17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 6370

Rooney mirëpret Pogban

0

Kapiteni i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, shpreson se klubi do të bëjë të pamundurën për ta sjellë në ‘Old Trafford’, Paul Pogban

Edhe përkundër se vazhdimisht raportohet për arritje të marrëveshjes me Unitedi e Juventusit për mesfushorin Paul Pogba, ende nuk ka asgjë zyrtare, por Rooney shpreson që kjo të ndodhë sa më shpejt.

Sipas tij, Pogba ka ‘punë të papërfunduar’ në ‘Old Trafford’ dhe se e mirëpresin atë.

“Shpresoj se ai do të rikthehet te Unitedi dhe të dëshmojë se është lojtar i klasit botërorë. Nëse ai është i lumtur që do të luajë me ne, ne do të jemi më të lumtur që ai po rikthehet. Jam i sigurt se ai mendon se te Unitedi ka ‘punë të papërfunduar’. Do të jetë diçka e madhe për klubin nëse arrin të transferojnë atë”, tha Rooney.

“E mbaj mend atë shumë mirë në disa stërvitje. Ai gjithmonë shikon për të të lënduar me lëvizjet që bën, do të ishte një nënshkrim tejet i mirë”, shtoi kapiteni.

Demarkacioni jo me 80 vota, por me konsensus të gjerë

0

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, pret që deri në momentin e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi të sqarohen të gjitha dilemat rreth kësaj çështje.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Haliti ka vlerësuar se kjo marrëveshje nuk do të duhej të ratifikohej me 80 vota në Kuvend, por me konsensus të të gjitha grupeve parlamentare.

“Personalisht nuk do të kisha dëshirë që ky demarkacion të miratohej me 80 vota. Do të ishte mirë të miratohej me konsensus nga të gjitha grupet parlamentare, me qëllim që kjo të mbyllet si çështje. Mirëpo, në qoftë se kjo nuk ndodh, do të mbetet gjithmonë plagë e hapur për debate, me akuza të llojllojshme kundër njërit-tjetrit, atëherë kjo nuk i bën mirë Kosovës”, ka thënë Haliti.

Ai ka bërë me dije se deri te momenti i ratifikimit të demarkacionit duhet të sqarohet nëse është bërë gjithçka në përputhje me marrëveshjet që i ka nënshkruar Kosova me bashkësinë ndërkombëtare.

Haliti ka thënë se nëse çdo gjë është në rregull, marrëveshja e demarkacionit nuk mund të kundërshtohet.

“Ashtu si shumica e deputetëve, as unë nuk jam profesionist i fushës së caktuar dhe nuk jam shumë i sigurt se si është arritur kjo marrëveshje. Para disa ditësh e kam thënë se ne duhet pasur parasysh marrëveshjen për pavarësinë e Kosovës, të gjitha dokumentet që i kemi miratuar në kuvend dhe marrëveshjet që i kemi bërë me bashkësinë ndërkombëtare. Në qoftë se në përputhje me këto marrëveshje është demarkacioni me Malin e Zi atëherë ne, edhe sikur të çmendemi duke kundërshtuar demarkacionin, do të jetë e kotë”, ka thënë Haliti, duke sqaruar se nëse ky proces nuk ka shkuar në harmoni me dokumentet e pretenduara, atëherë është një mundësi shtesë për të biseduar më tutje me bashkësinë ndërkombëtare dhe me Malin e Zi për këtë çështje.

Haliti pret që pas debatit profesional-shkencor, të ketë diskutime politike në mënyrë që palët t’i përafrojnë qëndrimet. Sa iu përket pretendimeve të tij, se koalicioni aktual nuk i ka votat për ta ratifikuar demarkacionin, Haliti ka treguar se këtë qëndrim e ka dhënë duke u bazuar në deklaratat publike të deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së. /Epoka e re

Qeveritarëve u ka hyrë frika në palcë nga humbja e pushtetit

0

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në takimin e debatit të shumëpritur të 3 gushtit në Kuvendin e Kosovës për çështjen e Demarkacionit dhe kryeministri Mustafa nuk po ndalet së provokuari opozitën kosovare, e cila pret që ky debat të shterë të gjitha argumentet, të cilat flasin se versioni i tanishëm i marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është i gabuar, i dëmshëm dhe nuk duhet të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës, shkruan gazeta Kosova Sot.

Analistët politikë, opozitarët dhe njohës të tjerë të këtyre zhvillimeve rreth kësaj teme, konsiderojnë se tani kreu i Qeverisë së Kosovës e ka humbur durimin dhe busullën e sjelljes si kryeministër dhe se ai nga frika e betejës pa fakte për ratifikimin e marrëveshjes në dëm të tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, nga i cili dështim mund ta humbë edhe pushtetin për shkak të rrezikut nga prishja e koalicionit dhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme, po bën gjithçka që është e mundur për të krijuar një situatë ndryshe, që t’i bindë edhe të tjerët të shkelin mbi argumentet që kanë ofruar dhe po ofrojnë ekspertët. Ata thonë se të dyja partitë në pushtet, PDK-ja dhe LDK-ja, po frikësohen se koalicioni mund ta humbë pushtetin në rast të mosratifikimit të Demarkacionit nga Parlamenti.

“Kur frika ekziston për humbje të debatit, fillon zhurma”

Analisti politik dhe profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, thotë për “Kosova Sot” se afrimi i ballafaqimit të argumenteve përballë deklarimeve mashtruese të kryeministrit për një vit të tërë i kanë futur atij në palcë frikën e dështimit dhe humbjes së pushtetit, prandaj po lufton me çdo kusht ta imponojë dhe mbrojë të vërtetën e tij pa fakte, ngase, sipas Spahiut, kjo temë është ndër më të shoshiturat dhe më të argumentuarat në shoqëri.

“Kur dikush frikësohet se do ta humbë debatin, për arsye se nuk ka fakte apo argumente, ai fillon të bëjë zhurmë e të fyejë në mënyrë që të humbë sensi i debatit. Këtë po e bën Isa Mustafa.

Debati për Demarkacionin ka marrë vëmendjen e merituar për një proces të tillë për dallim prej shumë proceseve që kanë filluar pa debat meritor, siç është p.sh. fillimi i procesit të privatizimit, decentralizimit, simboleve kombëtare të Kosovës, Kushtetutës, zgjedhjes së presidentit etj. Pas këtij debati meritor, gjë që tregon se shoqëria jonë po piqet dhe se kombi ynë po ngrihet në këmbë, është më se e qartë se Marrëveshja për Demarkacion është bërë gabim. Se është bërë gabim këtë më shumë na kanë bindur argumentet e dobëta të komisionit shtetëror, të Isës e Hashimit, e sidomos argumentet e dobëta të Komisionit ndërkombëtar të Atifete Jahjagës sesa argumentet bajagi të forta të Florim Isufit, Shpejtim Bulliqit, Përparim Ahmetit, Enver Hasanit etj.”, shprehet Spahiu.

Sipas tij, kur Qeveria e bleu “një ekspert të Pavarur” (Tomorr Qelen), argumentet e tij ishin aq të dobëta sa i vunë kapakun këtij debati./Kosova Sot

Merkel takohet me familjarët e Dijamant Zabërgjës

0

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka takuar, të dielën në Munih të Gjermanisë familjarët e Dijamant Zabërgjës, i vrarë në sulmin terrorist që ndodhi më 22 korrik në këtë qytet.

Merkel ishte në homazhet dhe meshën që u mbajt për nder të viktimave të këtij sulmi ku humbën jetën nëntë persona.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe Dijamant Zabërgja, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj që të tre nga Kosova.

Rita Ora del nudo (Foto+16)

0

Ajo është e njohur për stilin e saj shumë trendi sidomos tani që është bërë udhëheqëse e shout amerikan “American’s Next Top Model”.

Kështu, Rita Ora ka kthyer kokat e të gjithëve nga vetja me një pamje të re derisa, po këndonte në një skenë në Kinë të shtunën mbrëma.

Duke performuar në Super Stage në Taiwan, bukuroshja e lindur në Kosovë, ka mahnitur të gjithë, pasi kishte veshur një palë rroba ngjyrë argjendi, që shkëlqenin.

Pak para se të dilte në skenë, Rita kishte postuar në rrjetin social Snapchat një selfie, ku nuk mbante asgjë të veshur përveç mbathjeve.

Rita Ora-nudo1

Modelja me të pasmet më seksi në botë zhvishet për Playboy-n

0

Të pasmet i kanë dhënë çmimin Miss Bumbum në vendlindjen e saj, Brazil.

Suzy Cortez njihet si femra më fundshpinën më seksi në planet.

Tashmë ajo është zhveshur për revistën Playboy, versioni meksikan.

Trump-i dhe politika e jashtme e SHBA-së

0

Demokracia amerikane dhe politika e jashtme e SHBA-së kanë nevojë për të paktën dy parti të mëdha, e jo një parti tradicionale dhe një tjetër ekstreme.

Kampanja presidenciale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që tashmë është mjaftueshëm e gjatë dhe e zhurmshme, pa asnjë dyshim, do të tendoset edhe më shumë në muajt në vijim, kur të nominuarit e të dyja partive, tashmë të zgjedhur zyrtarisht, do të përgatiten për përballjen e madhe në zgjedhjet e muajit nëntor. Mirëpo, votuesit do ta kenë një zgjedhje të qartë para vetes, veçanërisht në fushën e politikës së jashtme. E nominuara e Partisë Demokratike, Hillary Clinton, premton vazhdimësi. Një administratë e Clinton-it do të vazhdonte të ishte një partnere e aleatëve dhe shokëve të Amerikës dhe do t’ua bënte të qartë kundërshtarëve të Amerikës që politika e jashtme e SHBA-së, në përgjithësi, nuk do të ndryshojë. Politika e tanishme e SHBA-së, që ka rrënjë në fuqi dhe pragmatizëm, ka qenë në përgjithësi e suksesshme në sigurimin e paqes dhe stabilitetit për dekada. Një vizion krejtësisht tjetër ka ardhur në palën republikane, me nominimin e Donald Trump-it. Megjithatë, kandidati vazhdon të jetë çështje dytë- sore – një simptomë e transformimit të shpejtë të Partisë së Vjetër, që ka qenë një spektakël për audiencën amerikane dhe atë të jashtme.

Amerika është futur në një humnerë Partia Republikane e ka kaluar pjesën e parë të kampanjës duke shtrënguar duart dhe duke pyetur se si kishte mundësi që Trump-i të kandidohej. Për shembull, në mars të vitit 2016, qindra këshilltarë republikanë, që përfaqësonin një spektër më të gjerë të pikëpamjesh në politikën e jashtme, kishin nënshkruar një letër të hapur, nëpërmjet së cilës shprehnin kundërshtimin e tyre për Trump-in. Ndonëse disa prej tyre do ta mbështesin Trump-in këtë vjeshtë, pasi që janë “siguruar” në përkushtimin e tij, shumica prej tyre nuk do ta bëjnë një gjë të tillë. Partia Republikane ka nxjerrë një kandidat të atillë për president që me pikëpamjet e tij lë të kuptohet që Amerika është futur në një humnerë, nga e cila nuk do të mund të dalë kurrë. Derisa një pjesë e madhe e botës i ka sytë nga SHBA-ja për lidership ndërkombëtar, Konventa Nacionale Republikane në Klivlend, ku Trump-i është nominuar edhe zyrtarisht nuk projekton asgjë tjetër pos frikë dhe urrejtje. Njëri nga elementet më të rënda të fjalimit të Trump-it në Konventë kanë qenë sulmet e tij ndaj administratës së fundit republikane.

Ai e ka cilë- suar George W. Bush-in si një bashkë-konspirator të Hillary Clinton-it në shumë sfera të politikës së jashtme, përfshirë luftërat dhe marrëveshjet tregtare. Megjithatë, gjatë gjithë adresimit të tij, Trump-i asnjëherë nuk i është referuar trashëgimisë 162- vjeçare të Partisë Republikane. Abraham Lincoln? Harrojeni. Gjenerali Dwight D. Eisenhower, një hero lufte dhe president, që ka ndërtuar sistemin ndërshtetëror, për të cilin Trump-i po na thotë që është gati të rrënohet? Nuk kam dëgjuar kurrë për të. Megjithatë, delegatët dukej sikur nuk e kishin asnjë problem me këtë qasje të tij, duke pasuar me brohoritje çdo thirrje të të nominuarit të tyre. Shumë pak njerëz e kanë marrë Trump-in seriozisht derisa ai kishte filluar të fitonte në primare, pasi që ai asnjëherë nuk kishte pasur ndonjë post publik. Tani ai është i nominuari i Partisë Republikane. Si ka ndodhur kjo gjë? Ronald Reagan, shenjtori i Partisë Republikane në ditët moderne, dikur kishte thënë që qeveria ishte problemi, e jo zgjidhja, një thënie që ka karakterizuar qëndrimin antiqeveritar, që e definon partinë që prej asaj kohe. Andaj, është një lloj ironie që çdo republikan që garon për post të lartë do të distancohet nga qeveria, e jo të shërbej në të. Andaj, nuk është për t’u habitur fakti që republikanët kanë nominuar dikë që kurrë nuk ka shërbyer në qeveri.

Çka thanë sondazhet? Mbrojtja nacionale gjithmonë ka qenë përjashtimi i vetëm në këtë pikëpamje antiqeveritare. Mirëpo, edhe në këtë çështje, Partia Republikane ka ndryshuar. Trump-i ka lënë të kuptohet që ai do t’i shqyrtonte obligimet e Amerikës ndaj NATOs, do t’i shpërfillte institucionet e qeverisjes globale dhe do t’i trajtonte negociatat me shtetet tjera si ceremoni për nënshtrimin e tyre ndaj fuqisë së SHBA-së, e jo si negociata për përfitime dypalëshe. Megjithatë, nëse ‘establishment’-i i Partisë Republikane dëshiron ta kuptojë se nga ku ka ardhur një kandidat si puna e Trump-it, anëtarët e saj duhet t’i shikojnë sjelljet e disa prej tyre. Njerëzit si puna e Max Boot-it, që ka bërë thirrje për përdorim të njëanshëm të forcës në problemet globale, i kanë hapur rrugë shfaqjes së Trump-it, edhe nëse sot nuk e përkrahin. Sipas sondazheve dhe ekspertëve, Trump-i, me shumë gjasë, do të humbasë në zgjedhjet e nëntorit. Nëse tetë vitet e fundit nuk u kanë mjaftuar republikanëve që ta rregullojnë partinë e tyre, ndoshta katër ose tetë vjetët e ardhshme do të mjaftojnë. Mbetet të shpresohet që do t’ia dalin. Demokracia amerikane – dhe politika e jashtme e SHBA-së – ka nevojë për të paktën dy parti të mëdha, e jo një parti tradicionale e një tjetër ekstreme.

ISIS kërcënon në gjuhën shqipe përmes Facebook’ut (Foto)

0

Për kundër që shumë faqe propagandistike në mbështetje të organizatës terroriste ISIS që flisnin në shqip janë mbyllur nga autoritetet e sigurisë në vend, një faqe e re është hapur

Halal Channel quhet faqja që është duke shpërndarë propagandën e saj në shqip nëpërmjet rrjetit social Facebook dhe që hapur mbështet të ashtuquajturin “Shtet Islamik”.

Ajo që është më shqetësuesja kjo faqe që veten e quan medium, publikon informacione të ndryshme rreth ISIS, duke keqpërdorur ajetet Kuranore dhe duke shpërndarë video që nxisin urrejtje.

Më tej kjo faqe jep mbështetje edhe për imamet radial shqiptar që janë të dënuar nga gjykatat në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, duke u lutur që këta hoxhallarë të lirohen sa më shpejt.

auto_isis2_1469969155-21512081469969888

Gjuhë e ashpër dhe tensione në prag të debatit për demarkacionin

0

Pak ditë përpara mbajtjes së debatit për demarkacionin, në një tryezë të rrumbullakët, përfaqësuesit politikë në vend, të atyre për dhe kundër procesit, kanë rritur tensionet.

Me një gjuhë më të ashpër të dy taborët janë akuzuar ndërmjet vete për, siç kanë thënë, bllokim të proceseve të rëndësishme të vendit, që, sipas tyre, kanë penguar ecjen e Kosovës.

Demarkacioni prej muajsh ka ngritur tensionet në vend, ndërkohë që pak ditë para organizimit të një tryeze të përbashkët, ai është bërë çështje e përplasjeve mbi atë se kush e ka të drejtën.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka akuzuar opozitën, por edhe ekspertë të ndryshëm se po e bllokojnë lëvizjen e lirë pa viza të qytetarëve të Kosovës, duke bllokuar, siç ka thënë, çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, duke i dhënë të drejtë nënshkrimit të marrëveshjes ndërshtetërore.

Por, në reagimin e menjëhershëm, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, vlerësimet e kryeministrit Mustafa, tregojnë për, siç ka thënë,“interesimin e tij që të bëjë propagandë e etiketime dhe jo të punojë për vendin dhe qytetarët”.

Analistët politikë vlerësojnë se fjalori fyes dhe gjuha degraduese që kohët e fundit i kanë përcjellë raportet edhe ashtu të ashpërsuara ndërmjet pushtetit dhe opozitës në Kosovë, janë shembulli më i keq që mund të shpërfaqet para qytetarëve.

Analisti dhe sociologu Ismail Hasani, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se komunikimet e tilla nuk mund të ndihmojnë në përmirësimin e raporteve, por në përkeqësimin e tyre.

“Elita politike në Kosovë vuan nga një ashpërsi e paraqitjes, e cila është shndërruar mbase edhe në sëmundje kronike, sidomos në situata të ndryshme, në të cilat deklarimet politike dhe prononcimet e ndryshme çojnë kah përçarjet ose çojnë kah krijimi i divergjencave të panevojshme ndërmjet politikanëve”, thotë Hasani.

Analisti i çështjeve politike Halil Matoshi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë konsideron se ashpërsimi i fjalorit te liderët politikë, nuk mund të sjellë ndonjë klimë pozitive, aq më pak në prag të debatit për marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“Nga ana e tij, pushteti dëshiron që të mos i nxjerrë telashe vetes, kurse nga ana e opozitës është si një lloj presioni për zgjedhje të jashtëzakonshme. Dhe, unë nuk pres që palët do të reflektojnë dhe do të gjejnë zgjidhje në këtë tryezë. Aty vetëm do të ashpërsohet vokabulari politik edhe më tutje”, vlerëson Matoshi.

Ai mendon se thellimi i ashpërsimit të fjalorit politik është rritur për faktin që, siç thotë Matoshi, Qeveria nuk u ka dhënë zgjidhje dy çështjeve shumë të rëndësishme, demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Demarkacioni duket se duhet të jetë punë e kryer, pasi që janë involvuar edhe amerikanët në këtë aspekt, ndonëse Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka ditur të argumentojë dhe plasojë në publik të vërtetën e saj zyrtare. Ndërsa, opozita megjithatë në disa tentativa ka dhënë disa argumente që e luhatin opinionin se, vërtet, Kosova mund të ketë humbur territor në demarkimin e kufirit me Malin e Zi”, shpjegon Matoshi.

Pas shumë deklaratave për dhe kundër, të shprehura kryesisht nëpër media, më 3 gusht, pritet që për herë të parë të ketë një ballafaqim të fakteve dhe argumenteve ndërmjet mbështetësve të Marrëveshjes aktuale që është nënshkruar me autoritetet e Malit të Zi që nga fundi i gushtit të vitit të kaluar në Vjenë,dhe atyre që e kundërshtojnë atë.

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, vazhdojnë ta konsiderojnë marrëveshjen me Malin e Zi, si të dëmshme për Kosovën, e cila, sipas tyre, i humb vendit më shumë se 8 mijë hektarë tokë./rel/

Blero i ka dhënë fund lidhjes me Afrona Dikën

0

Blero si duket i ka dhënë fund edhe lidhjes me Afrona Dikën.

Këngëtari veç martesës me Teuta Krasniqin ishte i fejuar edhe me një tjetër femër, shkruan GazetaExpress.

Blero dhe bukuroshja, e cila është pjesë e videoklipit të tij të titulluar “S’e di” janë njohur në Suedi, ku këngëtari ka jetuar para se të kthehej në Kosovë për të zhvilluar karrierën e tij muzikore./GazetaExpress