Lekaj: AAK e gatshme për protesta

Pal Lekaj, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, thotë se janë të gatshëm të organizojnë protesta për të mos lejuar miratimin në Kuvend të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka protestuar më herët kundër demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe është e gatshme edhe për organizimin e protestave të reja.

Mirëpo, është në dorën e Qeverisë nëse ka gatishmërinë që ta sakrifikojë Kosovën për ta mbrojtur komisionin e tyre, i cili në tryezën e fundit u pa se i ka falsifikuar të dhënat. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” shefi i deputetëve të AAK-së, Pal Lekaj, duke shtuar se nuk e kanë përkrahur protestën e së enjtes të “Vetëvendosjes” pasi, siç thotë ai, ka qenë e pakoordinuar nga të gjitha partitë e opozitës dhe shoqërisë civile.

Lekaj tregon se pse AAK nuk i është bashkëngjitur sot Lëvizjes “Vetëvendosje” në protestën për demarkacion.

“Konsiderojmë se tani për tani nuk është momenti të organizohen protesta, sidomos jo pa u koordinuar nga të gjitha partitë e opozitës, njerëzve të shoqërisë civile dhe intelektualë të tjerë…”, tha Lekaj. /Zeri

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit