12.4 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 632

12-shja e Kosovës kundër Azerbajxhanit

0

Sonte Kosova do të përballet me Azerbajxhanin, në një sfidë shumë të rëndësishme për Dardanët.

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Jean-Denys Choulet pas stërvitjes së të mërkurës mbrëma ka zgjedhur 12shen për ndeshjen me Azerbajxhanin.

Ndeshja Kosova-Azerbajxhani zhvillohet sonte nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë./PrizrenPress.com/

Komuna e Suharekës nis procesin e vendosjes së numrave zyrtarë për adresat

0

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se prej ditës së enjte ka nisur vendosja e numrave në adresa, bazuar në të dhënat në Sistemin e Unifikuar të Adresave.

Sipas tij, tani e tutje adresat e qytetarëve të Komunës së Suharekës do të kenë numra zyrtarë.

“Në Komunën e Suharekës do të vendosen 20,475 numra, për 1,436 rrugë të regjistruara në Sistemin e Unifikuar të Adresave. Të dhënat e vendbanimeve do të jenë edhe fizike e po ashtu elektronike”, ka njoftuar kryetari Muharremaj.

Kosova synon të harmonizojë praktikat e saj me ato të BE-në meqë një sistem i unifikuar i adresave është kërkesë e rëndësishme për qeverisjen dhe sigurinë, por edhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Numërohen 92.73% e votave të kandidatëve për deputetë – procesi vazhdon në 7 komuna

0

Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 19 shkurt 2025 janë numëruar 92.73% e vendvotimeve apo 2,349 nga 2,533.

Procesi i numërimit ka përfunduar në 31 komuna, ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 7 komunat tjera: Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan.

KQZ publikon rezultatet e partive politike, procesohen 100% e vendvotimeve

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i votave për partitë politike, ndërkohë që në qendrat komunale po numërohen votat e kandidatëve për deputetë.

Në web-faqen e KQZ-së në 09:46 u përditësuan rezultatet nga procesimi i të gjitha vendvotimeve.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 342,281 vota apo 40.80%.

Partia Demokratike e Kosovës ka 184,811 vota apo 22.03%.

Lidhja Demokratike e Kosovës 147,888 vota apo 17.63%.

Koalicioni AAK, Nisma dhe të tjerët ka marrë 62,588 vota apo 7.46%.

Në bazë të këtyre rezultateve, Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim thotë se “Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 47 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 25, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe AAK-Nisma 8 deputetë”.

Votat me postë dhe ato me kusht nuk janë numëruar ende. Cakolli i ka thënë Gazetës Express se është “praktikisht pothuajse e pamundur” që LVV-ja t’i sigurojë 50 apo 51 ulëse në Kuvend edhe pasi të jenë numëruar votat me postë. Për ta arritur në atë numër, ai tha se kësaj partie i duhen “mbi 90% të votave të diasporës”.

Ndërsa janë numëruar shumica e votave të kandidatëve për deputetë, KQZ-ja ka paralajmëruar të martën se para shpalljes së rezultateve përfundimtare po përpiqet t’i publikojë rezultatet e votave të kandidatëve të të gjitha partvie politike për deputetë të cilat i kanë arritur deri më tani.

“Sa i përket çështjes së rezultateve të kandidatëve për deputetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë përpjekje që para shpalljes së rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, t’i publikojmë këto rezultate për vendvotimet të cilat janë numëruar në qendrat komunale të numërimit deri më tani dhe pastaj edhe rezultatin nga vendvotimet të cilat do të numërohen në vazhdim”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sonte Kosova-Azerbajxhani, Dardanët synojnë fitore

0

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, sonte do të përballet me Azerbajxhanin, ndeshje kjo që luhet në kuadër parakualifikimeve për FIBA Kupën e Botës 2027.

Kosova dhe Azerbajxhani do të ballafaqohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, sfidë që fillon në orën 19:30.

Dardanët ka disa ditë që janë përgatitur për këtë sfidë tejet e rëndësishme për kombëtaren tonë.

Atmosfera në taborin e skuadrës sonë është mjaft e mirë dhe se të gjithë lojtarët janë gati për duelin me Azerbajxhanin.

Basketbollistët e Kosovës si kurrë më shumë kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve, që gjithmonë i kanë mbështetur në momentet vendimtare.

Fitorja e mundshme ndaj Azerbajxhanit rrit gjasat e Kosovës për vendin e dytë në Grupin A dhe kualifikimin në fazën e ardhshme.

Kujtojmë se Kosova pas ndeshjes me Azerbajxhanin, do të ballafaqohet me Zvicrën, duel ky që do të luhet më 23 shkurt në Prishtinë.

Anëtarët e shoqatës “Esnaf” kërkojnë lehtësira nga BE-ja për eksportin e produkteve të tyre

0

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Aivo Orav ka takuar anëtarët e shoqatës “Esnaf” në Prizren. Këta të fundit kanë shpalosur shqetësimet e tyre në raport me eksportin e produkteve të tyre në vendet e BE-së dhe kanë kërkuar lehtësira në këtë drejtim.

Sipas njoftimit të kësaj shoqate, interesimi i madh i anëtarësisë nga sektori i prodhimit dhe eksportuesve në shtetet e Bashkimit Evropian ka bërë që kapaciteti i sallës së  konferencave të duket i vogël.

“Në takimin e zhvilluar, bizneset prodhuese dhe eksportuese në shtetet e BE-së kanë njoftuar ambasadorin Orav me vështirësitë me të cilat përballen gjatë eksportimit të produkteve të tyre. Nga ambasadori u kërkua eliminimi i barrierave për eksport, sigurimi i parakushteve dhe lehtësirave të nevojshme për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe u theksua se këto hapa do të përshpejtonin zhvillimin ekonomik dhe do të krijonin mundësi të reja punësimi”, thuhet në njoftim.

Ambasadori Orav gjatë qëndrimit në Prizren ka realizuar disa takime.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/653245074050170

Vdes në moshën 49-vjeçare, ish-nënkryetari i LDK-së në Dragash

0
Ka vdekur në moshën 49-vjeçare, ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Dragash, Naser Myrtezani.

 

Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur familjarët përmes rrjetit social, Facebook.

“Sot, me zemra të rënda, jemi mbledhur për t’i thënë lamtumirë një burri të madh, babait tonë të dashur Naser Myrtezani. Ai ishte një shkëmb i fortë për familjen tonë, një mbështetje e patundur në çdo sfidë që përballuam. Në sytë e tij gjithmonë shihnim dashuri të pakufizuar, një mirësi që prekte çdo shpirt.  Ai na mësoi vlerat e vërteta të jetës, rëndësinë e familjes, dhe fuqinë e dashurisë. Përtej çdo fjale, ai fliste me vepra me përkushtimin e tij të palodhur për ne. Në kujtimin tonë, ai do të mbetet i gjallë, jo vetëm në historitë e jetës së tij, por edhe në vlerat që na la trashëgim. Ke qenë dhe do mbetesh gjithmonë pika ime e dobët Babush, dashuria jonë nuk do të shterroj asnjëherë, do jetosh gjithmonë në zemrat tona.”, ka shkruar vajza e të ndjerit, Esra.

Myrtezani varroset sot.

Kishte urdhërarrest ndërkombëtar, arrestohet në Vërmicë një shtetas i huaj

0

Më 19 shkurt 2025, rreth orës 14:35, është realizuar arrestimi i një shtetasi të huaj në bazë të një urdhëri arresti ndërkombëtar.

Policia ka njoftuar se arrestimi ka ndodhur në Vermicë, ku i dyshuari mashkull është ndaluar dhe dërguar në mbajtje.

Detaje tjera nuk janë dhënë nga policia, ndërkaq po zhvillohen procedurat ligjore.

Kryeziu: Amerikanët do të jenë në Kosovë, për shkak të situatës me Serbinë

0

Ish-gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në lidhje me raportimin e mediumit gjerman për largimin e trupave amerikanë nga Kosova ai ka thënë se Kosova është vend specifik dhe nuk është pjesë e NATO-së.

Sipas Kryeziut, amerikanët do të jenë udhëheqës në Kosovë gjatë këtij misioni për shkak të situatës së Kosovës me Serbinë.

“Ne jemi vend specifik, NATO tek ne është mision, ne nuk jemi në NATO. Tërheqjen e trupave të NATO-së nga shtetet të cilat ka kërkuar në njëfarë mënyre amerikanët. Kjo tërheqje me forca të misionit, ne kemi pasur dy misione në Kosovë, misionin civil dhe misionin ushtarak. Nëse futemi në NATO, ushtria e Kosovës do të ketë specifikë për çështje të tërmeteve, të ujërave. Por Trump, sa unë e kam kuptuar, ka kërkuar që të investojnë”, ka thënë Kryeziu për RTV21.

Ai tha se presidenti amerikan ka kërkuar një balancë financiare, “përndryshe nuk ka të bëjë me ne për tërheqjen e forcave”.

“Ka të bëjë me shtetet e NATO-së. Amerikanët do të jenë udhëheqës të Kosovës gjatë këtij misioni në vazhdimësi për shkak të raporteve armiqësore me Serbinë, deri në momentin kur e kryejmë atë marrëveshje e përgjithshme, të cilën po presim atëherë është ndryshe. Amerikanët nuk kanë qenë me dështu se kanë fuqi, kështu që Kosova shkon përpara”, tha Kryeziu.

Marketing

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/653245074050170

Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës mundësi për riga shiu

0

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi për riga shiu.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga -2°C deri në 5°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.