22.3 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 6363

Miqësia e Abedin Dino-s me Gertrud Stein

0

Kur zbarkoi në Paris, në Gare de Lyon, ai ishte njëzetepesëvjeçar. Ndër të parët që takoi ishte Tristan Tzara, për të cilin atëherë flitej ende si një nga modernistët revolucionarë dhe themelues i dadaizmit. Ishte një emigrant rumun, por që ishte bërë i njohur për ndjeshmërinë e tij artistike dhe modernitetin që kërkonte të sillte në fushën e krijimit artistik duke kërkuar t’i thyente rregullat e shkollave të vjetra artistike. “Duke qenë se Tristan Tzara më mori nën mbrojtjen e tij, për mua ishte e pamundur atëherë të frekuentoja Andre Bretonin dhe surrealistët e tjerë. Kështu, u lidha me Soupault dhe pak më vonë me Louis Aragonin“, kujtonte Abedini, një miqësi që u lidh kur Tzara drejtonte dadaistët në Francë dhe Bretoni ishte një nga mbështetësit e tij të mëdhenj. Në atë kohë Bretoni dhe Tzara e kishin prishur miqësinë e tyre të hershme dhe grupet artistike thuaj se ishin në luftë mes tyre, për sa u përket manifesteve artistike dhe rolit të artit në ndryshimin e shoqërisë. Breton dhe Eluard i bënin luftë dadaistëve e më pas surrealistëve të hershëm si Tzara et Jean Cocteau.

Viti 1938 në Paris, si në të gjitha kryeqytetet e mëdha të Europës, ishte i mbushur plot ngjarje të mëdha e të stuhishme. Nga një anë, Lufta e Spanjës në kulmin e saj dhe vullnetarët internacionalë që zbarkonin nga e gjithë bota, dhe, nga ana tjetër, nazizmi që po tmerronte Europën. Pas “Natës së thikave të gjata” dhe furisë antisemite, Gjermania pushtoi Austrinë duke mos gjetur as rezistencën më të vogël nga demokracitë perëndimore. Në Moskë gjykohej dhe ekzekutohej Buharini dhe përgatiteshin gjyqet e tjera të mëdha. Në fund të shtatorit, kryeministrat e Francës dhe të Anglisë, Daladier dhe Chamberlain, nënshkruajnë bashkë me Hitlerin dhe Musolinin Akordet e Munihut. Europa ishte në prag të një lufte të madhe e shkatërrimtare, që shfaqej tutje në horizont. Aragoni botoi skicën e tij teatrale Evropa, i frymëzuar nga vepra e Aristofanit dhe doli hapur me shkrimet e tij kundër shefit të shërbimeve sekrete sovjetike për «vrasjen» e Gorkit.

Atëherë Montparnasi gëlonte nga artistët, shumica e të cilëve prej kohësh e kishin braktisur Montmartrën, që dikur ishte qendra artistike e qytetit. Tashmë kafenetë “Select”, “Le Dôme”, “Closerie des Lilas” dhe më shumë “La Coupole“ dhe “La Rotonde“ në bulevardin e Montparnasit zhurmonin nga artistët e ardhur nga e gjithë bota, nga Europa Qendrore e Lindore, nga Rusia, Japonia, Amerika Latine e shumë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hemingueji mrekullohej me Parisin, siç e përshkruan dhe në librin e tij Parisi, një festë e pambarimtë, ku, kapitullin e dytë e nis me titullin Mësimi i zonjës Stein.

Pikërisht, në këtë kohë, Abedini u njoh me intelektualen amerikane, Gertrude Stein, që zakonisht rrinte në kafenenë e saj të preferuar “La Coupole“. “Ne punuam së bashku me Stein, – do të kujtonte më vonë Abedini, – e cila banonte në 5, Rue Christine. Punuam për opera që kishte ndërmend të vinte në skenë, “Doktor Faustus lights the lights”, muzika e së cilës do të kompozohej nga lordi Berners, një mik i afërt i saj dhe i koreografëve rusë, Diagilev dhe Balanchine…”

Një pjesë e dekoreve-vizatime të Abedinit të asaj kohe do të gjendeshin vite më vonë, pas Luftës së Dytë Botërore. Takimi me Stein, këtë grua të famshme amerikane e kozmopolite, do të linte gjurmë në jetën e Abedinit. Edhe pse në Paris ai qëndron vetëm gjashtë muaj ‘për t’u kthyer pas Luftës së Dytë Botërore, si ekzilant politik), por kjo periudhë do të ishte për të një referencë e madhe në kuadrin e koncepteve për artin, dhe modernitetin që do të kërkonte më pas gjatë gjithë jetës, çka është një nga tiparet kryesore të gjithë veprës … Stein[1] ishte epiqendra e shumë artistëve amerikanë e europianë që mblidheshin rreth saj, që nga Hemingway, Dos Passos, Anderson e Fitzgerald[2] e gjer tek autorët e rinj, kubistë e avanguardistë të të gjitha ngjyrave. Koleksioni i veprave të saj, që mbulonte muret e atij salloni të madh në 27, Rue Fleurs, ku banonte më parë me të vëllain, ishte me veprat e autorëve më në zë të epokës. Aty mblidheshin të shtunave në mbrëmje Picasso, Matisse, Picabia, Cocteau, Satié etj. Të ishe pranë Stein-it, ishte një gjë e veçantë, aq më tepër për një piktor “otoman” si Dino, që edhe pse vinte nga Turqia, spikaste me modernitetin e tij. Në librin e tij Duart, Dino kujtonte: “Nisur nga vizatimet e mia, që Gertrude Stein i pëlqente shumë, disa herë ndodhte që të diskutoja me Alice Toklas, në shtëpinë e saj në 5, Rue Christine, si dhe përgjatë bregut të Seine-s në mbrëmje, të ndjekur nga qeni i saj “Basket”. Subjekti i atyre diskutimeve të gjalla përqendrohej në problemin e erotizmit në art dhe veçanërisht prania ose mungesa e sensualitetit në pikturën kubiste. Gertrude Stein pohonte se një pikturë e mirë kubiste i jepte një sensacion të fortë sensual. Unë habitesha, duke këmbëngulur në dinamikën spirale të artit kubist në shërbim të një dimensioni të katërt. E habitshme që një dialog i kësaj natyre mund të zgjatej midis një çifti të tillë me emër dhe një turku të ri 25 vjeçar, i cili sapo kishte zbarkuar në Paris. Megjithatë, Gertrude Stein duke shkruar dhe unë duke vizatuar, ne ndërmorëm një punë që ajo e kishte për zemër, Faustin e Ri…” /Gazeta Shqip

Konfiskohen armë në Suharekë

0

Rreth orës 07:30 minuta, Policia e Suharekës ka kryer një bastisje në një shtëpi banimi në shatin Grejkoc në kërkim të armëve ilegale, shkruan PrizrenPress.

Bastisja është kryer pasi ishin siguruar informacione përmes rrugëve operative që bënin me dije se i dyshuari posedonte armë zjarri.

Gjatë kontrollit është gjetur një armë luftarake e llojit “Sharce” e prodhimit kinez me nëntë fishekë të kalibrit 7.62mm.

Arma, municioni luftarak dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme. /PrizrenPress.com/

Humb jetën pushuesi në Himarë, goditet nga skafi

0

Një pushues në Himarë ka humbur jetën duke notuar, pasi është goditur nga një mjet lundrues në det.

Skafi goditi në pjesën e shpatullës dhe në kokë viktimën, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Ngjarja ka ndodhur në Livadh. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues, transmeton TCH.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, i cili humbi jetën në spital nga plagët e marra.

Prizren: Dorëzohen personat që therën me thikë një tjetër

0

Në Stacionin Policor në Prizren dje janë vetë paraqitur dy të dyshuarit të cilët një ditë më parë kanë sulmuar fizikisht me thikë një person në rrugën “Reshat Kajragliu“, shkruan PrizrenPress.

Policia njofton se të dyshuarit pas intervistës me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Vërmicë: Kalojnë ilegalisht kufirin, arrestohen dy shqiptarë

0

Në pikë kalimin kufitar në Vermicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Shqipërisë, pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë, shkruan PrizrenPress.

Policia njofton se të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Shefi i kërkonte seks, ajo e transmetonte live në FB

0

Një vajzë përdori opsionin e transmetimit live në Facebook për të treguar se si shefi i saj i kërkonte favore seksuale.

Makana Milho po kryente shërbimin në komunitet, pasi ishte dënuar nga një gjykatë sepse vodhi një çantë.

21-vjeçarja duhej të pastronte tualetet për gjashtë ditë, por shefi i saj, Harold Villanueva Jr i pickoi të pasmet.

Nga ky moment, transgjinorja nga Havai vendosi ta regjistrojë atë.

Ai i kërkon favore seksuale, që ta lirojë më shpejt nga detyra.

“Nëse nuk do një prezervativ, nuk më bëhet vonë”, dëgjohet ai duke folur në makinë.

Manaka përgjigjet: “Po e pyes një mikeshë mos ka prezervativë”.

Më vonë ajo tha se i bëri këto komente pasi kishte frikë sepse ishin në një zonë të panjohur dhe shpresonte që ai ta dërgonte me makinë në një vend më të sigurt prej nga do largohej.

Ajo i bëri tag policisë në video.

Forcat e rendit e kanë arrestuar 47-vjeçarin, që akuzohet për sulm seksual të shkallës së katërt.

Lumezi: Provat për ndjekjen penale të Grabovcit, janë të vjetra dhe nuk mjaftojnë

0

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në një konferencë për media ka folur lidhur me audio-incizimin e përgjimeve telefonike, në të cilat flitet kryesisht për punësimin e militantëve të PDK-së, nëpër institucione të ndryshme.

Lumezi ka thënë se prokurori nuk mund të nisë procedurë penale me provat që i ka pasur një prokuror.

“Provat të cilat janë dalë nga këto përgjime, janë të vejtra të cilat më parë i ka përdorur edhe prokurori i EULEX-it i cili i ka bërë përgjimet. Në këtë moment nuk kemi të gjitha të dhënat e duhura andaj mund të jetë e parakohshme të veprojmë në lidhje me rastin. Mirëpo siguroj se do të shikojmë këtë rast dhe askush nuk është i paprekshëm. Nëse gjejmë se ka një gjë të vetme lidhur me ndonjë vepër penale ne do ta nxjerrim para ligjit”, ka thënë Lumezi, transmeton Telegrafi.

Kryeprokurori ka shtuar më pas se në momentin kur do të kenë prova të reja do të nisin menjëherë procedurat penale.

“Prokuroi i EULEX-it i ka pasur të gjitha informacionet që tani kanë dalë në shesh mirëpo ai ka konsideruar se niveli i provave nuk është i mjaftueshëm për tu ngritur aktakuzë. Nëse ne veprojmë me prova të njëjta atëherë ne shkelim të drejtat e të akuzuarit”, u shpreh Lumezi.

Lumezi theksoi se nëse këto prova bëjnë pjesë në ndonjërën prej këtyre veprave penale siç janë “Ushtrimi i ndikimit”, “Cenimi i marrëdhënies së punës” dhe “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare” atëherë maksimumi i dënimit për dy të parat është dy vite burg, ndërkaq për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pesë vite burg./Telegrafi/

Shefi e bën anëtar të KOSTT-it prokurorin Bahri Hyseni pa konkurruar

0

Bahri Hyseni ia kishte besuar “Shefit” zgjedhjen që do t’i bënte për një pozitë të lartë në institucionet shtetërore. Shefi, e kishte përzgjedhur për anëtar të Bordit të Transmisionit dhe Tregut. Por, Hyseni pos që nuk kishte konkurruar, ai nuk e dinte se çfarë do të thotë KOST. Pak kohë pas kësaj ngjarje që dëshmohet me një bisedë telefonike, Hyseni është bërë prokuror i Shtetit. Të premten ndërkaq, Insajderi sjell trembëdhjetë përgjime telefonike të presidentit, Hashim Thaçi me Adem Grabovcin.

Bahri Hyseni ishte pa punë. Nuk ishte zgjedhur edhe për një mandat deputeti të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai po priste “Shefin” për ta sistemuar në një pozitë të lartë shtetërore.

Shefi – Adem Grabovci, e kishte zgjedhur për anëtar të Bordit të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), ani se Hyseni nuk kishte konkurruar fare.

Madje, ai nuk e dinte se çfarë është KOSTT-i.

Grabovci së bashku me ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Besim Beqaj e kishin vlerësuar si njeri të duhur për këtë pozitë. U duhej shumë aty.

Gazeta Online Insajderi sjell bisedën telefonike të zhvilluar në mes të Grabovcit dhe Hysenit e zhvilluar më 5 nëntor 2011. Kjo bisedë, shfaqë kontrollin e plotë të Grabovcit dhe bashkëpunëtorëve të tij partiakë mbi të gjitha institucionet dhe vartësit partiakë.

Hyseni nuk e kishte pranuar këtë vend pune. Donte diku tjetër. Megjithatë, linte të hapur mundësinë që kudo që vendosin “Shefat”, ai do të pranonte.

Hyseni ka qenë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka mbajtur edhe pozita tjera në kuadër të kësaj partie që nga përfundimi i luftës.

Jo shumë kohë pas kësaj bisede, Hyseni është bërë prokuror në Prokurorinë Themelore të Ferizajt. Pos kësaj, është anëtar i Komisionit për Akte Normative në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“E pash në disa vena, po a je dakord për KOSTT”, e pyet Grabovci në këtë bisedë. Hyseni, nuk ka ide se çfarë është KOSTT-i.

Pasi, Grabovci ia sqaron se për çfarë bëhet fjalë dhe rëndësinë që ka ky institucion rregullativ për PDK-në, Hyseni tregon se nuk ka konkurruar.

“Po a e din që s’kom konkurru unë”, thotë Hyseni.

“Unë s’kum kunkurru”.

“Po more ke në konkurs. Që na e kem emrin ton, Bahri Hyseni”, ia kthen Grabovci dhe insiston se është i pesëmbëdhjeti në listë.

“Vallahi këqyre o shef, këqyre qysh datëlindja a qysh a”, vazhdon Hyseni duke menduar se mund të jetë ndonjë person tjetër me emër dhe mbiemër të njëjtë.

“Ka, ka. Shyqyr që t’thirra. Jo vallahi unë t’kom shti në ato. Po duhet me të tërhjek”, sqaron këtë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

“Jo valla unë me Besimin (Beqaj v.j.) qëtu të shtimë. Bash kur e pash emrin me erdh mirë thash, shumë mirë se s’kishim kon me… A s’je ti a?

Grabovci i thotë Hysenit se pse nuk po lajmërohet. I tregon se edhe me Hilmi Reçicën e kanë pasur llaf punën e tij.

Prokurori Hyseni ia lë në fund Grabovcit se kudo që ai vendos, do ta pranojë.

“Ani këqyrni ku t’ua merr mendja, a aty vallahi s’kom konkurru unë”, vazhdon Hyseni.

I kontaktuar nga Insajderi, Hyseni fillimisht nuk ka pranuar të flasë me arsyetimi se nuk mban përgjegjësi se çfarë thotë Adem Grabovci. Por, pasi Insajderi ia ka ofruar bisedën, Hyseni ka thënë se nuk ka ndikuar politika që ai të bëhet prokuror. Ka thënë se po të kishte ndikim, ai do të zgjidhej gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk ka kurrfarë ndikimi. Vetë kam shku në Institutin Gjyqësor, e kam kryer trajnimin. Nuk ka kurrfarë ndikimi. Po të kishte ndikim, do të kisha shkuar në Gjykatën Kushtetuese”, ka deklaruar Hyseni duke konfirmuar se kishte komunikuar me Grabovcin.

Biseda mes Adem Grabovcit – Bahri Hysenit

Hyseni: Alo

Grabovci: Alo

Hyseni: Po urdhoni.

Grabovci: Zoti Hyseni.

Hyseni: Po urdhnoni.

Grabovci: Gjallë jeni ju?

Hyseni: Gjallë, jemi gjallë.

Grabovci: Ku je mar, ku je mar i keq se je hup k’shtu.

Hyseni: Qysh je o shef.

Grabovci: Hehehe

Hyseni: Ku je mar, çka e ke ndërru këtë telefon?

Grabovci: E, po çka ki me bo. Tjetër gjo s’po muj, jom bo gjentellmen. Sun ndërroj tjetër gjo.

Hyseni: Ti je gjentelmen… Edhe unë jom kon… Qysh je ti?

Grabovci: Gjallë, rahat, mirë.

Hyseni: A je mirë shef?

Grabovci: Mirë, mirë.

Hyseni: Dije që t’kom çu mesazha e kështu po ti pse e ke ndërru telefonin…

Grabovci: Jo vallahin. Qëto e kom edhe njo 45.

Hyseni: Vallai… po.

Grabovci: A je.. se e pash ne disa vena. Po, a je dakord për n’KOSTT?

Hyseni: Ku?

Grabovci: N’KOSTT.

Hyseni: N’KOST. Qysh n’KOSTT mar?

Grabovci: N’KOSTT, n’bord.

Hyseni: Po.. n.. shka osht ajo?

Grabovci: A?

Hyseni: Ku n’cilin?

Grabovci: Qety ku ki kkk… n’KOSTT.

Hyseni: More.. unnn. sssfff…

Grabovci: Transmisioni.

Hyseni: A?

Grabovci: Transmisioni dhe Tregu. Na vyn, ne, shumë aty. Osht nder ma t’randsishmit.

Hyseni: O, po a e di qe s’kum kunkuru unë kërkun.

Grabovci: He?

Hyseni: Unë s’kum kunkuru.

Grabovci: A?

Hyseni: S’kum kunkuru unë. Hiq s’kum konkuru.

Grabovci: Jo mor ki konkuru, qëtu na e kem emrin ton. Bahri Hyseni.

Hyseni: Kqyre mor biografinë a jom unë. Veç nem paçi shti direkt.

Grabovci: Bahri Hyseni. A? I pesëmdheti je.

Hyseni: Vallahii… k’qyre o shef, k’qyre qysh o, a o datlindja a… qysh a.

Grabovci: A ka tjetër Bahri a?

Hyseni: Duhet me pas tjetër Bahri ose veç nem paçi shti? A duhet me konkuru aty.

Grabovci: Kuku, shyqyr që t’thirra.

Hyseni: He?

Grabovci: Jo valla unë t’kom shti n’ato, duhet me t’terhek.

Hyseni: Qysh?

Grabovci: Khu. Jo vallahi pra unë me Besimin (Beqaj v.j.) qetu t’shtimë.

Hyseni: Po.

Grabovci: Se bash kur e pash emrin m’erdh, m’erdh mirë thash… jo qeto se s’dishim kon me…. Ë… A s’je ti a?

Hyseni: Vallahin Jo. Veç në paçin bo naj propozim qysh e boni ju… ku e di unë…

Grabovci: Jo. Jo, jo, me konkurs o kon kjo.

Hyseni: Jo vallahin për konkurs jo.

Grabovci: Eh t’thafshin kraht. Eh. Pse me konkurs jo? Ku je? Çka je ka bon?

Hyseni: Po kurgjo hiç. Po priti mos po m’shtini qashtu najqysh… hahahah.

Grabovci: Heheheh.

Hyseni: Unë prit n’juve ju… (nuk kuptohet)

Grabovci: Prit, prit. Hajt, hajt. Prit, prit.

Hyseni: Jo mar unë me prit… e shka me bo. Unë mu tranu s’tranona.

Grabovci: Jo bre vlla po ti me dal najherë, unë edhe disa herë u kom thonë edhe me Prtritin (Ilmi Reçica v.j.)… disa herë e kem pas muhabet.

Hyseni: Po de po, po sun po dal me ju pengu bre shef bre.

Grabovci: Po bre se t’i m’pengon. Mos bo hajgare.

Hyseni: Po jo qështu. Ani k’qyrni qysh ku t’jau … jo vallahi s’kum konkuru unë.

Grabovci: Jo, jo masi s’ki kunkuru jo.

Hyseni: Sum ka thon mu kurkush kurgjo. Kurgjo.

Grabovci: Ov ov ov. Keq koka shumë. U bo pra. U bo jaran. U bo.

Hyseni: Hajde shef, hajde, hajde.

Grabovci: Hajde

Hyseni: Tung, Tung

Të premten në ora 10:00, Insajderi sjell bisedat telefonike të presidentit, Hashim Thaçi. /Insajderi.com

Ndeshja e Rooney’t do të bëjë historinë në Facebook

0

Ndeshja për nder të Wayne Rooney’t, në mes Manchester United dhe Evertonit të mërkurën, do ta bëjë historinë si ndeshja e parë e Premier Ligës, që ndonjëherë është transmetuar live në Facebook.

Lojën do të mund ta ndjekin 1.7 bilionë njerëz në mbarë botën, përmes profilit të Rooney’t dhe faqes së Manchester United në Facebook.

Fitimet nga shikueshmëria, do të shkojnë për bamirësi.

Ndeshja që do të zhvillohet në Old Trafford, do të shënojë edhe 12 vjetorin e shërbimit të Rooney’t në United.

“Jam shumë i lumtur që ndeshja që mbahet për nder timin, do të shikohet në tërë globin, gjë që edhe do t’i rritë donacionet për bamirësi”.

Kjo ndeshje do të shënojë edhe paraqitjen e parë të prurjeve të reja në ekip, të trajneri Jose Mourinho dhe të lojtarëve Zlatan Ibrahimovic, Henrikh Mkhitaryan and Eric Bailly.

Wenger vendos për Mustafin

0

Arsene Wenger, menaxheri i Arsenalit, po synon që sa më shpejtë ta transferoj një mbrojtës me përvojë, që ta ketë gati për ndeshjen e parë të sezonit ndaj Liverpoolit, e cila luhet me 14 gusht.

Sipas Gaol.com Arsenali është i gatshëm t’i ofroj Valencisë 20 milionë funte (24 milionë euro) për Shkodran Mustafin, i cili do ta zëvendësoi të lënduarin Per Mertesacker.

Goal.com shkruan se reprezentuesi i Gjermanisë konsiderohet si top lojtarë nga Arsen Wenger. Kurse, sipas Gaol.com, Mustafi është i lumtur me interesimin e Arsenalit, derisa ai mund të bindet edhe nga shoku i Kombëtares, Mesut Ozil që të transferohet në Emirates.

Ndryshe, ish mbrojtësi i Evertonit, Sampdorias dhe Hamburgut ka zgjuar edhe interesimin e Chelseas dhe Milanit.