28.5 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 6286

PDK e Prizrenit thërret për festë në Prishtinë

0

Dega e PDK-së në Prizren ka dërguar një e-mail me anë të cilit lajmëron nisjen e simpatizantëve për festë në Prishtinë.

Prizrenit, sipas tyre, përherë do ta dëshmojë fuqishëm mbështetjen për Thaçin dhe thonë se Festa do të jetë më festive se protesta.

Ky është e-maili i plotë i dërguar nga PDK – Prizren:

Demokratët Festojnë!

Njoftim në emër të degës së PDK-së në Prizren:

Njoftohen të gjithë Anëtarët dhe Simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, se nesër me datë 26.02.2016, nga ora 9:00, nga parkingu i 4 Kullave në Bazhdarhane, bëhet nisja me autobusë në mënyrë të organizuar, për të shkuar bashkarisht në Prishtinë, dhe për të festuar zgjedhjen e Kryetarit të PDK-së, z.Hashim Thaçi, për President të Republikës së Kosovës.

Prizreni përherë do ta dëshmoj fuqishëm mbështetjen për Ju!
Festa do të jetë më festive se protesta.

Urime dhe Suksese PRESIDENT!

O’Connell takon policët nga Prizreni, që i ‘suspendoi’ ministri

0

Ambasadori britanik Ruairí O’Connell është takuar në qendër të Prishtinës me policët Nazmi Jahiri dhe Enver Sejfullahu të cilët ishin suspenduar pasi kishin dënuar shoferin e ministrit pa portofol në qeverinë e kosovës Rasim Demiri. O’Connell është parë gjatë ditës (të enjtes) në njëren nga kafiteritë e kryeqytetit teksa bisedonte me policët të cilët ishin suspenduar vitin e kaluar.

“Zëri”, merr vesh se ambasadori O’Connell është interesuar personalisht për këtë rast, pasi lajmi ishte botuar në gazetën “Zëri” me 12 shkurt të këtij viti. Policët Nazmi Jahiri dhe Enver Sejfullahu po bënin punën e tyre të zakonshme kur me 13 korrik të vitit të kaluar kishin vendosur të shqiptonin një gjobë për një person që kishte parkuar keq veturën.

Por vendimi për dënimin e këtij personi doli i gabuar pasi ai ishte shoferi ministrit Rasim Demiri. Në momentin sa policët po kryenin detyrën e tyre tek vetura ishte ofruar ministri Demiri i u kishte kërkuar policëve që të mos shqiptonin dënimin, ndërkohë që u kishte thënë atyre se ai ishte ministër. Por fakti se në atë veturë po futej një ministër nuk iu la fare përshtypje të dy policive të cilët thonë se në atë moment, vetëm po e kryenin detyrën. Vetëm pak minuta më pas ministri Rasim Demir menjëherë kishte ushtruar autoritetin e tij duke bërë kërkesë për suspendimin e policive gjë e cila kishte ndodhur mënjëherë.

Masa e suspendimit ishte e menjëhershme dhe atyre iu ishin marrë armët dhe kartelat zyrtare. Në njoftimin zyrtar të Njësisë së Standardeve brenda Policisë së Kosovës ishte arsyetuar veprimi i ministrit Rasim Demiri e për më shumë në këtë dokument thuhej se të dy policët kishin bërë shkelje të rënda disiplinore dhe se për këtë po fillonin hetimet.

Rasti kishte shkuar edhe në Inspektoratin Policor të Kosovës, institucion ky që kishte konstatuar se veprimi i policëve nuk përbënë vepër penale. Në këtë dokument të IPK-së thuhet: Nuk është argumentuar me asnjë fakt se me datën 13.07.2015, në rrugën Adem Jashari në Prizren se zyrtari Enver Sejfullahu derisa në detyrë zyrtare së bashku me kolegun e tij, Nazmi Jahiri kishte treguar sjellje të pahijshme ndaj ankuesit Rasim Demiri. Enver Sejfullahu njëri nga policët thotë se suspendimi dhe problemet që i janë krijuar nga ky rast i kanë shkaktuar atij probleme të shumta shëndetësore.

Jahiri posedon edhe raportin mjekësor të cilin e kishte botuar gazeta “Zëri” dhe në të cilin përshkruhet gjendja e tij shëndetësore, sipas së cilit raport Nazmi Jahiri ishte shtruar në spital si pasojë e pengesave në të folur dhe dobësimit të anës së djathë të trupit. Vet ministri Rasim Dmiri nuk kishte pranuar të fliste për këtë rast.

Isa Mustafa kërcënon ata që s’do ta votojnë Hashim Thaçin!

0

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëherësh kryeministër i vendit, Isa Mustafa i ka ftuar nesër në takim deputetët e partisë së tij, që të votojnë për presidentin e ri. Një deputet i LDK-së në kushte anonimiteti i ka thënë Gazetës Blic, se mbledhja e Grupit Parlamentar, ku i pranishëm do të jetë edhe Isa Mustafa do të mbahet nesër nga ora 9:00.

“Nesër nga ora 9:00 është thirrur takimi i Grupit Parlamentar. Në takim do të jetë i pranishëm edhe kryetari i partisë, Isa Mustafa. Qëllimisht takimi është thirrur 2 orë para mbajtjes së seancës për zgjedhjen e Hashim Thaçit president, në mënyrë që t’i siguroj votat”, ka thënë ky burim brenda LDK-së.

Sipas këtij burimi, Isa Mustafa ka paralajmëruar se do t’i kërcënoj deputetët e LDK-së, se nëse shkohet në zgjedhje të reja, për shkak të mos zgjedhjes së Hashim Thaçit president, atëherë ata ka rrezik që të mos i fus fare në lista zgjedhore.

Deri më tani vetëm deputetja Vjosa Osmani dhe deputeti Adem Salihaj, nga LDK kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në seancën e zgjedhjes së presidentit të ri.

Ndërkohë, deputetët tjerë si: Arben Gashi, Armend Zemaj, Fatmir Rexhepi, Alma Lama, Doruntinë Maloku, Anton Quni dhe Melihate Tërmkolli ende nuk janë përcaktuar nëse do të votojnë për zgjedhjen e Hashim Thaçit për president Hashim Thaçin apo jo.

Kryesia e Kuvendit, seancën e radhës e ka caktuar për ditën e premte nga ora 11:00. / Gazeta Blic

Na mashtruan!?

0

Nga Blendi Fevziu

Na thanë që ligji do t’i lërë jashtë! Na thanë që pas miratimit të tij shumë prej atyre që vijnë nga bota e krimit, prostitucionit, drogës apo vrasjeve nuk do të jenë më në parlament. Na thanë që politika është penduar për vrasësit, hajdutët dhe kriminelët që ka futur në gjirin e saj. Na thanë se sot e tutje as në administratë nuk do ketë njerëz me precendentë penalë. Në fakt nuk ka ndodhur asnjë nga këto. Një muaj më parë, në opinion.al e ngritëm këtë shqetësim. Frikën që ligji nuk do zbatohet dhe frikën që ligji është bërë që mos prekë askënd. Që asnjë të mos dalë nga Parlamenti dhe asnjë të mos ikë nga administrata. As ata që i kanë parë të gjithë pas hekurave dhe që akuzohen deri për vrasje.

Sot, dy muaj e ca pas miratimit të ligjit jemi rikthyer sërish aty ku ishim. Tek debati për dekriminalizimin që e kërkojnë të gjithë e që deri më sot, nuk ka nxjerrë askush nga vendet ku kanë hyrë e që s’i meritojnë. Dhe me gjasë nuk do ta bëjë asnjë. Thuhet që nuk janë miratuar ende aktet nënligjore; thuhet që nuk është hartuar ende formulari; thuhet që po gjehet forma më e mirë e verifikimit, por gjithçka që thuhet ka vetëm një përfundim: dekriminalizim s’ka.

Në fakt, më shumë se sa çështje ligji, dekriminalizimi është çështje vullneti politik. Eshtë vendim për t’i mbyllur derën e politikës çdo njeriu që ka qenë pjesë e botës së krimit; çdo njeriu që vjen nga biznesi dhe e ble politikën që të nxjerrë më pas përfitime prej saj; pra që e kthen atë në biznes. Shihni kush akuzohet për korrupsion: ata që janë pasanikët më të mëdhenj të parlamentit dhe që aty kanë hyrë jo për t’i shërbyer publikut, por për të mbrojtur, garantuar e shtuar pasurinë e tyre. Shihni kush hyn në parlament, ata që kanë shkelur ligjin, që kanë frikë prej tij dhe që politika ju jep imunitet.

Kjo nuk është vetëm çështje ligjore.

Edi Rama duhet të ndalojë angazhimin e këtyre njerëzve dhe përfshirjen e tyre në politikë. Nëse dikush ikën nga Parlamenti për këtë gjë dhe bëhet star i mbledhjeve të PS sërish ky është një akt kriminal.

Nëse dikush akuzohet për plagosje dhe Prokuroria me gjykatën ja ndryshon masën e sigurisë dhe akuzën 5 herë, ky është një akt kriminal. Edhe Prokurori e Gjykata duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë. Janë njësoj të kriminalizuar edhe ata.

Lulzim Basha duhet të bëjë publik emrat e 19 deputetëve që, siç ka thënë, i prek ligji i dekriminalizimit. Nëse nuk e bën, sërish është fajtor sepse e ka përdorur një çështje madhore politikisht. Opozita nuk duhet të lejojë asnjë seancë pa filluar funksionimi i ligjit. Dekriminalizimi nuk është politikë, por një aksion jetik.

Ilir Meta duhet të heqë dorë nga praktiva e biznesizimit të politikës. Nga ideja që në çdo qark zgjidhet një biznesmen për deputet dhe ai e kthe më pas politikën në një lloj biznesi. Personal apo partiak. Politika e biznesi në Europë janë të ndara. Në ato raste që janë bërë bashkë ka rezultuar një dështim fatal.

Por të tre këta bashkë, duhet ta dinë që kjo nuk është çështje thjeshtë e tyre, por një problem i të gjithë shoqërisë. Eshtë edhe e ardhmja e fëmijëve të tyre, që pretendojnë nga prindërit një Shqipëri më të mirë. Më të mirë se sa Shqipëria që po projektojnë këta sot!

Blerim Çoçaj: Legjislativ më të dobët kurrë s’ka pasur Prizreni

0

Gazetari Blerim Çoçaj ka vlerësuar se Legjislativi i Prizrenit nuk është i nivelit të lartë.

Sipas tij, Legjislaturë më të dobët asnjëherë nuk ka pasur Prizreni,transmeton OraInfo.

Ja postimi i plotë në Faceook

Legjislativ më të dobët kurrë s’ka pasur Prizreni. Ata që kanë përcjellë rregullisht legjislaturat e viteve të pasluftës, shumë lehtë mund të vijnë në këtë konstatim. Janë neveritëse ‘debatet’ që zhvillohen sot në Kuvendin e Prizrenit.

Sidomos, neveritëse janë “pyetjet” e tyre, që bëjnë për drejtorët e Ekzekutivit. Ata kanë probleme elementare në formulimin e pyetjeve.

Pastaj, ankohen se drejtorët e Ekzekutivit “nuk po përgjigjen në pyetjet tona”. Ata ende nuk po mund ta dallojnë pyetjen prej çështjes.

Nëse qytetarët ju kanë zgjedhur që t’ i përfaqësoni, kjo nuk do të thotë se nuk keni të drejtë të shfletoni fjalorin e shqipes, para se të shkoni në Kuvend, për të keqpërdor, sidomos pikën e rendit të ditës; pyetje-përgjigje.

Neveritëse është po ashtu edhe ngritja si çështje e problemeve personale të tyre. Në vend se në foltore të Kuvendit të trajtohen problemet e qytetarëve, ata flasin për problemet personale, se si kur shkojnë privatisht nëpër institucione nuk trajtohen si duhet!
Këta kuvendarë nuk mund të ndalin keqqeverisjen e Ramadan Mujës.

Këta kuvendarë janë bashkëfajtorë, për degradimin e qytetit të Prizrenit./Orainfo.com/

Topalli: Të përmbysim Ramën!

0

Deputetja e Partisë Demokratike ka bërë një thirrje revolucionare për të përmbysur qeverinë sot, duke paraqitur një protestë prej rreth 5-10 vetash në Shkodër në faqen e saj në Facebook.

“Qytetare Shkodrane ne proteste ! Rama i con fadromat me ia shemb shtepite , nderkohe qe jo vetem nuk i jep demshperblim , por edhe i mashtroi sepse projekti ishte krejt tjeter! Rama therret ’45! Keto jane te rrezikshem ! Keto duhet te permbysen. Vendi eshte ne udhekryq!“, – shkruan Topalli.

Hashim Thaçi anulon festën e përkrahësve të tij

0

Kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi ka anuluar ardhjen e simpatizantëve të PDK’së në Prishtinë për të festuar zgjedhjen e tij si president i vendit.

Burime të RTV Dukagjinit kanë rrëfyer se krejt kjo është bërë në mënyrë që tu shmangën ballafaqimeve me protestuesit e tri partive opozite. Por, festa do të mbahet për të gjitha komunat e Kosovës.

“Ftoj të gjithë simpatizantët, aktivitetet, dhe strukturat e PDK’së që të festojnë nëpër komunat e Kosovës pas votimit të Presidentit në Kuvendin e Kosovës”, u ka thënë shefi i PDK’së strukturave më të larta të partisë.

Sipas të njëjtit burim, Hashim Thaçi ka kërkuar nga të gjithë kryetarët e degëve që ky mesazh të

Shtrohet tepihu i kuq i Oscars

0

Tepihu më i famshëm në botë është vendosur jashtë teatrit të famshëm në Los Angeles, duke nisur kështu numërimin mbrapsht deri në momentin e ceremonisë Oscar.

Ekipet e kanë zbuluar tepihun e kuq në Bulevardin e Hollywoodit, në të cilin të nominuarit për Oscar, si Brie Larson dhe Cate Blanchett, do të shfaqin elegancën e tyre me veshje unike pasi të mbërrijnë në ceremoni të dielën, transmeton Klan Kosova.

LDK: Do ta votojmë Hashim Thaçin

0

Një ditë para seancës së Kuvendit të Kosovës ku do të votohen për zgjedhjen e Presidentit, Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë me dije se do ta respektojë marrëveshjen me PDK’në që Hashim Thaçit të jetë President. Aty thuhet se një gjë të tillë e kanë kërkuar strukturat e partisë gjatë konsultave ditëve të fundit.

Njoftimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës, ditët e fundit, ka zhvilluar takime dhe konsulta shteruese me strukturat e LDK-së, ku është diskutuar për zhvillimet politike në Republikën e Kosovës.

Gjatë takimeve të Kryesisë së LDK-së, të Grupit Parlamentar si dhe me kryetarët e degëve të LDK-së, ka dominuar plotësisht qëndrimi dhe ka qenë konkluzion i përbashkët se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të vazhdojë me përkushtim të plotë kontributin e saj shtetndërtues në institucionet e Republikës së Kosovës.

Anëtarët e të gjitha strukturave të LDK-së, kanë kërkuar pa ekuivok nga përfaqësuesit e saj në institucionet qendrore që LDK-ja si parti me traditë të gjatë institucionale dhe me kontribut vendimtar në themelimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, t’i përmbahet parimeve të saj, duke përmbushur obligimet politike e kushtetuese të dala nga marrëveshja për krijimin e institucioneve në këtë mandat qeverisës, duke përfshirë zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, sipas kësaj marrëveshjeje.

Duke iu referuar gjendjes aktuale në vend, të gjitha strukturat e LDK-së kanë kërkuar që LDK-ja, si gjithnjë, të luaj rol konstruktiv në funksionalizmin e plotë të institucioneve të shtetit dhe krijimin e kushteve për realizimin e prioriteteve dhe objektivave nacionale.

Kryetarët e degëve, anëtarët e Kryesisë dhe deputetët e LDK-së kanë kërkuar që LDK-ja, përmes udhëheqjes së Qeverisë dhe deputetëve të saj në Kuvend të vazhdojë përkushtimin maksimal për zhvillim ekonomik, ndërtim të institucioneve demokratike dhe proceset integruese euroatlantike.

Lidhja Demokratike e Kosovës, më këtë rast, thekson përkushtimin e saj të plotë për realizimin e synimeve dhe aspiratave të qytetarëve për ndërtimin shtetit të Kosovës, në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera mike.

Ky vizion nacional, sot, mund të realizohet përmes punës së përbashkët, dialogut institucional dhe në koordinim të plotë me partnerët perëndimorë dhe jo përmes veprimeve anarkiste anti-perëndimore.

Lidhja Demokratike e Kosovës pret që të premten të gjithë deputetët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës të veprojnë në përputhje me marrëveshjen politike të përkrahur nga strukturat e LDK-së, në mënyrë që t’i shërbejnë funksionalizmit të plotë të institucioneve të Kosovës.

Ngrihet aktakuzë kundër keqpërdoruesit të pozitës në Suharekë

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S. H., për shkak se ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2.1 të KP-së.

I pandehuri S.H., në cilësi të personit zyrtar në Komunën e Suharekës, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, i ka tejkaluar kompetencat e tija me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për personin tjetër, dhe me këtë rast ka shkelur me dashje ligjin lidhur me detyrat e punësimit të tij.

S.H., në kundërshtim me Ligjin 04/L-144 për dhënie në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme, që është në pronësi të komunës, dhe Rregullores 23/2013 për përcaktimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme, që është në pronësi të komunës, ka lidhur kontratën mbi dhënien e tokës ndërtimore në shfrytëzim të përkohshëm me qira, si përfaqësues i komunës së Suharekës me një ndërmarrje po nga komuna e Suharekës.

Me këtë S.H., pa autorizim nga Kryetari i Komunës ka nënshkruar kontratë, me ç’ rast kontraktuesit nga Suhareka i ka mundësuar dobi edhe atë shfrytëzimin e kësaj parcele kadastrale pa i ndjekur procedurat e rregullta ligjore dhe ka shkelur me dashje ligjin dhe rregulloren e lartcekur. Me këto veprime S.H., ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2.1 të KP-së.