14.7 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 6301

LDK, mos u fsheh!

0

Shkelqim Hysenaj

Hedhja e gazit të parë lotsjellës, që çoi në bllokimin e punimeve të Kuvendit, këtu e gjashtë muaj më parë, gati nga të gjithë dhe sidomos nga ata të koalicionit PDK-LDK u parodizua pa fre. Asnjë prej tyre nuk do ta besonte se ajo që nisi si një gjetje e çastit do të paralizonte Parlamentin edhe pas gjashtë muajsh. Asnjë prej tyre nuk do ta besonte se gazi lotsjellës do të ishte “eureka” e opozitës, leva që kërkonte Arkimedi.

Ashtu siç nuk e ka besuar asnjë, se gazi do të jetë po aq i “fortë” sa dhe pozicionet fort të kundërta që krijuan mes tyre partitë politike në vend. Të gjendur në këtë situatë pa rrugëdalje, Thaçi-Mustafa u detyruan që ta ndërrojnë mënyrën e qëndrimit ndaj opozitës, tashmë duke u përpjekur që qytetarëve t’ua shesin idenë e pavlerë të dialogut në spektrin politik. Kryeministri, Isa Mustafa, që s’u votua as nga deputetët e partisë së tij, ka harruar shumë shpejt veprimin dinak për prishje të koalicionit VLAN.

Çdo thirrje që vjen nga ai për opozitarët është e pasinqertë dhe në këtë grackë nuk duhet të rrëshqasë asnjë nga liderët e opozitës. Ata duhet t’i thonë “Jo” dialogut, për faktin se Isa Mustafa i mashtroi të gjithë. Mashtroi deputetët, simpatizantët, votuesit e LDK-së, të “Vetëvendosjes”, të “Nismës” dhe të AAK-së. Si për çudi gjatë seancës së fundit, pasi opozita hodhi gazin lotsjellës në sallë, u panë fare pak deputetë të LDK-së, të mos flasim për ministrat dhe përfaqësuesit e tjerë të këtij subjekti.

Ndonëse janë në pushtet dhe udhëheqin me Qeverinë ata u larguan duke e lënë PDK-në të përballet e vetme me opozitën. Kryeministri, ministri i Brendshëm e as ai i FSK-së nuk u dukën gjatë kohës gjersa situata u tensionua brenda sallës në Kuvend. Isa Mustafa është i vetëdijshëm se në këto rrethana nuk do të mundë të çojë përpara asnjë nga planet dhe agjendat e tij, madje as atë të zgjedhjes së Thaçit president.

Frika nga rënia e Qeverisë e ka shtyrë partinë e Isa Mustafës që të bëjë fushatë për Hashim Thaçin, në mënyrë që të bëhet president. Isa Mustafa s’u ndal së foluri se si ai do t’i sigurojë votat për Presidencën e Hashim Thaçit, dikur por dhe tani, kundërshtarit më të madh politik që ka pasur LDK-ja. Si për të na mashtruar edhe në çështjen e presidentit, kryeministri u mundua vazhdimisht ditët e fundit ta lidhte me agjenda evropiane, ligje që duhen miratuar, por kjo gjë mbetet vetëm një sajesë. Kryeministër, mos na lodhni me agjenda evropiane! Zgjedhja e presidentit për ju është prioritet.

Por, a do t’ia arrijë ta zgjedhë Mustafa Thaçin president. Jo! Këtë do të mundë ta bëjë vetëm në salla alternative ose me përjashtimin e të gjithë deputetëve opozitarë. Mustafa që i mëshon fort argumentit se në Kuvend palët duhet të sillen institucionalisht, si mund të kërkojë ta zgjedhë president “armikun” e betuar të LDK-së pa praninë e ligjvënësve opozitarë.

Çfarë duhet të bëjë LDK-ja?

Duhet të dalë kundër partnerit të koalicionit. Në të kundërtën do të jetë i destinuar që në zgjedhjet, të cilat me gjasë nuk do të vonojnë, do të jetë parti e dorës së dytë. Mustafa duhet të fillojë të luajë “lojën” e Hashimit, i cili për të ruajtur pushtetin e tij dhe të partisë së tij përdor çdo skenar të mundshëm. Në këto kushte, LDK-ja mund të nisë e vetme diskutime me partitë e tjera politike, por, pse jo, nëse kjo gjendje s’ka përfundim, edhe të dalë nga koalicioni dhe të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

LDK-ja duhet të jetë më e guximshme sepse edhe nëse nuk arrin ta zgjedhë Hashim Thaçin president, në çdo skenar tjetër do të mbesin pa pushtet./zeri/

PS, e vetmja fuqi që mund ta ndryshojë Shqipërinë

0

Kryeministri Rama ishte sot në Korçë për të shpërndarë kartat e anëtarësimit të qytetarëve në Partinë Socialiste. Rama tha se kjo forcë politikë është e vetmja fuqi që mund ta çojë Shqipërinë në drejtimin e duhur.

“Ne jemi e vetmja fuqi që mund ta ndryshojë dhe ta çojë Shqipërinë në drejtimin e duhur. Pa dyshim që Korça, është një nga ato zonat të Shqipërisë ku Partia Socialiste mund të dëshmojë me fuqinë e shembullit aftësinë e vet për të të projektuar një vizon dhe për të realizuar hap pas hapi ndërtimin e atij vizioni në realitetin e përditshëm të njerëzve.

Sot Korça është bërë një destinacion për shumë shqiptarë nga të gjitha anët e Shqipërisë, e jo më vetëm për festën e birrës, por për çdo fundjavë. Me mbështetjen që do i japim Bashkisë së Korçës dhe gjithë bashkive të tjera të këtij qarku, ndryshimi që do përjetoni në vitet që vijnë, do të jenë edhe më i madh se sa ndryshimi i këtyre 2.5 viteve. Brenda pak javësh fillojmë programin më të madh të ujitjes dhe kullimit, ku do të përfitojnë fermerët e këtij qarku”, tha Rama.

Libi, SHBA sulmon kampin e ISIS, vriten 41 xhihadistë

0

Avionët luftarakë amerikanë kanë kryer një sulm në Libi, ku kanë mbetur të vdekur 41 persona, ndërsa 6 të tjerë raportohet se janë plagosur. Sipas SHBA-së, objektivi i sulmit ishte eliminimi i liderit ekstremist tunizian Noureddine Chouchane dhe kampi i trajnimit të ISIS

Sipas New York Times, i cili citon një burim perëndimor për lajmin e sulmit në Sabratha, tuniziani Chouchane, konsiderohet një nga përgjegjësit më ndikues të ISIS-it. Ky i fundit është i lidhur si me masakrën në Bardo, në mars 2015, ku humbën jetën 24 persona, ashtu edhe në atë në plazhin e Sousse, në qershor, ku u vranë 38 persona.

Jamal Naji Zubia, përgjegjës për mediat e huaja në Tripoli, ka saktësuar se sulmet ajrore amerikane kanë shënjestruar një shtëpi pak kilometra larg Sabrathas. Xhihadistët e vrarë janë para së gjithash me kombësi tuniziane.

Un raid americano in Libia ha preso di mira Noureddine Chouchane, la presunta mente delle stragi dello scorso anno in Tunisia, al museo Bardo e sulla spiaggia di Sousse: è stato centrato un campo di addestramento dell’Isis a Sabratha, nell’ovest del Paese, 19 febbraio 2016. Il bilancio del raid Usa è di almeno 41 morti e 6 feriti afferma una nota del consiglio municipale della città, citando fonti mediche. ANSA/ http://sabratha.gov +++ ANSA PROVIDES ACCESS TO THIS

ISIS ka një vit që funksionon në Libi, ndërsa SHBA ka rreth 6 mijë luftëtarë atje. Libia është në kaos, ndonëse ka kaluar më shumë se katër vjet pas përmbysjes së ish-liderit Muammar Gaddafi.

Veseli: Kuvendi nuk do të jetë vendi ku do të rrëzohet Qeveria

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një konference të jashtëzakonshme për media ka thënë se Kuvendi ka tash e disa muaj që Kuvendi është duke u ballafaquar me një situatë të vështirë.

Sipas Veselit, deputetët ka kohë që janë duke u ballafaquar me fyerje dhe të rrezikuar.

“Përveçse neve, ata janë duke dëmtuar edhe një proces historik”.

Ai u ka bërë edhe një herë thirrje Opozitës për dialog brenda institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e çdo marrëveshje”.

“Çdo veprim i tyre si sot është veprim sa i dëmshëm aq dëshpërues dhe i papranueshëm për ne. Kuvendi është i vendosur të vazhdojë punën e tij për mbushjen e agjendës legjislative”.

“Kuvendi nuk do të jetë vendi ku do të rrëzohet Qeveria e Kosovës. Seancat e Kuvendit do të mbahen që deputetët e koalicionit qeveritar të kërkojnë mbajtjen e tyre”, ka thënë ndër tjerash Veseli. /Telegrafi/

Haradinaj jep dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit

0

Ky është arsyetimi i tij:

Duke e parë se Kuvendi i Kosovës, është shndërruar në një institucion për mbulesën e shkeljeve kushtetuese që i ka bërë qeveria; duke e parë se Kuvendi është shndërruar në një vend ku deputetët me urdhër politik, tërhiqen zvarrë nga policia; dhe duke e parë përjashtimin arbitrar të deputetëve të Opozitës nga Kuvendi, jap dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në mandatin tim prej deputeti, jam munduar që të ngre shqetësimet e mia serioze për çështje me interes për vendin, duke përfshire edhe gabimet që po bëheshin me nënshkrimin e dy marrëveshjeve kontestuese, Demarkacionin dhe Asociacionin, por jam injoruar nga uzurpatorët e pushtetit e të Kuvendit.

Pikërisht si rezultat i një injorimi të tillë dhe e një papërgjegjësie ekstreme të pushtetarëve të këtij vendi, e vetmja rrugë veprimi e imja si deputet, kishte mbetur logjika e kundërshtimit me gaz.

Pas ditës së sotme ndërkaq, konsideroj se Kuvendi i Republikës së Kosovës, nuk është më një institucion demokratik dhe rrjedhimisht unë nuk e shoh vetën më pjesë të kësaj legjislature.

Arrestohet edhe Rexhep Selimi

0

Arrestohen deputetet e VV-së, Fisnik Ismaili dhe Rexhep Selimi, jashtë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë, Selimi nuk ka pranuar të hyjë në veturë të policisë, por ka shkuar deri në Stacion me veturën e tij i shoqëruar nga policia.

Ymeri: Thaçi dështoi të zgjidhet president, protestojmë më 27 shkurt

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri me të dalë nga hapësira e Kuvendit të Kosovës, ka folur me megafon para masës.
Sipas tij, Hashim Thaçi nuk arriti të bëhej sot president, dhe pas kësaj masa filloi me brohoritje “Thaçi në burg”.

Ymeri ka theksuar se sot është dëshmuar së “Zajednica” dhe Demarkacioni kanë vdekur në Kosovë.

Lideri i VV-së shtoi se protesta e radhës është paralajmëruar për 27 shkurt, por sipas Ymerit nëse tentojnë ta zgjedhin Thaçin president, ata do të mblidhen përsëri aty.

Policia arreston edhe deputetin Mytaher Haskuka

0

Policia e Kosovës po i arreston deputetët e opozitës të cilët sot hodhën gaz lotsjellës në Kuvnedin e Kosovës.

Ndër ta para pak çastesh është arrestuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka.
Ai është shoqëruar nga policia me të dalë nga objekti i Kuvnedit.[lightbox]

Arrestohet Enver Hoti i Nismës

0

Së bashku me deputeten Teuta Haxhiu është arrestuar edhe Enver Hoti nga Nisma.

Hoti është deputeti i gjashtë i opozitës i cili u arrestua sot pasi që në sallën e Kuvendit kanë hedhur gaz lotsjellës.

Më herët janë arrestuar edhe Shqipe Pantina, Donika Kadaj-Bujupi, Pal Lekaj dhe Besa Baftiu.

Sipas Policisë ata janë arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Thirrja e Ramush Haradinajt për të dal nga kriza politike

0

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ka shkruar se qeveritarët duhet t bëhen burra dhe t’i pranojnë zgjedhjet e parakohshme për të dalë nga kriza politike. Sipas tij situata politike në Kosovës nuk ka qenë asnjëherë më e komplikuar se sot.
Thirrja e Ramush Haradinajt:

“Thirrje ime në këto momente krize Situata politike në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë më e komplikuar. Nuk është Kosova sot, sikur para 5-6 muajsh. Qeveria nuk mund të behet sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe të vazhdojnë me improvizime e me provokime për t’i mbrojtur pozicionet e tyre, sepse kjo nuk është e mundur më.

Ka një mënyrë për të dalur nga kriza dhe ajo është , zgjedhjet. Këta duhet të bëhen burra e t’i pranojnë zgjedhjet.

Kjo ofertë është për t’i shpëtuar edhe ata më ftyrë, nëse kanë më. Janë vonuar për Jabllanoviqin dhe iu ka dalë keq; Janë vonuar për marrëveshjet dhe iu ka dalë keq; Sot po vonohen për shpalljen e zgjedhjeve dhe prapë do t’iu dalë keq. Vetëm se këtë herë unë druaj se do të jetë keq për të gjithë ne, për vendin dhe për qytetarët.

Prandaj nuk duhet të vonohemi edhe një herë se do të bëhët vonë për të gjithë neve. Sfida që duhet pranuar për ta kthyer vendin në rrugë të normale, janë zgjedhjet. Ata që e duan këtë vend, duhet t’i binden kësaj sfide, para se të bëhet vonë!”, ka shkruar Haradinaj.