14.2 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 6378

‘Dasmë’ në Shtëpinë e Bardhë të Ramadan Mujës (Video)

0

Kuvendarja e PDK-së në Prizren, Agnesa Bytyci, në ditën e dasmës, është përshëndetur me kolegët e saj të Kuvendit. E veshur me vello, ajo ka shkuar në Shtëpinë e Bardhë, ku ka bërë fotografi të ndryshme.

Para se të përfundojë punimet mbledhja e Kuvendit Komunal, kryesuesi Kujtim Gashi, i ka lejuar kuvendarët për 5 minuta për t’u përshëndetur me Agnesën.
Kolegët e kanë uruar Agnesën për jetë të mirë bashkëshortore/TV Prizreni/

GJATË SEANCËS SË KUVENDIT TË PRIZRENIT NDODHI EDHE NJË NGJARJE E PAZAKONSHME !Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Prizrenit ndodhi edhe diçka e pazakonshme që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në ambientët e Shtëpisë së bardhë. Para se të përfundojë punimet mbledhja e Kuvendit, kryesuesi Kujtim Gashi, lejoi 5 minuta pushim që këshilltarët komunal të dalin në oborr për të bërë fotografi me kolegen e tyre nga radhët e PDK-së , Agnesa Bytyçi, e cila e veshur në vello të bardhë kishte ardhur në ditën e saj të dasmës të përshëndetet me kolegë, duke ardhur në mënyrë të veçantë se herave të kaluara në seancën e sotme. E kolegët e saj nuk hezituan për t’i uruar Agneses jetë të lumtur, përplot mbarësi e harmoni me bashëkudhetarin e saj të jetës…

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Mittwoch, 27. Juli 2016

Berisha: Hajnat e parasë publike të shkojnë në burg

0

Deputeti nga ‘Nisma’ për Kosovën, Zafir Berisha tha për gazetën “Kosova Sot” se jo rastësisht një pjesë e madhe e tyre janë vetë pjesë e kapjes nga politika për shkak të privilegjeve dhe pasurisë në kurriz të qytetarëve që e kanë bërë.

Sipas tij, jo rastësisht e kemi edhe këtë situatë të rëndë në drejtësinë kosovare, por sido që të jetë, Berisha thotë se është optimist se të gjithë ata që kanë vjedhur paranë publike dhe kanë keqpërdorur pozitën për përfitime personale duhet të dalin para drejtësisë dhe në këtë drejtim, siç tha, jo vetëm t’u konfiskohet ajo pasuri, por edhe të shkojnë prapa grilave kushdo qoftë ai.

“Nuk besoj se kanë ndonjë justifikimi për atë pasuri, pasi pasuria brenda një periudhe të shkurtër nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë, kur e kemi parasysh gjendjen ekonomike në vend, dhe pasurimi brenda natës ose një periudhe të shkurtër natyrisht se duhet të hetohet te kushdo qoftë dhe jo vetëm te personat në drejtësi, por edhe tek ata në politikë, por edhe në fushat e tjera”, ka deklaruar deputeti Zafir Berisha.

(Kosova Sot)

Nuk do të ketë më afat të prillit dhe tetorit për studentët

0

Në mbledhjen e sotme të UP’së senati mori vendim që të aplikojë një praktikë të re organizimi të afateve të provimeve që do të zhvillohet si pilot projekt në shtator të këtij viti.

Që do të thotë se afati i shtatorit do të jetë me dy provime, shtatori l dhe ll.

Nëse afati i shtatorit do të ketë sukses do të praktikohet edhe në afatet e tjera.

Franz Bopp: Gjuha shqipe është e më e vjetra e gjuhëve indoeuropiane

0

Gjuha shqipe provohet mes tre rrugëve shkencore të jetë gjuha më e vjetër e mbijetuar. Rruga e parë është ‘shkenca indogjermane’ ose shkenca e gjuhësis së krahasuar ku me studimin e atit të kësaj shkence, Franz Bopp, shqipja provohet më e vjetër se sanskritishtja me anë të analizave fonetike gjuhësore të Boppit. Rruga e dytë janë mbetjet origjinale të gjuhës paragreke, Çabej – Camarda, që janë ruajtur deri në ditët tona. Këto mbetje si ‘mnin, ais, gjunon, vrahe etj, gjenden në doreshkrimet e greqishtes së vjetër edhe provojnë gjuhën shqipe si gjuhën e paragrekëve. Rruga e tretë për nga radha shkencore janë mbishkrimet paragreke e paralatine me të cilat të suksesshëm kanë qënë Thomopulo edhe De Angeli. Të treja këto rrugë janë injoruar nga shkenca e albanologjisë këto 70 vitet e fundit kur vendi ynë u izolua edhe nuk po del dot akoma nga errësira e viteve të shkuara por po e vazhdon akademizmin me mëndësit e errësirës.

Hylli i Dritës, që botohej nga bibloteka franceskane nën përkujdesjen e At Gjergj Fishtës, në vitin 1922, e ka kuptuar shumë mirë se shkenca e krahasimit është baza e diturive të vërteta por kjo shkencë e zbehte rolin greko-romak edhe e nxirrte shqipen si gjuhën më të vjetër ndaj edhe si rrjedhoj filluan sulmet e Miklosicheve serb që shtrëmbëruan shkencën duke marrë në shqyrtim shkencorë huazimet e shqipes nga gjuhët e fqinjëve edhe jo fjalët e saja. Kjo ndyrësi u përdorë e po përdoret akoma në shkencën tonë duke i anashkaluar të treja rrugët që përmenda mësipër të cilat tregojnë jo vetëm gjuhën me të vjetër por edhe pellgun pellazgjik si vendin ku është folur mëma e gjuhëve. Ky pellge kishte për kryeqendër Dodonën në trojet tona etnike.

Shkruan At Gjergj Fishta

Ditunija shqype edhe themeluest e sajë, Hylli Dritës 1922

Ditunija e popujve, mas sa e sa studimeve të fella të kryeme permi secillën gjuhë indogjermane ashtu edhe mes krahasimeve të njanës gjuhë me tjetrën e të gjithave me sanskritishten, si edhe duke mbështetur edhe mbi konkluzionet në arkeologjin e popujve prehistorik indogjerman, u bë e mundur me ja diktue shojet popujve indogjerman, qi qysh me Herodotin e deri në shek XVIII ishin te shtjelluara në kaosin e përrallave edhe gojedhenave mitologjike edhe përmbanin një lëmsh çashtjesh historike me të cilat historia, deri vonë, kot u mundue me ja gjet fillet. Çashtja e lindjes edhe e dyndjeve të kombeve indogjermane qe gjithmonë me enigmatike në historin kritike. Qe vërtetë një labirinth i mitologjis ku kurrnji dijetarësh para Boppit e Schlimannit nuk guxoi me ju hulle për ta studjue. Boppi , ati i ditunis krahasuese, ishte i pari që i mori në një analizë krahasuese këto gjuhë edhe pasi i krahasoj me sanskritishten edhe diktoj afrimitetin e këtyre gjuhëve me shoshoqen edhe caktoj principin se gjuhët që etimologjikisht do të përkojshin me sanskritishten e hershme do ishin të dala nga një pellgë prehistorik nga ku u shkëputën edhe enden e u zhvilluan moteve te shkëputura prej shoshoqes. Boppi me kete parim vuri themelet e çështjeve të gjuhëve simotra ndërsa për zhvillimin e seciles gjuhë punuan Mullet, Meyer, Curtius, Brungmann, Hirt, Schrader etj. Rezultatet e lumnueshme të ketyne autoriteteve i garantuan kësaj shkence në etimologji një vend të veçante mes diturive të tjera me emën ‘ Ditunia indogjermane’. Nga kjo dituni rrjeth se popujt gjermnan, sllav, kelt me popujt latin, grek, ylliro-shqyptare janë vëllezër prehistorik me popujt indian, persjan, throako-phrygo-armenëe, të cilët prej 3000-4000 vjetë para Krishtit u ndanë prej nje votre tuj u shkepë kush kahë Asia, kush kah Europa.

Shkelen dy biçiklistë në Prizren

0

Dy biçiklistë janë shkelur me veturë në Prizren. Policia e Kosovës njofton se viktimat kanë marrë lëndime trupore.

“I dyshuar i panjohur (NN) me automjetin Opel Corsa nga pakujdesia ka goditur dy biçiklistë. Si pasojë e aksidentit të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spitalin e Prizrenit dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar”, njofton PK-ja./PrizrenPress.com/

Vuri bast, humbi, e bëri . . .

0

Margot Robbie ka bërë me dije se bashkë- aktori i saj nga filmi “Suicide Squad”, Jai Courtney ka bërë tatuazhin e “Queensland” në dorën e tij, pasi kishte humbur një bast. Aktorja 26 vjeçe ka thënë për “Network Ten’s The Project”, se dy aktorët nga Australia kishin vënë bast rreth rezultatit të ligës ragbi.

Vajza nga “Gold Coast” me krenari ka shpjeguar: ‘Jai dhe unë kemi vënë bast se nëse “Queensland” fiton, ai do ta bëjë tatuazhin e shenjës dalluese të “Queensland”, ndërsa nëse kjo nuk do të ndodhte, unë do ta bëja tatuazh atë “New South Wales”, shenjën “NSW”. Kur gazetarja Carrie Bickmore e kishte pyetur nëse Jai kishte mbajtur premtimin e tij, Margot i ishte përgjigjur : ‘Queensland-i ka fituar.

Ai e ka bërë tatuazhin në dorën e tij’. Tashmë aktori australian ka diku në dorën e tij mbishkrimin “Queensland”, megjithëse duket se këtë po e fsheh mjaft mirë dhe nuk është në dukje në asnjërën nga fotot e aktorit.

Visar Zhiti pagëzohet si ‘gjuha e shpirtit’

0

Shkrimtari Visar Zhiti vlerësohet në Itali si “gjuha e shpirtit” për poezinë dhe misionin e saj. Në edicionin më të fundit, të Çmimit Ndërkombëtar “gjuha e shpirtit”, Itali 2016, poetit shqiptar iu dha çmimi në ditët e “Narni festival”, përgjatë së cilës organizohen veprimtari të shumta ndërkombëtare, ku ndërthuren artet, muzika dhe kultura, pikërisht në qendrën historike të stilit të romantizmit të vonë, të shekujve XII-XIV, në kishën e Shën Françeskut.

Komiteti Promovues me përfaqësues entesh të ndryshme kulturore e sociale, nga Agjencia e Informacionit “Zenit”, më e madhja e botës katolike, nga “Narnia Arts Academy”, “IF Press”, “Orbisphera” dhe “Associazione G. Jovine”, në jurinë e saj, sipas komunikatës për shtyp, përbëhej nga personalitete të klasit të parë në kulturë, gazetari dhe në spektakël: Renzo Allegri, Roberto Bignoli, Antonio Gaspari, Rosario Giuffrè, Paolo Gulisano, Carlo Jovine, Cristiana Pegoraro, Alessandro Rivali, Enrico Vanzina, Pamela Villoresi. Pas përshëndetjes së Drejtorit të Agjencisë “Zenit”, Paolo Gaspari, u prezantua dhe antologjia e poezive më të mira të autorëve finalistë të konkurrimit, “Gjuha e shpirtit”, botim i IF Press, 2016. Cristina Pegograro, ideatore dhe organizatore e “Narnia Festival, anëtare e jurisë, pianiste e afirmuar e nivelit ndërkombëtar, ndër të tjera shpjegoi se qëllimi i tyre ishte që “E bukura të jetë gjuha universale për të bashkuar kultura të ndryshme, besime, kondicione sociale për të ndërtuar një humanizëm të ri për një botë më të mirë. Prandaj ndihemi të nderuar që ia japim çmimin poetik “G. Jovine- Gjuha e shpirtit”, poetit Visar Zhiti, – përfundoi ajo. Motivacioni është i botuar dhe në antologji: “Për dëshminë ekzistenciale e letrare që ka sjellë duke qenë simbol i lirisë artistike dhe i poezisë të mendimit kundër barbarisë së diktaturës. Për tensionin moral dhe religjioz që Zhiti vazhdon të shpalosë dhe në misionin aktual të ambasadorit të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë”. Është interesante se si bashkë me poezinë juria ka vlerësuar dhe punën e tanishme të Visar Zhitit, duke e parë atë si ambasador të vendit të tij në Vatikan. Bëmat lidhen me krijimtarinë, morali me poezinë…

Viti 2016 është shpallur nga Papa Françesku si Jubile i Jashtazakonshëm i Mëshirës, – thuhet në parathënien e antologjisë “E folura e shpirtit” – me qëllim përhapjen e shpresës për një botë më vëllazërore. “Jo rastësisht pontefikët më të fundit janë ndalur në sintoninë e veçantë që lidh përvojën religjioze me emocionin artistik, – vazhdohet në esenë hyrëse – Mund të kujtojmë me këtë rast fjalët e shkëlqyera të Papa Gjon Palit II në Letrën artistëve, të vitit 1999, ku ai ka bërë qasjen se “përse” arti ka aftësinë për të shkuar “përtej asaj që perceptojnë shqisat dhe të penetrojë realitetin duke interpretuar “misterin e fshehur”.

Në krijimin artistik, – shkruante Karol Vojtyla, që ishte dhe poet, – njeriu ngrihet më shumë se kurrë në imagjinatën e Zotit dhe realizon këtë detyrë para së gjithash duke plazmuar materien “mahnitëse” të vetë njerëzimit dhe pastaj duke ushtruar krijim si një zotërim mbi universin që e rrethon. Këtij koncepti i bën jehonë çmimi “Gjuha e shpirtit”, – shpjegon grupi i jurisë në editorialin e vet, – dhe i jepet poezisë spirituale e njerëzore, si një bashkëpunim në kulturën e re të takimit, duke konfirmuar vlerat e poezisë si e folur universale, e aftë të përbashkojë kulturat, popujt dhe traditat. Çmimi mban emrin e poetit “Giuseppe Jovine”, në kujtim të një prej zërave më të lartë të letërsisë italiane të gjysmës së dytë të shekullit XX dhe u institucionalizua në vitin 2000 nga Carlo Jovine, i biri i poetit.

Në konsolidimin e këtij çmimi dhanë ndihmesën e tyre personazhe të shquar të skenës letrare në Itali, të cilët janë alternuar në Juri apo veprimtari kulturore të tij si Mario Luzi, Maria Luiza Spaciani, Stanislao Nievo, Giuliano Manacorda, Valentino Zeichen etj.

Agjencia e Informacionit “Zenit”, do të citonte në reportazhin që botoi me këtë rast dhe nga fjalët përmbyllëse të fituesit gjatë ceremonisë, kur iu dorëzua “Luani i argjendtë” i këtij çmimi: “Visar Zhiti, shkrimtar i vlerave ndërkombëtare, që ka vuajtur barbarinë e totalitarizmit, i dënuar me 10 vjet burg nga që ishte poet, deshi ta shprehë në mënyrën e tij të veçantë falenderimin për çmimin që iu dha brenda një kishe: një mjedis, tha ai, që simbolizon dhe thërret ‘gjuhën e shpirtit’ duke na çuar tek e vërteta e natyrës tonë spirituale (ndërsa fjalët e tij, në një fare mënyre “iluminoheshin” nga drita fërgëlluese e një vetrate artistike që e përtheksonte sugjestionin poetik.” Zhiti ndërkaq tregoi se kishte patur raste të vlerësohej me çmime në vendin e tij, në vende të tjera përreth, në Ballkan, në Itali etj., por ishte e para herë që merrte një çmim brenda në një kishë dhe, sipas tij, poezia është dhe një lloj lutjeje dhe lutja është dhe poezi. Zgjodhët një shqiptar këtë radhë, – e mbylli fjalën e tij të shkurtër Zhiti, – mbase për të çmitizuar kufijtë, jo vetëm të dukshmit, por dhe të padukshmit.

Mes duartrokitje të gjata u lexuan poezi të fituesit dhe të pjesëmarrësve në konkurrim dhe muzikantë të moshave të ndryshme, edhe 5-vjeçarë bashkë me të rriturit, nga vende të ndryshme të botës, Suedi, Zvicër, Rumani, SHBA, sigurisht dhe nga Italia, luajtën pjesë të njohura muzikore. Sfida e artit, që shton njohjet, pra mirëkuptimin dhe na frymëzon, u tha ndër të tjera. Themeluesit e Europës së Bashkuar janë shprehur se nëse do t’u duhej ta nisnin edhe një herë punën e tyre për bashkimin e Europës, nuk do të gabonin, por do ta fillonin nga kultura.

Re.Ku/ Itali

Një gozhde e një patkoit

0

Ali Hertica

Teoria utilitar është ajo miratua menjëherë nga shumë mendjet e mëdha? Përgjigja duket të jetë se këto mendjet e mëdha janë pushtuar reformatorët për të luftuar një situatë, në një kohë të historia, e cila dukej atyre “paarsyeshme”. në një betejë të tillë, madje edhe banalitet dhe thjeshtësia janë virtytet kryesore të një argument, dhe filozofitë ku ishin përgjigjs më e mirë për një sistem të të drejtave dhe detyrimeve në një hartë supra shenjtëruar – këta autorë mungonin sinqeritet, ku na bindin të pakuptimta që ne jemi mësuar për të predikuar “(Historia e analiza ekonomike) .. “Natyra ka vendosur njerëzimin nën qeverisjen e dy zotërinjve sovrane, dhimbje dhe kënaqësi. Kjo është për em vetëm për pikë se çfarë duhet të bëjmë, si dhe për të përcaktuar se çfarë bëjmë ne `duhet.

Nga njëra anë standardi i drejtë dhe e gabuar, ne zinxhirin e shkaqeve dhe efekteve, ku janë të lidhur për fronin e tyre. ” “Parimi i shërbimeve është themeli i punës aktualne Kosove, ajo do të jetë e përshtatshme, pra, që në fillim për të dhënë llogari të qartë dhe të caktuar të asaj që është menduar nga parimi i ndërmarrsve ku thonë se parimi i miratimit ose e kundërshton çdo, veprimi te qfarëdo tendence duket shtuar ose të zvogëlojë lumturinë e partisë ne interes të cilit është në pyetje, ose, çfarë është gjëja me fjalë –ather për nxitjen e artë për të kundërshtuar se lumturi i them çdo aksion çdo gjëje .Prandaj, jo vetëm nga çdo pjesë e një individ privat, qëllimi i çdo mase të qeverisë. “Interesi i komunitetit është një nga shprehjet e përgjithshme mund të ndodhin në frazeologji e moralit,k u ka një kuptim, kjo është,ku komuniteti është një organ fiktive, përbërë prej individëve që janë të konsiderohen sikur përbëjnë anëtarët frazore ndajfolje. “Është e kotë të flasim për interes të komunitetit, pa kuptuar se çfarë është interesi i individit.

Një gjë është thënë për promovimin e interesave, apo të jetë për interes, të një individi, kur aika tendencë për të shtuar në shumën totale të kënaqësive të interesave personale dhe partiake pa e shiqu intersen e sovranut. “Mes parimeve të kundërt me atë të shërbimeve, ajo që sot duket se -kanë ndikuar në çështjet e qeverisjes, atë që quhet parimi i simpatisë dhe antipatisë. Nga parimi i simpatisë dhe antipatisë, unë do të thotë ky parim e miraton ose e kundërshton veprime, jo për shkak të kujdesit te tyre për të shtuar lumturinë, por për shkak të kujdesur te tyre të zvogëlojë lumturinë e partisë interes të cilit është në numrin , për qëllim vetëm për faktin se një njeri e gjen veten të predispozuar për të miratojë, apo kundërshtojë prej tyre mbajnë deri te miratim apo mosmiratim si një arsye e mjaftueshme për veten, dhe nevojën e kërkuar për çfarëdo baze jokarakteristik. Etika në përgjithësi mund të përcaktohet, arti i drejtuar ne veprimin e politikes në prodhimin e sasisë më të madhe të lumturisë të jetë e mundur, në dorë të atyre që interesi i të cilit është në funksion. Atëherë çfarë janë aksionet qe mund të jetn në fuqinë e njeriut për të jetuar? Ata duhet të jenë ose aksionet e tij prej ari .

Etika, është arti i drejtuar ne aksionet e një njeriuku mund të i vetëquajtur art i vetëqeverisjes, apo etikës private. Natyra ka vendosur njerëzimin nën qeverisjen e dy zotërinjve sovrane, dhimbje dhe kënaqësi. Kjo është vetëm për pikë se çfarë duhet të bëjmë, si dhe për tu përcaktuar se çfarë bëjmë ne. Nga njëra anë standarde të drejta dhe të gabuar, ne zinxhirin e shkaqeve dhe efekteve, të lidhur për fronin e Tyre. “Parimi i shërbimeve është themeli i punës aktuali qeversi së kosovës ajo do të jetë e përshtatshme, pra, që në fillim për të dhënë llogari të qartë të asaj që është menduar nga poletikberja. Veprimi të qfarëdo tendenca të-ketë për të shtuar ose të zvogëlojë lumturinë e parties dhe interese të cilit është në pyetje, ose, çfarë është gjëja me fjalë –ather për nxitjen e artë për të kundërshtuar lumturiane çdo aksion e çdo gjë, prandaj, jo vetëm nga pjesë e një individ privat, apo qëllimi i çdo mase të qeverisë. “Interesi i komunitetit është një nga shprehjet e përgjithshme mund të ndodhin në frazeologji e moralit, të kuptimi të saj ku është e humbur shpesh .Është e kotë të flasim për interes të komunitetit, pa kuptuar se çfarë është interesi i individit.

Një gjë është thënë për promovimin e interesave, apo të jetë për interes, të një individi, kur ai tendencë për të shtuar në shumën totale të kënaqësive. Mes parimeve të kundërt me atë të shërbimeve, që sot -kanë ndikuar në çështjet e qeverisjes, atë që quhet parime te simpatisë dhe antipatisë. Nga parimi i simpatisë dhe antipatisë, unë do të thotë Ky parim qui miraton ose e kundërshton disa veprime, jo për shkak të duke u kujdesur i tyre për të shtuar lumturinë, as për shkak të duke u kujdesur e zvogëlojë lumturinë e partisë interes të cilit është në numrin , për qëllim vetëm për faktin se një njeri e gjen veten të predispozuar për të miratojë, apo kundërshtojë prej tyre mbajnë deri mosmiratim si arsye e mjaftueshme për veten, dhe nevojën e kërkuar për çfarëdo baze jokarakteristik.

Rruga e gabuar e studentëve kosovarë

0

Tregu i Kosovës është mjaft i vogël për ti “rahatuar”, të gjithë të diplomuarit e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Në këtë Fakultet vetëm për një vit diplomojnë 1 mijë e 249 studentë. Derisa, aktualisht janë 9 mijë e 329 studentë duke i vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës, për drejtimin e Ekonomisë përfshirë edhe studimet post diplomike

Pavarësisht numrit të madh të të diplomuarve në këto drejtime dhe të atyre që pas studimeve mbesin pa punë, nxënësit kosovarë sërish vendosin që ta sfidojnë vetën duke i studiuar ato.

I. Ademi i diplomuar në këtë Fakultet ka thënë se ka dy vite që ka përfunduar studimet dhe se ende nuk ka gjetur punë.

“I përcjell konkurset por ende nuk po arrij që në drejtimin tim ta gjejë vetën. Të gjithë shkojnë me të njohshëm”, ka thënë ky i diplomuar.

Ndërkohë që për këtë vit akademik Universiteti i Prishtinës ka vendosur që të bëjë pranimin e rreth 2 mijë e 79 studentëve të rijnë në këtë drejtim, 714 prej të cilëve janë në Departamentin Financa, Banka dhe Kontabilitet.

Njohësit e ekonomisë: Studentët kanë përshtypjen se Ekonomiku të bënë biznesmen

Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se tregu është shumë i vogël për t’i absorbuar të gjithë ekonomistët e rijnë.

Drejtori i Instituit STRAS, Ibrahim Rexhepi ka thënë se me nivelin e tanishëm të zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe me mënyrën e funksionimit të bizneseve private është shumë e vështirë që të diplomuarit e këtij drejtimi të gjejnë punë.

“Po duket se ende po mbretëron përshtypja se Fakulteti Ekonomik te siguron vend punë më lehtë, apo të bënë biznesmen. Gabim ! …është shumë e vështirë të sigurohen vende pune për këtë armatë ekonomistësh”, ka thënë Rexhepi për Gazetën Fjala.

Sipas tij nepotizmi ka kapluar institucionet kosovare.

“..për të siguruar një vend pune më shumë duhet pasur përkrahje nga partitë, apo individët brenda institucioneve, lidhje miqësore, partiake e farefisnore, se sa dije”, ka shtuar drejtori i qendrës STARS.

Por ai është kritik edhe për vet të diplomuarit të cilët sipas tij pas përfundimit të studimeve duhet të kenë më shumë dije dhe më të përgatitur për tregun e punës.

“Absurdi tjetër qëndron në faktin se ekonomia ka nevojë për ekonomistë- mirëpo shumë më të përgatitur, më të aftësuar se ajo që sigurojnë universitetet publike, apo private në Kosovë. Pra, ata duhet të kenë dije, e jo vetëm një letër- diplome , e cila nuk është marrë përmes dijes dhe studimeve”, ka thënë më tej njohësi i çështjeve të ekonomisë, Ibrahim Rexhepi.

Njohësit e arsimit: Është i pashpjegueshëm ky interesim për ekonomikun

E njohësit e çështjeve arsimore në vend thonë se shkollat duket ti kenë më të përforcuara shërbimet këshillimorë në mënyrë që të rinjtë ta kenë më të qartë se në cilat drejtime ata kanë më shumë perspektivë për punë.

Eksperti i arsimit, Dukagjin Popovci ka thënë se është e pashpjegueshme se si mbretëron interesim kaq i madh i nxënësve për studim në këto programe që ofrojnë mundësi të kufizuara të punësimit.

“ Unë kuptoj se një pjesë e kandidatëve mund të jenë entuziastë për të studiuar në ato programe dhe ata nuk do të shkonin askund tjetër, por mendoj se shumica dërrmuese janë aty sepse nuk e kanë menduar mirë se ku dhe si do të punësohen pas përfundimit të studimeve”, ka thënë Popovci.

“Prandaj, është e pashpjegueshme si mbretëron një interesim aq i madh për programe që ofrojnë mundësi më se të kufizuara punësimi”, ka shtuar ai.

Ndërkohë që sipas Agjencionit të Statistikave të Kosovës, numri i studentëve aktiv që janë duke i vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës, për drejtimin e Ekonomisë përfshirë edhe studimet postdiplomike është 9 mijë e 329 studentë. 5 mijë e 29 student janë duke i vijuar studimet bachelor. Nga ta për një vit akademik parashihet se diplomojnë rreth 1 mijë e 312 studentë.

Në këtë drejtim edhe sipas ASK-së shihet numri më I madh I studentëve krahasuar me drejtimet e tjera ku sipas përkatësisë gjinore 55 për qint janë student femra.

Ndërkohë që në Universitetin e Gjilanit janë edhe 1 mijë e 269 student të cilët studiojnë fakultetin ekonomik.

Në atë të Mitrovicës sipas të dhënave nga ASK janë 347 studentë që studiojnë në Fakultetin Ekonmik.

Në Universitetin e Prizrenit për vitin akademik 2014/15 janë 1 mijë e 602 student të regjistruar në Fakultetin Ekonimik.

E në Kosovë janë aktivë për t’u punësuar 25 deri në 30 mijë persona, të gjithë të gjeneratës 18 vjeç e më lart, derisa po ky treg mund të absorbojë nga 4 deri në 6 mijë punëtorë në vit

Koalicioni i shantazhuar e zhyt Republikën në kaos

0

Mënyra se si është pozicionuar koalicioni PDK- LDK karshi sfidave serioze për vendimmarrje, që do të duhej të ishin koncensuale për interesat nacionale, për të cilat nevojitet bashkërendimi i qëndrimeve politike të pozitës dhe opozitës, e që nuk po arrihet një pajtim i tillë, ka rrezik që t’i hakmerret seriozisht kësaj klase politike në pushtet dhe ta përmbysë besimin e saj në popull përjetësisht, pa mundësi të rikthimit të tij përgjatë proceseve të reja të shtetndërtimit. Emblema e koalicionit qeverisës, si një nga më të shantazhuarit dhe më të dëmshmit deri më tani në historikun e shtet ndërtimit të ri të Kosovës, mund t’u mbetet PDK-së dhe LDK-së, pikërisht për shkak të kompromiseve të dhimbshme që janë duke bërë në dëm të shtetit të Kosovës, e që ndërlidhen me ratifikimin eventual të Demarkacionit me Malin e Zi, që në versionin aktual po rrezikon t’i marrë Kosovës mijëra hektarë tokë, derisa edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe, që është një obligim tjetër ndërkombëtar dhe duhet të jetësohet nga ky koalicion, rrezikon defunksionalizimin e brendshëm të shtetit të Kosovës dhe krijimin e një Republike serbe, që do të jetë element permanent i destabilitetit jo vetëm nga brenda, por edhe me përmasa më të gjëra.

Këtë rrezik real e pranojnë si mundësi edhe pozita, por edhe opozita, së bashku me analistët politikë, megjithëse akoma mbizotëron shpresa se do të gjendet rruga e shpëtimit për të mos rënë në një grackë të tillë të njollosjes me njollë të përjetshme historike.

Asociacioni është fundi i shtetit

Deputeti Adem Salihaj, nga LDK-ja, tha se gjatë këtij mandati të Kuvendit të Kosovës disave nga deputetët iu është dashur të bëjnë edhe veprime shumë të rënda, që nuk kanë qenë aspak popullore, e të tilla të ngjashme pritet të dalin para tyre edhe në vijim, por duhet gjetur formula e kompromisit për shpëtimin e imazhit të shtetit dhe të vetë klasës politike që po qeverisë vendin.

“Mund të them se ka qenë një prej mandateve më të vështira. Gjykata Speciale, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, të gjitha kanë qenë një barrë e rëndë për deputetët, e veçanërisht për disa nga ne, të cilët jemi munduar e po mundohemi ta kemi në rregull ndërgjegjen tonë. Po të formohej asociacioni i komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel, ky do të ishte fundi i shtetit të Kosovës. Politikanët e Kosovës kanë treguar se janë servilë ndaj ndërkombëtarëve dhe të papërgjegjshëm për fatet e mëdha të vendit. Ata edhe veprimet me të këqija e më të dëmshme për vendin dhe kombin mundohen t’i arsyetojnë me gjoja qëllime të mira. Por, ne duhet të bëjmë çmos që të mos merren vendime kaq të dëmshme për Kosovën. Në jemi të vetëdijshëm për pasojat, por mendojmë se fati i Kosovës është më i rëndësishëm se fati ynë personal”, tha deputeti Adem Salihaj për ‘Kosova Sot’.

Mirëpo, përfaqësuesit e opozitës janë shumë skeptikë që ky koalicion qeverisës, me këtë qasje që ka aktualisht, sidomos tani, karshi Demarkacionit dhe Asociacionit, do të mund të shpëtojë pa e marrë mbi vete njollën e madhe, të dëmshme dhe të pashlyeshme, të zezë në historinë e shtetndërtimit të vendit, si momentet më kritike për t’u dëshmuar në mbrojtje të interesave madhore të shtetit.

Tri vendimet famëkeqe të koalicionit

Opozitarët, AAK-ja dhe Nisma, konsiderojnë se nga kjo njollë e zezë shtetin dhe lidershipin aktual mund ta shpëtojë vetëm ndërprerja e këtij mandati dhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme sa më parë, në vjeshtën e këtij viti.

Rasim Selmanaj, nga AAK-ja, thotë se është më mirë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja sesa të merren me imponim të kujtdo qoftë, vendime të dëmshme në interesin nacional që do të mbeten të papërmirësueshme në historinë e ndërtimit të mëtutjeshëm të shtetit të Kosovës.

“Unë mendoj se në këtë mandat qeverisës tri vendimet që gjenden para këtij koalicioni qeverisës, duke përfshirë këtu edhe Gjykatën Speciale që ishte në fillim të mandatit, në vitin e kaluar, tani janë edhe Demarkacioni i Kufirit me Malin e Zi dhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, janë tri vendimet më të dëmshme që mund të ndodhin për vendin. Mirëpo, dua të besoj që tani këto dy të fundit, Demarkacioni dhe ‘Zajednica’- Asociacioni, nuk do të kalojnë, por sidoqoftë në rrethanat në të cilat tani për tani është Kosova, me këto të hapura, nuk ka zgjidhje tjetër për shpëtimin e vendit nga këto vendime të dëmshme, përpos zgjedhjeve të reja të parakohshme”, ka theksuar ai.

“Zgjedhjet gjithsesi duhet të ndodhin këtë vit, viti i ardhshëm është i vonuar. Shtatori apo tetori janë dy muajt më të përshtatshëm për zgjedhje të parakohshme, apo jashtëzakonshme, sido që t’i quajmë ato, por që sipas mendimit tim janë të domosdoshme për ta shpëtuar vendin nga marrja e vendimeve të dëmshme dhe të papërmirësueshme përgjatë gjithë historisë tjetër në vijim, për ndërtimin e shtetit”, tha Rasim Selmanaj, nga AAK-ja, njëherësh kryetar i Komunës së Deçanit. / Kosova Sot