Polici goditet rëndë nga vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një polic është goditur nga një veturë në autostradën Prishtinë – Prizren. Polici përveç lëndimeve të tjera, ka të dy këmbët e thyera dhe që disa orë është në operacion.
Besohet se polici po tentonte ta ndalonte veturën meqë lëvizte me shpejtësi të madhe.

Ai është përpjekur ta ndalojë automjetin por në pamundësi që vetura të ndalej, ai është goditur me gjithë shpejtësinë që lëvizte, raporton lajmi.net.

Vozitësi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Toger Hazir Berisha e konfirmon rastin duke saktësuar se ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes. Pa dhënë shumë detaje, ai tha se polici është nga Prishtina dhe tash për tash është duke u kuruar.

Ai është i lindur në vitin 1974 dhe ka vetëm pak muaj që është vendosur të punojë në autoudhë.

Ndryshe, Polica e Kosovës është e vetmja në Evropë që nuk kanë sigurim shëndetësor. /Lajmi.net

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit