9.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Ajri i ndotur shkakton 5.5 milionë vdekje në vit

Më shumë se 5.5 milionë njerëz në mbarë botën vdesin para kohe çdo vit si pasojë e ndotjes së ajrit, kjo sipas një studimi të ri.

Shumica e këtyre vdekjeve ndodhin në ekonomitë në zhvillim të shpejtë të Kinës dhe Indisë.

Faktori kryesor është emetimi i grimcave të vogla nga termocentralet, fabrikat, automjetet dhe nga djegia e qymyrit dhe drurit.

Të dhënat janë pjesë e “Global Burden of Disease Project”. Studiuesit e përfshirë në këtë iniciativë thonë se statistikat tregojnë se sa larg dhe sa shpejt duhet të ecin disa vende për të siguruar ajër të pastër për qytetarët e tyre, transmeton Klan Kosova.

“Në Pekin dhe Delhi në një ditë me ajër të ndotur, numri i grimcave është më i lartë se 300 mikrogramë për metër kub”, shpjegoi Dan Greenbaum nga Instituti i efekteve shëndetësore, në Boston, SHBA.

“Numri duhet të jetë rreth 25 ose 35 mikrogramë”.

Thithja e pjesëzave të vogla të lëngshme ose të ngurta mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes, ankesat e frymëmarrjes dhe madje edhe kancer.

Dhe ndërsa vendet e zhvilluara kanë bërë përparime të mëdha në trajtimin e këtij problemi në dekadat e fundit, numri i qytetarëve që vdesin si pasojë e cilësisë së ajrit të dobët në vendet në zhvillim është ende në ngritje.

Sipas studimit, ajri i ndotur shkakton më shumë vdekje se faktorët e tjerë si kequshqyerja, obeziteti, alkooli apo droga, dhe seksi i pasigurtë. The Global Burden of Disease Project e vendos atë në rrezikun e katërt më të madh pas tensionit të lartë, rrezikut ushqimor dhe duhanit.

Më Shumë

Pas 24 viteve martesë, çifti nga Prizreni bëhen prindër të binjakëve

Pas 24 viteve martesë, një çift nga Prizreni janë bërë prindër për herë të parë. Ata kanë binjakë. Gjinekologu që përcolli lindjen e binjakëve, foli për...

Bayern dëshiron ta mbajë Tuchel-in si trajner

Pas një kthese të befasishme, Bayern Munich thuhet se dëshiron të mbajë Thomas Tuchel-in si trajner. Në shkurt, Bayern njoftoi se do të ndahej me...

Lajmet e Fundit