15.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 6355

Pranga adoleshentes: Shpiku përdhunimin për hakmarrje

0

Një 17-vjeçare është prangosur nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për dëshmi të rreme.

Vajza ka paditur në polici një bashkëmoshatarin e saj, duke thënë se e ka përdhunuar në banesën e saj, në rrugën ‘Halit Bega’ në kryeqytet.

Por ekspertiza mjekësore ka zbuluar se vajza nuk ka gjurmë të përdhunimit, madje nuk ka kryer marrëdhënie seksuale gjatë asaj kohe.

Policia është detyruar të lirojë 17-vjeçarin, i cili ishte arrestuar me akuzën e përdhunimit.

Adoleshenti ka pranuar se njihej me vajzën, duke shtuar se së bashku kanë pasur një lidhje, por kohët e fundit ishin ftohur.

Ai tha në polici se mes tyre ka pasur edhe debate dhe kontradikta.

Tashmë vajza pritet të njihet me masën e sigurisë. Policia dyshon se ajo e ka shpikur historinë në shenjë hakmarrje.

Të brendshmet më seksi që keni parë

0

Do t’i vishnit këto të brendshme për të dashurin tuaj?! ASOS mendon që po, pasi nxori në shitje të brendshmet fjongo më seksi që mund të keni parë ndonjëherë.

Këto të brendshme janë dizenjuar nga “Bluebella”. Pjesët intimet mbulohen vetëm nga një shirit i cili bashkohet në pjesën e sipërme për të formuar një fjongo.

Aktualisht këto të brendshme vijnë me tre ngjyra, të bardhë, të kuqe dhe të zezë. Çmimi i tyre është 35 paund, ndërsa shitjet kanë filluar në Britani, Amerikë dhe Australi.

Ish-komandanti i UÇK-së e TMK-së, Krasniqi: Pushtetarët po sillen sikur Milloshoviqi!

0

Ish-komandanti i UÇK-së dhe Zonës së Dytë të TMK-së në Prizren Selim Krasniqi thotë se politikanët kanë krijuar terren që të sulmohen institucionet e vendit. Ai akuzon edhe pushtetarët, madje duke i akuzuar se po sillen sikur Milloshoviqi.

“Një sulm mbi Parlamentin e Kosovës, natyrisht që nuk mund të quhet si veprim i mirë, por matrapazët politik duhet ta kuptojnë se ata vete, duke i shërbyer politikave ditore e interesave personale e klaneve të caktuara antishqiptare, po krijojnë klimë e terren të përshtatshëm për veprime të tilla, që mund t’i bëjë gjithkush për arritjen e qëllimeve të veta dhe për t’i thelluar përçarjet në mes shqiptarëve”, shprehet Krasniqi, shkruan PrizrenPress.

Ai kërkon nga politikanët që të pyesin vetën se a kanë të drejtë të dëmtojnë Kosovën.

“Duhet këta matrapazë politik, ta pyesin vetën se a kanë të drejtë të dëmtojnë interesat kombëtare dhe territorin e Kosovës”.

“Duhet ta pyesin veten se si ka mundësi që ish- bashkëpunëtorët e Serbisë fashiste të rehabilitohen e të vishen me pushtet edhe pas gjithë atyre burgosjeve, torturave e vrasjeve që ua shkaktuan shumë patriotëve shqiptar”.

“Ju që ofroni njerëz të tillë afër vetës, a thua mos jeni edhe vetë të tillë e më të zinjë se ata?!”

“Po largimi, evitimi, etiketimi dhe burgosja e njerëzve që sakrifikuan gjithçka për kombin, a do të thotë se po punohet për interesa të tilla, sikur në pushtet të ishte Millosheviqi”.

“Përfundimisht , ata te cilët i kanë shërbyer fashizmit serbe nuk duan që kombi shqiptarë të përparojë, të rritet e forcohet”./PrizrenPess.com/

Historike: Kosova prezantohet në Lojërat Olimpike

0

Sportistët kosovarë në krye me kampionen e botës, Majlinda Kelmendi, e cila ka bartur flamurin e Kosovës, kanë parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike që po mbahen në Rio të Brazilit.

Kjo është ditë historike për sportin kosovarë, pasi për herë të parë marrim pjese si të barabartë, në ngjarjen më të madhe sportive në botë.

Kosova në këto lojëra përfaqësohet me 8 sportistë, dy në xhudo, kampionia Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, dy në atletikë, Vjona Kryeziu dhe Musa Hajdari, dy në not, Rita Zeqiri dhe Lum Zhavelli, si dhe Qëndrim Guri në çiklizëm dhe Urata Rama në shenjëtari.

Femrat rrëfejnë historitë e tyre më të tmerrshme të takimeve

0

Takimet e para zakonisht janë të çuditshme, e veçanërisht nëse asnjëri nuk keni diçka për të folur.

Mirëpo, në rast se takimi është duke ecur shumë mirë, jeni duke pasur një bashkëbisedim të mahnitshëm dhe po ju pëlqen personi me të cilin keni dalë, atëherë konsiderojeni veten si me fat, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, me kalimin e kohës, kur filloni ta njihni njëri-tjetrin më mirë, takimet mund të fillojnë të bëhen më të çuditshme. Prandaj, më poshtë i keni gjashtë histori të tmerrshme të takimeve të cilat kanë bërë bujë në media të ndryshme.

* “Shoku i tij i dhomës kishte hyrë brenda, kishte filluar të na bërtasë duke na akuzuar se kemi hyrë fshehurazi në dhomën e tij dhe ia kemi vjedhur drogën. Ne nuk e kishim bërë këtë, mirëpo personi me të cilin isha në takim kishte përfunduar duke u rrahur me të në korridor përderisa unë qëndroja ashtu” – Kaylee A., 22 vjeçare.

* “Më kishte kërkuar të shkojmë në kishë dhe të dalim për drekë qysh në takimin e dytë. Ai ishte ulur në fillim për t’i kryer leximet, prandaj unë kisha mbetur vetëm. Pastaj, ‘takimi jonë i drekës’ kishte qenë me pastorin, gruan e tij dhe tre fëmijët e tyre. Unë kisha marrë një ligjëratë të ‘mirë’ se si të bëhem ‘grua e mirë e pastorit’” – Liz H., 25 vjeçare.

* “Erdhi me mua në shtëpi dhe shkoi para mëngjesi. Kur u zgjova shkova të marr një peshqir dhe e pashë se të gjithë peshqirët në dollap ishin të lagur dhe mbanin erë urine. Ai kishte urinuar në dollapin tim!” – Hudson V., 22 vjeçare.

* “Gjatë rrugës më kishte thënë se ka një fëmijë. Pastaj më kishte thënë se fëmija i tij ishte 10 vjeçar. Pastaj, pas darkës, më kishte thënë se është i martuar…” – Mariella N., 25 vjeçare.

* “Isha në restaurant me motrat kur më kishte kërkuar të dalim. Në takimin e dytë, ai më kishte thënë, ‘në fakt, ti nuk je vajza me të cilën tua të dal – më shumë më pëlqen motra jote e vogël” – Ikram B., 25 vjeçare.

* “Ai ishte një orë me vonesë dhe më kishte thënë se e kishte marrë gjumi pasi kishte masturbuar. Pastaj më kishte kërkuar të shkojmë në dhomën e tij të hotelit. Kur kisha refuzuar, ai më kishte bërtitur sepse i kishte kushtuar 650 dollarë, dhe, sipas tij, unë ia kisha borxh një gojore. Jo faleminderit!” – Julie R., 39 vjeçare.

DokuFest ngre siparin

0

Mbrëmë është hapur festivali i filmit dokumentar dhe të shkurtër në Prizren, DokuFest, i cili do të qëndroj i hapur për nëntë ditë, duke ofruar filma të ndryshëm, muzikë dhe argëtim.

“Festivali është hapur në orën tetë, me gjithë madhështinë që e meriton. Ceremonia hapëse është mbajt tek kinemaja Lumbardhi, përderisa janë hapur edhe tre kinema të tjera të hapura, të cilat tashmë janë të njohura për publikun si dhe janë përzgjedhur ndër më të mirat në botë” e përshkruan ceremoninë hapëse të DokuFest, drejtoresha Nita Deda, në Kosova Direkt.

Ndërsa sa i përket ngjarjeve Deda tregoi për filmin, muzikën dhe fotografinë, se si do te jenë këto pjesë e festivalit.

“Jemi krenarë për përzgjedhjen e filmave, muzikës e fotografisë. Dje është hapur ekspozita që do të qëndroj e hapur gjate tërë festivalit, nesër do të zhvillohet doku-tech, ndërsa sonte kemi prezent këngëtarin sirian, Omar Sylejman”.

Ndër të tjera Deda përshkruan edhe rrugën e zhvillimit të DokuFestit si është sot.

“Ishte një moment ndryshe. Festivali ka filluar nga një grup shume i vogël, mirëpo ka vazhduar që të rritet. Diçka që është më e lehtë tani, është ana teknike dhe organizative, përderisa festivali është rritë shumë dhe natyrisht me të rriten edhe përgjegjësitë. Tashmë janë 200 persona të përfshirë, ndërsa 248 filma pjesëmarrës”.

“Prezent këtu janë përfaqësues të festivaleve të ndryshme të botës, regjisorë të ndryshëm ndërkombëtarë, emra të njohur të muzikës etj”.

Për fund Nita ka treguar për kategoritë dhe çmimet në këtë festival.

“Do te jenë gjashtë kategori garuese, që do të thotë gjashtë çmime, ndërsa çmimi i shtate do të jetë nga publiku, ku qytetarët do të votojnë për filmin e preferuar”.

“Prizreni prej sonte do të shndërrohet në një pikë të rëndësishme të kulturës artit e muzikës”, përfundon Deda.

Dy regjisorë shqiptarë mbështeten nga Italia

0

Edmond Budina dhe Namik Ajazi janë përfitues të fondeve publike italiane të dhuruara përmes përmes ministrisë së Kulturës së këtij shteti
Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri ka njoftuar se dy regjisorë shqiptarë kanë fituar financimin e Ministrisë së Kulturës së Italisë për dy projektet e tyre kinematografike.

“Regjisorët Edmond Budina dhe Namik Ajazi janë fitues të këtij financimi të rëndësishëm që na mbush me optimizëm”,thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Regjisori Budina ka fituar përkrahje financare për filmin më metrazh të gjatë të titulluar “Të thyer”. Ngjarja e këtij projekti kinematografik është e trilluar por nga realiteti i sotëm shqiptar që ngërthen në vete shpërbërjen shpirtërore të njerëzve.

Në këtë ndotje të shoqërisë përvec shpërfytyrimit të njeriut të sotëm i cili harron gjithcka në favor të përfitimit një rol jo të vogël zë edhe politika. Në mesin e përsonazheve gjendet edhe një politikan i ri Andi Budi i cili interpretohet nga aktori Leart Vasili. Ky aktor luan rolin e një politikani të inkriminuar që për të bërë karrierë mund të shesë nënë e babë.

Filmi është bashkëprodhim Shqipëri-Itali dhe Maqedoni. Ndërsa regjisori Namik Ajazi ka fituar me projektin e tij “Portreti i papërfunduar i Klara Bellit”. /KultPlus.com

Edhe refugjatët janë të përfaqësuar në Rio 2016

0

Para pesë muajve u krijua një ekip shumë i veçantë në Lojërat Olimpike.

Është ky Ekipi Olimpik i Refugjatëve – të cilë do marrin pjesë në Rio 2016 por nuk do ta përfaqësojnë një shtet të veçantë, transmeton Klan Kosova.

Ata mbrëmë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike bënë paraqitjen e tyre dhe në vend të ndonjë flamuri shtetëror ata mbanin në duar flamurin olimpik nën ombrellën e së cilit edhe do të garojnë.

“Dhjetë atletë refugjatë janë simboli i shpresës për refugjatët përgjatë gjithë botës dhe do të mund të tërheqin vëmendjen për krizën e refugjatëve”, ka thënë Komiteti Olimpik.

Trump krijon ekipin e këshilltarëve për ekonomi

0

Donald Trump ka krijuar ekipin e këshilltarëve ekonomik, një grup që përbën njerëz të gatshëm të ndihmojnë kampanjën e tij zgjedhore.

Grupi përfshinë John Paulson, miliarder amerikan, Tom Barrack, investitor i patundshmërisë dhe mik i afërt i Trump, si dhe Steven Mnuchin, investitor nga Nju Jorku.

Njoftimi i Trump për ekipin e tij vjen pasi qeveria raportoi se është rritur numri i punësimeve në Amerikë.

Ndryshe, Trump është kundërkandidati i të nominuares demokrate Hillary Clinton për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fushata zgjedhore mes tyre është mjaft e ashpër.

Demarkacioni mund ta nxjerrë LDK-në në opozitë

0

Analistët politikë dështimin e eventual të ratifikimit të Demarkacionit në Kuvendin e Republikës e shohin si një shkas që do të përdoret nga PDK-ja për ta prishur koalicionin dhe për ta çuar vendin shumë shpejt në zgjedhje të jashtëzakonshme, ndërsa ka gjasa që tashmë është bërë marrëveshja për qeverinë e ardhshme

Pavarësisht vendimit të Qeverisë së Kosovës që ta dërgojë për ratifikim në Kuvend, partnerët e koalicionit akoma nuk janë të sigurt nëse do t’i sigurojnë votat e mjaftueshme për ta kaluar këtë marrëveshje, e cila ka tensionuar tej mase gjendjen politike, madje edhe të sigurisë në vend. Krijimi i kësaj situate të paqartë dhe rrezikut të dështimit të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, nga analistët politikë lidhet ngushtë edhe me fatin e koalicionit qeverisës, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, derisa përfaqësues të subjekteve politike në këtë koalicion theksojnë se stabiliteti duhet të ruhet, sepse nuk është në interes të vendit që në prag të vendimit për liberalizimin e vizave të krijohen kriza të tilla të paqëndrueshmërisë politike dhe institucionale në vend.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, thotë se nuk mund të ketë ndonjë parashikim paraprak rreth fatit të marrëveshjes për demarkacionit, kurse sa i takon rrezikut nga shkuara në zgjedhje të reja, që mundë t’i shpallë njëanshëm PDK-ja, nga inati i dështimit eventual të demarkacionit, Salihaj thotë se ai vendim nuk mund të merret në asnjë mënyrë pa pëlqimin e faktorit ndërkombëtar.

“Është vështirë ta parashikojmë se çfarë do të ndodhë nëse nuk aprovohet marrëveshja e demarkacionit, por gjithsesi do të jetë një situatë tepër e vështirë”, theksoi ai..