Kreu i Partisë së Djathtë Ekstreme në Austri, Heinz-Christian Strache, ka thënë se dështimi i grusht shtetit në Turqi dhe spastrimet e mëvonshme shtetërore të presidentit Tayyip Erdogan të kujtojnë zjarrin në Reichstag në Gjermaninë Naziste dhe përdorimi i saj nga Hitleri për të fituar më shumë pushtet.
Flakët në ndërtesën e parlamentit gjerman në vitin 1933 ishin përshkruar nga nazistët si një komplot komunist për qeverinë dhe më pas ishte përdorur si një justifikim për kufizimin e lirive civile kështu duke ia shtuar pushtetin e Adolf Hitlerit në Gjermani.
Lideri i Partisë së Austrisë për Liri, ka thënë se sheh paralele në mes të tentim puçit të 15 korrikut të Erdoganit si një mundësi që ai t’i godet kundërshtarët e tij në ushtri, shërbim civil, akademikë dhe në media.
“Kisha përshtypjen se ishte një puç i udhëzuar në mënyrë që të bëhet e mundur një diktaturë presidenciale nga Erdogani”.
“Ka përvoja të këtij lloj mekanizmi edhe më herët, siç është përshembull zjarri në Reichstag, pas të cilit u vendos një pushtet totalitar”, u shpreh Strache.
Erdogan i ka mohuar zërat se ai ose qeveria e tij ka qenë prapa gjithë tentim puçit të 15 korrikut dhe e ka fajësuar klerikun mysliman, Fethulah Gulen.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për plagosje të rëndë në Prizren.
Sipas Policisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshje me viktimën femër – shtetase e Shqipërisë, në një lokal në Prizren e ka qëlluar duke e lënë atë të plagosur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak të lëndimeve të rënda trupore, shkruan PrizrenPress.
Policia bënë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar një karikator, dy fishek dhe një gëzhojë e kalibrit 7.62mm.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/
Dy persona të dyshuar për vjedhje janë arrestuar në fshatin Landovicë të Prizrenit.
Policia njofton se në se në shtëpitë e të dyshuarëve jan gjetur gjësende të ndryshme të vjedhura.
“Me 05.08.2016 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar disa vegla pune si provë materiale”, njofton Policia e Kosovës.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/
Kryetari i LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli, ka komentuar përgjimet e publikuar të Sekretarit të PDK-së, Nijazi Kryeziut me Adem Grabovcin, për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve në Ujësjellës. Ai thotë se qeveria lokale në këtë mënyrë ka korruptuar cdo konkurs publik.
“Në ditën kur në qytetin tonë po mbahet Festivali “DokuFest”, ku temë e trajtimit të këtij viti do jetë korrupsioni, vetë qyteti i Prizrenit si qytet mikpritës i këtij festivali udhëheqet nga njerëz që kanë korruptuar çdo konkurs publik”, tha Avdyli,shkruan PrizrenPress.
Sipas tij, proceset politike në këtë qytet, janë katandisur .
“Ju qytetarë të nderuar edhe njëherë e kuptuat dhe dëgjuat si manipulohen konkurset, se në çfarë mënyre njerëz jo kompetent vendosin për punësime të njerëzve të afërt të PDK-së, edhe aty ku normalisht posti apo pozita do duhej të mos varej nga politika”, tha Avdyli në një konferencë për shtyp.
”Aty patëm rastin të dëgjojmë sesi këta akter politik të PDK-së, shkelin kodin penal të Kosovës, shkelin ligjin e punës, ligjin kundër diskriminimit, shkelen të drejtat e njeriut, shkelen me dy këmbë nenet e aktit më të lartë juridik siç është Kushtetuta, si dhe çdo ligj i Republikës së Kosovës, ku potencohet se qytetarët janë të barabartë para ligjit, nuk mund të diskriminohen në baza partiake, shkelet e drejta e konkurrimit të barabartë, shkelen pikat e konkursit duke zgjedhur njerëz jo profesionist vetë pse janë të dëgjueshëm për këtë klasë politike”.
“Në këto telefonata po dëgjojmë se si fyhet dinjiteti njerëzor, fyhen nënat kosovare, fyhen njerëzit profesionist me të atillë lloj sharje rrugaçësh vetëm pse ruajtën bindjen e tyre”./PrizrenPress.com/
Fatmir Kuçi nuk e di se është ai autori i atij aksidenti të rëndë që i ka marrë jetën pushuesit nga Shën Petërburgu paraditen e së mërkurës në afërsi të Livadhit në Himarë.
Versioni i tij dhe i të birit të tij, Jonit, janë një pikë kthese e fuqishme në hetimin e asaj ngjarjeje, ndërsa prokuroria e Vlorës vijon të dyshojë se ka qenë pikërisht kuçi personi që pa dashje ka përplasur shtetasin e huaj me mjetin e tij të ujit duke i shkaktuar edhe vdekjen.
Mirëpo, ndërsa prokuroria pritet të kërkojë masën e arrestit me afat ditën e sotme, bëhet me dije se Kuçi vazhdon të këmbëngulë se nuk është ai autori i ngjarjes dhe se ai bashkë me një person tjetër janë njerëzit që kanë marrë të plagosurin dhe e kanë vënë në mjetin e tij për ta nisur më pas në drejtim të bregut.
“Unë e pashë dhe menjëherë u nisa në drejtim të tij. Në ato momente në atë zonë ka patur edhe mjete të tjera dhe kam parë që nja burrë nga një gomone që gjendej afër më është ofruar dhe më ka dhënë ndihmë. Është afruar edhe im bir, i cili ka qenë me motor dhe i kam thënë të nisej në drejtim të bregut që të lajmëronte ambulancën dhe ashtu ka bërë. Nuk e kam vrarë unë. Unë u përpoqa ta mbaja në jetë. E di që policia thotë se në mjetin tim janë gjetur njolla gjaku. Po është e vërtet se ai ishte i gjakosur në momentin që e nxora dhe e vendosa sipas motoskafit”, i ka thënë prokurorit të çështjes biznesmeni i cili mësohet se ka qenë me familje duke udhëtuar në afërsi të Livadhit momentin kur është përballur me njeriun e panjohur dhe të gjakosur në det.
Prokuroria ka bërë me dije se janë marrë dëshmitë edhe të djalit dhe të gruas së Fatmir Kuçit, ndërsa nuk bëhet me dije nëse prokuroria apo policia kanë shquar ndonjë person tjetër që ka qenë në ato momente duke udhëtuar në det me mjetet e tyre. Për këtë ngjarje, janë marrë në pyetje e madje do të procedohen edhe punonjësit e policisë të cilët do të hetohen për shpërdorim detyre.
Materiali hetimor
Prokuroria bën me dije se me “datën 03.08.2016 ora 21.00 është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Flamur Kuçi, pasi dyshohet se po këtë ditë, pra me 03.08.2016, rreth orës 11.30, në vendin e quajtur Livadh, bashkia Himarë, në det, disa metra larg bregut me mjetin e tij lundrues skaf ka aksidentuar shtetasin e huaj Denis Kaiumov, i datëlindjes 1973, banues në Shën Petërburg të Rusisë, i cili ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve te marra.
Nga hetimet ka rezultuar se viktima prej disa ditësh qëndronte si pushues në Himarë së bashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe vajzën, prej rreth 15-ditësh. Ata frekuentonin plazhe të ndryshme në zonat përreth Himarës. Me datë 03.08.2016 kjo familje ishte duke frekuentuar plazhin në vendin e quajtur Livadh dhe rreth orës 11:15 kanë vendosur të largohen nga plazhi në fjalë. Shtetasi Denis Kaiumov ka hyrë në det të notojë ndërsa bashkëshortja e tij me vajzën janë nisur në këmbë për në shtëpinë e tyre të pushimit”.
Ky moment ka qene edhe kontakti i fundit i familjarëve të tij me të ndjerin deri sa janë njoftuar nga shoqëruesja e tyre E. D. për ngjarjen e ndodhur dhe se familjari i tyre ndodhej në Spitalin e Vlorës. Me mbërritjen e viktimës, në Spitalin e Himarës, është bërë këqyrja fizike e jashtme e trupit ku janë konstatuar plagë si ato prerëse në pjesën e shpinës dhe pjesët anësore të trupit si dhe dëmtime të llojeve të tjera në shpine dhe gjymtyrët e poshtme. Menjëherë pas kësaj, viktima është transportuar për në morgun e spitalit rajonal, Vlorë, dhe më pas për në morgun e Institutit te Mjekësisë Ligjore, Tiranë.
Skafi me njolla gjaku
Prokuroria thotë se “janë këqyrur mjetet lundruese të ujit në pronësi të shtetasit Fatmir Kuçi, motoskaf dhe motor uji (model xhetski) ku në kuvertën e skafit, ndërmjet sediljes dhe motorëve të mjetit lundrues, është konstatuar një kasetë, në këndin e sipër të krahut të djathtë të së cilës janë konstatuar njolla me ngjyrë kafe dhe të kuqe, si ato të gjakut të mpiksur. Sërish në kuvertën e skafit, ndërmjet motorit të majtë dhe kasetës së mësipërme, janë konstatuar njolla të tjera me ngjyre të kuqe si ato te gjakut të mpiksur, të cilat janë marrë në cilësinë e provës për ekzaminime të mëtejshme”.
Lidhur me këto njolla gjaku, shtetasi Fatmir Kuçi ka sqaruar se ato janë lënë në momentin që ka gjetur të dëmtuar viktimën dhe e ka hipur në bordin e skafit të tij për ta çuar drejt bregut dhe për t`i dhënë ndihmën mjekësore.
Mjetet lundrues motor skaf me gjatësi 11.7 m me ngjyrë të bardhë dhe një motor deti me ngjyrë jeshile dhe blu me mbishkrimin “Yamaha” në pronësi të shtetasit Fatmir Kuçi, së bashku me dokumentacionin e tyre janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe këto mjete janë lënë në ruajtje të punonjësve të Policisë të Pikës së Kalimit Kufitar, Himarë. Në deklarimet me rëndësi për rrethanat e ngjarjes kanë rezultuar deklarimet e shtetasve V. K , J. K. dhe M. M. ku është vërtetuar fakti se djali i mitur i te dyshuarit i ka shkuar pas motoskafit me motorin e ujit dhe ka konstatuar te atin e tij i cili hipte ne motoskaf një person të dëmtuar. Në këtë moment i dyshuari i ka thënë djalit të tij të dilte në breg dhe të njoftonte ambulancën.
Deklarimet
Ne deklarimin e tij shtetasi Joni Kuçi në prani të nënës së tij ka pohuar faktin se e ka ndjekur të atin në det pa dijeninë e tij dhe e ka parë motoskafin të ndaluar në mes të detit dhe ka parë që i ati i tij i jepte ndihmën një personi të gjakosur. Gjithashtu është këqyrur dhe janë marrë një kopje e librave dhe regjistrave që administroheshin nga punonjësit e policisë së P.K.K. Himarë. Në lidhje mbi këtë ngjarje janë pyetur edhe punonjësit e policisë kufitare ë lidhje me ngjarjen, mbi mënyrën si kanë operuar ata mbi ngjarjen e ndodhur. Po kështu nga verifikimet e kryera nga Prokuroria deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton se mjetet lundruese, është i regjistruar në emër të personit nën hetim, Fatmir Kuçi dhe ky mjet lundrues është me flamur nga shteti i Maltës.
Po kështu rezulton se personi nën hetim, është i pajisur me leje drejtimi për mjete lundruese me peshë totale deri ne 10 ton (e vlefshme edhe për mjetin me të cilin dyshohet se është shkaktuar aksidenti, i cili ka peshë totale deri në 6.8 ton), por nuk ka qenë i pajisur me leje lundrimi nga autoritetet kompetente, për mjetin lundrues me te cilin dyshohet se është shkaktuar aksidenti. Njëkohësisht në vazhdën e kryerjes së veprimeve hetimore në lidhje me këtë ngjarje, janë kryer veprime duke u pyetur si persona nën hetim të dyshuar për veprën penale të “Shpërdorim detyre” edhe punonjësit e policisë kufitare të Himarës. Prokuroria thotë se ka të dhëna të mjaftueshme për të vlerësuar se ndodhemi përpara elementëve të figurës të veprës penale të “ Vrasja nga pakujdesia ” dhe “ Shpërdorim detyre”.
Dy muaj pas vdekjes tragjike të trevjeçares Xheneta Gashi në Prizren, institucionet e pushteteve të ndryshme janë treguar të jo azhure në trajtimin e këtij rasti, që ngërthen në vete llogaridhënien para publikut, por pikë së pari ndjekjen penale për papërgjegjësi.
Kështu thuhet në një reagim të organizatës “EC Ma Ndryshe”, ku theksohet se gjatë kësaj periudhe ishte raportuar se Prokuroria Themelore e Prizrenit ishte në pritje të kallëzimit penal nga hetuesit policorë, ndërkohë që nuk ka pas njoftime publike nga Prokurori i Shtetit se Prokuroria në Prizren ka ngritur ndonjë aktakuzë lidhur me këtë rast.
Sipas kësaj organizate, drejtuesit e organeve qeveritare të nivelit qendror dhe lokal, që kanë përgjegjësi për menaxhimin e Zonës Historike të Prizrenit, përkatësisht Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Komunës së Prizrenit nuk kanë ofruar dorëheqje për këtë rast. Ministri i Planifikimit Hapësinor u lirua nga detyra, por vetëm pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij në një rast tjetër.
“Ndërkohë veprimet e këtyre organeve qeveritare, pas tragjedisë në rrugën ‘Marin Barleti’, kanë përfshirë vendosjen e barrierave para objekteve të vjetra që rrezikohen nga rrënimi, si dhe realizimi i procedurave të prokurimit për punët emergjente në sigurimin nga rrënimi i objekteve të trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit. Kështu, MKRS në njoftimin për nënshkrimin e kontratës ka bërë të ditur se ka përzgjedhur operatorin ekonomik për realizimin e punëve emergjente në sigurimin nga rrënimi i objekteve të trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit për vlerën prej afër 37 mijë eurove.
Në një njoftim tjetër të mëvonshëm të MKRS-së është bërë e ditur se do të investohen 910 mijë euro për një shtëpi të kulturës në një komunë tjetër të Kosovës, derisa qe dy vjet, e njëjta ministri nuk kishte dhënë asnjë cent për shpëtimin e monumenteve të rrezikuara në Prizren. Zhvillimet brenda kësaj periudhe dëshmojnë se këto organe qeveritare nuk kanë arritur që të rrisin nivelin e tyre të përgjegjësisë në raport me Qendrën Historike të Prizrenit. Për më tepër një trup ndërinstitucional si Task Forca për Qendrën Historike të Prizrenit nuk është mbledhur më që prej 30 majit të vitit 2016. Pikërisht në mbledhjen e fundit të këtij trupi zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës patën konfirmuar përkeqësimin e situatës në Qendrën Historike të Prizrenit dhe patën pranuar se ndikim në këtë aspekt ka pas edhe mungesa e veprimit të koordinuar dhe me kohë e organeve shtetërore”, thuhet në reagim.
Duke i marrë për bazë këto, “EC Ma Ndryshe” konsideron se rasti i vdekjes tragjike të 3 vjeçares Xheneta Gashi në rrugën “Marin Barleti” duhet të trajtohet me urgjencë nga organet e hetuesisë dhe të drejtësisë, për arsye se dallon nga rastet e zakonshme, pasi kemi të bëjmë me neglizhencë dhe papërgjegjësi të drejtuesve të organeve qeveritare qendrore e lokale.
Njëkohësisht, “EC Ma Ndryshe” i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndryshojë në mënyrë radikale qasjen e saj të deritanishme ndaj Qendrës Historike të Prizrenit dhe të zbatoj politika konkrete për shpëtimin dhe restaurimin e monumenteve të mbrojtura dhe vendosjen e rregullit në këtë zonë, për të kontribuar kështu në rritjen e sigurisë publike dhe zhvillimin ekonomik lokal.
Aktori i njohur elbasanas vdiq në moshën 79 vjeçare. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë
Ka ndërruar jetë aktori i njohur Demir Hyskja, një nga ikonat e kinematografisë shqiptare.
Hyskja është ndarë nga kjo jetë në shtëpinë e tij në Elbasan. Ai ishte në moshën 79 vjeçare dhe vuante një sëmundje e rëndë.
Hyskja ishte ndër aktorët më të preferuar të regjisorëve shqiptarë, si për role positive ashtu edhe negativë, megjithëse ishin pak.
Zëri dhe pamja e Hyskajt ishte mbreslënëse. Edhe pse u diplomua për teknik ndërtimi, ai fillon aktor në Teatrin Skampa të Elbasanit pas një sërë aktivitetesh me teatrot amatore.
Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”.
Hyskaj ishte aktori i vetëm që kishte lejen nga Enver Hoxhën të bënte zërin e tij por pa shfaqur figurën si në filmin “Shtigje Lufte”.
Ndërkaq në filmin “Në fillim të Verës” ka luajtur rolin e Hysni Kapos i cili ishte numri dy i regjimit.
Jeta dhe veprimtaria
Demir Hyskja lindi në 1 janar 1937 në qytetin e Elbasanit. Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1962 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”. Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.
Rolet që aktori Demir Hyskja ka luajtur
Dhe vjen një ditë – (1986)…
Baki Branica Kronikë e atyre netëve – (1986) (TV)
Hije që mbeten pas – (1985)…
Babai i Agronit Fushë e blertë fushë e kuqe – (1984)
Kohë e largët – (1983)…
LEXO EDHE
Hapet zyrtarisht edicioni i 15 i “DokuFest”
Kolin Stringari Një emër midis njerëzve – (1983)
Nëntori i dytë – (1982)
Shokët – (1982)…
Drejtori i uzinës Dëshmorët e monumenteve – (1980)… mesues Andrea
Një ndodhi në port – (1980) …
Me hapin e shokëve –(1979) (TV)
Një natë nëntori – (1979) (TV)
Përtej mureve të gurta – (1979)…
Kasemi Gjyshi partizan – (1978)…
Gjyshi Dollia e dasmës sime – (1978)
Një udhëtim i vështirë – (1977) Fije që priten – (1976)…
I shoqi i Besës Pylli i lirisë – (1976)…
Beu Në fillim të verës – (1975)…
Shoku Mali Rrugicat që kërkonin diell – (1975)…
Halimi Shpërthimi – (1974) Operacioni Zjarri – (1973)…
Kometa Kur zbardhi një ditë – (1971)…
Shoferi Thoma Shpuza Mëngjeze lufte – (1971)
Ilegali Gadhnjim mbi vdekjen – (1967)
/KultPlus.com
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është koordinuar për gjithçka me Adem Grabovcin. Ata, bëjnë plane se si të deklarohen rreth një iniciative të Lëvizjes Vetëvendosje për masën e reciprocitetit me Serbinë. Ata ishin kundër kësaj iniciative. Bashkëbiseduesit sulmojnë vazhdimisht Jakup Krasniqin duke e quajtur Sheqer. AKR-së në koalicion, i referohen si “Pacollat”. Insajderi sjell gjashtë biseda të tyre telefonike të përgjuara me vendim të Gjykatës.
Hashim Thaçi e Adem Grabovci ishin koordinuar mirë për ta bllokuar një propozim të Lëvizjes Vetëvendosje për bllokimin e mallrave nga Serbia dhe vënien e masës së reciprocitetit.
Në një bisedë telefonike të zhvilluar në nëntor të vitit 2011, Grabovci i raporton shefit, për këto zhvillime, duke i treguar se çfarë u kishte thënë gazetarëve.
“A e nxjerre situatën sot për të mirë”, e pyet Thaçi me telefon, pa e ditur se ai po përgjohej nga Policia për shkak të dyshimeve se “Shefi i shefave” siç e quan Grabovcin po hetohej për krim të organizuar.
Thaçi ndodhej në Amerikë dhe pritej të takohej me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
“Po mirë, mirë u nxjerr, mirë u nxjerr”, raporton Grabovci.
“Edhe gazetart qitash m’pyetën, thash kjo nuk ka ra ndesh me qëndrimet e Qeverisë sepse Qeveria osht duke e zbatu këtë masën e reciprocitetit. Ne nuk jemi për…”, vazhdon Grabovci.
Ata vazhdojnë bisedën për Ligjin për vlerat e luftës dhe për ish-Ministrinë e Mbrojtjes. Thaçi thotë se nuk janë më të mirë as anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm sesa ata të Ministrisë së Mbrojtjes që drejtohej nga LDK-ja gjatë luftës.
“Jo, jo tybe ma t’mirë jo, ja këtu pajtona plotësisht”, thotë Grabovci.
“Po le burrë… mos ja qi nanën…”, i përgjigjet Thaçi.
Grabovci i shpreh keqardhje shefit për shqetësimet e mundshme që mund t’i ketë pasur për shkak të zhvillimeve në Kuvend.
“Menoj që e kem nxjerr situatën mirë, jo unë u shqetësova se më erdh keq se ishe në bisedime ti e…”, thotë Grabovci, derisa Thaçi e pyet se a ta ka “lu kush”.
“Mu lema kha Hillaryn edhe kit Azaunin”, thotë Thaçi, pa sqaruar më shumë.
Grabovci e porosit Thaçin që t’i thotë Hajredin Kuçit që ta lëshojë një deklaratë në emër të Qeverisë për rekomandimet e Komisionit Evropian që sipas tij janë në përputhje me rekomandimet e Qeverisë.
“Hajra le ta bon ni deklaratë Hajra në emër të Qeverisë për qito… qito rekomandimet.. që jonë në përputhje me qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës…”, thotë Grabovci.
“Qita thuj, edhe meniher toni del edhe kta të Parlamentit, të Komisionit Evropian dalin e lshojnë ni deklaratë t’njëjtë…”, vazhdon ai.
Koordinimi i tij me zyrtar të BE-së në Prishtinë konfirmohet nga përgjimet që dy zyrtare të Komisionit Evropian kishin rënë në përgjim.
Thaçi jep një informatë tjetër Grabovcit që ka të bëjë me Serbinë.
“Edhe informatën tjetër ekskluzive… Serbia definitivisht e ka hup…”, thotë ai.
“Po, e kjo është shumë mirë… e për ne qysh po”, pyet Grabovci.
“Për ne.. qysh po ta do qefi”, thotë Thaçi.
Një bisedë tjetër zhvillohet rreth Ligjit për Prizrenin. Grabovci i raporton se i ka mbledhur deputetët e koalicionit PDK-AKR dhe SLS për ta votuar këtë ligj.
“Pata takim edhe me k’ta të… partive, të grupeve po mendoj n’koalicion që jem, e bomi aty 60 e sa vota i kem, prej 64-65, po duhet për Ligjin e Prizrenit, duhet ma tepër…për buxhet besoj se pa kurfarë problemi…”, thotë Grabovci.
“Për Ligj të Prizrenit e kryj unë, mos ta nin, t’i veç bomi mu 60 vetë mrena”, kërkon Thaçi. Grabovci i thotë shefit se menjëherë pas Buxhetit, do të votohet Ligji për Prizrenin.
Si shpërblim merr një konfirmim nga Thaçi se e do shumë.
“Meniher mas buxhetit me lanë ligjin e Prizrenit…, thotë Grabovci.
“Të dua shumë”, i thotë Thaçi.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së vazhdon ta quaj “sheqer”, ish-kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi.
“Okej. Hej, po bisedo edhe niher me at Sheqerin”, vazhdon Grabovci.
Po atë ditë bisedojnë sërish, Thaçi e Grabovci. Ata flasin për një debat që do të mbahej në Rubikon të KTV-së me Ismet Beqirin, Visar Imerin dhe Ibrahim Gashin.
Thaçi e porosit të koordinohen me Gashin për t’ia “ftofë” opozitës.
“ Ani kordinonu pak e ftofnjau”.
“ Besoj, besoj që vazhdimisht jau kem ftofë”, i përgjigjet Grabovci.
Thaçi e pyet Grabovcin se a i ka dhënë diçka dikujt që i referohet “dost”. E merr konfirmimin pozitiv për këtë dhe vazhdon t’i tregojë se kanë biseduar diçka për do punë.
Grabovci e porosit Thaçin që të koordinohet me Besim Beqën dhe Fitim Krasniqin për një punë.
“Thuj ti edhe Fitimit a di, le t’angazhohet mos tum… edhe edhe atje janë tu na’i sakatu tonët”.
“O s’munesh m’i çu tana. Unë flas me to po shtirë i ki… fol ti me Besimin… hajde…”, thotë Thaçi.
Një bisedë tjetër që zgjat 4 minuta e 27 sekonda, Thaçi i tregon “shefit të shefave” se e kanë pritur mirë disa djem që i quan dukat.
“Paj, ngo kta janë dukat bre djem… na kanë majt si fminë e vetë mos ja qi nanën”, thotë Thaçi.
“Neve na vret zoti me menu naj sen për ta dije”.
“Shumë ki të drejt. Jo tash unë e kom pas me rezervë edhe atëherë kur shkumë, me Lulin (Kadri Veselin) kur shkumë atje, ama për ty thojsha mos po… po toni ti ki ba e ke ba shumë mirë që ki shku. Të lutem, t’lutem thojke, t’lutem hajdeni. Mos na harroni”, tregon Grabovci.
“Ani shkojmë e pimë ni gjygym çaj”, thotë Thaçi.
Biseda vazhdon për AKR-në. Drejtuesve të këtij subjekti, Grabovci u referohet si “Pacollat”.
“Vallai i herë për i herë po, çveq me qita Pacollat duhet… nejse unë bisedoj me ta, atëherë nëse ka nevojë, duhet… po qind për qind ka me pas nevojë…”, vazhdon ai, teksa shton se me SLS-në i ka punët shumë në rregull.
Thaçi tregon se të nesërmen do ta ketë një darkë të rëndësishme në Çagllavicë, bashkë me Hajredin Kuçin e Bajram Rexhepin.
Grabovci, ndërkohë tregon se nuk kanë pasur mundësi të bisedojnë për transporti hekurudhor. Ata koordinohen për skijim për të vazhduar bisedën për veriun e Kosovës./Insajderi.com
(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).
Dhjetëra qytetarë kaluan mbi trupin e saj javën që shkoi, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Një shkrepje, që doli të jetë nga armë me gas, bëri që turma në panik të shkel mbi 40 veta në festën e birrës që për pak sa nuk u kthye në tragjedi.
Njëra nga ta ishte edhe Besa.
Të enjten në mesnatë ajo pësoi shok.
Dikush nga afër banesës së saj sulmoi me mina edhe ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa u alarmuan të gjitha institucionet.
“Mendja menjëherë më shkoi te ISIS. Thash na goditën edhe neve pasi krejt botën e terrorizuan”, thotë ajo.
“Qytetarëve u ka hyrë frika”, thonë ekspertët e sigurisë një ditë pas tronditjes edhe më të rëndë në kryeqytet.
E kjo po rritet edhe më shumë derisa kryesit e veprave nuk po arrihen të kapen nga policia.
Që nga viti i kaluar kur cak ishin veturat zyrtare të institucioneve të Kosovës pasiguria e qytetarëve vetëm se është shtuar.
Fajin për një pasiguri të tillë qytetarët ua hedhin vet atyre të cilët po sulmohen.
“Aspak, siguri nuk ka askund, sidomos pas këtyre rasteve që ndodhin dhe që nuk na sherbejnë për asgjë. Këto raste janë shumë të dëmshme dhe duhet gjykuar të gjithë që i bëjnë. Qeveria gjithëhere ka faj, sepse duhet me ju parapri gjërave në mënyrë që me i parandalu veprat e këtilla”, është shprehur një qytetar i Komunës së Prishtinës.
Njësoj sikur ky i fundit, edhe një qytetar, nga Komuna e Lipjanit, fajtor kryesor për pasiguri e lë Qeverinë, derisa për të nuk ka shpëtim nga kjo situatë nëse turma prej 100 mijë njerëzve nuk proteston në shesh.
“Megjithatë, barrën kryesore e mban Qeveria, sepse krejt këto vijnë nga shkaqe si shpëlarja e parave dhe mbi të gjitha krimi sistematik që nga pas lufta. Ne nuk meritojmë më shumë, sepse pa dal në rrugë 50 mijëshi, 100 mijëshi, me javë, me muaj, kurrë kjo qeveri nuk rrëzohet. Në mënyrë institucionale nuk ka shancë”, ka thënë Isa Bahtiri nga Lipjani.
Por ka edhe nga ata që mendojnë se nuk duhet shqetësuar për një gjendje e tillë.
Për Rexhep Murturin nga Klina, nuk janë aspak tragjike sulmet e tilla, derisa, thotë se nëse ka qenë një organizim u takon organeve të merren me këtë punë.
“Këto raste ndodhin gjithëkund dhe nuk duhet m’i marr me i ba tragjike këto se çka u ba. Nëse dikush ka qenë i organizuar, atëhere duhet që organet të merren me këto punë. Këto po ndodhin gjithkund, por nuk duhet bërë alaramane këtë punë”, ka thënë për Gazetën Fjala, Murturi.
Njohësit e sigurisë: Mozbulimi i rasteve liri për keqbërësit
Se siguria në Kosovë, është sfiduar mendojnë edhe njohësit e çështjeve të sigurisë.
Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë thotë se sulmi në objektin e Kuvendit të Kosovës është tregues i qartë i situatës vërtetë të sfiduar dhe të rënduar të sigurisë.
“Thjesht, siguria në Kosovë është thellësisht e sfiduar nga faktorë të ndryshëm. Normalisht, është sulm kriminal dhe i papranueshëm për secilin që ka logjikë institucionale dhe shtet-ndërtuese. Është rrezikim i shtetit dhe i të ardhmes sonë të përbashkët”, ka thënë Ramadani.
Sipas tij, moszbulimi i këtyre akteve u ka dhënë lirinë për të vepruar personave të tillë.
Derisa për të mbetet tëjet e rëndësishme që përveç dënimit deklarativ, autorët e sulmit të kapen me forcën e ligjit në mënyrë që të parandalojnë sulmet e tilla.
E në anën tjetër edhe Blerim Burjani njohës i këtyre çështjeve, thotë se sulmi ndaj Kuvendit, është një krim kundër shtetit .
“Mund të ketë shumë motive por të gjitha këto e kanë një emërues të përbashkët. Jane krime itë drejtuara kundër shtetit dhe qytetarëve e pasurisë publike . Këto akte shëmtuese i japin pasqyrë të keqe demokracisë dhe të ardhmes së Kosovës. Targeti i sulmit mbi kuvendin është krim mbi shtetin e Kosovës”, ka thënë për Gazetën Fjala, Burjani. /GazetaFjala/
Padyshim Charles Bukowski është një nga shkrimtarët dhe poetët më “autobiografikë” në historinë e letërsisë. Si romanet apo tregimet, ashtu dhe poezitë e tij nuk janë gjë tjetër, veçse një transformim në formë letrare të jetës së autorit, përshkruar “me një vërtetësi prej një njeriu që s’ka asgjë për të humbur”. E ndonëse forma autobiografike haset shpesh në prozë, në poezi, sidomos në varg të lirë, ajo është tepër e vështirë dhe kërkon virtuozitet të jashtëzakonshëm. Këtë virtuozitet e gjejmë kudo në poezitë e Bukowskit, që nuk ngurron të kthejë në varg biseda cubash në cepin e rrugës, sherre grash të lodhura nga jeta apo shkëlqimin që has në sytë e maces së tij.
Megjithatë, ekziston një veçanti në formën autobiografike të autorit. Padyshim, gjithçka frymëzohet nga ndodhi të jetës së tij, por në këtë pikë vlen të ngremë pyetjen: cili është Charles Bukowski, autor? Që në fillim të veprës së tij, Bukowski krijon personazhin e tij artistik: Henry Chinaskin, ose Henkun, siç e thërrasin miqtë. Një personazh shumë i ngjashëm dhe i frymëzuar nga vetë autori, por dhe shumë i ndryshëm për sa i përket karakterit të tij shpërthyes. Këtë ndryshim e ka spikatur fillimisht miku dhe biografi i autorit, Neeli Cherkovski, i cili i referohet Henkut letrar si një personazh-mjet për të fshehur dobësitë e Charls-it. Histori që në të vërtetë mbylleshin me një përshëndetje të thjeshtë, në prozën apo poezinë e autorit përfundojnë me rrahje të përgjakura, që shpëlahen me birrë, verë, uiski (gjithmonë të cilësisë më të ulët), ose të vjella. Ky transformim i realitetit s’është gjë tjetër veçse një pasqyrim i vuajtjeve shumë më të thella, se ato të shkaktuara nga të rrahurat. Bukowski vuan thellë dhe pamundësia e tij për të rënë dakord me jetën e rezervuar për të dhe të ngjashmit e tij, nga shoqëria, vjen e përshfaqur përmes grushteve, shkelmave, zemërimit. Për mendimin tim, ky është dhe këndvështrimi nga i cili duhen perceptuar skenat e dhunshme që shoqërojnë gjithmonë rrëfimin e tij.
Henku ka diçka të frymëzuar nga Hemingway dhe Bukowski bëri gjithçka që cilësitë e tij të dukej se i përkisnin vetë autorit. Ketë sforcim ai e shpreh dhe në poezinë “Zogu i kaltër” ku i kërkon kësaj brishtësie të personifikuar në zogun e kaltër, të mos dalë në sipërfaqe, pasi kështu do të rrezikonte shitjet e autorit të suksesshëm në Europë. Por “zogun e kaltër” nuk ngurroi ta sillte në dritë biografi i tij në botimin “Hank a life”. Zbulimi i Cherkovski-t mbi këtë ndërtim fiktiv të alteregos së autorit, u bë dhe shkaku i cenimit të miqësisë së tyre, e cila për këtë arsye u ftoh gjatë viteve të fundit të jetës së autorit.