Isa Mustafa kërcënon ata që s’do ta votojnë Hashim Thaçin!

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëherësh kryeministër i vendit, Isa Mustafa i ka ftuar nesër në takim deputetët e partisë së tij, që të votojnë për presidentin e ri. Një deputet i LDK-së në kushte anonimiteti i ka thënë Gazetës Blic, se mbledhja e Grupit Parlamentar, ku i pranishëm do të jetë edhe Isa Mustafa do të mbahet nesër nga ora 9:00.

“Nesër nga ora 9:00 është thirrur takimi i Grupit Parlamentar. Në takim do të jetë i pranishëm edhe kryetari i partisë, Isa Mustafa. Qëllimisht takimi është thirrur 2 orë para mbajtjes së seancës për zgjedhjen e Hashim Thaçit president, në mënyrë që t’i siguroj votat”, ka thënë ky burim brenda LDK-së.

Sipas këtij burimi, Isa Mustafa ka paralajmëruar se do t’i kërcënoj deputetët e LDK-së, se nëse shkohet në zgjedhje të reja, për shkak të mos zgjedhjes së Hashim Thaçit president, atëherë ata ka rrezik që të mos i fus fare në lista zgjedhore.

Deri më tani vetëm deputetja Vjosa Osmani dhe deputeti Adem Salihaj, nga LDK kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në seancën e zgjedhjes së presidentit të ri.

Ndërkohë, deputetët tjerë si: Arben Gashi, Armend Zemaj, Fatmir Rexhepi, Alma Lama, Doruntinë Maloku, Anton Quni dhe Melihate Tërmkolli ende nuk janë përcaktuar nëse do të votojnë për zgjedhjen e Hashim Thaçit për president Hashim Thaçin apo jo.

Kryesia e Kuvendit, seancën e radhës e ka caktuar për ditën e premte nga ora 11:00. / Gazeta Blic

Më Shumë

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit