20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 6367

Aksident tragjik në Velipojë, 4 viktima

0

Një aksident tragjik me 4 të vdekur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Vilunit, në plazhin e Velipojës në Shkodër. Policia njofton se viktimat janë tre meshkuj dhe një femër.

Nga informacionet paraprake mësohet se 2 nga viktimat janë shqiptarë, ndërsa 2 të tjerë janë shtetas italianë. Viktimat janë Besmir Kola, 29 vjeç nga Lezha; Giorgio Angelo, shtetas italian 25-vjeçar dhe Ardenisa Peraj, 21 vjeç. Viktima i katërt, ende i paidentifikuar.

Automjeti me të cilin po udhëtonin viktimat ka qenë duke lëvizur në rrugën që të çon në zonën e Vilunit, por dyshohet që për shkak të shpejtësisë makina ka përfunduar në kanal dhe ka rënë në një thellësi 3 metra.

Në këtë vend ndodhin shpesh aksidente të rënda me vdekje, ku drejtuesit e automjeteve, sidomos ata që nuk e njohin rrugën, përfundojnë në kanalin e Hidrovorit, që ndodhet në pjesën fundore të rrugës.

Forcat e policisë dhe grupi i hetimit ndodhen në vendgjarje, ku po vijojnë hetimet dhe identifikimin e viktimave. /Top Channel

Në Malishevë nis festivali “Oda e Llapushës”

0

Mbrëmë në Malishevë, është mbajtur nata e parë e edicionit të 3-të të festivalit folklorik “Oda e Llapushës”.

Në këtë festival, i cili organizohet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe mbahet në kuadër të shënimit të Ditëve të Diasporës, po marrin pjesë rapsodë, shoqëri artistike dhe ansamble të këngëve dhe valleve nga të gjitha trojet shqiptare, nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.

Festivalin e shpalli të hapur i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili ju uroi suksese të gjithë pjesëmarrësve. “Ju i përfaqësoni ansamblet e juaja, ndërsa me pjesëmarrjen tuaj, e nderoni Malishevën. Ne krenohemi me rapsodët dhe këngëtarët tanë, si Sali e Feriz Krasniqi, Sefë Mleqani me bijtë e tij, Nexhmije Pagarusha, dhe shumë e shumë këngëtar e rapsodë, të cilët me këngët e tyre, e shkruan historinë e popullit shqiptar. Ne krenohemi edhe luftën çlirimtare për liri. Ky ishte vend i luftës dhe i diplomacisë, ishte vendi prej ku u dëgjua zëri i parë i lirisë (Radiokosovaelirë). Ky festival, do të jetë në traditën tonë dhe do të organizohet në kuadër të ditëve të diasporës, pasi diaspora për neve është jeta vet. Ju mërgimtarë dhatë gjithçka për ta mbajtur vendin”, tha kryetari Begaj në fjalën e tij.

“Mërgimtarët shkuan në tërë botën për ta mbajtur gjallë popullin dhe përpjekjet tona për liri dhe sikur dallëndyshet që kthehen në folenë e tyre, edhe ju të dashur mërgimtarë, asnjëherë nuk e harruat vendin tuaj, por gjithmonë ktheheni këtu dhe vet prezenca juaj sot këtu, do të thotë shumë për ne”, tha Begaj.

Paraprakisht, të gjitha grupet, shoqëritë dhe ansamblet pjesëmarrëse, defiluan nëpër rrugët e qytetit, ndërsa festivalin e hapi SHKA “Sali e Feriz Krasniqi” nga Malisheva dhe më pas, me pikat e tyre u prezantuan pjesëmarrësit tjerë.

Sonte, duke filluar në ora 19:00, mbahet nata e dytë, dhe më pas, shpallen edhe më të mirët e festivalit. Gjatë mbrëmjes së sotme, pritet të shfaqet edhe një dokumentar për legjendat e folklorit shqiptar Sali Krasniqi e Feriz Krasniqi. /PrizrenPress.com/

Robert Gjeraj, kapiten i ri i Lirisë

0

Klubi i Lirisë ka konfirmuar rezultatet e votimit për kapitenin e ri të klubit dhe pasardhës i Kushtrim Mazrekut është Robert Gjeraj, si kapiten i ri.

Ndërsa zëvendëskapiten do të jetë Vigan Rexhaj. Përzgjedhja e kapitenëve është bërë përmes një votimi nga lojtarët, të hënën para nisjes së stërvitjes. Robert Gjeraj, me shumicë votash ka dal fitues në garën që u pasua nga Vigan Rexhaj e Visar Berisha.

“Falënderoj bashkëlojtarët për besimin e dhënë. Kjo është përgjegjësi shtesë për mua. Do të mundohem që të kryej me korrektësi obligimet e marra nga sot e tutje”, tha bartësi i ri i shiritit të kapitenit, Gjeraj.

Robert Gjeraj pason Kushtrim Mazrekun, i cili u lëndua disa javë para fundit të kampionatit dhe operoi gjurin, që për një kohë do të jetë jashtë fushe./PrizrenPress.com/

Rita Ora, frymëzim për refugjatët

0

Bota është trazuar nga luftimet në Lindjen e Mesme ndërsa njerëzit atje janë detyruar që të lënë shtëpitë e tyre dhe t’ia mësyjnë Europës për një jetë më të mirë.

Duke u ndërlidhur me këtë temë, revista “Cosmopolitan” kërkon të përcjell një shembull suksesi të një refugjateje, atë të shqiptares me origjinë nga Kosova, Rita Orës.

Botimi britanik i kësaj reviste ka në ballinën e saj për muajin shtator pikërisht Ritën me titullin “Rita Ora, si u shndërrua nga një refugjate në një yll botëror”.

Ndërkohë, bukuroshja 25-vjeçare ka zgjedhur llogarinë e saj zyrtare në Instagram për të shprehur kënaqësinë që ishte përzgjedhur për ballinën e “Cosmopolitan”.

Revista do të jetë në treg në 15 vende të ndryshme.

Seks me politikanin, e reja: E bënim edhe në tavolinën e zyrës

0

Politikani britanik Simon Danczuk është vënë përsëri në sulmin mediatik për shkak të një vajze të re vetëm 22 vjeçe. Ajo ka treguar për lidhjen intime me politikanin në fjalë si dhe ka publikuar mesazhet e shkëmbyera me të me përmbajtje seksuale.

Gjithashtu vajza tregon se ajo dhe 49-vjeçari kanë bërë seks edhe në tavolinën e zyrës së tij.

Në mesazhet që ajo ka publikuar 49-vjeçari i kërkon asaj të flasin për seksin dhe i premton se do të jetë i mirë në shtrat.

Ndërkohë Simon ka një vit që është divorcuar nga gruaja e tij. Me vajzën e re është njohur në Twitter dhe ai i ka shkruar deri në momentin që kanë pasur takimet private.

22-vjeçarja ka thënë ndër të tjera se ata kanë kryer seks edhe në shtëpinë e Simon, ndërkohë që 4 fëmijët e tij flinin gjumë. /Mapo

Simon Danczuk

Zbulohet identiteti i zyrtarit të PDK-së që shau me nënë Nait Hasanin (Video)

0

Një prej zyrtarëve të lartë të degës së PDK-së në Prizren, ka ofenduar rëndë deputetin e PDK-së, Nait Hasanin.

Telegrafi ka mësuar se bëhet fjalë për Nijazi Kryeziun, sekretar i Degës së PDK-së në Prizren.

Në fakt, bëhet fjalë për bisedat telefonike të Adem Grabovcit, të cilat me vendim të prokurorisë janë publikuar në kanalin YouTube prej portalit Insajderi.

Biseda zhvillohet për Bujar Hasanin, e që bashkëbiseduesi pretendon se i takon LDK-së.

“Bujar Hasani… Ja q***sha nanen Naitit, se Bujar Hasani është drejtor i LDK-së…”, thotë ai në një moment të bisedës me Grabovcin.

“Le ta q* nanën Naiti, bashkë më të”, vazhdon ofendimi i Kryeziut ndaj Hasanit.

Nijazi Kryeziu, i cili është edhe drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, sipas burimeve brenda partisë, ka qenë kundërshtar i fortë i Hasanit, i cili kërkonte me ngulm që të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Bisedën e Hasanit me Kryeziun ku ai e shan deputetin Hasani mund ta ndiqni nga minuta 1,55 e videos. /Telegrafi/

Tyfekxhinjtë e Prizrenit i “hëngri” koha

0

Qyteti i Prizrenit ishte më i njohuri në Ballkan për prodhimin e armëve, si tyfeku e boroti. Edhe sot e kësaj dite ka lagje të pushkatarëve, të tyfekxhinjve, e edhe mbiemra Tyfekqiu, pastaj Baruti. Në këtë qytet prodhoheshin kobure, alltia, pushkë të llojeve të ndryshme dhe kishin saktësi maksimale

Prizreni është njëri nga qytetet që e ka ruajtur dhe kultivuar traditën e zejeve të ndryshme, në mesin e të cilave edhe atë të armëpunuesve apo tyfekxhinjve. Sipas profesor Bedri Çekut, në shek XI Prizreni njihet si qendër e rëndësishme qytetare.

“Më 1019 përmendet si një seli e Ipeshkvisë të Perandorisë bizantine. Gjatë sundimit serb (shek XII-XIV) u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsisë sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni qe herë pas herë selia e mbretërive të tyre. Pas pushtimit nga Perandoria Osmane (1455) Prizreni, ndonëse humbi përkohësisht rëndësinë e tij, u bë përsëri qendër e fuqishme ekonomike, kulturore dhe administrative (qendër Sanxhaku dhe Vilajeti)”, shprehet ai.

“Në shekullin XIX Prizreni ishte qendra e dytë më e rëndësishme ekonomiko- tregtare e trojeve shqiptare me rreth 1.500 dyqane në fund të kësaj periudhe. Sipas vjetarit turk të vitit 1874, qyteti i Prizrenit kishte 44.000 banorë, nga të cilët mbi 35.000 shqiptarë”, shkruan Muhamed Shukriu.

Pushkët e zbukuruara me ar dhe argjend Sipas Çekut, Prizreni zë një vend të veçantë në historinë e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, u bë kryeqendër e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që u themelua me 10 Qershor 1878.

“Në Prizren pati selinë e vet edhe Qeveria e përkohshme Shqiptare (1881), e kryesuar nga banori i njohur i këtij qyteti, Ymer Prizreni. Prizreni ka qenë i njohur në tërë Vilajetin e Kosovës për qershitë dhe mollët. Në Prizren gjenden dyqanet e shumta zejtare, me ç’rast prodhohen produkte të ndryshme për kohën, sikurse p.sh. që ishin argjendarë, tyfekxhinjtë (prodhues të pushkëve), rrobaqepës, thiktarë, mëndafsh përpunues, etj. që kanë qenë me zë dhe nam jo vetëm në Prizren e Vilajet të Kosovës, por në tërë shqiptarinë dhe Rumelinë e atëhershme Osmane. Në Prizren janë prodhuar stoli nga ari, argjendi, kobure, alltia, pushkë, tirq, plisa, mintana, dollama, thika, gërshërë, tepsi, gjilpëra, tela, pasqyra si dhe produkte të ndryshme që prodhoheshin sipas porosisë. Tyfekxhinjtë (pushkëprodhuesit) e Prizrenit kanë prodhuar pushkë të njohura evropiane të llojit “Martine”, të cilat përveç tjerash, i kanë zbukuruar me ar e argjend dhe i kanë eksportuar jo vetëm brenda kufijve të Rumelisë Osmane, por edhe jashtë saj, në shtetet e atëhershme ekzistuese evropiane, ashtu që me këtë punë janë marrë 15 dyqane (zejtari) për prodhimin e armëve”, shprehet ai.

Lagjet e pushkatarëve dhe tyfekxhinjve Çeku shpjegon se armët e prodhuara në Prizren eksportoheshin në gjithë gadishullin Ballkanik dhe në Evropë. Ndërsa njohësi i çështjeve të traditës, Nexhat Çoçaj, shpjegon për gazetën se armët e Prizrenit ishin firma dhe prodhimi më i mirë i asaj kohe.

“Kjo ka bërë që njerëzit të duan armët e këtij vendi, ta duan luftën dhe fitoren me armë të sakta të Prizrenit. Thuhet se dikur ishin dy lagje të armëpunuesve”, tregon Çoçaj.

Ndërsa, profesori Islam Thaçi tregon për gazetën se Prizreni ishte qyteti më i njohur në Ballkan e ndoshta edhe në botë për prodhimin e armëve si tyfeku.

“Edhe sot e kësaj dite në Prizren ka lagje të pushkatarëve, të tyfekxhinjve, ka mbiemra Tyfekqiu, pastaj Baruti e kështu me radhë. Prizreni ishte vendi i prodhimit të armëve të praruara që dikur bartnin komandantët e luftërave të hershme”, shprehet ai.

Sipas tij, kjo zeje nuk ekziston më, është zhdukur bashkë me traditën. Thaçi thotë se Prizreni për një kohë të gjatë do të mbahet mend si një vend ku arma ishte edhe stoli trimërie edhe bukë jetese. /Kosova Sot

‘Dallëndyshet’ e Urës së Fshenjtë në mediat ndërkombëtare

0

Mediat ndërkombëtare edhe sivjet kanë raportuar për kërcimet tradicionale nga Ura e Fshenjtë në Gjakovë.

Është The Guardian, e cila në rubrikën ‘Fotografitë më të mira të ditës’, ka publikuar edhe një fotografi të fotografit kosovar Armend Nimani.

Në foto shihet një djalë në formën e dallëndyshes duke u lëshuar me kokë teposhtë nga Ura e Fshenjtë.

Ura e Fshenjte-dallendyshja1

Prizren: Konfiskohet një pushkë gjuetie dhe municion

0

Policia gjatë një plani operativ tek një i dyshuar në fshatin Skorobisht të Prizrenit ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 19 fishekë të kalibrit 12mm, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje, thuhet në raportin e PK-së, shkruan PrizrenPress.

Më tej thuhet se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Aksidentohen rëndë dy persona me motoçikletë në Prizren

0

Në Prizren, përkatësisht në rrugën e “Transitit”, një person derisa ishte duke lëvizur me motoçikletën e tij është vetëaksidentuar, thuhet në raportin e Policisë se Kosovës, shkruan PrizrenPress.

E si pasojë, ngasësi dhe bashkudhëtari kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. /PrizrenPress.com/