18.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

Fortesa e zhdukur e Sarandës në foton e vitit 1892

Arkitekti Artan Shkreli i cili mban dhe postin e këshilltarit të Ramës për çështjet e territorit dhe urbanistikës ka postuar në facebook një foto që sipas tij daton në vitin 1892. Në foto, thotë ai, konstatohen rrënojat e një fortese të periudhës otomane në limanin e 40 Shenjtoreve (Santi Quaranta o Agios Saranda).

Ndoshta fotografia me e hershme qe trashëgojmë nga Saranda. Është bere ne vitin 1892. Verehet një diçka qe u ka shpëtuar historianeve dhe arkeologeve. Limani i 40 Shenjtoreve (Santi Quaranta o Agios Saranda) paska patur një fortese te periudhës otomane… dhe nuk behet fjale për rrenojat antike te kështjellës se Onkezmit. Vërehet ende ne foto porta jugore si dhe një kurtine (mur) relativisht i gjate ne anën perëndimore.

Ne paretin e kurtines, ashtu sikurse ne kështjella te tjera te kohës, janë hapur dritare për katin përdhe dhe mbi mur është ndërtuar një kat tjetër. Kështu, kurtina vijon përgjatë bregdetit me godina ngritur mbi te, dhe ne mes dy syresh vërehet edhe një kulle rrethore e larte deri ne nivelin e bedenave. Pastaj muri rrethues (i rrënuar ne hapësirën midis dy ndërtesave për ti hapur vend selisë se Hyqymetit paksa e tërhequr), vijon si bazament i një ndërtese tjetër te gjate me një karakoll ne katin e trete, për te përfunduar pranë godinës trekatëshe ne fund.

Ndërtesa me karakoll, kati përdhes i se cilës përbehet nga kalaja otomane, do ketë shërbyer si depo mallrash portuale pasi nga ana e veriut është pa dritare dhe e pajisur me kontraforte te fuqishme guri. Këto kontraforte nuk kane qene pjese përbërëse e murit te kalasë, por janë bere me vone dhe me siguri kane shërbyer për te mos u shembur muri i kësaj magazine, e cila me gjase ka shërbyer për depozitimin e kripes rifuxho (qe kur njomet nga ajri i detit e rrit shume peshën specifike te saj)… njësoj si ne rastin e depos se kripës ne Bashtove.

Ndonëse nuk mund te thuhet me siguri, për nga ngjashmëria qe ka me kalanë e Tiranës, Peqinit apo dhe kullave te kalasë ne derdhje te Vivarit ne Butrint, është e mundur qe ky fortifikim te jete i shek te XVI-XVII, kohe e ofensivave osmane ne Korfuz.
Një relike e kësaj kalaje ka qene një top bronxi qe deri ne vitin 1986 (kur është luajtur ne Sarande filmi “Dy here mat”) qëndronte gjysmë i mbuluar ne zhurin e plazhit pikërisht ne atë vend./KultPlus.com

Më Shumë

Prokuroria në Prizren: 14 aktakuza ndaj 19 personave për vepra penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka vepruar me intensitet gjatë 24 orëve të fundit, duke ngritur 14 aktakuza kundër 19 personave për vepra penale të...

Moti sot: Shi, vranësira dhe diell

Për të dielën parashikohet fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, ndërsa dita...

Lajmet e Fundit