10.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Familja Shpejti nga Prizreni nuk heq dorë nga zeja e qyrkut

Derisa në të kaluarën ishin mjaft të kërkuara rrobat me gëzofë të ndryshëm kafshësh, tani ato janë më pak të kërkuara. Kështu tani te ne kjo traditë veçse po vjen duke u zhdukur. Prizreni shquhet për punëtoritë e shumta që kishte në të kaluarën, por tani ka mbetur vetëm një i moshuar që merret me zejen që ndryshe njihet si qyrktar. Ndryshe, zeja për punimin e qyrkut në Prizren konsiderohet se është mjaft e vjetër,shkruan gazeta Kosova Sot. Disa shënime të vjetra të gjetura nga historiani Muhamed Shukriu tregojnë se në vitin 1591 në qytet kanë ekzistuar pesë familje të qyrktarëve.

Tani këtë zeje nga viti 1934 e kryen familja e Aliriza Shpejtit. Ai thotë se nga fëmijëria e zhvillon këtë zeje. Edhe i biri tij, Fitim Shpejti po përpiqet ta ruajë këtë zeje me fanatizëm. Aliriza Shpejti, tani 81- vjeçar, tregon se këtë zeje e kanë pasur zeje familjare dhe janë të vetmit në Kosovë. Ai shpjegon se për vite të tëra ka ditur ta ruajë e trashëgojë këtë zeje duke punuar qyrka, xhamadanë, xhubleta, këpucë e opinga lëkure.

“Unë kam qenë përpunuesi më i mirë e lëkurës pastaj më duhet të them se leshi i qengjit bashkë me lëkurën e butë si dhe lëkurat si e dhelprës apo ndonjë kafshe tjetër është e shëndetshme për trupin e njeriut. Por, tani ka ardhur kohë e pakohë dhe njerëzit në vend të këtyre lëkurave të shëndetshme, përdorin materiale të tjera, lëkurë artificiale”, shprehet Shpejti. Duke folur për “Kosova Sot”, ai tregon se në vitin 1947 patën formuar kooperativën e gëzoftarëve të Prizrenit.

Pak interesim për produktet zejtare

Shpejti tregon se përpunimi i lëkurës bëhet në formë speciale, kurse ajo që duhet pasur kujdes është fakti se lëkura e qengjit apo a deles, ose e ndonjë kafshe tjerët lihet 15 ditë me krunde e miell misri dhe pastaj me një brisk prehet sipas trupit dhe qepet me një gjilpërë trekëndëshe. “Janë të mira lëkurat e qengjit, viçit, ogiçit, haka e qyrqeve të ujkut, ariut, kaprollit edhit të butë apo të egër, maces së egër, lepurit, e ndonjë tjetër”, thotë Aliriza Shpejti. Ai tregon se plastika dhe goma janë shkaktarët kryesorë të dëmtimit të shëndetit të të rinjve. Ai shprehet se punimet e tyre marrin shumë kohë, derisa tani paguhen pak. “Tash nuk paguan kush 100 euro për një palë këpucë, por ato këpucë kurrë nuk e dëmtojnë këmbën, me ato këpucë mund të ecësh me kilometra e mos të lodhesh, derisa këto këpucë gome e plastike janë shumë të dëmshme”, pohon Shpejti për “Kosova Sot”. Ai shprehet se si zejtarë të vjetër, duhet të kenë edhe një përkrahje institucionale.

I biri e trashëgon zanatin

Ai tregon se tashmë këtë zeje po e trashëgon i biri i tij, Fitimi. “Kjo zeje tanimë është zhdukur, pos ne si familje që e kemi ruajtur”, tregon Fitimi, i cili shprehet se do të mundohen ta ruajnë edhe më tej këtë zeje, derisa ka kërkuar mbështetje edhe nga Komuna e Prizrenit. “Prandaj, besoj se Komuna edhe do të tregojë interesimin e vet për këtë zeje të veçantë”, thotë Fitimi. Kurse baca Aliriza Shpejti ka një porosi për të rinj që të orientohen te dyqani i tyre dhe të veshin më shumë rroba lëkure, e të përdorin më shumë leshin e deles, sepse shëndeti i tyre do të jetë më i mirë e më i plotë.

Si vazhdues të vetëm të zejes së qyrktarit, kjo familje thonë se me këtë zeje tash mezi mbijetohet. “Por është mëkat që këtë zeje ta zhdukim, duhet pasur kujdes të gjithë e jo vetëm ju gazetarët të bëni për këtë zeje, por duhet të vijnë edhe zyrtarët komunalë, të interesohen që kjo zeje të shtohet e të mos vdesë”, thotë Aliriza Shpejti. Ai shprehet i zhgënjyer që leshi, që është njëri nga materialet më të mira në botë, nuk vlen as edhe 10 centë për kilogram. “Ai është ilaçi më i mirë i trupit të njeriut. Ende s’po kuptohet se natyralet janë të çmuara dhe ato duhet t’i ruajmë si sytë e ballit”, thotë ky zejtar i vjetër prizrenas.

Më Shumë

Iu gjetën mbetjet 25 vjet pas zhdukjes, varroset në Piranë patrioti Ukë Sait Ukaj

Sot në Piranë varroset trupi i Ukë Sait Ukaj, për fatin e të cilit nuk është ditur nga viti 1999 e deri më tani. E...

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit të popullsisë, tashmë ka arritur mbi 1 milion. Lajmin e ka konfirmuar në “RTV Dukagjinit”, Ylli...

Lajmet e Fundit