në një shkelje të vrazhdë të të drejtave të njeriut, në dhunë të përditshme individuale dhe masive nga forcat policore, ushtarake dhe administrata e dhunshme e instaluar në territorin e Kosovës”, është shprehur Lajçi, duke shtuar se i gjithë ky aktivitet studentor ka qenë një veprimtari e rrezikshme. “Natyrisht, ta kthesh një faqe tjetër të historisë ka qenë një veprimtari shumë e rrezikshme për të hapur dyer të tjera të mëdha. Më pas liridashësit dhe UÇK-ja përfundimisht i bënë hapat e mëdhenj dhe të fundit drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka theksuar Lajçi.
Ai ka thënë se të gjithë duhet të angazhohemi në mënyrë që të kemi sukses si në fushën e arsimit, po ashtu edhe në segmentet e tjera. “Gjërat gjithmonë duhet t’i kuptojmë në kontekst të kohës. Madje në kuadër të këtyre zhvillimeve, në drejtim të agjendës evropiane, duhet të bisedojmë, të bëjmë kompromise dhe marrëveshje brenda universitetit me faktorë të tjerë politikë sepse është e domosdoshme të jetë një garniturë tjetër në sistemin demokratik”, ka vlerësuar Driton Lajçi.

Mavraj: Më 1 tetor ra miti i frikës

Edhe Muhamet Mavraj, prijës i Lëvizjes Studentore të ’97-s, ka treguar për “Epokën e re” se për 1 tetorin e ’97-s kanë punuar gati dy vjet. “Për 1 tetorin e 1997-s kemi punuar gati dy vjet pak nga pak, që nga lënia e Kosovës jashtë tryezës ndërkombëtare në Dejton të ShBA-së. Me këtë datë ndahen epokat e Kosovës: nga politika pasive, gradualisht kalohet në rezistencë aktive. Pra, Lëvizja Studentore është fazë e ndërmjetme e dy politikave të kundërta, një fazë kalimtare. Kështu, hap pas hapi, shkuam edhe drejt luftës çlirimtare dhe fundit të sundimit të Serbisë në Kosovë. Ky fund është rezultat, gati njëshekullor, i brezave tanë. Më 1 tetor është mposhtur frika e Kosovës, ka rënë miti i frikës dhe secili shqiptar është ndier mirë, më solidar me tjetrin. Me një fjalë, u rikthye vlera tradicionale. Përvjetorët e 1 tetorit ushqejnë një impuls krenarie, natyrisht, por na bëjnë t’i kujtojmë shumë shokë tanët dëshmorë. Ata do të donin që ky vend të ishte edhe më mirë sesa është, sidomos në veri”, ka thënë Muhamet Mavraj.

Luma: 1 tetori i ’97-s i hapi rrugë UÇK-së

Ish-nënkryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve të UP-së (1997-1999), Ernest Luma ka thënë se 1 tetori i vitit 1997 është datë e kthesës së madhe historike për lëvizjen e gjithëmbarshme në Kosovë. “Pati dhe ka data e ngjarje të rëndësishme, para dhe para kësaj date por, krahas atyre që bënë kthesat në kapitujt më vendimtarë, është pikërisht kjo datë dhe, përgjithësisht, Lëvizja Studentore e UP-së, e 1997-1998-s. Tekefundit, është Universiteti i Prishtinës vendrritja dhe vendlindja e vërtetë e të gjitha projekteve më të mëdha për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Aty ishte më shumë se universitet. Ishte akademi shkence, ishte akademi ushtarake, ishte presidencë, kuvend dhe qeveri e qeverisje e vërtetë e Kosovës, që nga vitet ’60-’70 deri në fundin e viteve ’90, deri kur krisi pushka dhe pushuan fjalët”, ka thënë Luma për gazetën “Epoka e re”, duke shtuar se ajo gjeneratë bëri punën që i takonte. “Rrjedhimisht, edhe ne si gjeneratë nuk bëmë mrekullinë apo ku ta dimë se çfarë. Në ato vite kryem një detyrë që na takonte, të cilën, po të mos e kryenim, nuk do ta kryenim si studentë një detyrim ndaj vendit. Ne e bëmë punën tonë, por punën më të madhe dhe vulën e dhanë studentët, profesorët dhe heronjtë që ranë fronteve. Po e parafrazoj një ish-udhëheqës të UÇK-së: 1 tetori dhe Lëvizja Studentore ’97-’98 ishte porta e parë që i hapi rrugë daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është shprehur Luma.

Mos luani me kategoritë e luftës

0

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë se është i papranueshëm kushtëzimi apo ndalja e pensioneve për kategoritë e luftës së UÇK-së, në këtë rast familjeve të dëshmorëve.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se, nëse Qeveria nuk e korrigjon gabimin, reagimi i shoqatave të luftës së UÇK-së do të jetë i ashpër.

“Kjo është e papranueshme dhe e kundërligjshme. Qeveria dhe institucionet e tjera të Kosovës duhet t’i thërrasin mendjes dhe mos të luajnë me kategoritë e luftës së UÇK-së. Për një kohë të gjatë nuk është bërë asnjë përpjekje adekuate për t’i rregulluar të drejtat dhe beneficionet e kategorive të dala nga lufta. Marrja e një vendimi të këtillë është qesharak, i papranueshëm si dhe i kontribuon destabilitetit të vendit”, ka deklaruar Jashari.

Ai ka thënë se të drejtat e familjarëve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së UÇK-së janë të përcaktuara me ligj të veçantë dhe, sipas Jasharit, Qeveria është e obliguar t’i përmbushë obligimet ndaj tyre.

“Qeveria e Kosovës nuk do të duhej as ta mendonte kushtëzimin e këtyre pensioneve, lëre më ta merrte një vendim të këtillë, sepse të drejtat e familjarëve të dëshmorëve, të invalidëve dhe të veteranëve të luftës së UÇK-së janë të përcaktuara me ligj të veçantë. Prandaj Qeveria është e obliguar t’i përmbushë obligimet ndaj këtyre kategorive. Vendimi i fundit i Qeverisë, kinse për mungesë të buxhetit, është i papranueshëm. Nga dita e hënë do t’i fillojmë takimet me zyrtarët qeveritarë lidhur me këtë çështje”, ka treguar Jashari.

Sipas tij, nëse Qeveria dyshon në numrin e veteranëve të luftës së UÇK-së, janë organet që duhet të merren me këtë çështje dhe se askush nuk është i paprekshëm kur bëhet fjalë për shkeljen e ligjit.

“Procesi duhet të vazhdojë. Nëse kanë argumente se dikujt i është bërë e padrejtë ose janë fryrë listat, janë komandantët e zonave dhe vartësit e tyre që e kanë bërë verifikimin e tyre dhe ata do të përballen me ligjin. Mirëpo, deri më sot në komisionin qendror nuk më ka ardhur asnjë ankesë për këtë çështje. Qeveria dhe institucionet e tjera nuk e dinë më mirë numrin e veteranëve sesa komandantët e zonave dhe vartësit e tyre. Nëse ata kanë bërë shkelje, duhet të përgjigjen para ligjit”, ka theksuar Jashari. /Epoka e re/