17.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Ftesë për konkurrim në “Zambakun e Prizrenit”

Konkursi për edicionin e 18-të të Festivalit të këngëve të vjetra qytetare “Zambaku i Prizrenit”, vazhdon të mbetet i hapur deri me 7 gusht.

Festivali do të mbahet në pjesën e dytë të muajit gusht. Kënga që do të zërë vendin e parë, përveç “Zambakut të Argjend”, do të shpërblehet me shumën prej 500 euro, vendin i dytë do të shpërblehet me shumë prej 300 euro dhe vendi i tretë me prej 200 euro. Kënga më e mirë e zgjedhur nga publiku, përveç me “Mikrofonin e Artë”, do të shpërblehet edhe prej 300 euro.

Festivali i këngës qytetare “Zambaku i Prizrenit” është shenja dalluese e qytetit të Prizrenit në fushën e organizimeve muzikore dhe nxit krijimin e muzikës së mirëfilltë qytetare dhe përbën hapësirë për afirmim të emrave të rinj të kompozitorëve dhe këngëtarëve.

Organizatori i festivalit fton kompozitorët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora, që të konkurrojnë në edicionin e 28 të “Zambakut… ‘, për të dëshmuar, bukurinë e këngës së vjetër qytetare.

Festivali “Zambaku i Prizrenit”, i cili u themelua në vitin 1986, nëpër vite ishte i vetmi organizim që mblidhte çdo vit artistët më të njohur shqiptar, në qytetin Prizrenit, dhe i tillë vazhdon të mbetet.

“Zambaku i Prizrenit” përveç karakterit garues, çdo vit shquhej edhe me kultivimin e artistëve dhe këngëve të reja, të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në repertorin e muzikës qytetare, duke afirmuar personalitete të njohura të muzikës si këngëtarë, kompozitorë, poetë, instrumentistë etj, të cilët i kanë begatuar vlerat e mirëfillta muzikore të vendit tonë.

Viteve të fundit, për shumë arsye, mungoi edhe interesimi i kompozitorëve edhe i këngëtarëve që të jenë pjesë e Festivalit “Zambaku…”, për ta vënë në dyshim vetë ekzistencën e festivalit. Degradimi i vlerave muzikore dhe komercializimi i notave muzikore por edhe marrja në organizim të festivalit nga njerëz e organizata, të cilave më shumë u interesonte përfitimi se sa vlera e festivalit e kanë sjellë Zambakun e Prizrenit, përpara situatës “te jesh apo të mos jesh”.
Këtë vit Studio Helix, është rrekur punës në përgatitjen e edicionit të 28 dhe me të gjitha forcat është vënë në kërkim të cilësisë, që Zambaku i Prizrenit të rikthehet në fillimet e saj, kur këngëtarë e kompozitorë mbaheshin gjatë në mend për krijimet me të cilat prezantoheshin në festival.

Profesionisti i muzikës Menan Kiseri, thotë se kënga “Zambaku i Prizrenit” e kompozuar nga kompozitori Akil Koci kënduar nga Liliana Çavolli është një perlë e muzikës shqiptare. Edhe Fikrim Emra duke kujtuar kohët e arta të festivalit “Zambaku i Prizrenit” pohon se në festivalin e këngës së vjetër qytetare parakalonin emra kompozitorësh e këngëtarësh me vlera të mirëfillta të muzikës shqipe, mision ky i festivalit. Të gjitha këto dëshiron të ia kthej këtij festivali Studio Helix.

Drejtori i festivalit, Istref Krasniqi, pohon se kanë arritur këngë për edicionin ne 28 të festivalit, si nga kompozitorë nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria dhe duke garantuar transparencë dhe organizim dinjitoz të festivalit thotë se do të ju krijojë kushte kompozitorëve e këngëtarëve që të paraqiten në mënyrë sa më dinjitoze. Ai i fton kompozitorët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe të gjitha trevat shqiptare, që të konkurrojnë për edicionin e 28 të festivalit Zambaku i Prizrenit, për të dëshmuar, bukurinë e këngës së vjetër qytetare, për të dëshmuar se kënga e bukur qytetare duhet t’i mbijetojë kohës në të cilën antivlerat dominojnë.

Krasniqi pohon se do të angazhohet me të gjitha forcat dhe potencialin për përgatitjet teknike të orkestrës për performim live, skenën, ndriçimin dhe do të ndërmerren të gjitha hapat teknikë për një edicion më të mirë dhe garanton me angazhimin maksimal dhe transparencën më të madhe. Kushtet për konkurrim janë këto:

– Këngët konkurruese duhet të kenë vlera të mirëfillta muzikore në frymën e këngës së vjetër qytetare ndërsa pjesëmarrësit në konkurs duhet të dërgojnë: demo incizimin e këngës dhe tekstin në dy kopje,
-Punimet dërgohen me shifër, ndërsa në zarf të veçantë dërgohet emri dhe mbiemri i plotë i autorit me adresë të saktë dhe me numër të telefonit.

Do të shqyrtohen vetëm kompozimet e reja, të cilat janë në frymën e muzikës së vjetër qytetare.
Festivali ka karakter garues.
Punimet duhet të dorëzohen deri më 7 gusht në adresën Rruga e Saraçëve, numër 3B, ose në adresën elektronike [email protected] me shenjën për Festivalin “Zambaku i Prizrenit 2016. Edicioni i 28-të i Festivalit Zambaku i Prizrenit do të mbahet në pjesën e dytë të muajit gusht.
Informatat më të hollësishme mund të merren në numrin e telefonit 044/049 187 394.
/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kosova në tehun e shpatës

Nue Oroshi Mospranimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është lajm i mirë për Republikën e Kosovës. Kjo ndodhi për shumë arsye...

Aksident në Qafë të Duhles

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më herët në Qafën e Duhles. Indeksonline raporton se aksidenti është shoqëruar me dëme të mëdha materiale, teksa...

Lajmet e Fundit