16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Trafikimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve të marrë fund

“Prokurorët e gjyqtarët nuk kanë shkuar me meritë aty, por përmes lidhjeve partiake dhe natyrisht nuk mund ta ushtrojnë funksionin e gjyqësisë, të drejtësisë dhe sikurse shihet ata kanë dështuar krejtësisht. Andaj, kjo nomenklaturë e sistemit të drejtësisë nuk do të jetë asnjëherë e aftë për t’u përballur me sfidat, për të cilat çdo ditë flasim”, ka theksuar profesori Riza Smaka,raporton Gazeta Kosova Sot

Nga gjyqtarët e prokurorët e trafikuar përmes korruptimit e nepotizmit nga politika dhe oligarkia e inkriminuar assesi nuk mund të pritet që të bëhet drejtësi e mirëfilltë. Afera e përgjimeve po tregon e dëshmon se si pushtetarët dhe oligarkët vendosin në pozita gjyqtarët e prokurorët. Shtrohet pyetja pse po vonohen qëllimshëm pushtetarët e vendit, që përmes një reforme të thellë në drejtësi të gjendet një mënyrë tjetër e emërimit dhe riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve larg ndikimit të politikës dhe oligarkisë së inkriminuar, edhe atë përmes një vetingu të ricertifikimit në etikë e integritet personal të të gjithë gjyqtarëve e prokurorëve aktualë. Për sa kohë do të kemi ndërhyrje të politikës, nuk do të kemi drejtësi për qytetarët, por vetëm padrejtësi. Me gjykatës e prokurorë që vijnë nga pazaret politike e korruptive, oligarkike e nepotike, ky vend nuk do të këndellët kurrë në rrugën e sundimit të ligjit.

Njohësit dhe analistët e drejtësisë, por edhe deputetët e Kuvendi të Kosovës thonë se afera e përgjimeve po e dëshmon se si pushtetarët dhe oligarkët kanë vënë në pozita gjyqtarët e prokurorët e Kosovës. Ata kërkojnë që sa më shpejt të bëhet reforma në drejtësi, në mënyrë që të gjendet një mënyrë tjetër e emërimit dhe ri emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas tyre, reforma, veç të tjerash duhet të jetë edhe obligim dhe detyrë që duhet përmbushur nga vetë shteti ngase me gjykatës e prokurorë që vijnë nga pazaret politike korruptive, oligarkike e nepotike ky vend nuk merr të mbarën.

Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se vonesa për ta realizuar reformën në drejtësi është e qëllimshme, dhe do ta vazhdojë kështu, ngase sipas tij, partitë në pushtet nuk kanë vullnet për të filluar apo nisur reformën e cila, siç tha do të shkaktonte prishje të interesave strategjike manipuluese të partive në pushtet. “Pra, s’ka gatishmëri për këtë vetëm nëse do të ketë shtytje nga bashkësia ndërkombëtare për ta bërë atë, përndryshe gjendja do të mbetet kështu siç është, derisa e njëjta situatë ka vazhduar të jetë një kohë të gjatë edhe në Shqipëri, përderisa bashkësia ndërkombëtare vuri kushtin për këtë temë ku më në fund edhe u pajtuan që t’i hyjnë reformave të thella në drejtësi”, shprehet Burjani.

“Është nevojë imediate reformimi i sistemit të drejtësisë” Më tej Burjani ka nënvizuar se nepotizmi dhe dukuritë e tjera të shumta, si korrupsioni, do të duhej ndjekur sipas detyrës zyrtare, por që nuk janë marrë masa nga prokuroria, teksa, sipas tij, kjo çështje është ekskluzive për prokurorinë për të vlerësuar fillimin e hetimeve. “Por, kjo klasë politike nuk po lejon në asnjë formë përmes pengesave nga më të ndryshmet që të ushtrohet në mënyrë të pavarur drejtësia. Andaj, Kosova duhet ta gjejë rrugën e reformës kadrovike në drejtësi, për të ndaluar njëherë e përgjithmonë hallkat politike dhe ndikimet e tyre në sistemin e drejtësisë, derisa në të kundërtën gjendja do të mbetet e tillë siç është aktualisht dhe e pa shpresë për të ndal proceset e vazhdueshme negative. Ndërsa dukuria e ndërhyrjet tek emërimet e njerëzve në drejtësi kishte filluar që nga koha e UNMIK-ut duke marrë hov dhe zhvilluar pa ndalur në proceset negative në vazhdimësi. Koha e ndryshimeve po vjen pasi patjetër dhe doemos duhet që të ndodhë ndryshimi dhe reformimi”, është shprehur Burjani. Kurse, profesori i së drejtës Riza Smaka, thotë se përderisa është konstatuar me kohë dhe padiskutueshëm se është nevojë imediate reformimi i sistemit të drejtësisë në vendin tonë, sipas tij, ky nuk bëhet nga shkaku se reformimi nuk i përshtatet qeverisë së Kosovës.

“Është tregues evident se ky sistem është në funksion të qeverisë, dhe është aq i korruptuar deri në atë masë saqë përzgjedhja është bërë në atë mënyrë sipas skandalit të fundit ‘Pronto’ “, shprehet profesor Smaka. Ai shton se ky skandal nuk është vetëm nga Adem Grabovci, pasi, sipas tij, ka edhe eksponentë të tjerë që kanë influencuar veçmas nga subjekti politik, PDK-LDK, të cilët, siç tha, ekskluzivisht njerëz partiakë, partizanë politikë i zgjedhin në funksione dhe të tillët më pastaj janë debitor ndaj atyre që i kanë favorizuar. “Ata nuk kanë shkuar me meritë aty por përmes kyçjeve partiake dhe natyrisht nuk mund ta ushtrojnë funksionin e gjyqësisë, të drejtësisë dhe u sikurse shihet ata kanë dështuar krejtësisht. Andaj, kjo nomenklaturë e sistemit të drejtësisë nuk do të jetë asnjëherë dhe assesi e aftë për t’u përballë me sfidat për të cilat çdo ditë flasim”, ka theksuar Smaka për gazetën, “Kosova Sot

Më Shumë

Në shkollat e Prizrenit nisin vizitat sistematike mjekësore, Totaj e shikon procesin nga afër

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar shkollën “Mustafa Bakiu” për ta inkurajuar dhe përshëndetur personelin mjekësor dhe nxënësit në kuadër të...

Në Prizren nis ndërtimi i një parku

Dje nisi përgatitja e terrenit në hapësirën e udhëkryqit mes rrugëve "Reshat Karjagdiu" dhe "Zahir Pajaziti" në Prizren për ndërtimin e një parku. Ky park...

Lajmet e Fundit