Qëlloi me gur serbët, Marsel Qeleshi nuk shpëton pa 4 muaj burg

Jetimi Marsel Qeleshi, që u bë i famshëm për goditjen me gur të autobuzit ku ndodheshin futbollistët e kombëtares Serbe, është dënuar me 4 muaj burgim.

Kjo masë dënimi është dhënë nga gjykata e Tiranës, e cila e ka deklaruar fajtor, Marsel Qeleshin për dy akuza, atë të “Veprime të dhunshme ndaj vendeve të punës dhe transportit të personave të mbrojtur ndërkombëtarisht” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Pavarësisht këtij dënimi, i riu nuk do qëndrojë asnjë ditë në burg, pasi gjykata ka vendosur që t’i pezullojë masën e dënimit dhe t’ia kalojë atë me kusht, duke e detyruar të riun që për 18 muaj të mos shoqërohet me asnjë person me precedentë penalë.

Nga ana tjetër, prokurori i çështjes Ervin Karanxha kërkoi dënimin e Marsel Qeleshit me 18 muaj burg, kërkesë kjo që nuk është pranuar nga gjykata e Tiranës.

Qeleshi shënoi incidentin e vetëm teksa kombëtarja Serbe po udhëtonte nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt hotelit “Sheraton”, ku do akomodohej./shqiptarja.com/

Më Shumë

Fillon në Prizren turneu ndërkombëtar i veteranëve Kupa Botërore e Paqes

Në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren ka nisur turneu ndërkombëtar i futbollit për veteranë “Kupa Botërore e Paqes” (World Peace Cup), i organizuar nga...

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Lajmet e Fundit