Makina-bombë përplaset me portën e ambasadës kineze, 1 i vdekur, disa të plagosur

Një shpërthim ka ndodhur pranë ambasadës kineze në kryeqytetin e Kirgizstanit, Bishkek, por njoftimet për viktima janë ende të paqarta, njofton BBC.

Detajet e dhëna para pak minutash janë ende duke u pasuruar, por agjensia ruse e lajmeve Interfax njoftoi duke cituar zyrtarët lokalë se të paktën një person është vrarë.

Një makinë është përplasur në dyert e ambasadës dhe shpërtheu përpara rezidencës së ambasdorit, thanë burimet zyrtare.

Mediat sociale treguan tymin që ngrihej sipër ndërtesave. Pamje të tjera tregojnë xhamat e thyer dhe vendin e ngjarjes.

Sipas Reuters, shoferi i makinës që shpërtheu është vrarë dhe tre persona janë plagosur, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Shërbimi Shtetëror i Sigurisë, GKNB tha se, është duke e hetuar shpërthimin, por nuk dha detaje.

Nga Ministria e Brendshme nuk u bë e mundur të merrej ndonjë koment.

Portali i lajmeve të vendit, “24.kg.com” tha se, makina është përplasur me portën e ambasadës para shpërthimit.

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit