22.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 6364

Roma përforcohet me një mbrojtës

0

Mbrojtësi argjentinas i Tottenham Hotspur, Federico Fazio ka rritur në Romë, ku pritet t’i bashkohet skuadrës së Luiciano Spalletiti.

Ai pas arritjes në aeroport është pritur nga shumë tifozët, ndërsa lojtari ka thënë se është shumë i lumtur për këtë mundësi.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, pasi Roma është një skuadër e madhe”, tha Fazio.

Indiferenca për Kosovën dhe interesimi për Turqinë

0

Nga Ditar Kabashi

Të flasësh çkado që të bie ndërmend është bërë një lloj mode në shoqërinë tonë. Ekonomisti interpreton Kushtetutën, gazetari jep leksione diplomacie, studiuesi i politikave të sigurisë (që më duket se kurrë s’do të arrij të kuptoj se çka nënkupton saktësisht kjo fushë) merret me konspiracione, e një varg ndotjesh intelektuale të tjera që kontaminojnë këtë hapësirë të vogël.

Në disa artikuj dhe postime në rrjete sociale të ca opinionistëve shqiptarë(term i jashtëzakonshëm ky) vërehet një lloj krahasimi mes interesimit/ngritjes së zërit të qytetarëve kosovarë për situatën në Turqi dhe indiferencës/heshtjes rreth problemeve tona të brendshme. Ky pretendim, krahas saktësisë që ka, është edhe i deformuar. Sipas natyrës,njeriu reagon në atë që e pengon e që i duket e padrejtë, qoftë me inercion, qoftë me emocion, apo edhe me racio, varësisht nga tipi i personit.

Nëse një qytetar i Kosovës ndjen një lloj “obligimi” të reagojë për Turqinë, ose nëse shpreh solidaritet me kombin gjerman, francez etj. kur atje ndodh ndonjë sulm, kjo domethënë se ai (gjithnjë sipas tij) është i informuar, i bindur dhe i sigurtë që duhet bërë atë veprim. Në rastin konkret, dikushmund të mendojë që në Turqi ka ngjarë një tragjedi, është dëmtuar populli dhe shteti, si dhe ështëgoditur një njeri që ka fituar admirimin e shumicës së popullit të vet – Tajjip Erdogani.

Në anën tjetër, po i njëjti qytetar ndoshta sillet indiferent ndaj parregullsive, korrupsionit, krimit, gënjeshtrave e gjithfarë mbrapshtish tjera që vijnë nga politikanët kosovarë. Përse kështu?

Mendoj se kjo ka të bëjë me zhgënjimin e madh prej klasës politike. Qytetari i rëndomtë kosovar nuk e ka të qartë as rrezikun nga Asociacioni i Komunave Serbe, as nga demarkacioni me Malin e Zi, as nga e ardhmja e frikshme e farës nepotike të mbjellur dje e sot. Gjithçka i duket e turbullt (kjo edhe falë analistëve të televizioneve).

S’e ka të qartë, ngase elita politike doli e pazonja të gjejë gjuhën artikuluese të përshtatshme me popullin. Kur përmendet Kuvendi njerëzve nuk u shkon ndërmend debati, ligji, shteti; atyre u përfytyrohen skenat e dhunshme, sharjet, të pasuruarit e pasluftës. Republika e Kosovës ka përqafuar sistemin parlamentar në qeverisje me tendencë të fuqizimit të demokracisë sa më përfaqësuese që shtetasit të jenë pjesë e vendimmarrjes. Ndodhi praktikisht kjo gjer më sot? Aspak. Kjo zhgënjeu edhe më kosovarin, i cili filloi ta shohë veten sikur të ishte vetëm një fletëvotim. Kaq. Sot në vendin tonë nuk ka mekanizma praktikë që lidhin qytetarin dhe pushtetarin që veprojnë si dy klasa të ndara sociale, tamam siç ka qenë në kohën e komunizmit, veçse tash me emër më joshës: demokraci.

S’e ka të qartë, sepse shoqëria civile u mor sipërfaqësisht me këto anomali; përjashtimisht disa sish, organizatat joqeveritare kanë kontakt fare të zbehtë me vetë qytetarët, çka përbën një nonsens, do të thosha – ontologjik – të tyre. Nëse ngarend më tepër në sigurimin e fondeve se në relacionin me banorët, s’ka tjetër rezultat.

Të jemi të sinqertë: cili pushtetar i Kosovës do t’i dhimbsej popullit (jo bashkëpartiakëve) nëse të njëjtit do t’i rrezikohej pozita ose nëse i mbaron karriera politike? Për kë do të luteshin?

Tek cili politikan kosovar populli sheh krenarinë shtetërore? Cili është meritor për zgjidhjen e problemeve? Cili zhvilloi shtetin ekonomikisht e ushtarakisht, cili faktorizoi vendin ndërkombëtarisht? Cili mori bekimin e mbi gjysmës së popullit në zgjedhje fer dhe demokratike?

Ndoshta për ne është e paperceptueshme tani për tani, por duhet ta kemi të qartë se ekzistojnë individë që në sytë e popullit shihen si faktor stabiliteti. Prandaj dhe populli del në rrugë, rrezikon jetën, mbase edhe vdes aty, vetëm e vetëm që të ruajë rregullimin shtetëror, të mos i lejojë matrapazët puçistë apo çfarëdoqofshin ata që të injorojnë verdiktin popullor,të qëndrojë gjer në fund në lartësimin e dinjitetit kombëtar. Ata e mbrojnë kryetarin e tyre, qeverinë e tyre, opozitën e tyre, institucionet e tyre. I mbrojnë ngase i cilësojnë si asete të çmueshme, e jo si çerdhe të privilegjuarish. Masa e qytetarëve të Turqisë mund të mos i njohë liritë apo të drejtat e veta të normuara në Kushtetutë, por ama njeh vetveten dhe është e vetëdijshme për rolin e saj në të tashmen dhe të ardhmen e brezave. Ata kanë ditur të nxjerrin mësim nga e kaluara e hidhur. Kjo është kulturë qytetare, kjo është pjekuri që duhet të shërbejë si model për gjithë popujt e botës.

Tek ne në Kosovë, së paku deri më sot, ka tjetër frymë. Si popull nuk jemi pyetur as kur u shpall pavarësia, as kur u hartua Kushtetuta, as kur u krijuan koalicionet, as,as… Andaj edhe qëndrojmë inertë e shpërfillës ndaj ndodhive përreth, gjë që do të na kushtojë herëdokur me çmim edhe më të lartë se që po e paguajmë sot. Ne s’i shohim në fakt (se në këngë dhe fushata zgjedore po) këto si produkt i gjakut tonë. Na mungon ndjesia e kolektives. Në këtë kuptim, gjeneratave të reja, të diplomuara por të paarsimuara, duhet t’u shpjegohet se interneti, pushteti, argëtimi, bile edhe punësimi nuk janë dhe nuk duhet parë si synime, por si mjete e mundësi për të kontribuar për vendin. Tek pastaj mund të akuzohen se po heshtin.

Qytetari do rregull, mirëqenie, siguri, lider, shtet të fortë. E nëse këto i sheh tek figura e Presidentit Erdogan dhe tek askush nga politikanët tanë, nuk është për t’u gjykuar ai, por paaftësia e jonë që të ndërtojmë diçka të mbarë së bashku për vendin tonë.

Deri atëherë, uroj të mos konsumojmë vrerin e atyre që kanë alergji patologjike ndaj popujve të caktuar dhe shpresojmë që “liberalët tanë” të mos vazhdojnë të bëjnë gjykatësin e preferencave të të tjerëve me standarde të ndryshme!

Vdes mbretëresha e Rumanisë

0

Mbretëresha Anne e Rumanisë, u nda nga jeta dje në “Morges Hospital” në Zvicër, në moshën 92-vjeçare, njoftoi zyra e shtypit e mbretit rumun, Mihai.

“Në momentet e fundit të mbretëreshës, me të ishin princeshat Margareta, Elena, Ma ria si edhe princi Radu, ndërkohë që mbreti vinte çdo ditë në spital. Një ditë para vdekjes mbretëreshën e vizitoi edhe prifti i kishës ‘Saint Mary’s of Morges”, thuhet në komunikatën e rastit të zyrës së sipërcituar.

Sipas traditës funerale mbretërore rumune, trupi i mbretëreshës Anne do të vendoset për homazhe në kështjellën ”Hall of Honour of Peles”, pastaj në Pallatin Mbretëror në Bukuresht.

Funerali i fundit mbretëror në Rumani është bërë më 24 korrik 1938, kur vdiq mbretëresha Maria. Familja mbretërore do të dekretojë shtatë ditë zi pas funeralit. /Panorama

Ansambli i Vlorës, fitues i festivalit “Oda e Llapushës”

0

Mbrëmë ka përfunduar edicioni i tretë i Festivalit Folklorik Mbarëkombëtarë “Oda e Llapushës”, ndërsa fitues i edicionit të sivjetmë ishte Ansambli i Qendrës Kulturore nga Vlora, të cilët me prezantimin e tyre, më të kompletuar, sipas rregullave të festivalit, ku përveç këngëve dhe teksteve, ashtu edhe me valle dhe me veshje, sipas jurisë u vlerësuan më të mirët në prezantimin e tyre. Çmimin kryesor të festivalit “Salih e Feriz Krasniqi”, drejtorit të këtij ansambli, ja dorëzoi Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Edicioni i tretë i festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, u karakterizua me pjesëmarrje nga të gjitha trojet shqiptare, përfshi edhe diasporën, e deri në Amerikën e largët. Po ashtu, edhe publiku ishte në masë të madhe, ku morën pjesë, përveç qytetarëve të shumtë, edhe njerëz të artit e të kulturës, e sidomos nga diaspora.

Mërgimtarët tanë, ishin pjesa më e mirë e festivalit, ku morën pjesë shumë personalitete nga vendi, por edhe nga Malisheva, që jetojnë e veprojnë në mërgim, në mesin e tyre shoqëri të ndryshme kulturore, artistike dhe atdhetare, pastaj njerëz të kulturës, siç ishte mbrëmë edhe Nazmi Telaku, këngëtar i njohur, që publiku e njeh nga paraqitjet e tij në ish Radio Televizionin e Prishtinës.

Pas paraqitjes të rapsodëve dhe shoqërive artistike në natën e dytë të festivalit, derisa juria profesionale, që përbëhej nga ekspertët vendorë të fushës së folklorit, trashëgimisë dhe albanologjisë, kanë bërë përzgjedhjen e më të mirëve, është shfaqur një dokumentar për Salih e Feriz Krasniqin, ikonat e rapsodisë shqiptare, që vijnë nga Komuna e Malishevës. Pastaj, jashtë konkurrence, kanë kënduar edhe këngëtaret Zyle Krasniqi dhe Motrat Krasniqi, ndërsa shoqata “Atdheu” nga Graci i Austrisë, ka ndarë një mirënjohje të veçantë për rapsodin më të vejtër të festivalit Ali Krasniqin.

Sipas jurisë profesionale e përbërë nga prof.dr. Zymer Neziri, prof.dr. Adem Zejnullahu dhe prof.dr. Izet Duraku,, çmimin e diasporës e fitoi rapsodi Shefqet Karaçica, që jeton në SHBA. Çmimi i grupit më të kompletuar, këtë edicion ju nda ansamblit nga Librazhdi. Çmimin e publikut e mori Naxhije Bytyçi-rapsode. Çmimin e karrierës e fituan “Vëllezrit Kryeziu 2”. Çmimin “Beqir Gashi”, që ndahet për pjesëmarrësin e ri , më të mirë, ju nda Anita Krasniqi, nga ansambli i Drenasit.

Ndërsa për tri vendet e para, juria profesionale i kanë vlerësuar, SHKA “Rafsha” Drume-Hot, nga Malësia e Madhe në Mal të Zi, vendi i tretë, ndërsa vendi i dytë për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Dëshmorët e kombit”- Obiliq dhe vendi i parë, që mori çmim “Salih e Feriz Krasniqi”, ju dha Ansamblit të Qendrës Kulturore të Vlorës. /PrizrenPress.com/

Do të dëshmohet se demarkacioni është i gabuar

0

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se tryeza për demarkacion do të dëshmojë se versioni i shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi është i gabuar.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ekspertët e pavarur do të hedhin dritë në këtë proces dhe do ta vërtetojnë se demarkacioni është i gabuar dhe duhet të rrëzohet. Sipas Haradinajt, me votimin kundër demarkacionit Kosovës do t’i hiqet një pengesë si në proceset e brendshme, po ashtu edhe në ato të jashtme.

Ai ka thënë se fillimisht demarkacioni duhet ta marrë epilogun në Kuvendin e Kosovës pastaj, nëse nuk gjendet një zgjidhje miqësore dhe nëpërmjet dialogut me Malin e Zi, sipas Haradinajt, kjo çështje mund të përfundojë në arbitrazh. /Epoka e re

Demarkacioni, jo në Arbitrazh

0

Shefi i deputetëve të “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca, gjatë një interviste për “Zërin” thotë se demarkacioni nuk ka nevojë të shkojë në Arbitrazh, pasi që, sipas tij, po i falet tokë Malit të Zi. Ai ka shkuar edhe më larg duke e krahasuar Murat Mehën me figurën e Esat Pashë Toptanit

Demarkacioni nuk duhet të dërgohet në Arbitrazh, por ka nevojë që t’i tregohet Murat Mehës se shënjimi i kufirit me Malin e Zi është gabim dhe kjo ka ndodhur pasi që ka punuar me direktiva të Hashim Thaçit.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, duke shtuar se nuk do ta pengojnë Mehën derisa flet në tryezën e sotme, por nuk do të pranohet si e drejtë puna e tij.

Konjufca, madje, thotë se Meha e di mirë ku është kufiri, meqë, siç ka thënë ai, është njeri i fushës, por këtë po e bën nga presioni politik. /Zeri.info

Sot përballja e fakteve për demarkacionin

0

Pas gati një viti pozita dhe opozita do të ulen sot (e mërkurë) përballë njëra-tjetrës në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës për t’i dëgjuar argumentet e ekspertëve për demarkacionin me Malin e Zi.

Debati i shumëpritur profesional-shkencor në mes të komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit dhe grupit të njohësve që kanë kërkuar debatin për këtë çështje do të fillojë nga orën 10:00 dhe do ta synojë sqarimin e procesit për çështjen e shënjimit të kufirit Kosovë – Mali i Zi. Përveç ekspertëve, deputetëve dhe liderëve të pozitës dhe opozitës, në debatin që do ta monitorojë gazetari Baton Haxhiu do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe ambasadorë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Derisa pozita dhe opozita presin që ky debat t’i konfirmojë argumentet e tyre, njohës të çështjeve politike në vend kanë shprehur pesimizëm se ky debat do të mund ta nxjerrë ndonjë zgjidhje.

Analistët politikë Imer Mushkolaj dhe Nexhmendin Spahiu kanë deklaruar për gazetën “Epoka e re” se nga ky debat nuk presin të arrihet pajtim përfundimtar, marrë parasysh deklaratat që janë dhënë nga eksponentët politikë të pozitës. Madje, sipas tyre, kjo tryezë do të jetë sa për sy e faqe. Gjithashtu, ata e kanë dënuar gjuhën e ashpër të kryeministrit Mustrafa ndaj ekspertëve të kësaj çështje. /Epoka e re

Letër ambasadorëve të huaj!

0

Arbana Xharra

Të nderuar ambasadorë, përfaqësues i BE-së dhe i SHBA-së,

Mbase i keni dëgjuar gjatë ditës së djeshme përgjimet e Adem Grabovcit, edicioni i dytë pas aferës “Pronto”!

Nuk ka nevojë për prezantimin e njeriut që tashmë më i famshëm është bërë me nofkën “shefi”, sesa me emrin e tij të lindjes.

E dëgjuat presidentin, si jepte urdhra për emërime?! I njihni të gjithë personazhet e bashkëbisedimit si “paren e kuqe”, siç shprehet populli.

E dini sikurse edhe ne, se kush janë përfaqësuesit politikë të korruptuar si në pozitë ashtu edhe në opozitë.

Mjafton të shihet luksi i tyre që është në një diskrepancë të ndjeshme me të ardhurat zyrtare që kanë. Ka mekanizma të mjaftueshëm për të zbuluar burimin e hajnisë. E di që në këtë çështje do të më përgjigjeni: “Pse institucionet e Kosovës nuk po e kryejnë punën e tyre, policia, gjykata apo prokuroria?”.

Tash unë po jua them. Sepse këta vetë janë: policia, prokuroria, gjykata e gjithë aparati shtetëror i këtij vendi. Nuk ka tender që nis e përfundon pa kaluar nëpër duart e tyre. Nuk ka pozitë të lartë ku dikush mund të emërohet pa lejen e tyre. Nuk ka kompani të madhe që nuk paguan haraç për të ekzistuar.

Këta janë përfaqësuesit e 1.8 milionë banorëve më të izoluar në Ballkan! Fatkeqësisht janë partnerët tuaj, e përfaqësuesit tanë, të cilët ende e bëjnë këtë punë, në emër të vlerave perëndimore, pavarësisht se shkelin çdo ditë mbi kriterin kryesor të këtyre vlerave – demokracinë.

Pra, është ky pushtet që secilin veprim e ka arsyetuar me kartën e “proamerikanizmit” e “proevropianizmit”, duke mashtruar, kërcënuar e shantazhuar opinionin publik. Çuditërisht, kritikuesit e veprimeve të tyre janë shpallur antiperëndimorë!

Të dashur ambasadorë, ju e dini se janë pikërisht këta politikanë që prej vitesh keqpërdorin demokracinë, shkelin ligjet, shpallin të çmendur a të dehur kritikët. Tallen me çdo vlerë demokratike. Ata nuk janë shndërruar vetëm në milionerë me para të shtetit, por edhe në kapadainj. Çfarë dallojnë këta zyrtarë shteti prej grupeve kriminele ordinere, përpos imunitetit politik dhe veprimeve nën petkun e shtetit?!

Ju ambasadorë të nderuar, e dini sesa prej tyre në emër të luftës që s’e kanë bërë, janë shndërruar në milionerë. Një duzinë të këqijash i kanë ambalazhuar nën maskën e “miqësisë me ju”.

“Komandantët” ende kërcënojnë e shantazhojnë në emër të luftës. Mos i harroni dëshmitarët e mbrojtur që janë “vetëvrarë”.

I keni parë afro 100 mijë veta që ikën nga Kosova, duke lënë pas pronat, të poshtëruar, të plaçkitur nga ky pushtet, të pashpresë e të padinjitet, duke shkëmbyer vatrat e tyre me kampet në Hungari e gjetiu.

Bilanci i Qeverisë së mbështetur nga “miqtë ndërkombëtarë”, janë kampet e Evropës përplot azilkërkues kosovarë.

Ambasadorë, duhet ta dini se kjo gjendje ju bën edhe juve përgjegjës të dështimit të projektit ndërkombëtar për shpëtimin e një populli nga shfarosja dhe ngritjen e një shteti të dështuar!

Është e vërtetë se nuk mund t’i zhbëjmë subjektet aktuale politike, porse mund t’i pastrojmë ato.

E ju, mund të ndihmoni në këtë proces, duke përpiluar listë të zezë me politikanë me dosje dhe duke mbështetur profile të politikanëve të rinj, të cilët mund të jenë potencialisht bartës të procesit politik në periudhën në vazhdim.

Të nderuar ambasadorë, mos besoni se këta kapës të shtetit kanë vota në terren. Në këtë vend, vota blihet e kushtëzohet. Ata nuk marrin vota, por ofrojnë favore në këmbim votash. Mbase, e dini fare mirë se vota në kushtet kosovare është ekzistencë, ajo do të thotë punë, tender, tituj shkencorë e grada diplomatike.

Në këtë kontekst, edhe oferta partiake po varfërohet. Adem Grabovci &Co mund të kenë në dispozicion për vota edhe një numër të vogël vende pune në PTK, KEK, Aeroport a diku tjetër.

Por, ata s’kanë asnjë ofertë për qytetarët e Kosovës pa dallim partie. Çdo vit për treg të punës presin 30 mijë të rinj, por nuk ka asnjë investim serioz, i cili ka ndodhur në këto vitet e fundit në Kosovë.

Izolimi, varfëria dhe humbja e shpresës po prodhon ekstreme në Kosovë. Ambasadorë, gaboheni nëse besoni se kjo përbërje e strukturave drejtuese të shtetit të Kosovës do ta luftojë ekstremizmin fetar.

A e dini pse?! Sepse ky ekstremizëm është bërë me miratimin e tyre, duke lejuar e krijuar ambient për shtrirjen e kësaj ideologjie që po e rrezikon mbarë globin.

Çdo ditë e më shumë, të rinj kosovarë, të paperspektivë e të pashpresë prehjen e vetme shpirtërore po e gjejnë në predikimet e imamëve manipulues, të cilët gradualisht po e ndërtojnë shtetin paralel fetar.

Të dashur ambasadorë, keni durim deri nga vjeshta e vitit që vjen e do ta shihni se si këta zyrtarë shtetërorë-partiakë do t’ua mësyjnë faltoreve në kërkim të votës me çdo kusht e me çfarëdo oferte. Do t’i shihni edhe në ndeja me imamë kontroversë, të cilët do të vihen në shërbim të tyre, duke kërkuar vota nëpër xhami nga praktikues të fesë, të pashpresë.

A e dini ju ambasadorë të nderuar, pse kaq shumë kosovarë e adhurojnë Erdoganin? Sepse Evropa nuk ka arritur ta prodhojë asnjë referencë për ta. A e dini se ato bursa që u jepni të rinjve të shkollohen jashtë Kosovës, u shkojnë huq. Ata kthehen më pas për t’u shndërruar në raste sociale, sepse kjo i pret duke qenë jashtë strukturës Grabovci & CO.

Prandaj, të dashur ambasadorë, është momenti i fundit t’i shpëtoni qytetarët e këtij vendi, ta shpëtoni projektin tuaj për shtetin e Kosovës nga të korruptuarit dhe kriminelët politikë me kollare.

Aksident i rëndë në Rahovec, tre të vdekur

0

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte në Rahovec, e ku ka të lënduar dhe dyshohet për një të vdekur

Në orët e mbrëmjes, sonte, ka ndodhur një aksident komunikacioni në Rahovec te Restorant “Jaha” ku janë përfshirë dy vetura, raporton Telegrafi.

Burime të Telegrafit nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, me ç’rast lëndime të rënda kanë marrë disa persona dhe dyshohet se një person ka vdekur.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar autoambulancat dhe policia. /Telegrafi/

Letër publike deputetit analfabet

0

Burim Ramadani

Debati është torturë për ty!

Deputet,

Shoqëria kosovare ka ngritur pritjet për rezultat konkret nga debati mbi demarkacionin. E kam fjalën për këtë organizimin që pritet të mbahet të mërkurën. Në sallën alternative, po më duket. Kjo konferenca parlamentare që po mbahet për herë të parë në Kosovë.

Po, de. Aty ku pritet të vijnë ekspertët e fushave të ndryshme, shumica prej të cilëve nuk janë nëpër parti politike. Jo, as në partinë tënde. Hiq se hiq aty. Sepse, partia jote s’ka ekspertë për asnjë fushë! Sepse, soji yt nuk lë gjë të keqe pa u bërë njerëzve që kanë lexuar më shumë se ti dhe që nuk e shohim politikën si “politika” në sytë e tu. Sepse, ti nuk ke as kapacitetin e përafërt për të kuptuar ç’është politika si mision. Sepse, ti e ke kapacitetin maksimal për të kuptuar ç’është “politika si para” Prandaj, nuk ke afër ekspert.

Nejse, e di që edhe ky shkrim (nëse ta shpjegon ndokush, sepse ti nuk e kupton) do të duket kot.

Tek e fundit, ti je “politikan” i zoti! Votat kanë treguar kush je ti dhe sa i madh je ti! Madje, ti i ke treguar edhe partisë tënde dhe “atij të madhit” se kush je dhe sa i fuqishëm je! Sepse, veç përbrenda partisë ka qenë “fushëbeteja” jote. E dinë ata!

Po, pra. E dinë çfarë manipluesi je dhe sa manipulues i madh që je!

Votat? Po pra, “votat” e komisionerëve, jo të qytetarëve. E për këta komisionerët ti ke shpenzuar shumë e shumë para. Sepse, aty ka qenë beteja jote.

Nejse, fjalën ekspert e ke dëgjuar apo jo?

Fjalën po sigurisht, por konceptin nuk e kupton! Normalisht, sepse ti nuk ke arritur të mësosh të shkruash ende.

Jo bre jo, nuk e kam fjalën për drejtshkrim! Ajo do të ishte kërkesë e paarritshme për ty, “politikan”. More, veç të shkruash sa të merresh vesh. A di bre, hmm, dhjetë fjali bre t’i shkruash. Kaq! Por, ti as kaq nuk di! E di!

Megjithëse, “titullin” ekspert e ke edhe ti. Hiq s’ka dilemë! Aty ta jap dorën. Ta pranoj fitoren për betejën e panisur me ty. Po, po, ekspert je!

Mashtron, vjedh vota, “tenderon”, gënjen, manipulon, bën punë të pista, shet e blen çkado dhe kurdo, dezinformon, trillon thashetheme, shantazhon.

Kjo është puna jote. Kjo është “politika” jote.

Kësaj ti i thua “politikë” derisa të tjerët i thonë diçka tjetër. Asaj që të tjerët i thonë politikë, ty të duket budallëllëk, të duket “harxhim i mundësive për të bërë para”.

Me dëshprim deputet, por jam i bindur, ama fort i bindur, se është fatkeqësisht naive të ketë pritje se debati në Kuvend do të ketë rezultat efektiv, qoftë andej e qoftë këndej “kufirit”. Qoftë për të dalë nga “Po” në “Jo” ose nga “Jo” në “Po”.

Fatkeqësisht, është naive të ketë pritje që një debat midis ekspertëve me qëndrime të ndryshme të jep rezultat për të ndryshuar votën tënde.

Sepse, ti e ke vendosur. Ti e di si do të votosh. Nuk do të të ndryshojë asgjë nëse e dëgjon eskpertizën që mund të dëshmojë se ti e ke gabim! Sepse, ti e ke të tërën për “politikë”.

Në i thaçin kësaj që bën ti politikë!

Çka ka lidhje çka ndodh në debat, ti e di si do të votosh. Anipse, nuk voton me bindje. A di pse nuk voton me bindje? Sepse, ti nuk ke fare bindje. “Bindja” jote është paraja. Është mashtrimi, përfitimi.

Ti nuk di dhe as nuk je i vetëdijshëm çka po i bën këtij shteti, kësaj shoqërie. Çka po i bën të ardhmes së këtij vendi.

Vota jote në Kuvend është shumë e rëndësishme. Aq e rëndësishme, sa ti fare nuk e merr me mend!

Dhe, ajo votë do të duhej të ishte rezultat në masë pothuajse vendimtare nga ekspertiza në këtë të mërkurë.

Por, fatkeqësisht, ti e ke vendosur çka do të bësh.

Fort besoj se as që do të jesh prezent të mërkurën në Kuvend.

Çka të duhet ty? Debati për ty është torturë!