20.2 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025
Home Blog Page 6295

Atmaxha, fshati i traditës së dasmave

0

Bëheshin shpenzime marramendëse për të martuar një çift në Atmaxhë

Samil Gashi tregon se ende e mban mend se si shumë familje detyroheshin të shisnin edhe tokë buke për të kryer një martesë. Në Atmaxhë njerëzit mateshin me atë se çfarë dasme bënin, se sa krushq kishin në dasmë dhe kjo traditë deri diku është ruajtur edhe sot e kësaj dite

Atmaxha është një fshat që gjeografikisht i përket Përdrinisë, por ende e ruan traditën e Vërrinit dhe është i vetmi fshat që ka bërë hapa të mëdhenj në shkollim dhe integrim të popullatës. Mendohet se emërtimi i këtij fshati vjen nga fjala Ati, që është fjala për kali të shalës dhe magje, kur atje me punën e atit mbushet magjja. Atmaxha aktualisht ka rreth 300 shtëpi me mbi 2000 banorë. Kujtim Gashi, njëri ndër banorët e këtij fshati, tregon për “Kosova Sot” se ajo që këtë fshat ende po e mundon është fakti se mbi 35 për qind e popullatës jetojnë në Evropë, si në Zvicër, Gjermani etj, raporton Gazeta Kosova Sot

Kjo, sipas tij, nuk ka gjë të keqe po të mos bëhet fjalë për humbjen e këtyre banorëve që kishte dikur ky fshat. Megjithatë, shumica e atyre banorëve që kanë mbetur në këtë fshat bëjnë punë të rënda dhe mund të konceptohet se janë disa grupe që merren me ndërtimtari, blegtori dhe bujqësi. Gashi tregon se fshati Atmaxhë ka ndërtuar xhami, shkollë, ka terrene sportive, rrugët dhe rrugicat, kanalizimin, ndriçimin publik, në proces të ndërtimit edhe rrjeti elektrik. Në 10 vitet e fundit janë investuar mbi 1 milion euro në infrastrukturë, të cilat janë bërë nga komuna e Prizrenit. Kryetari i këtij fshati, Samed Gashi, tregon se mbi 95 për qind e banorëve janë me mbiemrin Gashi dhe të gjithë janë kushërinj ndërmjet vete, nga një familje e cila para 120 vjetësh është zhvendosur nga Malësia e Vrrinit në Atmaxhë, ku edhe ka filluar banimi në këtë lokalitet, e cila tashmë është paralagje e qytetit të Prizrenit.

Grafite kundër Thaçit President edhe në Suharekë

0

Sot në mëngjes në pjesën ballore të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”, është shkruar emri i tij por me një porosi.

“Baci Ukë u kry, Salihi ka votu për Thaçin president”, shkruhej me të mëdha në murin e shtëpisë së kulturës, raporton TherandaPost.

Më parë, kryetari i Komunës së Suharekës, pasardhësi i Ukë Bytyçit në këtë post, është deklaruar pro Hashim Thaçit president, si pjesë e marrëveshjes së koalicionit qeveritar qendror, PDK-LDK

Ky është rrëfimi i Fadil Hoxhës për vrasjen e Shaban Polluzhës

0

Sot janë mbushur 71 vjet prej vrasjes së Shaban Polluzhës i vrarë nga komunistët e udhëhequr prej Fadil Hoxhës. ?Ky i fundit, sa ishte gjallë, kishte thënë se Shaban Polluzha ishte likuiduar dhe pas kësaj ishte qetësuar edhe Drenica. Madje, komunisti Hoxha kishte thënë se në likuidimin e Polluzhës kishin marrë pjesë edhe njerëz të Drenicës

Fadil Hoxha, krykomunisti i Kosovës prej vitit 1943-1969, kishte rrëfyer ngjarjen e vrasjes së Shaban Polluzhës dhe ushtarëve të tij.

Në librin e Veton Surroit “Fadil Hoxha në vetën e parë”, kishte treguar versionin e tij për vrasjen e Polluzhës dhe anëtarëve të tjerë të Çetës së Drenicës, më 21 shkurt të vitit 1945, shkruan Gazeta Express.

Hoxha kishte thënë se kur ishte likuiduar Shaban Polluzha ishte qetësuar Drenica.

“Ne luftë u vranë shumë njerëz tanë. Kjo ka zgjatur afër një muaj ditë, qetësimi i situatës në Drenicë afër një muaj e kusur. Lufta kundër asaj njësie, siç quhej të Shaban Polluzhës, një pjesë e të cilës shpejt është shpërndarë ka ikë, por një pjesë e tyre kanë luftuar kundër nesh, sidomos Mehmet Gradica edhe të tjerë, si dhe Shabani. Ashtë vra Shabani, asht vra i biri. Kjo ka zgjatë nja një muaj ditë, por aty janë vra bukur edhe do partizanë tanë. Nuk e di numrin taman”.

“Me likuidimin e këtij grupi të Drenicës gati është qetësue Drenica. Deshta me të thanë se edhe populli i Drenicës, një pjesë e madhe e tij, ka marrë pjesë me ne, mbasadndej kundër këtyre. Kështu që kjo asht jashtëzakonisht me rëndësi përndryshe do të kishim probleme edhe masandej në Drenicë”, thotë Fadil Hoxha, cituar në librin e Veton Surroit, në intervistën e tij të dhënë përmes magnetofonit Rexhai Surroit, në gusht të vitit 1963.

Sipas versionit të Hoxhës, Shaban Polluzha e kishte thyer marrëveshjen me komunistët dhe nuk kishte mbajtur premtimin për ta çuar Çetën e Drenicën në frontin e Sremit, aty ku luftohej mes gjermanëve e komunistëve, në kuadër të luftës së dytë botërore.

Sipas Hoxhës, Shaban Polluzha me ushtarët e tij ishin pajtuar t’iu bashkoheshin komunistëve dhe të merrnin pjesë në frontin e Semi, në Serbi, ku po luftohej kundër gjermanëve.

Mirëpo, kur çeta e Shaban Polluzhës po kalonte prej Drenicës për në Podujevë, duke shkuar për në frontin e Sremit, qindra banorë të Llapit kishin kërkuar Polluzhës dhe ushtarëve shqiptarë të mos shkonin në Serbi e të lënin qytetet e Kosovën në dorën e komunistëve shqiptarë e serbë.

Dhe, kështu edhe kishte ndodhur. Luftëtarët e Shaban Polluzhës ishin kthyer në Drenicë, ku pastaj ishin vrarë nga komunistët e Fadil Hoxhës.

Para se të vdiste Fadil Hoxha ishte bërë anëtar nderi i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ishte varrosur me nderime nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës të cila kishin qenë trashëgimtare të UÇK’së.

Shaban Polluzha ishte nderuar nga Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, në vitin 1993 me dekoratën “Urdhri për Veprimtari Patriotike të Klasitë të Parë”, ndërsa, Presidenti Fatmir Sejdiu, në vitin 2009, Pollzhën e shpallë “Hero i Kosovës”.

Para pak kohësh, qyteti i vetëm në Europë, Gjakova kishte nisur procedurat për nderimin e një komunisti, siç ishte Fadil Hoxha. Madje, ishte paraparë ndërtimi i bustit të tij midis Gjakove. Ky projekt ende nuk është realizuar.

Ende nuk ekziston në Kosovë një dokument me të cilin dënohen krimet e komunizmit. Ka pasur disa përpjekje por kanë dështuar edhe në Parlamentin e Kosovës për të nxjerrë një Rezolutë me të cilën do të dënoheshin krimet që kanë ndodhur në kohën e komunizmit.

Kadri Veseli përkujton Shaban Polluzhën në 71 vjetorin e rënies

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka përkujtuar heroin Shaban Polluzha në 71 vjetorin e rënies së tij.
“Në dimrin tragjik të vitit 1945, ky burrë i madh i Kosovës, u priu mijëra luftëtarëve në kryengritjen kundër terrorit komunist jugosllav, i cili po përgjakte pasivisht fshatrat dhe qytetet e Kosovës”, ka shkruar Veseli.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

“Sot, në 71 vjetorin e rënies, kujtojmë me përulje, plakun e odave të Drenicës, komandantin me plis të bardhë, Heroin e Kosovës, Shaban Polluzha.

Në dimrin tragjik të vitit 1945, ky burrë i madh i Kosovës, u priu mijëra luftëtarëve në kryengritjen kundër terrorit komunist jugosllav, i cili po përgjakte pasivisht fshatrat dhe qytetet e Kosovës.

Kjo kryengritje tregoi fytyrën e vërtetë të regjimit titist, prandaj për 45 vite ky regjim u përpoq të njollosë dhe zhdukë kujtesën për te, por nuk ia doli. Kryengritja e Shaban Polluzhës përcaktoi vetëdijen politike të gjeneratave të Kosovës, deri në krijimin e UÇK-së.

Nderim të përjetshëm Shaban Polluzhës dhe luftëtarëve të tij!” (sic), ka shkruar Veseli.

S’e fut gruaja në shtëpi, Gëzimi lidh veten në shtyllë

0

58-­vjeçari Gëzim Agolli, është vetëlidhur në shenjë proteste dhe i gatshëm të vetëflijohet për shkak të mosmarrëveshjeve që ka me ish­bashkëshorten.

Ndonëse të ndarë ligjërisht, ata kanë si pronë të përbashkët një shtëpi, por ish-bashkëshortja nuk e lejon atë të qëndrojë në banesë.

Vetë Agolli, thotë se, as policia nuk e ndihmon dot në këtë rast, për shkak se ish-bashkëshortja ka njohje me njerëz me pushtet.

“Këtu do vdes në shtyllë elektrike. Do kap trefazorin deri në vdekje. I dashuri gruas time fle këtu në shtëpi dhe unë rri rrugëve. Kam 11 muaj që rri rrugëve.

E divorcova unë, se e kapa në flagrancë me të dashurin e vet, me qeveritar. Kërkoj të futem në banesën time, kjo është banesa ime”,- ka thënë ai.

Tentohet të vritet një person

0

Të shtëna me armë kanë ndodhur pothuajse në mesnatë në Fushë Arrës të Pukës. Rreth orës 23:30, është qëlluar me pistoletë në drejtim të një qytetari me iniciale A.Q.

Ky i fundit njoftoi menjëherë policinë, duke i dhënë edhe identitetin e personit që tentoi ta vriste. Grupi hetimor gjeti në vendin e ngjarjes një gëzhojë pistolete.

Nga e shtëna, qytetari me iniciale A.Q. nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Nga dëshmia e dhënë, policia thotë se autori është një 30-vjeçar me iniciale E.D.

Ky i fundit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes pasi qëlloi me pistoletë në drejtim të qytetarit A.Q. Policia është vënë në ndjekje të tij dhe po punohet për të sqaruar motivet e ngjarjes.

Qëlloi me gur serbët, Marsel Qeleshi nuk shpëton pa 4 muaj burg

0

Jetimi Marsel Qeleshi, që u bë i famshëm për goditjen me gur të autobuzit ku ndodheshin futbollistët e kombëtares Serbe, është dënuar me 4 muaj burgim.

Kjo masë dënimi është dhënë nga gjykata e Tiranës, e cila e ka deklaruar fajtor, Marsel Qeleshin për dy akuza, atë të “Veprime të dhunshme ndaj vendeve të punës dhe transportit të personave të mbrojtur ndërkombëtarisht” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Pavarësisht këtij dënimi, i riu nuk do qëndrojë asnjë ditë në burg, pasi gjykata ka vendosur që t’i pezullojë masën e dënimit dhe t’ia kalojë atë me kusht, duke e detyruar të riun që për 18 muaj të mos shoqërohet me asnjë person me precedentë penalë.

Nga ana tjetër, prokurori i çështjes Ervin Karanxha kërkoi dënimin e Marsel Qeleshit me 18 muaj burg, kërkesë kjo që nuk është pranuar nga gjykata e Tiranës.

Qeleshi shënoi incidentin e vetëm teksa kombëtarja Serbe po udhëtonte nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt hotelit “Sheraton”, ku do akomodohej./shqiptarja.com/

Umberto Eko ose biblioteka që na mungon

0

Ilir Yzeiri

Vdekja e filozofit, semiologut dhe shkrimtarit Umberto Eko ka qenë lajmi i parë në të gjitha mediat europiane. Ai, ashtu edhe siç ishte dhe është në të vërtetë, është vlerësuar si fytyra italiane e kulturës së gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Njeriu që së bashku me Bart e ndonjë tjetër, i dhanë një kuptim tjetër studimit të traditës dhe harmonizuan filozofinë me studimin e kulturës së masave. Ata e shtynë përpara filozofinë, kritikën letrare, semiologjinë, duke lexuar kohën e re të zhvillimit mediatik dhe duke interpretuar fenomenologjinë e re që po lindte. Dy miqtë, Bart dhe Eko, kaluan nga eseistika në semiologjinë rigoroze dhe u dalluan secili sipas mënyrës së tij dhe secili me shenjtin e tij, ka vënë në dukje kritika. Roland Bart studioi Ignace de Loyola dhe Eko Thomas d’Aquin. Kur Bart botoi “Mitologjitë” (1957), i riu Eko nisi të botojë artikuj të ndryshëm ose ese në rubrikën “Pastiches et Postiches” në revistën “Verri”, të cilat i përmblodhi në librin “Ditari minimum”. U bë i famshëm sidomos me një nga esetë e tij “Fenomenologjia e Majk Bonxhornos”, duke e interpretuar këtë dukuri të kulturës së re që po lindte. Ai nuk ishte “superman”-i, por “everyman”-i, njeriu mesatar tipik i televizionit.

“Ai, shkruante Eko, i ka të gjitha cilësitë morale dhe intelektuale në shkallën më të ulët të evolucionit. Ai shitet për atë që është dhe nuk ka turp pse është injorant. Admiron hapur specialistin dhe profesorin. I pamëshirshëm me ata që ka poshtë vetes, ai shfaqet ndryshe përballë të iluminuarve. Ai është bërë një star, një yll, një idhull gjithë duke qenë një shembull i gjallë dhe triumfues i vlerës që ka mediokriteti”. Ndërsa romani “Emri i trëndafilit”, përkthyer edhe në shqip nga Donika Omari, e bëri atë të famshëm në të gjithë botën. Gjithë teoria e tij, filozofia apo ndihmesa që ai dha në studimet semiologjike sidomos, nuk u njohën në Shqipëri në kohën e duhur.

Vendi ynë, i cili sot ngjet si një hapësirë e ndërtuar nga ana e kulturës me dhe të hedhur, i mbylli kufijtë fizikë dhe mendorë për të njohur këto zhvillime dhe kultura shqiptare sot, historia e letërsisë, teoria e letërsisë, kritika letrare janë sporadike dhe pa sistem, sepse në mendjet e shqiptarëve është mbjellë me forcë sociologjizmi vulgar dhe ai vijon të përdoret si mënyrë për të kuptuar botën dhe për ta interpretuar atë. Vdekja e Umberto Ekos është një humbje për kulturën botërore, duhet të jetë edhe për ne, madje për ne pak më shumë, sepse ne, jo për fajin tonë, nuk e njohëm atëherë kur ai ishte gjallë, ndaj duhet të kujtohemi për të dhe për gjithë shkollën e madhe të semiologjisë që ai e përsosi në fillim të viteve ‘60 së bashku me Bart, filozofë të tjerë të kësaj periudhe. Në Shqipëri janë përkthyer disa vepra të Ekos, por edhe të filozofëve të tjerë modernë që u morën me narracionin, shënjueshmërinë, ekzistencializmin apo interpretime të tjera të kohës klasike dhe të rileximit të saj, megjithatë në ligjërimin e përgjithshëm zotëron kultura e thatë dhe e ngurtë e interpretimit sociologjik vulgar të jetës dhe të kulturës. Kultura shqiptare dhe studimet mbi të janë një mishmash që nuk përtypet dot nga publiku shqiptar dhe nëse vazhdojmë kështu, ne do ta thellojmë hendekun mes lexuesit të sotëm dhe letërsisë sonë, siç po bëjmë edhe tani.

Merita e madhe e Ekos dhe e atyre që studiuan letërsinë, traditën, dukuritë e reja që solli zhvillimi mediatik sidomos apo imazhi në kulturën europiane, është se ata arritën të shohin te modelet e reja që krijoheshin, vjimësinë e modeleve apo konstrukteve të ndërtuara më parë në memorien kolektive dhe në të gjitha rastet përzien bashkë interpretimet psikologjike me ato ligjërimore për të shpjeguar jo vetëm të shkuarën, por për të gjetur modelin e saj te personazhet e sotme. Po konsolidohej komunikimi dhe po përpunoheshin teoritë e tij në drejtime të tilla, si strukturalizmi semiologjik, narratologjia, teoritë e imazhit, fenomenologjia si dukuri e gjithanshme dhe Eko e të tjerët si ai e ripërtërinë mendimin filozofik dhe kuptimin për format e komunikimit, duke arritur që të shpjegojnë atë që po ndodhte dhe duke e rilexuar të shkuarën me nocionet e teorive të reja. Tradita që la pas Umberto Eko do të ndihmojë edhe studimet shqiptare, të cilat kanë një mal me punë për të bërë. Për fat të keq, në këta njëzetë e ca vjet tranzicion, të gjitha qeveritë nuk kanë pasur asnjë vizion që të nxisin institucionet akademike dhe kulturore për studime të thelluara e të plota për kulturën shqiptare.

Është e paimagjinueshme që mungojnë tekstet e mëdha të historisë së letërsisë, të autorëve të kulturës shqiptare. Për fat të keq në vijojmë të paraqitemi para botës si popull gjysmë i kultivuar dhe pa traditë të konsoliduar. Në kulturën europiane ne njihemi vetëm prej Kadaresë, pastaj e gjithë njohja e të huajve për ne janë kultura e trafikimit, kosovarët e shpërngulur apo emigrantët shqiptarë. Sot e gjithë ditën mungojnë botimet e mëdha e serioze për Mesjetën shqiptare. Problemi ynë i madh i identifikimit me tri besime fetare në vend që të shfrytëzohet prej nesh dhe të paraqitemi para botës me autorë e vepra që e bëjnë dinjitoze këtë larmi, përkundrazi, për shkak të mungesës së botimeve dhe të orientimeve, ne shfaqemi si një vend mysliman dhe si një vatër e rekrutimit të ISIS. Ne kemi dy figura të mëdha, mes të tjerash si Bogdani apo Hasan Tahsini, njëri katolik e tjetri mysliman, që janë personalitete të një kalibri europian. Veprat e tyre kanë mbetur në nivel akademik studimi dhe gati të panjohura nga Europa.

Gjithë ky ngërç ndodh veç të tjerash se institucioneve tona iu mungon aparati teorik i asaj tradite që krijoi edhe Ekoja me të tjerë. Shkollat e vjetra të mendimit teorik të kohës së komunizmit kanë mbytur gjithë hapësirën e studimeve dhe institucioneve akademike shqiptare sot e gjithë ditën dhe lexuesi me vështirësi mund të gjejë ndonjë autor që rreh ta studiojë kulturën, letërsinë apo artin me aparatet moderne të shkollës që krijoi edhe Umberto Eko veç të tjerash. Ndaj vdekja e tij duhet të na rikujtojë të gjithëve se kemi një bibliotekë në kujtesën tonë me rafte bosh. Vdekja e Umberto Ekos ndoshta na kthjellon që të mbushim memorien tonë me veprën e tij.

“Zambaku i Prizrenit”, përfundon në gjykatë

0

Festivalit “Zambaku i Prizrenit” ka përfunduar në Gjykatën Themelore të Prizrenit. Ky festival tradicional, dyshohet se është keqpërdorur nga organizatorët e saj. Të dyshuar kanë qenë edhe zyrtarët e Drejtorisë së Kulturës në Prizren, mirëpo për shkak të mungesës së provave, ndaj tyre kanë pushua hetimet. Në mesin e tyre ka qenë edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Kujtim Gashi.

Ndërkaq, organizatori i festivalit, Bashkim Rakaj është i vetmi që nuk ka mundur t’i shpëtojë aktakuzës së Prokurorisë.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj thotë se lënda është në procedurë.

“Pranë Gjykatës Themelore në Prizren është në vijim procedura paraprake ndaj të pandehurit me iniciale B.R. nga fshati Vërmicë – Komuna e Prizrenit për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale të mashtrimit nga neni 335 par.1 të KP-së”, tregon Kicaj për ‘PrizrenPress’.

Ndërkaq, Kujtim Gashi, Lulëzim Ibri dhe Urim Ukimeri në mungesë të provave, janë liruar nga akuza.

“Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj të pandehurve me inicialet K.G, L.I. dhe U.U., përkitazi me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 411 par.1 lidhur me nenin 31 të KP-së janë pushuar hetimet pasi që në bazë të provave të grumbulluara nuk është vërtetuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale të cekur më lartë”, tregon ajo.

Hetimet ndaj festivalit “Zambaku i Prizrenit”, patën filluar në vitin 2014. /PrizrenPress.com/

Vetëvritet për shkak të depresionit, 34-vjeçari në Shkodër

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një person ka qëlluar veten me armë zjarri. Burime policore lokale bëjnë të ditur se viktima është identifikuar me inicialet L.S dhe i moshës 34-vjeç.

Sipas policisë, shkak i vetëvrasjes së të riut, me banim në fshatin Vuksanaj, dyshohet të ketë qenë gjendja depresive. Në vendin e ngjarjes uniformat blu sekuestruanarmën e krimit, model 56, një krehër dhe gëzhojën e plumbit të qëlluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për procedimin e mëtejshëm të çështjes. /albeu.com/