20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 6368

Amy Winehouse, inspirim për të ngritur shtëpi rehabilituese

0

Fondacioni i Amy Winehouse, do ta hapë një shtëpi për gratë të cilat janë në rehabilitim nga varësia prej drogës dhe alkoolit, epsh vjet pas vdekjes së këngëtares.

Kjo shtëpi, ka për qëllim që t’i ndihmojë banoret që të riintegrohen në shoqëri pas rehabilitimit dhe të ndërtojnë një jetë të re, shkruan BBC.

E lokalizuar në lindje të Londrës, shtëpia do të mund të akomodojë 16 gra të moshave 18 deri në 30 vjeç.

Winehouse kishte vdekur në moshën 27 vjeçare në korrik të vitit 2011, pasi ishte helmuar me alkool.

Familja e saj e ka ngritur këtë fondacion, që për qëllim ka që t’i ndalojë të rinjtë që të abuzojnë me drogat.

Polici që u godit nga një veturë në autostradë është jashtë rrezikut për jetë

0

Pjesëtari i Policisë së Kosovës i cili është goditur nga një veturë gjatë kryerjes së detyrës së vetë në autostradën Prishtinë-Prizren është jashtë rrezikut për jetë.

Në një prononcim për Gazetën Express zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 e mëngjesit të sotëm në autostradën Ibrahim Rugova, në hyrje të fshatit Vermicë.

“Rreth orës 04:50 minuta të mëngjesit ka ndodhur një aksident në të cilin ishte i përfshirë edhe një polic”, ka thënë Hoxha.

Ai ka thënë se gjendja shëndetësore e policit tashmë është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Sipas tij rasti ka ndodhur në një pikë kontrolli, ndërkohë që Policia ka arrestuar të dyshuarin./GazetaExpress

Sane arrin në Manchester

0

Manchester City është në cep për të siguruar edhe një transferim nën drejtimin e Pep Guardiolas.

Është Leroy Sane i Schalkes që thuhet se ka arritur në Manchester për të kompletuar transferimin.

Anësori ka qenë qe një kohë të gjatë cak i Citizens, por që ka qenë i bllokuar për shkak të bisedimeve të klubit nga Bundesliga.

Ai tash ka arritur në Angli dhe se nuk do të kthehet në Schalke për të udhëtuar drejt kampit të stërvitjeve, shkruan Goal.com.

Cavani drejt Interit

0

Sulmuesi i Paris Saint-Germian, Edinson Cavani në vitet e fundit ka qenë i kërkuar nga shumë skuadra të mëdha evropiane.

Përsëri siç shkruan Corriero dello Sport, uruguaiani ka gjasë të largohet nga Parc des Princes.

Është Inter që e sheh atë si zëvendësim të denjë për Mauro Icardi.

Por që pavarësisht një ofertë prej 50 milionë funtave, skuadra franceze nuk është bindur për ta lënë të lirë Cavanin që të largohet.

Nait Hasani i përgjigjet bashkëbiseduesit të Grabovcit që e kishte sharë me nënë

0

Deputeti i PDK’së, Nait Hasani nuk duket të jetë prekur shumë nga ofendimi i një bashkëpartiaku të tij, që dëgjohet në përgjimet e një bisede mes të fundit me Adem Grabovcin.

Hasani i kontaktuar nga Gazeta Express, nuk komentoi gjatë bisedën ku i shahet nëna nga një bashkëbisedues i Grabovcit, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, pasi sipas tij ndodhet në një dasmë dhe ende se ka dëgjuar vetë bisedën ku fyhet, por vetëm ka dëgjuar nga të tjerët.

“Eshtë natyrë e njerëzve”, tha shkurt deputeti, për Gazetën Express, i pyetur se si u përgjigjet ai ofendimeve që i bëhen.

Ndryshe, në audio përgjimet ndaj Adem Grabovcit, të publikuara të hënën nga portali “Insajderi”, në një nga bisedat me një koleget e tij partiak, dëgjohet i fundit duke e ofenduar rëndë Hasanin.

Biseda zhvillohet për Bujar Hasanin, e që bashkëbiseduesi pretendon se i takon LDK’së.

“Bujar Hasani… Ja q***ha Nanen Naitit, se Bujar Hasani është drejtor i LDK’së…”, thotë ai në një moment të bisedës me Grabovcin.

“Le ta q* nanën Naiti, bashkë më të”, vazhdon ofendonim, i njëjti, ndaj Hasanit.

Ndryshe, në audio-incizimet e Adem Grabovcit të publikuara sot nga “Insaderi”, shefi i grupit parlamentar të PDK’së duket të jetë njeriu që mban gjallë fuqinë në prapaskenë të partisë më të madhe në vend. Ai dëgjohet derisa koordinon të gjitha aktivitet e paligjshme të partisë. I luten të gjithë për kryerjen e favoreve, dhe u nënshtrohet vetëm Hashim Thaçit e Kadri Veselit. /GazetaExpress/

DokuFest kërkon forca shtesë nga Policia e Kosovës

0

Është mbajtur konferenca vjetore e DokuFestit ku organizatorët kanë shpalosur programin që këtë vit do të mbahet prej 5 deri më 13 gusht.

Organizatorët janë shprehur se këtë vit ka munguar përkrahja institucionale ku përveç Komunës së Prishtinës që ka kontribuar me disa mjete nuk ka kontribuar Komuna e Prizrenit dhe ende nuk janë pajisur me mjetet nga Ministria e Kulturës.

Sipas tyre as institucionet e tjera që vitet e kaluara e kanë përkrah këtë festival këtë vit nuk e kanë ndihmuar DokuFestin në asnjë formë.

Për këtë gjë, organizatorët kanë thënë që janë të zhgënjyer ndërkaq kanë bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë.

Përvec sigurimit privat në DokuFest ata kanë kërkuar forca shtesë nga Policia e Kosovës dhe kanë thënë që janë në kontakt të vazhdueshëm me policinë për të marrë të gjitha masat e nevojshme.

Polici goditet rëndë nga vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”

0

Një polic është goditur nga një veturë në autostradën Prishtinë – Prizren. Polici përveç lëndimeve të tjera, ka të dy këmbët e thyera dhe që disa orë është në operacion.
Besohet se polici po tentonte ta ndalonte veturën meqë lëvizte me shpejtësi të madhe.

Ai është përpjekur ta ndalojë automjetin por në pamundësi që vetura të ndalej, ai është goditur me gjithë shpejtësinë që lëvizte, raporton lajmi.net.

Vozitësi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Toger Hazir Berisha e konfirmon rastin duke saktësuar se ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes. Pa dhënë shumë detaje, ai tha se polici është nga Prishtina dhe tash për tash është duke u kuruar.

Ai është i lindur në vitin 1974 dhe ka vetëm pak muaj që është vendosur të punojë në autoudhë.

Ndryshe, Polica e Kosovës është e vetmja në Evropë që nuk kanë sigurim shëndetësor. /Lajmi.net

DokuFest prezanton në kryeqytet programin e edicionit jubilar

0

Sot në Prishtinë u mbajt konferenca e përvitshme për shtyp e festivalit DOKUFEST në Prishtinë, me ç’rast u prezantua programi i plotë i edicionit të 15 të festivalit, i cili do të mbahet nga data 5-13 gusht në Prizren, Kosovë.

Drejtoresha e festivalit, Nita Deda, e nisi prezantimin e aktiviteteve shtesë të DokuFest, duke theksuar programin e pasur të filmave.

“Këtë vit, kemi shënuar numër rekord të aplikimeve, duke e bërë programin e sivjetmë më të madhin që e kemi pasur ndonjëherë, dhe sipas vlerësimit tonë, jashtëzakonisht kualitativ,” tha ajo.

“Gjithashtu, këtë vit do të sjellim dy artistë të njohur botërisht, artistin sirian Omar Souleyman, dhe artisten libaneze Yasmine Hamdan, për koncerte të hapjes dhe mbylljes, si dhe bendin Super 700 të cilët do të kthehen në Kosovë pas një pauze të gjatë”.

Ndërsa Veton Nurkollari, Drejtori Artistik i DokuFest, e vazhdoi prezantimin e programit.

“Përpos përzgjedhjes së madhe të filmave dokumentar të cilët janë ne kategoritë garuese, i kemi edhe dy kategori kushtuar filmbërësve të cilët kanë ndërruar jetë së fundi. Dy filmat më të njohur të regjisorit Iranian Abbas Kiarostami, Taste of Cherry dhe Close-Up, do të shfaqën në kategorinë të kushtuar këtij artisti”, tha ai.

“Ndërsa regjisoren Chantal Akerman do ta nderojmë me premierën botërore të një intervisteje të dhënë në Prishtinë, një vit para vdekjës së saj, intervistë e cila do të shfaqët në kategori me dy filmat e saj të njohur”.

Selektori i programit të filmave të shkurtër, Samir Karahoda, foli për filmat kombëtar të cilët do të kenë premierën në këtë edicion të festivalit.

“Për neve është me rëndësi që filmat kombëtar të kenë premierën në festivalin tonë, dhe për këtë arsye do të ketë 10 premiera të filmave kombëtar gjatë këtij edicioni të festivalit”, tha Karahoda.

“Filmi i Ujkan Hysajt, Fjala e Dhënë, do të ketë premieren në festival. Gjithashtu, disa filma të tjerë të cilët nuk janë në kategori garuese do të kenë premieren në DokuFest, siç është filmi Home, një ko-produksion i DokuFestit i cili tani më është kualifikuar për Oscar dhe është nominuar për çmimin e Akademisë Evropiane të Filmit (EFA)”.

Drejtori ekzekutiv i DokuFest, Eroll Bilibani, foli për programin e pasur të paneleve të cilët janë pjesë e programit përcjellës të festivalit.

“Për pesë ditë rresht në orën pesë kemi panele të kuruara me kujdes, duke trajtuar temën e sivjetme të festivalit nga perspektiva të ndryshme – qoftë nga perspektiva e lëvizjeve protestuese në rajon të cilët luftojnë pasojat e korrupsionit, apo nga perspektiva e keqpërdorimeve në sektorin e furnizimit të rrymës. Gjithashtu do ta keni mundësinë e veçantë të njoftoheni me përfaqësues të më shumë se 30 festivaleve botërore në ngjarjen Meet the Festivals, e cila do të organizohet në kuadër të DokuFestit të sivjetmë”, tha Bilibani.

Drejtori ekzekutiv gjithashtu shfrytëzoi rastin për të theksuar dëshpërimin e festivalit me mungesën e përkrahjes nga institucionet dhe vetë komuna e Prizrenit.

“Institucionet e Kosovës, në çdo rast e shfrytëzojnë mundësinë për t’u treguar krenar dhe për t’u lavdëruar me DokuFest. Por fatkeqësisht, këtë vit nuk kemi marrë asnjë përkrahje nga Ministritë përkatëse, duke u arsyetuar me procedura burokratike, përderisa Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës ende nuk i kanë transferuar fondet, duke e devaluar vlerën monetare te fondeve dedikuar Festivalit. Për më shumë Komuna e Prizrenit ka dështuar të sigurojë hapësirë punuese për zyrat e medias dhe mikpritjes, me arsyetimin se nuk janë aprovuar nga kryetari i Komunës”, tha Bilibani.

Korrupsioni është tema qendrore e festivalit të këtij viti, shqyrtuar nga konteksti social, lokal dhe global, si dhe pasojat e tij, të cilat do të theksohen dhe eksplorohen përmes një numri të eventeve, përfshirë panele, diskutime me filmëbërës dhe ekspertë të ftuar ndërkombëtar dhe lokalë, punëtori dhe konferencë të teknologjisë. Një përzgjedhje e filmave që fokusohet në çështjen e Korrupsionit si dhe dy fenomeneve që shkojnë bashkë me të, Fuqisë dhe Gënjeshtrave (Power, Corruption and Lies), është kuruar posaçërisht për të përkuar me temën. Duke vazhduar bashkëpunimin e tij me DokuFest, regjisori Daniel Mulloy ka krijuar edhe një kampanjë vizuele goditëse që përputhet me temën e këtij viti.

View From The World, programi jo-garues i festivalit, prap do të sjellë disa nga filmat më të rëndësishëm të këtij viti në Prizren, përfshirë fituesit e Sundance, Berlinale dhe SXSW, ndërkohë eksplorimi i vazhdueshëm i Pamela Cohn i dokumentarëve për muzikë do të prezantohet në kategorinë Substancat Magjike: Muzika në Film, kategori e cila premton një shiqim emocionues dhe eksperiencë të dëgjimit kujtdo që i dorëzohet.

Festivali do t’i bëjë homazh mjeshtrit të madh të kinemasë iraniane dhe botërore, Abbas Kiarostami, i cili vdiq më 22 korrik të këtij viti, me shfaqjen e filmit të tij ikonik Taste of Cherry. Festivali po ashtu do t’i bëjë homazh Chantal Akerman, një tjetër mjeshtre të kinemasë e cila dhimbshëm vdiq vjet, me shfaqjen e filmit të saj të fundit No Home Movie si dhe shfaqjen e versionit të restauruar të kryeveprës Jeanne Dielman, 23 Commerce Quay, 1080 Brussels.

Një intervistë me Akerman, e xhiruar disa muaj para vdekjes së saj nga artisti nga Bosnja Ibro Hasanovic dhe me rastin e vizitës së Akerman në Kosovë, poashtu do të shfaqet. Filmat e shkurtë të nominuar për Oscar, filma për internet, për sulme masive me armë në SHBA, për një shkëmb të vetëvrasjeve në Japoni si dhe gjendjen e refugjatëve të cilët përpiqen të arrijnë Evropën, janë të gjitha pjesë e programit të edicionit jubilar të këtij viti. Plus shumë më tepër që mezi presim të ndajmë me publikun tonë. DokuKids, festivali i fëmijëve, gjithashtu feston vitin jubilar, duke i mbushur 10 vjet dhe do të sjell katër punëtori të cilat targetojnë grupmosha të ndryshme të fëmijëve.

Në njërën nga punëtoritë pjesëmarrësit e rinj do të përdorin ngjyra të neonit dhe forma të ndryshme neoni, duke kaluar kohë me bashkëmoshatarët e tyre. Pjesëmarrësit më të vjetër do të gëzohen me sfidën e të mësuarit të një koreografie baleti brenda pak ditësh, ose për mundësinë për të bërë një dokumentar të animuar duke ri-vizatuar imazhe në mur – në stilin e filmit “Muto”, tani një kult film i animuar nga artisti misterioz “Blu”.

DokuFest-i i sivjetëm sheh rikthimin e fotografit të njohur Seamus Murphy në Prizren – këtë herë, për të nisur ekspozitën e DokuPhoto më 4 gusht. Murphy është një fotograf i shquar me një karrierë që tejkalon dy dekada, të fokusuar në Evropë, Lindje të Mesme, Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine. Ekspozita e tij në DokuPhoto, e cila e ka hapjen një ditë para fillimit zyrtar të DokuFest, do të qëndrojë e hapur për tërësinë e festivalit dhe do të shfaqë fotografi nga botimi i tij “The Hollow of the Hand” (shq. Në gropë të dorës).

Programin e koncerteve të muzikës DokuNights, do ta hapim me të jashtëzakonshmin nga Siria, Omar Souleyman, i cili do të na merr me furi në festën e tij të gëzuar më 5 gusht. Melodite fantashkencë të Blind Observatory dhe nostalgjia e tij për të ardhmen do të pasojnë, në një natë me qasje të plotë në kozmos.

Pjesa e butë dhe romantike e jona do të na theksohet natën në të cilën jemi nikoqirë të bendit përrallor Super700. Një natë po aq emocionuese do t’i përkushtohet bashkëpunimit me klubin Drugstore të Beogradit.

Tekno klubi underground më i mirë do te jetë nikoqir i natës me 3 DJ rezident të tij për të na zhytur në bas dhe elektronikë. Mbylljen e festivalit do ta bëjë artistja me renome botërore, Yasmine Hamdan, në natën finale të festivalit, dedikuar vetëm të dashuruarve.

Pasi që DokuFest feston ditëlindjen e 15-të, e kemi një dhuratë të bukur për ju. Programi jonë i muzikës po zgjerohet në një skenë të re muzgu, lart në Kalanë e Prizrenit, duke ofruar pamjen më të bukur të qytetit dhe muzikë gjatë perëndimit të diellit.

Programi mbulon një përzgjedhje të gjërë të shijes muzikore ndërmjet shfaqjes së filmave dhe perëndimit të diellit.

Mos e humbni kryeveprën e iso-polifonisë nga Shqipëria, Jonianët. /PrizrenPress.com/

Grabovci për përgjimet: Tendencë për eliminime politike

0

Adem Grabovci është emri më i përfolur sot për shkak të publikimeve të disa audio-incizimeve të cilat e ndërlidhin atë me disa situata jo të favorshme.

Megjithatë vet Grabovci në një bisedë për “zeri.info”, ka thënë se nuk shqetësohet për asnjë nga këto incizime sepse vet ndihet i pastër.

Sipas Grabovcit këto janë tendenca për eliminime politike të cilat i lidh me situatat të UDB-së.

“Shiko kjo mua më rikujton kohën kur më kanë arrestuar UDB-ja Jugosllave kur më kishin akuzuar për veprat e mira për të mirën e vendit në vitin 1984 . Më patën bërë akuza të rënda dhe kur i lexoja në burg mendoja kush është ky njeri. Edhe tash po ndodhë e njëjta gjë, nuk është shumë e panjohur. Tendenca për të eliminuar njerëz është shumë e madhe”, ka thënë Adem Grabovci për zeri.info.

Ai ka thënë se nuk u frikësohet këtyre gjërave dhe se është i gatshëm të përballet me drejtësinë në momentin e parë që rikthehet në Kosovë.

“Nuk ju frikësohem këtyre gjërave. Unë jam i gatshëm t’i përgjigjem drejtësisë në çdo kohë dhe në mënyrë, dhe nëse vërtetohet se i kam shkel të drejtat e vendit do të jap përgjegjësi”, ka thënë Grabovci për zeri.info.

Krejt në fund, Grabovci ka akuzuar edhe EULEX-i për mënyrën e trajtimit të këtij rasti dhe ka premtuar se si të kthehet në Kosovë do të marrë masa ligjore në këtë drejtim.

“Për momentin jam jashtë vendit dhe në momentin kur do të kthehem në Kosovë unë do të marr të gjitha masat e kësaj çështje, sepse EULEX nuk ka të drejtë të përgjohet në këtë mënyrë”, ka përfunduar Adem Grabovci./zeri.info

Zyrtare: Menez te Bordeaux

0

Bordeaux ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Milanin për transferimin e Jeremy Menez.

Futbollisti francez është konsideruar tepricë në San Siro, ashtu që do ta vazhdojë karrierën në Ligue 1, ndërsa nënshkrimi do të ndodhë menjëherë pas kalimit të testeve mjekësore.

“FC Girondins de Bordeaux ka arritur marrëveshje me Milanin për Jeremy Menez”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Porsa t’i kalojë testet mjekësore, francezi do të nënshkruajë me Les Girondins, ndërsa të hënën pasdite do t’u prezantohet mediave në Chateau du Haillan”, thuhet më tej.

29-vjeçari shënoi 16 gola në sezonin e parë me Rossonerët, por lëndimi i shpinës ia kufizoi vetëm në dy numrin e paraqitjeve në Serie A në sezonin e kaluar.