Edhe refugjatët janë të përfaqësuar në Rio 2016

Para pesë muajve u krijua një ekip shumë i veçantë në Lojërat Olimpike.

Është ky Ekipi Olimpik i Refugjatëve – të cilë do marrin pjesë në Rio 2016 por nuk do ta përfaqësojnë një shtet të veçantë, transmeton Klan Kosova.

Ata mbrëmë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike bënë paraqitjen e tyre dhe në vend të ndonjë flamuri shtetëror ata mbanin në duar flamurin olimpik nën ombrellën e së cilit edhe do të garojnë.

“Dhjetë atletë refugjatë janë simboli i shpresës për refugjatët përgjatë gjithë botës dhe do të mund të tërheqin vëmendjen për krizën e refugjatëve”, ka thënë Komiteti Olimpik.

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Lajmet e Fundit