27.4 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 6325

Lista Serbe pret konsultimet me Beogradin për çështjen e Presidentit

0

Ende nuk dihet nëse Lista Serbe do të mbështesë ndonjërin nga kandidatët për President të Kosovës, apo do të dalin me një propozim të tyre.

Kështu ka thënë ministri i Adiministrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë (MAPL), Lubomir Mariq, në një intervistë në televizionin publik të Serbisë (RTS), ka thënë se po e shqyrtojnë gjithë situatën në terren dhe, më pas do të konsultohen edhe me qeverinë serbe.

Ai ka thënë se janë duke biseduar edhe me kolegët e tyre në Kosovë, por edhe me BashkësinëNdërkombëtare lidhur me atë se cilin prej kandidatëve do ta mbështesin, transmeton lajmi.net.

Mariq ka bërë të ditur se këtë vendim do ta marrin pas një takimi të përbashkët me përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë.

I pyetur nëse do ta mbështesin kandidaturën e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit për president, ai këtë e ka lidhur edhe me themelimin e Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Aksident i rëndë në familjen e reperit Stresi

0

Reperi Stresi është duke përjetuar një moment të vështirë në familjen e tij. Vëllai i tij është aksidentuar dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtari në profilin e tij në Instagram.

“Do doja me gjithe shpirt me gjak me gjithcka cfare kam te isha une i aksidentuar ne vendin tend sepse gjithmon tek njerzit e mire ndodhin te tilla raste . Une dhe familja, shoqeria, koleget e tu te punes po presim qe ti ta hedhesh kete tragjedi. Vellai im i shtrenjte Reneo Lushaj. Te gjithe lutemi per ty sonte. Allahu do te ndriçoje rrugen tende dhe do bohesh mire”, shkruan Stresi në rrjetet sociale. /Mapo

Melankolia e pyetjeve të duhura

0

(Shënime për vëllimin poetik “Ushtrimet e melankolisë” të Preç Zogajt)

Nga Agim Baçi 

A mund ta mendojmë ndryshe jetën e harruar? A jeton brenda nesh edhe ajo qe e kemi kaluar pa emër? Kur e nisim rrugëtimin për të hyrë tek ajo që kemi lënë pas? A është ajo e njëjta rrugë me atë që na çon përpara? A ecim me kohën që shohim me sy, apo zemra na dërgon një orë tjetër me të cilën t’i masim ecejaket e akrepave?….

Kur një libër me poezi të shkakton kaq pyetje, nuk mund të kesh mbetur veçse brenda fuqisë së imagjinatës së poetit, që kërkon të gjejë shtigje të reja për të të bërë të flasësh me vetveten. Preç Zogaj duket se është pushtuar nga poezia, që e ka mbajtur brenda vetes për të ngritur përmes tij disa pyetje të duhura për hapat e njeriut. Janë pyetje që nuk u shmangesh dot. Vetë poeti, i mbyll derën heshtjes ndaj pyetjeve që duhet të kemi. Sepse e di, që për njeriun që guxon, janë të gjitha dridhmat e vlefshme. Ndaj poeti na fton që të mos i druhemi frikës, por atë që shkakton mungesën e ecjes, mungesën e hapave, atë që shkakton mungesën e guximit për t’u nisur për diku.

E di se s’do përballem me frikën time,

sa kohë që s’kam bërë plan në të vërtetë” (Shkëputur nga poezia “Letër”, f. 52)

Pas vëllimit poetik “Ngjarje në tokë” në vitin 2011, u duk sikur Zogaj kish krijuar paqe heshtjeje me vargun, e do ta linte aty, në ftesën për rilexim. Por poeti ka vendosur që fundin ta pranojë që do të vijë, por që ende nuk e sheh e nuk kërkon t’ia pikturojë fytyrën. Sepse më parë se fundin,   Zogaj sheh mosguximin, si shembjen e njeriut. Dhe e kërkon njeriun dhe në errësirë, me shpresën se ka fuqi të ndezë secili dritën brenda vetes dhe të qëndisë sekondat e jetës së tij, me perin e ndjesive që ia vlejnë të kujtohen, që vlejnë t’u thuhen dhe të tjerëve.

Elegji e vazhdueshme

Dita perëndon në grykë të njeriut

kur kujtimet vdesin në një hjekë të thellë.

Malli, dashuria, vuajtja, pendesa

nuk prekin asgjë, nuk shohin asgjë.

 

Tmerri zhduket

tejpërtej ndjesive”

(Preç Zogaj, “Ushtrimet e melankolisë”, Mapo Editions, f. 19)

Është një poezi që të fton në intimitet, që të krijon dritaren e një vështrimi për të parë vetveten sikur ta kesh përdore. E ndarë si në katër kohë, vëllimi i Preç Zogajt thjesht kërkon një frymëmarrje përpara se të të ndajmë hapat, për të kuptuar se cilën udhë morëm dhe cilën udhë lamë të pashkelur.

Janë aty, e dikurshmja dhe ajo që do vijë. Shumica e vargjeve kanë nga pas si një fëshfërimë lutjen. Është një fëshfërimë që bart edhe enigmën e buzëqeshjes së fëmijës, edhe lëkurën e trashë të humbjes, që kërkon të të rrijë ngjeshur pas shpirtit, deri sa të gjesh kurajën të mos mbulohesh me të. Dhe si një betejë, sjell më pas edhe atë që vargu e mban fort jo pas tik-takeve të eshtrave, por sipas tik-takeve të fjalëve.

Histori

Jetohet, jetohet… Dita nis

me apelin e diellit.

Përgjigjen “këtu” të parët

ata në male, prapa muranave.

Dorë për dorë në zgjimin e ri

duke parë erën që tund dëllinjat

dhe bën sikur s’shihet.

 

Nuk harrojnë

se kanë qenë lule

të këtij planeti”

(Preç Zogaj, “Ushtrimet e melankolisë”, f. 121)

Ajri i ndotur shkakton 5.5 milionë vdekje në vit

0

Më shumë se 5.5 milionë njerëz në mbarë botën vdesin para kohe çdo vit si pasojë e ndotjes së ajrit, kjo sipas një studimi të ri.

Shumica e këtyre vdekjeve ndodhin në ekonomitë në zhvillim të shpejtë të Kinës dhe Indisë.

Faktori kryesor është emetimi i grimcave të vogla nga termocentralet, fabrikat, automjetet dhe nga djegia e qymyrit dhe drurit.

Të dhënat janë pjesë e “Global Burden of Disease Project”. Studiuesit e përfshirë në këtë iniciativë thonë se statistikat tregojnë se sa larg dhe sa shpejt duhet të ecin disa vende për të siguruar ajër të pastër për qytetarët e tyre, transmeton Klan Kosova.

“Në Pekin dhe Delhi në një ditë me ajër të ndotur, numri i grimcave është më i lartë se 300 mikrogramë për metër kub”, shpjegoi Dan Greenbaum nga Instituti i efekteve shëndetësore, në Boston, SHBA.

“Numri duhet të jetë rreth 25 ose 35 mikrogramë”.

Thithja e pjesëzave të vogla të lëngshme ose të ngurta mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes, ankesat e frymëmarrjes dhe madje edhe kancer.

Dhe ndërsa vendet e zhvilluara kanë bërë përparime të mëdha në trajtimin e këtij problemi në dekadat e fundit, numri i qytetarëve që vdesin si pasojë e cilësisë së ajrit të dobët në vendet në zhvillim është ende në ngritje.

Sipas studimit, ajri i ndotur shkakton më shumë vdekje se faktorët e tjerë si kequshqyerja, obeziteti, alkooli apo droga, dhe seksi i pasigurtë. The Global Burden of Disease Project e vendos atë në rrezikun e katërt më të madh pas tensionit të lartë, rrezikut ushqimor dhe duhanit.

Mustafa: Ta kthejmë Kosovën në rrugën e stabilitetit

0

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, në profilin tij në Facebook ka shkruar për 8-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova nuk është bërë ende vendi që kemi ëndërruar, por sipas tij, duhet mbledhur energjitë pozitive për ta kthyer Kosovën në rrugën e stabilitetit dhe prosperitetit.

“Këto ditë, Kosova shënon 8 vjetorin e pavarësisë së saj. Këtyre ditëve festive, që kulmon më 17 shkurt, Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ne u gëzohemi me arritjet tona dhe atdheut tonë. Duke qenë mirënjohës për kontributin e kosovareve e kosovarëve, heroizmin e dëshmorëve dhe martirëve dhe për të gjithë luftëtarët që i dolën zot kombit e atdheut tonë. Por, edhe duke qenë mirënjohës e falënderues ndaj aleatëve të aspiratës sonë për të jetuar të lirë e të pavarur”, ka shkruar Mustafa.

“Jam i bindur se Kosova, sot nuk është bërë ende vendi që kemi ëndërruar ta kemi. Por, këto ditë ne duhet të mbledhim energjitë tona pozitive, për ta kthyer Kosovën në rrugën e stabilitetit dhe prosperitetit”.

“Askush, as vendimet arbritrare për t’ua kufizuar qytetarëve të drejtën për ta shijuar festën më domethënëse të historisë së Kosovës, nuk mund ta zbehë kremten tonë të përbashkët, 17 shkurtin”.

“Ju ftoj të demonstroni pjekurinë karakteristike kosovare dhe refuzimin estetik që na ka lënë trashëgimi Presidenti Historik, Doktor Ibrahim Rugova, ndaj tendencave eventuale për të përvetësuar Festa e Sheshe, për interesa të ngushta politike”.

“E tërë Kosova është e qytetarëve të Kosovës dhe e miqve të tyre të shumtë”.

“Me durim e pjekuri, do ta kalojmë çdo sfidë. Me refuzim estetik do ta ndalim çdo tendencë ndaj Kosovës, mike të përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tanë në Evropë dhe në tërë botën”. /PrizrenPress.com

Të mbijetuarit e Bataclanit do ta vazhdojnë koncertin

0

Është cilësuar si koncerti rock më i pritur i vitit në Paris me biletat që u shitën brenda pak minutave, por prania e ushtarëve e policëve të armatosur që do të ruajnë ambientin dhe e psikologëve që do të mbështesin adhuruesit e traumatizuar nënkupton se nuk do të jetë një koncert si gjithë të tjerët.

“The Eagles of Death Metal”, grupi kalifornian i muzikës rock, i cili po performonte në sallën e koncerteve “Bataclan” kur 90 vetë u vranë nga terroristët e ISIS në sulmin më të rëndë të 13 nëntorit, do të rikthehen në kryeqytetin francez për të vijuar koncertin e lënë përgjysmë.

Koncerti do të zhvillohet të martën në sallën “Olimpia” por ndërsa ngjarja e shumë pritur po afrohet, të mbijetuarit e masakrës së “Bataclanit”, të cilëve iu janë dhënë bileta falas, duhet të përballen me tronditjen emocionale që do të shkaktojë tek ta ndjekja e koncertit.

Ka nga ata të cilët nuk kanë qenë më në gjendje të dëgjojnë këngët e grupit apo të shkojnë në koncerte që prej masakrës së 13 nëntorit e që mendojnë se është ende herët për një iniciativë të tillë.

Tre muaj pas sulmeve të Parisit që lanë të vdekur 130 persona dhe plagosën 350 të tjerë, 40 vetë janë ende në spital duke iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Mbi 1 mijë personave iu është ofruar mbështetje psikologjike. Të shumtë janë ata që kanë marrë plagë që të ndryshojnë jetën, pasi janë qëlluar me kallashnikov nga një distancë e afërt ndërsa kanë humbur gjymtyrët dhe ka shumë që nuk mund të ecin.

Por, edhe ata që i shpëtuan tragjedisë pa asnjë lëndim fizik vuajnë pasoja të rënda psikologjike dhe thonë se rikthimi në jetën normale është tejet i vështirë. /TCh

Delawie: Zgjidhni vet problemet

0

Kosova është shtet demokratik dhe nuk ka nevojë për të huajt, por vet duhet t’i zgjidhë problemet, ka thënë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Kosova është vend sovran e demokratik. I ka mjetet, i ka njerëzit për t’i zgjidhur problemet politike me të cilat përballet”, ka thënë Delawie.

Ai shton se të huajt nuk do të ishte e nevojshme të zgjidhin problemet e një vendi tjetër, por nëse duhet, atëherë janë të gatshëm të ndihmojnë.

“Nuk mendoj se është e domosdoshme për të huajt si unë, që të përpiqen t’i zgjidhin të gjitha problemet e Kosovës. Ne sigurisht jemi të gatshëm të ndihmojmë, t’i mbështesim partitë politike demokratike, sikundër e thashë. Por, Kosova është vend i pavarur, i ka institucionet që duhet të shfrytëzohen për t’i zgjidhur këto çështje politike”.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në sajtin e Zërit të Amerikës.

Nëse shpërbëhet Kuvendi, Kadri Veseli ushtron detyrën e presidentit

0

Në rast që shpërbëhet Kuvendi i Kosovës dhe nuk arrihet të zgjidhet presidenti i ri, atëherë ushtrues detyre i presidentit do të jetë kryetari i Kuvendit. Kështu është shprehur në Tribuna Channel, Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Krasniqi ka thënë se zgjedhja e presidentit mund të bëhet edhe në sallën alternative të Kuvendit.

Por, sipas tij, kjo është mirë të bëhet pas protestës të cilën e ka paralajmëruar opozita, sepse edhe ashtu nëse zgjidhet para datës 17 shkurt, ai nuk e merr me automatizëm postin, por duhet të pritet derisa t’i skadojë mandati Jahjagës.

Krasniqi ka folur edhe për legjitimitetin e presidentit, nëse ai zgjidhet në një sallë alternative.

“Rregullorja e Kuvendit parasheh që seanca mund të mbahet edhe jashtë objektit të Kuvendit. Pra Kryesia e Kuvendit mund ta marr një vendim të tillë dhe në këtë rast edhe zgjidhja e Presidentit mund të bëhet në një sallë alternative dhe legjitimitetin presidentit ja siguron vota e deputetit”, ka thënë Krasniqi.

Ai në intervistë ka sqaruar edhe procedurat se si duhet të zgjidhet presidenti, ka folur edhe për pezullimin e seancave të Kuvendit si dhe për disa tema të tjera. /Tribuna Channel

Zgjedhja e Thaçit kriminalizon Presidencën

0

Kuvendi përballë një sfide të fortë. I dyshuari për krime, kandidat për president të Kosovës.Nëse deputetët votojnë për Hashim Thaçin, vendi do të hyjë në një cikël të paparashikueshëm tensionesh dhe përkeqësim imazhi

Zgjedhja eventuale e kreut të PDK-së dhe aktualisht zëvendëskryeministër e ministër i Jashtëm i Kosovës në pozitën e presidentit, duke qenë një figurë politike tepër e degraduar dhe e izoluar nga faktori ndërkombëtar, që u dëshmua edhe në një vit e gjysmë të drejtimit të Ministrisë së Jashtme, nga analistët politikë po cilësohet si një nga veprimet më të dëmshme që mund të ndërmarrë Kuvendi i Kosovës.

Kjo frikë vjen e bëhet edhe më e arsyeshme nga fakti se pas skandalit të publikuar rreth lidhjeve të Hashim Thaçit me Shërbimin e Inteligjencës Franceze, tani edhe shumica e medieve të ndryshme ndërkombëtare po merren me Hashim Thaçin, duke e akuzuar atë se është i përzier në tregtinë ndërkombëtare me organe, dhe krime të tjera serioze të rrjetit kriminal ndërkombëtar, akuza të cilat u raportuan së fundi edhe nga agjencia gjermane e lajmeve DPA. Thaçi, gjithashtu, po akuzohet si njëri nga krerët e krimit të organizuar në Kosovë, në kontekst të drogës, tregtisë me njerëz dhe me armë, shkruan Kosova Sot.

Analisti politik Isa Mulaj, thotë se do të ishte një fat i keq dhe kthim mbrapa për Kosovën zgjedhja e Hashim Thaçit në pozitën e presidentit të vendit, sepse dështimi i tij dhe izolimi ndërkombëtar u pa në mandatin e tij njëvjeçar në pozitën e kryediplomatit.

“Që nga ardhja e Hashim Thaçit në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, politika e jashtme, por edhe e brendshme e Kosovës, ka pësuar një fiasko. Njohjet e pavarësisë së Kosovës u ndalën, madje disa shtete, përkundër se e njohën, u rreshtuan në anën e Serbisë kundër Kosovës, siç ishte rasti me rastin e votimit për anë- tarësim në UNESCO. Kjo ndodhi kryesisht për fajin e neglizhencës së MPJ-së, e jo aq shumë nga fushata e Serbisë”, tha Mulaj. /Kosova Sot

Nesër, protestë kundër dhunës ndaj gruas

0

Opozita e bashkuar sot mbanë tubim me qytetarë në Prishtinë, ku do të diskutohet mbi situatën politike në Kosovë.

Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Jakup Krasniqi do të flasin me aktivistët e subjekteve opozitare në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë.

Opozita ka mbajtur edhe një takim me qytetarët në Vushtrri. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka arrestuar 4 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, derisa ata po shkruanin parulla për të protestuar më 17 Shkurt.

Në reagimin e Vetëvendosjes thuhet se Qeveria i nxitë dhe shpërblen policët të cilët arrestojnë aktivistet e aktivistët paqësorë që shprehin kundërshtimin ndaj Qeverisë.

“Qeverisë së Kosovës, në prag të dorëheqjes, nuk do t’i kryejnë punë as masat represive e metodat policore për shtypjen e opozitës”, thuhet në reagim.