15.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 6356

Thaçi përqeshi amerikanët

0

Alarmi i ngritur në opinion dhe në shoqërinë civile, për aferat e fundit të zbulimit të përgjimeve në dosjen “Printo 2” ka detyruar institucionet e drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare që të arrijnë një lloj kompromisi për vazhdimin e hetimit të kësaj dosjeje, duke e rikthyer atë rishtas në duart e hetuesve. Mirëpo, ekspertët e fushës së sundimit të ligjit, por edhe përfaqësues të opozitës nuk presin shumë nga reprizimi i kësaj dosjeje në hetuesinë e EULEX-it dhe në vendosjen e ligjshmërisë ne vendin e vet, derisa këtë veprim nuk e kishte bërë që në vitin 2011 dhe përgjatë afatit ligjor të trajtimit të këtij rasti. Kryeprokuroi i Shtetit, Aleksandër Lumezi, pasi pranoi raportin e kërkuar nga prokurori ndërkombëtar i EULEXit, i cili është i ngarkuar me rastin e MTPT-së, mori dje vendim për formimin e komisionit të prokurorëve vendës në përbërje të një prokurori nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe dy prokurorëve nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Ky komision do të ketë objekt të analizimit dhe të vlerësimit të gjitha ato materiale-transkripte origjinale të përgjimeve të telekomunikimeve, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në aktakuzën e ngritur, kundër ish-zyrtarëve të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, nga ana e prokurorit ndërkombëtar të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Nëse do të gjenden elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale, të cilat do të mund të ndiqen penalisht, Prokuroria do t’i fillojë hetimet për ato vepra penale, pavarësisht se nga kush mund të jenë kryer.

Preteni i kërkon Gjyqësorit të rrijë larg politikës

Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani thotë se EULEX-i ende, edhe në marrëveshjen e fundit, ka përgjegjësi dhe mund të marrë raste të reja dhe vazhdim të atyre që i ka pasur në proces, ndonëse thuhet që shumica e këtyre përgjimeve janë bërë nga vitet e kaluara, kur ky mision kishte kompetenca të plota, por nuk i kishte trajtuar si dhe sa duhet, prandaj nuk është e pritshme as tani ta kryejë detyrën e përsëritur. “Këto përgjime janë argumente të mjaftueshme për të ndodhur një rikonsolidim i shtetit në aspektin e reformimit të plotë të sistemit gjyqësor. Riaktualizimi nga EULEXi është një thirrje e institucioneve vendore për të menduar se a duhet të fillojë tani procedura nga vendorët”, tha Burjani për “Kosova Sot”.

Drejtori në detyrë i AKK-së, Hasan Preteni, i pyetur rreth këtij rasti, ka pohuar se kjo problematikë nuk përkon me mandatin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, por megjithatë edhe ai ka një qëndrim personal rreth situatës së krijuar. “Personalisht, mendoj se Gjyqësori duhet të veprojë i pavarur dhe jo të përcaktojë agjendën sipas lëvizjeve politike. Materiali hetues duhet të mos keqpërdoret, publikimet e materialeve hetuese nuk duhet të politizohen”, tha Hasan Preteni për “Kosova Sot”.

Lekaj: AAK e gatshme për protesta

0

Pal Lekaj, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, thotë se janë të gatshëm të organizojnë protesta për të mos lejuar miratimin në Kuvend të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka protestuar më herët kundër demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe është e gatshme edhe për organizimin e protestave të reja.

Mirëpo, është në dorën e Qeverisë nëse ka gatishmërinë që ta sakrifikojë Kosovën për ta mbrojtur komisionin e tyre, i cili në tryezën e fundit u pa se i ka falsifikuar të dhënat. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” shefi i deputetëve të AAK-së, Pal Lekaj, duke shtuar se nuk e kanë përkrahur protestën e së enjtes të “Vetëvendosjes” pasi, siç thotë ai, ka qenë e pakoordinuar nga të gjitha partitë e opozitës dhe shoqërisë civile.

Lekaj tregon se pse AAK nuk i është bashkëngjitur sot Lëvizjes “Vetëvendosje” në protestën për demarkacion.

“Konsiderojmë se tani për tani nuk është momenti të organizohen protesta, sidomos jo pa u koordinuar nga të gjitha partitë e opozitës, njerëzve të shoqërisë civile dhe intelektualë të tjerë…”, tha Lekaj. /Zeri

Rio 2016, Majlinda: Dua t’i tregoj botës se jemi të barabartë

0

Të valëvisësh flamurin mund të jetë një çështje e vështirë, si thikë me dy presa në Kosovë. Flamuri kuqezi me shqiponjën dykrenare i Shqipërisë shfaqet kudo në kryeqytetin kosovar, Prishtinë. Ndërkohë në Mitrovicë, në pjesën veriore të urës së famshme mbi lumin Ibër, që ndan dy pjesët e qytetit, ai serb valëvitet në mënyrë sfiduese.

Por, 8 vite pas deklaratës së njëanshme të Pavarësisë nga Serbia, flamuri zyrtar i Republikës së Kosovës mbetet për pjesën dërrmuese të popullsisë një zgjedhje e dytë. Dizajni i pakëndshëm nuk ngjall aq shumë devotshmëri krahasuar me atë me ngjyrat kuqezi.

Duket si një zgjedhje diplomatike, përzgjedhja e një ngjyre blu (pasi e kuqja e shqiptarëve ishte jashtë çdo diskutimi), me një vijëzim grafik të kufijve të shtetit (si shenjë paralajmëruese kundër çdo ndryshimi të së ardhmes), si dhe 6 yjet, që simbolizojnë grupet kryesore etnike të Kosovës, shkruan TCH.

Megjithatë, në Rio de Janeiro ky flamur do të valëvitet për herë të parë në Lojërat Olimpike. Madje do të mbahet nga një atlete që mbetet pretendentja kryesore për medaljen e arit në sportin ku ajo garon. Majlinda Kelmendi është kampione e dyfishtë botërore në sportin e Xhudos, e vlerësuar madje edhe si më e mira e çdo lloj kategorie në vitin 2014, ndërkohë që ka ribërë të sajin titullin e kampiones së Europës, pasi dëmtimet e penguan atë të garonte përgjatë pjesës më të madhe të vitit 2015.

“Ishte një vit i vështirë, por u riktheva fuqishëm”, thotë ajo pas një seance stërvitore në sallën e Xhudos që ndodhet në pyjet e Pejës, vendlindjes së saj.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Majlinda merr pjesë në një Olimpiadë. Në Londër, ajo përfaqësonte ngjyrat e Shqipërisë, por nuk arriti të siguronte një vend mes medalisteve, duke e lënë atë me ndjenja të përziera se cilin flamur duhej të mbante në Brazi, sërish atë të Shqipërisë apo të Kosovës.

“Dua të përfaqësoj Kosovën si një shtet i ri, në mënyrë që ta promovoj atë. Por nuk kam shumë dëshirë të flas për këtë, thjesht dua të fokusohem në stërvitje dhe në sportin tim. Në Londër isha mjaftueshëm e përgatitur dhe e fortë, por u përfshiva thellësisht nga mendimet se çfarë do të thoshin njerëzit nëse fitoja apo humbisja. Më pas, kur Rio të mbarojë, mund të flasim sesi u ndieva si flamurmbajtëse e delegacionit të vendit tim”.

Pavarësisht vendosmërisë së Majlindës për t’i vënë kapakun ndjenjave të saj, ky është një moment tepër i rëndësishëm për Kosovën. Pavarësia e këtij vendi mbetet ende e panjohur nga më shumë se 80 vende të Kombeve të Bashkuara, përfshi këtu Kinën, Indinë, Rusinë, e madje edhe të vet vendit organizator të Olimpiadës së këtij viti.

Pjesëmarrja në Rio u bë e mundur vetëm sepse Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e pranoi Kosovën si vend anëtar në fund të vitit 2014. Ai vendim inkurajoi edhe organizata të tjera qeverisëse të sporteve të ndryshme për të ndjekur të njëjtin hap, siç bënë së fundi edhe UEFA dhe FIFA me njohjen e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në Rio do të jetë pikërisht Majlinda Kelmendi ajo që do të përfaqësojë Kosovën – jo e vetme gjithsesi, – por ajo që me siguri e ka forcën e duhur për t’i sjellë kënaqësi dhe krenari të jashtëzakonshme bashkëkombasve të saj.

“Nëse atletët nga Kosova do të jenë të suksesshëm në këtë Olimpiadë, kjo do ta ndihmonte jashtëzakonisht shumë vendin tonë”, thotë xhudistja. Megjithatë, ajo nis ta ngushtojë fokusin e saj, ekzaktësisht në mënyrën sesi veprojnë kampionët e vërtetë.

“Nëse fitoj apo humbas, kjo është përgjegjësia ime. Do të jem përgjegjëse vetëm përpara trajnerit tim, ndaj dhe nuk duhet të mendoj se çfarë do të thonë kryeministri apo presidenti i vendit tim”.

Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”

0

Në autostradën “Ibrahim Rugova” është djegur një veturë.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti dhe nëse ka të lënduar në njerëz, shkruan Gazeta Express.

Në fotografi shihen se si disa qytetarë janë afruar pranë veturës e cila po digjet, ndërkaq nga vetura del tym i zi.

Mbahet protesta kundër ndërhyrjes së klaneve në institucione

0

Disa qindra persona i janë përgjigjur ftesës për protestë në Prishtinë kundër korrupsionit dhe ndikimit të klaneve në institucione të shtetit.

Protesta është thirrur nga një grup qytetarësh pasi që Gazeta Online Insajderi ka filluar publikimin e një serie telefonatash të përgjuara të zyrtarëve të lartë të PDK-së – përfshirë këtu edhe kryetarin aktual Kadri Veseli dhe ish-kryetarin Hashim Thaçi, aktualisht president i vendit – përmes të cilave dëshmohet se si kjo parti shtrinë ndikimin e vet në institucionet publike të vendit përmes punësimeve të njerëzve të afërt me ta.

Protestuesit e mbledhur fillimisht tek sheshi Zahir Pajaziti kanë marshuar drejt Qeverisë së Kosovës dhe Presidencës, ku kanë dëgjuar për rreth 10 minuta përgjimet e publikuara deri më tani. Bisedat e lëshuara me zë të lartë janë pritur disa herë me fishkëllima e brohoritje nga protestuesit.

Imer Mushkolaj, një nga organizatorët e protestës, ka thënë se edhe deri më tani qytetarët e kanë ditur se si funksionin shteti nën drejtimin e strukturave të tanishme qeverisëse, porse me përgjimet ata kanë dëshmi të qarta për një gjë të tillë.

Ai ka thënë se do të vazhdohet në mënyrë konsistente me protesta “dhe presim që edhe më shumë qytetarë të na bashkohen për të luftuar këtë strukturë kriminale.

Në të kundërtën, sipas tij, “ky vend ka marrë fund.”/Insajderi.com

Ja sa minuta duhet të zgjasë seksi

0

Koha e zgjatjes së një raporti seksual është relative, por cila është ajo ideale. Një studim amerikan i “Society for Sex Therapy and Research” i publikuar në revistën shkencore “European Urology”, ka zbuluar se koha ideale e një akti është shtatë minuta.

Studimi u bazua në një kampion prej 120 mijë personash, ku u zbulua se të bërit seks më shumë se shtatë minuta, mund të rrezikojë shëndetin e meshkujve.

Nëse akti zgjat më shumë mund të ketë probleme me prostatën, infeksione në organin seksual e dëmtime të tjera.

“Ky studim shërben për të inkurajuar meshkujt dhe femrat të kenë pritshmëri më realiste gjatë seksit”, deklaroi Eric Corty, njëri nga autorët e studimit.

Nëse për femrat kjo kohë është e paktë, studimi saktëson se minutat i referohen penetrimit dhe jo fazës paraprake të nxehjes e cila mund të jetë më e gjatë.

Caitlyn Jenner paditë paparacët

0

Mësohet se Caitlyn Jenner ka ngritur një aktakuzë kundër disa paparacëve të cilët e kanë ndjekur atë kur bëri aksident meqë rast një grua ndërroi jetë në shkurt të vitit 2015.

Ish fituesja e medaljes Olimpike që atëbotë njihej me emrin Bruce Jenner pasi që ishte burrë, po i akuzon paparacët si nxitës të aksidentit.

Sipas dokumenteve të gjyqit të cilat i ka siguruar revista E!Neës, Jenner pretendon se paparacët e kanë ndjekur atë që nga mëngjesi atë ditë kur bëri aksident.

Mou: United e do Pogban javën e ardhshme

0

Mesfushori i Juventusit, është në prag të transferimit në Old Trafford dhe Jose Mourinho, është i interesuar që ta marrë në Manchester United Paul Pogban para datës 14 gusht.

Mou ka thënë se United po bën gjithçka ka në dorë që ta marrë Pogban nga Juventusi, para se sezoni i Premier Ligës të fillojë.

Po thuhet se shuma për të cilën do të transferohet Pogba në United, do të jetë 112 milionë funte.

“Transferimet mbyllen me 31 gusht, por ne po bëjmë gjithçka që Pogban ta marrim në ekip deri me 14 gusht”, ka thënë Mourinho, shkruan Goal.

Samantha, personazhi kryesor i Sports Illustrated

0

Samantha Hoopesi është shndërruar në personazhin kryesor të “Sports Illustrated”-it për këtë verë.

Modeluesja që spikati me format e saj në kalendarin e sivjetshëm të revistës amerikane është bërë sërish protagoniste me klipet e saj. Këtë herë duke eksperimentuar fillimisht në ushtrime fizike në një ambient aspak të zakonshëm dhe më pas duke pozuar në stil “baywatch” në plazh.

Dua ta fitoj medaljen e artë në…

0

Rreth 12 mijë vajza eskortë po e presin me padurim fillimin e Lojërave Olimpike.

Juliana, që ndryshe nga klientët njihet si “Bruna”, thotë se Olimpiada është një mundësi që vjen një herë në jetë pasi mund të bësh shumë para, por edhe të gjesh fatin e jetës. 23-vjeçarja kërkon që ta fitojë medaljen e artë në seks.

“Atletët vijnë në qytetin tim për të fituar medaljen e artë në Olimpiadë, por dua që edhe unë në fund të kem një të artë në xhepin tim për shërbimet që ofroj, edhe pse ka shumë konkurrencë”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse shqetësohet nëse oficerët e policisë do t’i hapin probleme, ajo ka një përgjigje: “Të shqetësohem? Pse? Edhe ata i kam klientë”, tregon 23-vjeçarja.

Ajo thotë se ka shumë vajza eskortë në Brazil, pasi është një mundësi për të fituar para. Juliana nuk di gjuhë të huaja, edhe anglishtja e saj është shumë e dobët, por kjo nuk është problem.

“Klientët nuk më paguajnë që të flas, kështu që anglishtja ime nuk përbën problem”, thotë ajo.

23-vjeçarja paguhet 100 dollarë ora, ndërsa tregon se një herë është paguar 2000 dollarë nata.