17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 6359

Blero: As nijet s’e kam me mbajt zi!

0

Blero pas ndarjes nga Afrona, me të cilën thuajse përditë postonin foto bashkë, duke u shprehur e bërë me dije lexuesve “se më në fund kanë rënë në dashuri të vërtetë dhe në lumturinë e jetës të njëmendët, e publikoi një foto ku shihet me veshje solemne dhe një “kurdel” të zi, e të cilin e ka bashkangjitur me një shkrim “As nijet s’e kom …”.

Nuk dihet se për çfarë dhe kujt ia ka kushtuar këtë frazë Blero, të cilën ia morën, se ai as nijet nuk e ka të martohet, por a mos edhe ka menduar edhe këtë: As nijet s’e kam me mbajt zi…

Blero tashmë u mësua të fejohet, të martohet, të ndahet… /Kosovarja/

Të kam pas thënë

0

Skender Berisha

Kurre fjalen e fundit mos e thuaj te paren
atit mos i hip mbrapsht
mos lyp kali per Rahavec
mos ben bromp
mos kerce si spec
kurre mos rri shkujdesur
mos i beso kemishes tende
nuk ka falje per keso shkarje
te jesh te pata thene ne ngjarje
fjalet e shtepise mos i nxirr ne qarshi
me tendin ha e pi pazar mos bej
rri drejt e fol drejt
ne dac te vish eja
mos nderro mend ne gjysme udhe
shendet kur te thone merre per shendet
mos harro prej nga vjen e kah shkon
shenjo poshte te vrasesh lart
si deti i kthjellte te jesh i qarte
mos mendo vec per sot
kur qajne te tjeret mos qesh
kush perqesh vesh
briret nuk hyjne ne thes
te kam thene shpesh e shpesh
veshet mos i shtin ne lesh…
4 gusht 2016,Prizren

Sait Uka i vetëmi anëtar i Bordit që nuk është zgjedhur nga Adem Grabovci dhe Nijazi Kryeziu

0

Shefi e kishte thirrur ta konsultojë se cilët emra të afërt me partinë do të propozoheshin nga partia për t’u caktuar në Bordin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor në Prizren.

Bëhej fjalë për vitin 2011, kur janë bërë edhe përgjimet të cilat Insajderi i ka publikuar në tri seri deri më tani, dhe atëherë po zgjidhej Bordi i kësaj kompanie.

Sipas raporteve të punës vjetore të Ujësjellësit në Prizren, të viteve 2011, 2012 dhe 2013, del se vetëm një emër nga 5 anëtarët të Bordit të Drejtorëve nuk është përmendur në bisedën mes Adem Grabovcit dhe Njazi Kryeziut.

Një nga bisedat telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit shpalosë mënyrën më të errët se kush duhet të jenë anëtarët e Bordit të Ujësjellësit të Prizrenit. Grabovci bashkë me Njazi Kryeziun marrin vendimin përfundimtar, përtej kualiteteve të kandidatëve. Kriter për ta është vetëm nëse kandidati është i tyre, ose anëtarë i PDK-së apo i rrethit të njerëzve të afërm me partinë.

I vetmi emër që nuk është përfolur në bisedën mes Grabovcit dhe Kryeziut për t’u emëruar në Bord është Sait Uka.

Të katër anëtarët e tjerë, Naser Bajraktari, Galip Hoda, Bujar Hasani dhe Drita Grazhda, janë emra të lakuar në bisedën mes Grabovcit dhe Kryeziut.

Por përderisa për Galip Hodën, shefi dhe Kryeziu dakordohen që të jetë gjithsesi në Bord, tre të tjerët kanë hyrë në Bord përkundër dëshirës së Kryeziut që ata të mos të propozohen.

Kësisoj, përkundër faktit se Grabovci e kishte thirrur Kryeziun që të konsulohet për emrat që duhet të hynë në Bord, këshillat që shefi i grupit parlamentar të PDK-së i kishte marrë nga nënkryetari i degës së PDK-së në Prizren që në vitin 2011 kishte qenë kryetar i Kuvendit të Prizrenit, nuk i kishte marrë parasyshë.

Në video, Galip Hoda, është titruar si Dalip Hoda për shkaqe të gabimeve teknike.

Tash, Kryeziu mban postin e drejtorit të Urbanizmit në këtë komunë, një prej dikastereve më të ndjeshëm dhe të më të rëndësishëm në Prizren.

Edhe pse Kryeziu, bazuar në bisedën me Grabovcin, duket se ka fuqi të madhe në përzgjedhjen e kandidatëve me kriteret më banale, megjithatë Grabovci nuk duket se e ka dëgjuar edhe aq kur ka bërë përzgjedhjen përfundimtare.

Naser Bajraktari, ishte zgjedhur kryesues i Bordit. Ai nga Kryeziu shihet si një person që dëshiron t’ia marrë pushtetin pasi merr kompetenca që s’i takojnë, andaj edhe shefi ia miraton refuzimin gjatë bisedës.

Grabovci: Naser Bajraktari?

Kryeziu: Qyky Naser Bajraktari po të kallxoj ty, ky thirret në emër të Partisë Demokratike edhe u bohet ma me kompetent se na në Prizren kur osht puna për PDK-në. Unë nuk ja di adresën këtij osht… m’doket i Fatmirit osht dikund i Malishëvës anena.

Grabovci: Une se shti pa m’thonë ti.

Kryeziu: Jo, qija nanën mos e shti, se po të kallxoj çka na ka ba tri vjet

Bujar Hasani, është një tjetër anëtar i bordit për të cilin Kryeziu dhe Grabovci flasin nëse duhet të propozohet për anëtar Bordi.

Madje për Hasanin ndodh edhe sharja e Kryeziut për Nait Hasanin, një tjetër deputet i rëndësishëm i PDK-së.

Grabovci i thotë Kryeziut se Hasani është njeri i “tyre” por Kryeziu e mohon këtë duke sharë edhe deputetit Nait Hasani edhe Bujar Hasanin. Kësisoj ai bie nga kombinimi, por vetëm gjatë bisedës, sepse më vonë ai do të bëhej anëtar Bordi.

Grabovci: Bujar Hasani, më ka thanë Naiti o i joni.

Kryeziu : Bujar Hasani, ja qifsha nanën Naitit se drejtor i LDK-së osht ai. Bujar Hasani. Edhe le ta qin nanën Naiti me ta bashkë. Se drejtor i Eqremit oshtë ai.

Për një tjetër anëtare të Bordit në Ujësjellësin e Prizrenit, Grabovci dhe Kryeziu kanë dilema.

Bëhet fjalë për Drita Grazhdën e cila sipas Kryeziut vetëm thotë se është me “ta” sepse në fakt nuk është e “tyre”. Grazhda megjithatë bëhet anëtare e Bordit.

Grabovci: Drita Grazhda?

Kryeziu: Drita Grazhda, mahet me neve po s’osht me neve, se herën e kalume kur e kemi çue ka thanë më ka çue tjetër kush. A po din?

Fatmir Pireci nuk komenton sharjen e Nijazi Kryeziut

0

Fatmir Pireci, ish-zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, në kohën e Eqrem Kryeziut, nuk ka komentuar sharjen që Sekretari i PDK-së, Nijazi Kryeziu ia ka bërë në pëgjimet e publikuar me Adem Grabovcin.

“Nuk kam koment”, ka thënë Pireci për “PrizrenPress”.

Një nga bisedat telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit shpalosë mënyrën më të errët se kush duhet të jenë anëtarët e Bordit të Ujësjellësit të Prizrenit. Grabovci bashkë me Njazi Kryeziun marrin vendimin përfundimtar, përtej kualiteteve të kandidatëve. Kriter për ta është vetëm nëse kandidati është i tyre. Në një bisedë telefonike në mes të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe nënkryetarit të PDK-së, Dega në Prizren, Njazi Kryeziu klasifikohen kandidatët në mënyrën më klandestine.

Në përgjimin e publikuar nga Insajderi, Grabovci ia lexon emrat e kandidatëve, Kryeziu i seleksionon ata duke i hequr nga lista kandidatët që i konsideron se nuk janë të PDK-së, por të Eqrem Kryeziut dhe Fatmir Limajt.

Në mesin e kandidatëve për antar të Bordit të Ujësjellësit të Prizrenit ishte edhe Fatmir Pireci.

Grabovci: Fatmir Pireci?

Kryeziu: Ish-zëdhënës i Eqremit, qija nanën…

Pireci thotë se nuk e ka pritur nga Kryeziu një sharje të tillë.

“Jo nuk e kam pritur”, shprehet Pireci.

Fatmir Pireci, gjatë kohës së qeverisjes së Prizrenit nga LDK-ja, ka qenë zëdhënës i Komunës së Prizrenit. Ai në vitin 2013-të ka aderuar në PDK, duke u bërë bashkëpartiak i Nijazi Kryeziut. /PrizrenPress.com/

Nick Cave publikon trailerin për albumin e ri

0

Nick Cave trajton formën se si njerëzit i rrezistojnë ndryshimeve në trailerin më të ri të tij për albumin e tij me Bad Seeds, “Skeleton Tree”, dhe filmin që do ta shoqëroj atë “One More Time With Feeling”.

Videoklipi përmban skena të Cave dhe Bad Seeds duke performuar këngen Skeleton Tree, në një vend kinematografik.

Albumi do të publikohet më nëntë shtator, përderisa filmi do të shfaqet vetëm një natë më tetë shtator.

Për më tepër mund të shikoni videon më poshtë.

https://youtu.be/svru1jNLIK8

Reali këmbëngul për Alaban

0

Reali i Madridit kërkon me çdo kusht David Alaban. Drejtuesit e Los Blancos janë të gati të shpenzojnë 65 milionë Euro për kartonin e futbollistit austriak. Përgjigjja e kampionëve të Gjermanisë ka qenë negative. Te Bayerni janë gati të negociojnë me Realin për 24-vjecarin, por me kushte të tjera.

Alaba vlerësohet rreth 80 milionë Euro dhe nëse spanjollët preferojnë të përfshijnë në bisedime një tjetër futbollist dhe ky duhet të jetë portugezi Pepe ose Varane. Një kusht ndoshta ky i papranueshëm për Zinedine Zidane, për të cilin veterani 33-vjecar dhe talenti francez janë shtylla e mbrojtjes.

Ancelotti i njeh mirë të dy këta lojtarë të cilët i ka stërvitur kur drejtonte Realin, por Zidane nuk ka ndërmend të privohet nga asnjëri prej tyre.

Trajneri francez gjithsesi do të tentojë të gjitha mënyrat për të marrë shërbimer e Alabas, pasi lojtari i përfaqësues austriake ka profilin e lojtarit që i nevojitet për fazën mbrojtëse. Ai është një lojtar polivalent, mund të luajë në qendër dhe në krah të mbrojtjes, si dhe në mesfushë.

Në Madrid besojnë se dëshira e vetë lojtarit për t’u tranferuar në Spanjë, do ta detyrojë Bayernin ta pranojë ofertën e Realit. Operacioni duket i vështirë për t’u përmbyllur me sukses, por sikurse është shprehur Zidane në konferencën e fundit për shtyp deri më 31 gusht mund të ndodhë gjithcka.

SHBA e shqetësuar për virusin Zika

0

Derisa virusi Zika po zgjerohet në shëndetin publik, anëtarët e Kongresit qëndrojnë të ngulitur politikisht, me Republikanët dhe Demokratët që po i vënë fajin njëri-tjetrit për dështimin ndërmarrje të masave.

Numri i mushkonjave që bartin këtë virus në Shtetet e Bashkuara, po rritet.

Sekretarja e Shërbimeve të Shëndetit dhe Njerëzore, Sylvia Burwell, ka tërhequr vërejtjen ndaj deputetëve të mërkurën, se buxheti për luftimin e virusit Zika, po shpenzohet shpejtë.

Deputetët kanë lënë Uashingtonin për 7 javë pushime, pa e aprovuar shumën prej 1,9 bilion dollarë, të cilën e kishte kërkuar presidenti amerikan Barack Obama, në shkurt të këtij viti, me kusht që të krijohet vaksina që kontrollon këtë virus.

Dua Lipa e zhveshur në vaskë (Video)

0

Këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa ka arritur numrin e 250 mijë ndjekësve në rrjetin social Instagram.

Për këtë rast ajo ka falënderuar të gjithë ndjekësit me një video “të nxehtë”. Aty ajo shihet e zhveshur dhe në vaskë.

“250 mijë!!! Ju jeni më të mirët! Faleminderit për dashurinë dhe përkrahjen! Mezi pres t’u tregoj se çfarë do të vijë në të ardhmen!!! Ju dua!”, ka shkruar ajo si përshkrim të videos.

Më 9 gusht, Dua do të performojë në Parkun e Gërmisë, ndërsa një ditë më pas ajo do të mbajë koncert edhe në Tiranë.

https://www.instagram.com/p/BIsPo0pArje/?taken-by=dualipa

Liga e Kampionëve, objektivi kryesor i Juves

0

Liga e Kampionëve është një objektiv i skuadrës.

Kështu është shprehur kapiteni i Juventusit, Gigi Buffon, në një intervistë për “Sky Sport”, lidhur më objektivin kryesor të skuadrës torineze për sezonin 2016-2017.

“Do të jetë diçka e bukur që të realizohet ajo çka kemi pritur prej vitesh”, theksoi numri një i Juves dhe i kombëtares italiane.

Lëshohet fletarrestim për Gulenin

0

Një gjykatë në Turqi ka lëshuar fletarrestim për klerikun, Fethullah Gulen, i cili jeton në SHBA dhe akuzohet për orkestrimin e tentim puçit të 15 korrikut.

Lajmi është bërë me dije nga mediet shtetërore turke.