9.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Atmaxha, fshati i traditës së dasmave

Bëheshin shpenzime marramendëse për të martuar një çift në Atmaxhë

Samil Gashi tregon se ende e mban mend se si shumë familje detyroheshin të shisnin edhe tokë buke për të kryer një martesë. Në Atmaxhë njerëzit mateshin me atë se çfarë dasme bënin, se sa krushq kishin në dasmë dhe kjo traditë deri diku është ruajtur edhe sot e kësaj dite

Atmaxha është një fshat që gjeografikisht i përket Përdrinisë, por ende e ruan traditën e Vërrinit dhe është i vetmi fshat që ka bërë hapa të mëdhenj në shkollim dhe integrim të popullatës. Mendohet se emërtimi i këtij fshati vjen nga fjala Ati, që është fjala për kali të shalës dhe magje, kur atje me punën e atit mbushet magjja. Atmaxha aktualisht ka rreth 300 shtëpi me mbi 2000 banorë. Kujtim Gashi, njëri ndër banorët e këtij fshati, tregon për “Kosova Sot” se ajo që këtë fshat ende po e mundon është fakti se mbi 35 për qind e popullatës jetojnë në Evropë, si në Zvicër, Gjermani etj, raporton Gazeta Kosova Sot

Kjo, sipas tij, nuk ka gjë të keqe po të mos bëhet fjalë për humbjen e këtyre banorëve që kishte dikur ky fshat. Megjithatë, shumica e atyre banorëve që kanë mbetur në këtë fshat bëjnë punë të rënda dhe mund të konceptohet se janë disa grupe që merren me ndërtimtari, blegtori dhe bujqësi. Gashi tregon se fshati Atmaxhë ka ndërtuar xhami, shkollë, ka terrene sportive, rrugët dhe rrugicat, kanalizimin, ndriçimin publik, në proces të ndërtimit edhe rrjeti elektrik. Në 10 vitet e fundit janë investuar mbi 1 milion euro në infrastrukturë, të cilat janë bërë nga komuna e Prizrenit. Kryetari i këtij fshati, Samed Gashi, tregon se mbi 95 për qind e banorëve janë me mbiemrin Gashi dhe të gjithë janë kushërinj ndërmjet vete, nga një familje e cila para 120 vjetësh është zhvendosur nga Malësia e Vrrinit në Atmaxhë, ku edhe ka filluar banimi në këtë lokalitet, e cila tashmë është paralagje e qytetit të Prizrenit.

Më Shumë

Lexojeni kodin 20 pikësh që indianët e Amerikës ia dhuruan njerëzimit

1. Zgjohu bashkë me Diellin. Lutu vetëm dhe shpesh. Shpirti i Madh do të të dëgjojë, vetëm nëse flet. 2. Ji tolerant me njerëzit që...

Aksidenti me tre të vdekur në autostradën e Prizrenit, aktakuzë për dy shoferët

Prokuroria Themelore në Prizren, kanë ngritur aktakuzë ndaj dy shoferëve A.S., dhe I.H, për shkaktimin e aksidentit në autostradë, ku vdiqën tre persona. Rasti kishte...

Lajmet e Fundit