17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 6358

Kosova prezantohet me “Drums of Resistance” në Festivalin e Sarajevës

0

Daullet e Rezistencës (Drums of Resistance) titullohet filmi i cili do të shfaqet si premierë ndërkombëtare në edicionin e 22-të të Festivalit të Filmit të Sarajevës. Ky dokumentar do të shfaqet në kuadër të konkurrencës për film dokumentar në mesin e 20 filmave të tjerë,raporton KultPlus.
Kosova sivjet do të përfaqësohet në festivalin e filmit në Sarajevë më një film dokumentar që bën fjalë për zhvillimet në ish- Jugosllavi dhe bashkëjetesën por edhe problemet që shpërthzen më pas ndërmjet komuniteteve.

“Daullet e Rezistencës” titullohet filmi i cili do të shfaqet si premierë ndërkombëtare në edicionin e 22-të të Festivalit të Filmit të Sarajevës që mbahet prej 12 deri më 20 gusht. Ky dokumentar do të shfaqet në kuadër të konkurrencës për film dokumentar në mesin e 20 filmave të tjerë, raporton KultPlus.

“Drums of Resistance” është shkruar nga Mathieu Jouffre dhe Besa Luci nën regjinë e Mathieu Jouffre. Filmi tregon historinë e kohës kur filloi të zbulohej Jugosllavia e madhe dhe kur bota dëshmoi disa nga luftërat më të këqija të shekullit të 20-të. Shumë njerëz jashtë rajonit kishin vështirësi nga dhuna që shpërtheu në Evropën Juglindore . Në një federatë të përbërë nga grupe të ndryshme etnike dhe komunitete që bashkekzistonin në mënyrë paqësore për dekada të tëra papritmas u bë një fushëbetejë e aspiratave nacionaliste.

Premiera ndërkombëtare e filmit dokumentar “Daullet e Rezistencës” do të shfaqet më 14 gusht në orën 15:00 në Sarajevë. /KultPlus.com

Shitet shtepia

Çmimi:

Numri i dhomave: 6

Adresa: Dardani 40
Sipërfaqe: 400 m2
Numri i kateve: 2 kat
Ngrohje: Qendrore
Komuna: Prizren
Shtepia eshte ne nje vend te qete. Shtepia ka 2 kat, 6 dhoma 3 jane ne katin e pare ne katin e dyt jane 2 dhoma gjumi, salloni me kuzhinen dhe nje banjo, ne Kulm eshte nje hapsire e madhe e zbrazet, poshte shtepies eshte nje bahce.
Qmimi me marrveshje

Dosja e Shefave IV: Veprimet e dyshimta të Grabovcit në koordinim me Thaçin (Audio)

0

Presidenti Hashim Thaçi, është treguar i kujdesshëm gjatë bisedave me Adem Grabovcin. Ai flet kryesisht me kode që i njohin vetëm ata. Megjithatë, Thaçi flet edhe për emra konkret të caktimit të njerëzve në institucione. Koordinon veprimet për t’i detyruar deputetët për të votuar për ligje. Shprehet i gatshëm të punojë sipas kërkesave të ndërkombëtarëve, teksa deklarohet se “do të luaj k… me amerikanët”.

Presidenti Hashim Thaçi është përgjuar duke komunikuar me shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin.

Komunikimi mes tyre është i rregullt dhe i vazhdueshëm. Ata konsultohen për gjithçka, madje edhe për caktime të njerëzve të tyre nëpër pozita të larta shtetërore.

Kur është puna për veprime të tilla, Thaçi, që aso kohe ishte kryeministër i vendit dhe lider i partisë më të madhe në pushtet, flet me kode.

Bashkëbiseduesit koordinohen që dy ligje të rëndësishme që i jepnin fund mbikëqyrjes ndërkombëtare të Kosovës, të kalojnë në Kuvend me çdo kusht. Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit dhe ai për Hoqën e Madhe, herën e parë nuk ishin votuar. Thaçi mobilizohet që ligjet të rikthehen në Kuvend dhe duke u bërë presion, të votohen ato.

Presioni dhe kërcënimet e deputetëve konfirmohen nga bisedat tjera të Grabovcit me kolegun Shaip Muja, si dhe me Naser Krasniqin, i njohur si “Ftyra”.

Grabovci bisedon me “Ftyrën” i cili ishte në paraburgim, i akuzuar për Rastin Kleçka. Atij i tregon se e ka kërcënuar ish-kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi, se nëse “nxjerr problem, me të merret ‘Ftyra’”.
“Ftyra” ishte i akuzuar për krime lufte. Ndër veprimet e tij inkriminuese ishin edhe prerja e dy serbëve me kosë.

Gjatë bisedave të presidentit të vendit, Hashim Thaçi me Adem Grabovcin, Jakup Krasniqit i referohen si “sheqer”, “sheqerash” e i “sëmurë prej sheqeri”. Këtë e bëjnë me përbuzje duke ia përmendur vazhdimisht këtë problem shëndetësor.

Sqarim: Në shkrimin e sotëm Dosja e Shefave është përvjedhur një gabim. Nuk bëhet fjalë për Nasen Krasniqin i njohur si “Ftyra”, por për Naser Shalën. Kërkojmë ndjesë nga Naser Krasniqi për këtë lëshim të paqëllimshëm.

/Insajderi/

Biznesmeni nga Suhareka i dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të turistit rus në Himarë

0

Biznesmeni i njohur nga Suhareka, por me banim në Elbasan, Fatmir Kuçi, është arrestuar nga policia e Vlorës si i dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të turistit rus, 43-vjeçarit Denis Kaiumov, nga Shën Petersburgu i Rusisë, në plazhin e Livadhit në afërsi të Himarës.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:40.

Viktima, sipas policisë së Vlorës, po pushonte në brigjet e Himarës me bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Turisti i huaj humbi jetën në mënyrë tragjike teksa po notonte, pasi është goditur nga një mjet uji (gomone me tre motorë), duke marrë dëmtime në pjesën e shpinës dhe të gjymtyrëve.

Zidane konfirmon tri mungesa për Superkupën

0

Ndeshja miqësore me Bayernin e luajtur në New Jersey mund të shërbejë si një aperitiv për Real Madridin para Superkupës së Evropës, aty ku i pret Sevilla.

Djemtë e teknikut Zinedine Zidane nuk shkëlqyen në sfidën e fituar 1-0 me gol të mbrojtësit Danilo, por mposhtën ish-trajnerin e tyre Carlo Ancelotti, i cili i njeh mirë ata.

Përballja me andaluzianët do të jetë krejt tjetër, sepse – përveç mungesës së bërë publike me kohë të Cristiano Ronaldos – “Galaktikët” me shumë mundësi do të udhëtojnë pa tre titullarë për në Sokholm të Norvergjisë.

“Nuk mendoj se Gareth Bale, Toni Kroos dhe Pepe do të jenë mjaftueshëm gati për të luajtur”, – tha Zidane në konferencë për shtyp.

“Ata të cilët nuk kanë qenë me ne gjatë fazës përgatitore do të vlerësohen kur të kthehen në Madrid”, – shtoi francezi, i cili nënvizoi se është shumë i kënaqur me ritmin e lojtarëve të tij gjatë seancave stërvitore dhe miqësoreve në Amerikën e Veriut, por pranoi se është i shqetësuar për formën fizike të bashkëpatriotit të tij, Karim Benzema.

“Shpresoj që ai të jetë mirë për Superkupën. Ai ndihet mirë dhe i ka kryer seancat stërvitore.”

Ish-kampioni i botës 1998 përsëriti synimin e tij për mbajtjen e mesfushorit 20-vjeçar Marco Asensio në “Santiago Bernabeu”, i cili luajti mjaft mirë kundër Bayernit.

“Do të doja që Asensio të qëndrojë me ne, por do të kemi kohë për të folur porsa të kthehemi në Madrid”, – përfundoi “Zizu”-ja. Real Madridi luan më 9 gusht për trofeun që përmbledh triumfuesin e kontinentit evropian. /Telesport.al

Rusia e mohon që diplomati i saj e vrau një hajdut në Rio

0

Policia në Rio De Zhaniero ka thënë se një diplomat rus që ishte viktimë e një vjedhje në tentativë afër Parkut Olimpik e ka vrarë me armë zjarri sulmuesin, por ambasada ruse e ka hedhur poshtë lajmin.

Policia thotë se zëvendës konsulli rus që është identifikuar si banor vendës i Brazilit, është përleshur me sulmuesin e armatosur që tentonte ta vidhte, duke shkaktuar që arma të shkrepej dhe kështu krimineli të qëllohej për vdekje.

Mirëpo, ambasada ruse në Brazilia e ka hedhur poshtë raportin duke thënë se asnjë nga diplomatët e saj nuk janë të armatosur. Ambasada ka shtuar se të gjithë punonjësit e saj kanë “emra rusë, e një të tillë nuk kishte” në sulmin e raportuar.

Ky rast është një nga rastet e mëdha të krimit të raportuar në qytetin ku 85 mijë policë dhe ushtarë janë vendosur për të ruajtur paqen dhe rregullin gjatë mbajtjes së Lojërave Olimpike që fillojnë sot.

Arrestohen 46 anëtarë të grupit mafioz “Cosa Nostra”

0

Janë 46 persona të arrestuar nga FBI si anëtarë të grupeve mafioze. Nga sa raportojnë mediat amerikane të arrestuarit janë pjesë e familjeve mafioze Genovese, Gambino, Luchese dhe Bonanno, pjesë e “Cosa Nostra”.

Ndërkohë mediat amerikane shkruajnë se mes të arrestuarve është dhe ish-kreu i mafias në Filadefia, Josef Merlino, i cili së bashku me Eugene O’Nofri dhe Pasquale Parello dyshohet se janë supervizorët e këtij grupi.

Sipas FBI-së, ky operacion është ekzekutuar pas disa vitesh hetime e ka përfshirë të gjithë territorin e brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Tch

Sonte nisin Lojërat Olimpike

0

Mbi 10 mijë sportistë do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të cilat do të fillojnë sot në qytetin e Brazilit, Rio De Zhaniero.

Në mesin e këtyre sportistëve do të jenë edhe tetë sportistët nga Kosova, të prirë nga kampionia e botës, Majlinda Kelmendi, ku do ta përfaqësojnë shtetin më të ri të botës.

Majlinda konsiderohet si favorite për të rrëmbyer medalje në “Rio 2016”, e cila do të ishte edhe medalja e parë për shtetin tonë.

Rio 2016 do të hapet sonte zyrtarisht nga presidenti i këtyre lojërave, Thomas Bach, në stadiumin Maracana. Pritet që ceremoninë e hapjes ta përcjellin miliarda shikues nga e gjithë bota dhe të njoftohen me kulturën dhe sportin Brazilian

Sot qytetarët protestojnë kundër krimit e korrupsionit

0

Sot në ora 18:00 do të mbahet protesta e thirrur nga grupi i qytetarëve për të kundërshtuar krimin dhe korrupsionin nëpër institucionet vendore, pas nisjesë së publikimit të serisë së përgjimeve të zyrtarev të lartë të PDK-së nga Gazeta Insajderi.

Organizatorët përmes një kumtese për media kanë thënë se përmes kësaj protestë presin që “të gjithë të përfshirët në këto skandale të japin përgjegjësi politike e institucionale.”

“Koha është që ne të protestojmë, jo pse nuk e dinim më parë atë që ndodhë, por se tani që gjithçka po shihet kaq hapur, është detyrë reagimi ynë qytetar”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Protesta nis në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, nga ku protestuesit e mbledhur do të marshojnë drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe Presidencës.

Insajderi ka siguruar mbi një mijë telefonata të përgjuara të Adem Grabovcit me zyrtarë të lartë të PDK-së, përfshirë këtu edhe kryetarin aktual Kadri Veseli dhe ish-kryetarin Hashim Thaçi, aktualisht president i vendit, përmes të cilave dëshmohet se si kjo parti shtrinë ndikimin e vet në institucionet publike të vendit përmes punësimeve të njerëzve të afërt me ta./Insajderi.com

Obama: ISIS ka humbur territor, por sulme mund të ketë ende

0

Presidenti amerikan, Barack Obama ka lavdëruar suksesin e arritur nga trupat amerikane dhe ato ndërkombëtare kundër grupit militant, Shteti Islamik, por ka tërhequr vërejtjen se përkrahësit e IS-it që veprojnë të vetëm do të vazhdojnë të jenë problem.

“Jam i kënaqur me progresin që është arritur në terren në Irak dhe Siri”, ka thënë Obama më 4 gusht ndonëse “ne ende jemi larg çlirimit të Mosulit dhe Rakës”, dy qytete që mbahen nën kontroll nga IS-i në Siri dhe Irak.

Derisa Shteti Islamik ka humbur territor në beteja, ai ka nënvizuar se grupi ka shtuar përpjekjet për të frymëzuar dhe organizuar sulme ndaj civilëve jashtë këtyre dy vendeve të Lindjes.

“Ata e kanë vërejtur se çfarë vëmendje fitojnë kur kryhen sulme të tilla më të vogla duke përdorur armë apo pushkë”, ka thënë Obama.

“Mundësia që sulmues të vetmuar apo grupe të vogla të kryejnë sulme që do vrasin njerëz është reale”, ka vlerësuar më tej lideri amerikan.

“Rrjetet e IS-it janë më aktive në Evropë se sa që janë në SHBA, por…është e mundshme që edhe në Amerikë të ketë rrjete që mund të aktivizohen”, ka thënë më tej presidenti amerikan.

“Se si reagojmë ne ndaj kësaj është e rëndësishme në përpjekjet tona për të shkatërruar ISIL”, ka thënë Obama dhe ka shtuar se “kur shoqëritë frikësohen ato mund të reagojnë në mënyra që minojnë vet përbërjen e shoqërisë”.