12.4 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 631

Moti sot i vranët, temperaturat deri në -9 gradë Celsius

0
Gjatë ditës së premte, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti do të jetë i vranët me intervale të shkurtra me diell.

 

Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.

Sakaq, temperaturat parashihet të lëvizin nga -9 deri në 2 gradë Celsius.

“Moti do të jetë i vranët me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -9°C deri në -4°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në 2°C. Era do të fryjë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s”, thuhet në njoftim e IHMK-së.

Marketing

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/653245074050170

 

Fitore fantastike: Triumfojnë Dardanët

0

Kosova ka triumfuar kundër Azerbajxhanit me rezultat 81:79 (20:21, 23:20, 17:18, 21:20).

Në një sfidë dramatike deri në fund, Dardanët kanë arritur të triumfojnë, duke shënuar fitore shumë të rëndësishme në parakualifikimet për FIBA Kupën e Botës 2027.

Te Kosova u dalluan Mikaile Tmusiq me 21 pikë e katër kërcime dhe Divine Myles me 16 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime.

Kosova tani ka dy fitore dhe tri humbje, ndërsa Azerbajxhani një fitore dhe katër humbje. Lidere është Zvicra me pesë fitore, kurse Irlanda ka dy fitore e tri humbje.

Kosova të dielën përballet me Zvicrën në ndeshjen vendimtare për të kërkuar kualifikimin në fazën e ardhshme./PrizrenPress.com/

Letra e lamtumirës që Kurt Cobain i la gruas dhe vajzës

0

Ish-solisti i grupit Nirvana i dha fund jetës së tij, në gjendje të rënduar psikologjike dhe emocionale, në vitin 1994. Përpara aktit final, la një letër për bashkëshorten dhe vajzën.

“Po ju flas nga këndvështrimi i një njeriu të thjeshtë disi me përvojë, i cili do të preferonte të ishte një fëmijë. Kjo letër duhet të jetë mjaft e thjeshtë për t’u kuptuar. Të gjitha paralajmërimet bazë të shkollës që më janë bërë ndër vite, që në fillimet e mia, si etika e pavarësisë dhe komunitetit, kanë rezultuar të sakta. Nuk ndjej më emocione në dëgjimin e muzikës apo edhe në krijimin e saj.

Kjo më bën të ndihem tmerrësisht fajtor. Për shembull, kur jam në prapaskenë dhe dritat fiken dhe dëgjoj të bërtiturën e publikut që ngrihet me zë të lartë, nuk e ndjej atë që ndjeu Freddie Mercury, i cili u ndje i dehur nga turma, ai merrte energji prej saj. E kam admiruar gjithmonë dhe e kisha zili për këtë. Fakti është se nuk mund ta gënjej asnjërin prej jush. Thjesht nuk do të ishte e drejtë. Krimi më i madh që mund të bëj është që të pretendoj dhe të besoj se po argëtohem 100%. Ndonjëherë më duket se e bëj këtë krim sa herë që ngjitem në skenë. Unë kam provuar gjithçka që kam në dorë, kam Zotin dëshmitar, por kaq mundem.

Unë jam shumë i ndjeshëm. Më duhet të trullos veten për të rifituar entuziazmin që kisha kur isha fëmijë. Gjatë tre turneve tona të fundit kam qenë në gjendje të vlerësoj shumë më tepër njerëzit që kam njohur personalisht dhe fansat e muzikës sonë, por ende nuk mund ta kapërcej zhgënjimin, fajin dhe ndjeshmërinë që kam për të gjithë. Pse nuk argëtohem? Nuk e di. Unë kam një grua hyjnore me ambicie dhe ndjeshmëri, dhe një vajzë që më kujton kohën kur isha si ajo, plot dashuri dhe gëzim…

Të puth të gjithë njerëzit që takoj, sepse të gjithë janë të mirë dhe askush nuk mund të bëjë keq, kjo më tmerron deri në atë pikë sa humbas funksionet e mia jetësore. Nuk e duroj dot idenë që Frances të bëhet një rokere e mjerë, vetëshkatërruese si unë. Më ka shkuar mirë, shumë mirë gjatë këtyre viteve dhe jam mirënjohës, por jam rritur me urrejtje për njerëzimin që në moshën shtatë vjeçare. Faleminderit të gjithëve nga fundi i stomakut tim të djegur e të sëmurë, për letrat dhe mbështetjen që më keni dhënë ndër vite. Unë jam një fëmijë i paqëndrueshëm! Dhe nuk kam më asnjë emocion, dhe më besoni është më mirë të digjem shpejt sesa të zbehem ngadalë!

Paqe, dashuri, ndjeshmëri. Kurt Cobain!

Frances dhe Courtney, unë do ju mbroj nga lart!.

Të lutem Courtney, ji e fortë, për Frances.

Do të jeni më të lumtura pa mua.

Ju dua! Ju dua!”.

Kryetari i Malishevës thotë se bashkëpunimi me qeverinë qendrore ka qenë i thukt

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka deklaruar se nuk ka pasur bashkëpunim të ndërsjellë midis qeverisë lokale, repsektivisht komunës të cilën ai e drejton dhe qeverisë qendrore në krye me Albin Kurtin.

Kastrati në TV Arbëria renditi disa nga projektet të cilat implementimi i tyre sipas tij, nuk ka ndodhë.

“Gjatë kësaj periudhe prej tre katër vitesh, vërtetë nuk ka qenë një bashkëpunim i thukt apo një bashkëpunim i dëshiruar në mes të qeverisë lokale në Malishevë dhe qeverisë qendrore, sepse shumë projekte të cilat kanë qenë vec të themeluara nuk janë implementuar. Mirëpo edhe implementimi apo edhe fillimi i disa projekteve fillestare të reja nuk ka ndodh. Sigurisht që është problemi me furnizim të ujit, problemi me furnizim të energjisë elektrike të cilat të dyja këto projekte i takojnë qeverisë qendrore, sepse nuk është në domenin e kompetencave dhe të përgjegjësisë së nivelit lokal që të mirret me furnizim me energji elektrike, përkatësisht që ta rris shkallën e furnizimit me energji elektrike dhe furniziminme ujë të pijes”, tha Kastrati në emisionin “N’PULT”

Derisa shtoi se kjo “është përgjegjësi e qeverisë qendrore sepse Komuna e Malishevës nuk ka burime të mjaftueshme brenda teritorrit të saj”./TV Arbëria./

Marketing

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/653245074050170

Xhavit Ukaj një nga kandidatët më të votuar në Prizren, pas Lumir Abdixhikut

0

Xhavit Ukaj ka arritur një rezultat të shkëlqyer në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u renditur si një nga kandidatët më të votuar në Prizren, menjëherë pas Lumir Abdixhikut.

Uka ka siguruar 2,966 vota,  në 80% të votimeve të numëruar në Prizren, një mbështetje e madhe nga qytetarët e këtij rajoni, duke treguar se ka një ndikim të fortë në skenën politike lokale.

Ndërkohë, Lumir Abdixhiku ka marrë 4,506 vota, duke mbetur i pari në këtë listë. Pavarësisht kësaj diference, Uka ka arritur të fitojë një mbështetje të konsiderueshme dhe pritet të luajë një rol të rëndësishëm në politikën e ardhshme të Kosovës.

Marketing

Kliko linkun: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/653245074050170

Ballkani ndan rrugët me Enea Koliçin

0

Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Ballkani ka njoftuar se ka ndarë rrugët me portierin Enea Koliçi.

Klubi nga Suhareka e ka falënderuar portierin në fjalë dhe i ka uruar suksese në të ardhmen.

“Me marrëveshje të dyanshme, kemi arritur dakordim me portierin Enea Koliçi, ta mbyllim ciklin e bashkëpunimit.  Me konsideratë të thellë dhe falënderim për kontributin e tij të madh në sukseset tona, Eneas i urojmë më të mirat në jetë dhe suksese në futboll. Emri i Koliçit tashmë është gdhendur në trofetë e përbashkëta e në rrugëtimet tona evropiane, sikurse edhe në zemrat e tifozëve tanë. Faleminderit kampion”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Tayna dhuron 25 mijë euro donacion për një laborator në Universitetin e Prishtinës

0

Rep-artistja e njohur kosovare, Tayna ka dhuruar donacion me vlerë 25 mijë euro, për realizimin e një laboratori në Universitetin e Prishtinës.

Tayna, në fjalën e saj tha se studentët janë ura ndërmjet asaj që është bota dhe asaj që ajo mund të bëhet, transmeton Klankosova.tv.

“Teksa ndodhem këtu në Universitetin e Prishtinës e them me plot bindje se ju studentë jeni më shumë se thjesht individë që punoni drejt një diplome; JU JENI URA ndërmjet asaj që është bota dhe asaj që ajo mund të bëhet. Potenciali juaj është i pakufishëm, prandaj JO vetëm sot, tek unë do e keni gjithmonë derën hapur. Unë besoj se çdo përpjekje që bëni për arsimimin tuaj do të ketë jehonë përtej këtyre mureve të fakultetit, pra – kudo në botë”.

Ajo tutje tha se bashkë, të gjithë mund të kontribuojnë në një të ardhme ku krijimtaria nuk njeh kufij.

“Nëpërmjet punës sime tani, kam arritur të kuptoj se sa thelbësore është të kesh mbështetjen e të inkurajosh edhe më tepër dikë tjetër që t`i vazhdojnë ëndrrat e tyre. Dua t’i shpreh mirënjohjen time më të thellë fakultetit dhe administratës për përkushtimin e tyre të palëkundur. Besoj se secili prej nesh ka potencialin të jetë më i mirë se tjetri, nëpërmjet artit e medias, secili prej nesh kemi mundësinë të shprehim zërat tanë unik”.

“Së bashku, të gjithë mund të kontribuojmë në një të ardhme ku krijimtaria nuk njeh kufij”.

Sigurohen pajisje të nevojshme për shëndetësinë primare të Mamushës në bashkëpunim me IOM-in

0

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç ka njoftuar se në bashkëpunim me IOM Kosova janë siguruar pajisje të nevojshme për Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë lokalitet.

Sipas tij, në këtë mënyrë qytetarët do të marrin shërbime të laboratorit dhe të stomatologjisë në shëndetësinë primare, raporton Telegrafi.

“Investimi ynë në shërbimet shëndetësore vazhdon. Përmes projektit të realizuar në bashkëpunim me IOM-in në Kosovë, është pajisur Qendra e Mjekësisë Familjare në Mamushë me një laborator të ri, departamenti i stomatologjisë si dhe me pajisje tjera të nevojshme për këtë qendër. Do të vazhdojmë angazhimin tonë që qytetarët në Mamushë të marrin shërbime shëndetësore më cilësore”, ka theksuar kryetari Krasniç.

Ndërtesa e re e QKMF-së në Mamushë është përuruar në nëntor të vitit të shkuar, si investim i përbashkët i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës në vlerë afër 760 mijë euro.

UEFA delegon Rita Vehapin për ndeshjen Luksemburg- Kazakistan

0

UEFA e ka deklaruar Rita Vehapin si gjyqtare kryesore për të ndarë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kombeve në kategorinë e vajzave, Luksemburg- Kazakistan.

Në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Emile Matrisch” në Esch-sur-Alzette, gjyqtaren Vehapi do ta asistojnë Lumturije Muhadri dhe Fitore Govori, ndërsa gjyqtarja e katërt do të jetë Festin Koxha.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të premten, më 21 shkurt, me fillim në orën 19:30./PrizrenPress.com/

Komisioni për hartimin e planit të punës së Kuvendit të Malishevës mban mbledhjen e parë

0

Komisioni për hartimin e planit të punës së Kuvendit të Komunës së Malishevës ka mbajtur sot mbledhjen e parë, ku është bërë konstituimi i tij dhe zgjedhja e kryesuesit.

Në njoftim thuhet se gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e komisionit zgjodhën kryesuesin e tij, Argjend Thaçin, i cili njëkohësisht është edhe kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës, përcjell PrizrenPress.

Po ashtu, komisioni, i përbërë nga përfaqësues të subjekteve politike në Kuvendin e Komunës, Zyra e Kryetarit të Komunës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ka nisur punën për hartimin e planit të punës.

“Në vijim, komisioni ka shqyrtuar planin e punës dhe ka hartuar draftin fillestar. Ky draft do të kalojë në procedurat e nevojshme ligjore para se të miratohet nga Kuvendi i Komunës”, theksohet në njoftim.

Plani i punës që do të miratohet do të përcaktojë drejtimet dhe organizimin e punës së Kuvendit për vitin 2025./PrizrenPress.com/