15.8 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025
Home Blog Page 6369

Sonte, “L`Abri” vjen në DokuKino në Prizren

0

Kjo është pak historia e filmit “L`Abri / The Shelter”, i cili sonte do të shfaqet me fillim nga ora 20:00 në DokuKino në Prizren.

Është dimër në një strehimore emergjente për të pastrehët në Lozanë. Çdo natë në derën e këtij institucioni pak të njohur në bodrum zhvillohet rituali i njëjtë i hyrjes, që rezultojnë më konfrontime që nganjëherë mund ë jenë të dhunshme.

Ata që janë në detyrë në strehimore kanë detyrë të vështirë që të “përzgjedhin” të varfërit: gratë dhe fëmijët të parët, pastaj burrat. Ndonëse kapaciteti toal i strehimores është për 100 vetë, vetëm 50 “të zgjedhur” do të futen dhe do të pranojnë ushqim të nxehtë dhe shtrat. Të tjerët e dinë se do të jetë natë e gjatë.

Kjo është pak historia e filmit “L`Abri / The Shelter”, i cili sonte do të shfaqet me fillim nga ora 20:00 në DokuKino në Prizren.

Dokuvision është një projekt partneriteti i Rrjetit Ballkanik të Distribuimit të Dokumentarëve (BDDN) anëtarët e së cilës janë MakeDox /Shkup, Maqedoni/,

Dokufest /Prizren, Kosovë/, Underhill Fest /Podgoricë, Mali i Zi/, Restart /Zagreb, Kroaci/, Slobodna Zona / Festival Free Zone Film /Beograd, Serbi/, Petra

PAN Film Production dhe Demiurg Distribucija /Ljubjanë, Slloveni/. “Dokuvisioni” përkrahet nga Ballkan Arts & Culture Fund (BAC). / KultPlus.com

Mamusha pa shqetësime për sigurinë

0

Këshilli Komunal i Sigurisë në Bashkësi i Mamushës të martën ka mbajtur takimin e radhës. Ka diskutuar për gjendjen aktuale në këtë lokalitet.

Gjatë diskutimeve, anëtarët e këtij trupi kanë vlerësuar se gjendja e sigurisë në Mamushë është në nivel të kënaqshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë janë marrë dhe disa vendime. Kryetari i Komunës së Mamushës, Arif Butuc, ka njoftuar se në takimin e Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi është arritur pajtimi “që të formohet grupi punues për hartimin e planit vjetor të punës lidhur me çështjet e sigurisë”.

“Ndërsa gjendja aktuale e sigurisë është vlerësuar të jetë e mirë”, ka thënë Butuc. Njëherësh, ka bërë të ditur se anëtarët e Këshillit… kanë vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe popullatës lokale duhet të jetë në nivel më të lartë dhe se duhet të ndërmerren hapa konkretë në këtë plan.

Butuc, gjithashtu ka sqaruar se ka plane që gjatë vitit të ardhshëm në Mamushë të aplikohet sistemi elektronik i kontrollit, i cili pritet që të kontribuojë në uljen e shqetësimeve që kanë të bëjnë me sigurinë.

Lirohet Donika Kadaj- Bujupi

0

Donika Kadaj- Bujupi është liruar nga burgu,transmeton Gazeta Express

Kërkohet lirimi i shkrimtarit Liu Xiaobo

0

Poetja Judith Rodriguez ka thënë: “Të gjithë përkrahësit e lirisë së shprehjes përballë regjimeve shtypëse duhet ta admirojnë dhe të flasin për Liu Xiaobo. Liu Xiaobo ka vënë jetën e tij në linjë. Është një nder të mbështetësh parimin e tij të lartë dhe guximin”.

Margaret Atwood dhe Ian Rankin janë në mesin e shkrimtarëve të cilët i kanë kërkuar Kinës lirimin e poetit dhe fituesit Nobel, Liu Xiaobo, për shtatëvjetorin e arrestimit të tij për “nxitje të përmbysjes së pushtetit shtetëror”.

Poeti, mbrojtësi i të drejtave të njeriut, u dënua me 11 vjet burg pas një historie të gjatë të shkrimeve disidente dhe protestave paqësore. Ai u arrestua fillimisht në vitin 2008, si autor kryesor i Kartës ’08, një manifest që bën thirrje për reforma demokratike dhe për të drejtat e njeriut në Kinë. Por në vitin 2009 u akuzua.

Grupi i shkrimtarëve “PEN International” lëshoi ??një deklaratë duke thënë se ajo qëndron “në solidaritet të vazhdueshëm” me Liu Xiaobo, i cili ishte president i Qendrës së pavarur Kineze PEN, dhe gruaja e tij, artistja dhe poetja Liu Xia, e cila ka qenë në arrest shtëpiak për më shumë se pesë vjet.
Deklarata PEN është nënshkruar nga Margaret Atwood dhe Ian Rankin, së bashku me autorin libanez Hananit Al-Shaykh, autorja turke Elif Shafak, autori kanadez Yann Martel, gazetari Robert Cottrell, poeti Judith Rodriguez, president i “PEN International”, Jennifer Klementit, dhe presidenti Emeritus i PEN International, John Ralston Saul.

“Liu Xiaobo dhe Liu Xia përfaqësojnë shumë zëra kritikë nëpër Kinë”, tha Clement. “Fjalët e tyre kumbojnë në të gjithë globin dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë për lirinë e tyre, derisa Kina të dëgjojë thirrjen tonë. Ata mund të burgosen, por ne nuk do të heshtim”, ka thënë ai.

Poetja Judith Rodriguez ka thënë: “Të gjithë përkrahësit e lirisë së shprehjes përballë regjimeve shtypëse duhet ta admirojnë dhe të flasin për Liu Xiaobo. Liu Xiaobo ka vënë jetën e tij në linjë. Është një nder të mbështetësh parimin e tij të lartë dhe guximin”.

Në tetor të vitit 2010, Liu Xiaobo u nderua me çmimin e paqes Nobel për fushatën e tij për demokraci dhe të drejtat e njeriut në Kinë. Ndërsa ai ishte në burg, poeti u përfaqësua nga një karrige bosh në ceremoninë në Oslo. / KultPlus.com

Kryetari Begaj, priti pjesëtarët e LMT-së së KFOR-it në Malishevë

0

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në zyrën tij kapitenin zviceran Benjamin Mauchle, pjesëtar i KFOR-it (LMT), të cilët veprojnë në Malishevë, në një takim me karakter njohës, ku është biseduar për bashkëpunimi e ndërsjellë në fushën e sigurisë, si dhe për aspekte tjera të përgjithshme rreth Komunës së Malishevës.

Kryetari Begaj e njoftoi kapitenin Mauchle, me situatën e përgjithshme në Komunën e Malishevës, popullsinë, infrastrukturën, arsimin, pastaj me gjendjen ekonomike, kulturën dhe rininë si dhe me problemet me të cilat përballet Komuna e Malishevës. Po ashtu me këtë rast ka falënderuar KFOR-in zviceran për përkrahjen e deritashme dhe shprehi gadishmërin për bashkëpunimi të më tejshëm me pjesëtarët ushtarak të KFORIT(LMT), dhe pasi që jemi në prag të fundvitit i uroi edhe për festat.

Nga ana tjetër kapiteni zviceran Benjamin Mauchle, po ashtu falënderoi kryetarin Begaj për pritjen, dhe u shpreh i gatshëm gjithashtu të bashkëpunoj ngushtë me Komunën e Malishevës, ku në mes tjerash e vlerësoi lartë mikpritjen që i bëhet nga institucioni komunal dhe qytetaret e Malishevës./PrizrenPress.com/

Nexhat Çoçaj dhe pesë zyrtarët e Arsimit kthehen në punë

0

Drejtori i Arsimit në Prizren dhe pesë zyrtarë të drejtorisë që ai udhëheq janë kthyer në punë, por ndaj tyre vazhdojnë hetimet.

KALLXO.com ka siguruar një dokument në të cilin Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren i është përgjigjur kërkesës së Zyrës së Personelit të Komunës së Prizrenit për informacione në lidhje me masat e ndërmarra të gjykatës rreth 6 zyrtarëve komunalë.

Sipas dokumentit të lëshuar më 7 dhjetor, kryetari i Gjykatës në Prizren, Ymer Hoxha, e kishte njoftuar Zyrën e Personelit se aktualisht zyrtarët komunalë nuk kanë në fuqi ndonjë masë, edhe pse sipas Hoxhës, ndaj tyre vazhdonin hetimet.

“Pas kalimit të afatit të aktvendimit prej një muaj ditësh me të cilën është shqiptuar masa dhe ndalesat, Prokurori i Shtetit nuk ka propozuar vazhdimin e masave ndaj asnjërit prej të dyshuarve, ashtu që nga data 02.12.2015 të dyshuarit nuk kanë të shqiptuar asnjë masë dhe janë të lirë, por hetimet edhe më the ndaj tyre janë duke u zhvilluar,” thuhet në letrën e kryetarit të gjykatës.

Kjo përgjigje e kryetarit të gjykatës ka bërë që drejtori Çoçaj dhe të tjerët të kthehen në punë.

Këtë e konfirmoi për KALLXO.com edhe shefi i Zyrës për Informim në Komunën e Prizrenit Ymer Berisha.

“Të gjithë zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit nga data 02.12.2015 nuk kanë asnjë ndalesë nga organet gjyqësore, ndaj në bazë të Ligjit të Shërbyesve Civilë, Komuna ka kthyer në pozitat e tyre të gjithë këta zyrtarë komunalë përfshirë edhe drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Nexhat Çoçajn,” tha Berisha.

Edhe drejtori Çoçaj, ka thënë se është kthyer në punë në pozitën në të cilën ndodhej deri më 2 nëntor të këtij viti.

Drejtori komunal i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, së bashku me pesë zyrtarë të tjerë komunalë, Reshit Kushaj, Elbasan Shoshaj, Ferdi Kovaq, Ruzhdi Elezkurtaj dhe Almir Sahiti më 2 nëntor 2015 u arrestuan dhe ndaluan nën dyshimin se kanë kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, si dhe për cenim të së drejtës në punësim dhe të papunësisë.

Ndërsa më 3 nëntor 2015, Gjykata Themelore në Prizren, drejtorit Çoçaj i caktoi masën e paraburgimit prej një muaji, ndërsa zyrtarëve tjerë masën e arrestit shtëpiak.

Më 11 nëntor Gjykata e Apelit ndryshoi masën e paraburgimit për Çoçajn dhe po ashtu edhe masën e arrestit shtëpiak për të dyshuarit tjerë dhe i zëvendësoi këto masa, me masën për ndalimin e ofrimit vendit apo personit të caktuar.

dokumenti111

Sulmohet fizikisht mjeku Ardit Kryeziu nga Kijeva e Malishevës

0

Mjeku Ardit Kryeziu është sulmuar fizikisht në vendin e tij të punës në Kijevë të Malishevës. Sulmi ka ndodhur mbrëmë nga disa persona, rreth orës 18:00.
Ndërkaq, Sindikata e QKMF-së Malishevë, ka reaguar dhe dënuar këtë sulm fizik ndaj mjekut Ardit Kryeziu.

“Veprime të tilla ndaj profesionistëve shëndetësor janë të dënueshme dhe të pa tolerueshme,dhe përderisa në akt i tillë i ulët siç është dhuna fizike kryhet në ambientin e punës. Ko bënë që të vihet në pikëpyetje edhe siguria në vendin e punës”, thuhet në reagimin e Sindikatës së QKMF-së në Malishevë. /MalishevaPress

Paralajmërimi i dëshiruar

0

Thom Yorke ka debutuar dy këngë, të quajtura “Silent Spring” dhe “Desert Island Disk,” në koncertin e Pathway to Paris, të mbajtur në Le Trianon, të premten, që ka koinciduar edhe me samitin e klimës në kryeqytetin francez.

Këto dy këngë janë të parat nga frontmeni i Radiohead, që nga LP e tij e vitit 2014 “Tomorrow’s Modern Boxes”, e duket se bëhet fjalë për përmbajtjen e mundshme të asaj që Radiohead ka në duar për albumin e ri. Një paralajmërim ky i dëshiruar për adhuruesit e muzikës, sidomos pas njoftimeve të mëhershme për krijimin e tyre të radhës.

Në një moment të performancës, teksa po këndonte “Silent Spring”, Thom Yorke ka deklaruar se “Kjo është nga Jonny”, duke aluduar në kitaristin e Radiohead, Jonny Greenwood, e duke dhënë shenjë se kënga mund të jetë pjesë e albumit të ardhshëm të bendit.

Të dyja këto këngë, mund t’i dëgjoni më poshtë. /Politiko.net

Thom Yorke – Silent Spring

Thom Yorke – Desert Island Disk

Dragash: Kërcënon gruan dhe dy vajzat e tij

0

Policia në Dragash ka arrestuar një person të nacionalitetit goran nën dyshimin se ka kërcënuar bashkëshorten dhe vajzat e tij.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka kërcënuar bashkëshorten dhe dy vajzat e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”,njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Gjuajtje me armë zjarri në një lokal të Prizrenit

0

Një lokal është gjuajtur me armë zjarri nga persona të panjohur në Prizren. Policia e Kosovës njofton se përvec dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

“Ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja të kalibrit të panjohur. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com