DokuPhoto sjell në Prizren ekspozitën e Seamus Murphy

Sonte prej orës 19:00 në Sheshin e Dëshmorëve në Prizren do të hapet ekspozita “Dokuphoto” e cila i paraprinë festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtër dhe dokumentar DokuFest.

Kjo ngjarje rikthen fotografin e njohur Seamus Murphy me projektin e tij “Në gropë të dorës” (The Hollow of the Hand). Publikimi është pjesë e bashkëpunimit mes Murphy dhe këngëtares PJ Harvey, dhe përmban një koleksion të poezive dhe fotografive nga udhëtimet e tyre në Kosovë, Afganistan dhe Washington DC.

Publiku DokuFest-it gjithashtu do të ketë mundësi për të shikuar tri video të xhiruara gjatë udhëtimeve në këto vende me Harvey. Sonte do të shfaqen edhe tri video shtesë, ku Murphy gjithashtu është regjisor, të përgatitura për albumin e fundit të PJ Harvey, The Hope Six Demolition Project (2016).

Murphy është një fotograf i shquar me një karrierë që tejkalon dy dekada, të fokusuar në Evropë, Lindje të Mesme, Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine. Ekspozita DokuPhoto hapet një ditë para fillimit zyrtar të DokuFest. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur gjatë tërë festivalit dhe do të shfaqë fotografi nga botimi i autorit Murphy, “The Hollow of the Hand.

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Lajmet e Fundit