Ngrihet aktakuzë kundër keqpërdoruesit të pozitës në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S. H., për shkak se ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2.1 të KP-së.

I pandehuri S.H., në cilësi të personit zyrtar në Komunën e Suharekës, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, i ka tejkaluar kompetencat e tija me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për personin tjetër, dhe me këtë rast ka shkelur me dashje ligjin lidhur me detyrat e punësimit të tij.

S.H., në kundërshtim me Ligjin 04/L-144 për dhënie në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme, që është në pronësi të komunës, dhe Rregullores 23/2013 për përcaktimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme, që është në pronësi të komunës, ka lidhur kontratën mbi dhënien e tokës ndërtimore në shfrytëzim të përkohshëm me qira, si përfaqësues i komunës së Suharekës me një ndërmarrje po nga komuna e Suharekës.

Me këtë S.H., pa autorizim nga Kryetari i Komunës ka nënshkruar kontratë, me ç’ rast kontraktuesit nga Suhareka i ka mundësuar dobi edhe atë shfrytëzimin e kësaj parcele kadastrale pa i ndjekur procedurat e rregullta ligjore dhe ka shkelur me dashje ligjin dhe rregulloren e lartcekur. Me këto veprime S.H., ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2.1 të KP-së.

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit